|
14 janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (13.02.2006),
Armand Mero
Avokati i
Popullit dhe tre organizata qė veprojnė nė fushėn e ligjeve dhe tė
mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut kanė dorėzuar sot nė Gjykatėn
Kushtetuese kėrkesėn pėr shfuqizimin e tre vendimeve tė marra nga
qeveria pak javė mė parė pėr konfliktin e interesave nė
administratėn publike, atė doganore dhe tatimore.
Sipas kėrkesės sė paraqitur nė Gjykatė, vendimet e qeverisė
konsiderohen nė kundėrshtim me tė drejtat themelore tė njeriut dhe
me vetė kushtetutėn shqiptare.
Me
anė tė tre vendimeve tė ndryshme qeveria shqiptare qė prej pak
javėsh ka vendosur tė mos lejojė punėsimin ne administratėn doganore
dhe tatimore, si dhe nė entet e prokurimeve tė gjithė ata qė kanė
lidhje tė afėrta familjare apo dhe krushqie me zyrtarė dhe ish
zyrtarė tė lartė shtetėror. Nė listėn e funksionarėve lidhjet me tė
cilėt do tė pėrbėjnė pengesė pėr punėsim hyjnė qė nga presidenti i
Republikės e kėshilltarėt e tij, deri tė ministrat e kabinetit
qeveritar apo drejtuesit e lartė tė institucioneve tė pavarura. Kjo
listė ėshtė shtrirė dhe nė nivel lokal duke pėrfshirė tė zgjedhurit
e pushtetit vendor apo dhe drejtuesit e lartė tė policisė dhe
prokurorisė.
Vendimet e qeverisė shkaktuan reagime tė shumta. Sot Avokati i
Popullit dhe tre organizata qė veprojnė nė fushėn e ligjeve dhe tė
mbrojtjes tė tė drejtave tė Njeriut, Komiteti shqiptar i Helsinkit,
Grupi shqiptar pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Qendra e Studimeve
parlamentare u ankuan ndaj kėtyre vendimeve nė Gjykatėn Kushtetuese
pasi i cilėsojnė ato si cėnim tė tė drejtave themelore tė njeriut
dhe tė parimeve kushtetuese.
Nė
deklaratėn e pėrbashkėt theksohej se tė paditėsh qeverinė nuk do tė
thotė se i kundėrvihesh qėllimeve tė saj tė mira pėr luftėn kundėr
korrupsionit dhe nepotizmit nė administratėn shqiptare. Avokati i
Popullit dhe tre organizatat jo qeveritare kėrkojnė qė kjo luftė apo
refromė e qeverisė tė jetė brenda kornizave tė respektimit tė tė
drejtave tė njohura nga kushtetuta dhe aktet ndėrkombėtare.
Argumenti kryesor i paraqitur nė kėrkesėn pėr shfuqizimin e
vendimeve ėshtė se sipas nenit 17 tė kushtetutės shqiptare organi
kompetent pėr tė vendosur kufizimin e tė drejtave tė shtetasve ėshtė
parlamenti dhe se kufizimi i kėtyre tė drejtave vendoset vetėm me
ligj. Pra sipas Avokatit tė Popullit dhe tė organizatave qeveria nuk
mund tė marrė vendime tė tilla qė janė tė paligjshme sepse ajo ka
marrė kompetencat e parlamentit.
Lufta kundėr korrupsionit dhe konfliktit tė interesave, thuhet nė
deklaratė, nuk mund tė legjitimohet me akte nėnligjore tė cilat
sipas tyre krijojnė hapėsira pėr njė zbatim selektiv dhe
joproporcional qė do tė komprometonte dhe vetė qėllimin e
lavdėrueshėm pėr tė cilin ato janė nxjerrė.
Por, po sot kryeministri Sali Berisha, pak ēaste pas njoftimit tė
kėsaj nisme kundėr vendimeve tė qeverisė u shpreh se ky vendim ka
krijuar interpretime nga mė tė ndryshmet, vetėm nė rastet kur ka
pasur konflikte interesi. Sipas tij ka patur familje
pushtetarėsh qė kanė pasur tė punėsuar nė dogana 6-8 anėtarė tė
familjes apo tė afėrm tė tyre, sikur kėta persona tė kishin lindur
doganierė, theksoi ai. Kryeministri kėmbėnguli se nepotizmi po
luftohet pasi ėshtė njė plagė dhe se nuk ėshtė shkelje e tė drejtave
tė Njeriut tė mos punosh nė dogana, tatime apo prokurime publike. //rd//
|