| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Lajmet e ditės |
|
|
|
|
|
|
|
|
13 shkurt 2006 /TN /QIK
Pėrmbajtja:
-
Presidenti mbėshtetet
fuqishėm nga Kuvendi i Kosovės nė rrugėn e pavarėsisė
-
Negociata pėr statusin e
Kosovės zhvillohen mė 2O shkurt nė Vjenė
-
UNMIK-u dhe Suedia
nėnshkruajnė marrėveshjen pėr riatdhesimin e azilkėrkuesve kosovarė
-
Nė Kosovė merren masa
shtesė pėr ndalimin e importeve nga vendet e BE sė tė prekura nga
gripi i shpendėve
-
Kryesia e LDK sė mbėshtet
Presidentin Sejdiu nė vazhdimin e misionit tė Presidentit Rugova pėr
Kosovėn e pavarur
-
Ministri i Jashtėm gjerman
ka uruar Presidentin e ri tė Kosovės dhe e fton pėr njė takim tė
shpejtė
-
Presidenti Sejdiu priti
sot Thaēin
-
Edhe peshkopi serb i
Kosovės thotė se nėse pavarėsohet, Kosova tė shpallet territor i
okupuar
-
"Eshtė fatale dhe e
dėmshme tė krijohet atmosfera se si Kosova ėshtė humbur", thotė
Gjuriq
-
Pavarėsinė e Kosovės nuk
mund ta pengojmė, por nuk mund tė pajtohemi me kėtė, ka thėnė
radikali Nikoliq
-
Hiqet taksa e automjeteve
me targė tė Kosovės pėr ditėt e qėndrimit nė Shqipėri
-
Pėrfaqėsues politikė, tė
organizatave dhe shoqatave pėrgėzojnė Presidentin e ri tė Kosovės
-
Jehona e zgjedhjes sė
Fatmir Sejdiut President i Kosovės nė Amerikė
-
Rusia do ta respektojė
vullnetin e popullit shumicė tė Kosovė pėr statusin, thotė shefi i
Zyrės ruse nė Prishtinė
-
Sllovakia do tė hapė njė
mision diplomatik nė Kosovė
-
Njė grup i shqiptarėve qė
jetojnė nė Findlandė ka filluar lobimin pėr realizimin e pavarėsisė
sė Kosovės
-
"Rilindja" i bėnė thirrje
autoriteteve pėr kompensimin e dėmeve qė janė shkaktuar
-
Vetėm njė e treta e
rrugėve tė Prishtinės me mirėmbajtje dimėrore
-
Ivanoviq e ka quajtur
deklaratėn e Nikoliqit pėr riokupimin e Kosovės si patriotizėm tė
tepruar
-
Referendumi pėr pavarėsinė
e Malit tė Zi ėshtė e pamundur tė mos jetė i suksesshėm, thotė
Vllahoviq
-
Ushtria nuk do tė ndėrhyjė
nė procesin e referendumit nė Mal tė Zi
-
Gjatė njė proteste nė
Pakistan vritet njė mjek
-
Nė Spanjė mbahet njė
konferencė ndėrkombėtare tė viktimave tė terrorizmit
-
Nė njė sulm vetėvrasės me
bombė nė Bagdad janė vrarė 7 persona
-
Ish-udhėheqėsi i zyrės dhe
ish-shefi i zbulimit tė Sadam Hyseinit pritet tė dėshmojnė sot nė
gjykim
-
Nėnpresidenti Dik Ēejni
plagos aksidentalisht kolegun e tij me saēme tė pushkės sė gjahut
-
Mbreti i Nepalit Gjenedra
duhet tė shkojė menjėherė nė ekzil ose do tė ekzekutohet
-
Ibrahim al-Xhafari
emėrohet kryeministėr i ri i Irakut
-
Stuhi tė fuqishme dėbore
nė SHBA
-
Raporti rreth Katrinės
fajėson Shtėpinė e Bardhė
|
|
|
-
Presidenti mbėshtetet
fuqishėm nga Kuvendi i Kosovės nė rrugėn e pavarėsisė
-
-
Prishtinė,
13 shkurt 2006
- Dy udhėheqėsit mė tė lartė tė vendit - Fatmir Sejdiu dhe Nexhat
Daci - janė takuar sot pėr tė diskutuar pėr ēėshtjet mė tė
rėndėsishme nė Kosovė.
-
Kryeparlamentai Daci i ka shprehur mbėshtjen e institucionit qė e
drejton Presidentit tė sapozgjedhur, Fatmir Sejdiu, me tė cilin tha
se ka njė bashkėpunim 20-vjeēar nė LDK dhe nė Universitet.
Presidenti Sejdiu, pasi falėnderoi zotin Daci pėr mbėshtetjen, tha
se Kuvendi i Kosovės ka rol tė jashtėzakonshėm nė proceset
demokratike nė vend, si organi mė i lartė
-
pėrfaqėsues.
-
"Por, edhe nga ana ime do tė ketė njė bashkėpunim tepėr tė
nevojshėmn pėr kohėn qė jemi duke e kaluar dhe natyrisht pėr
obligimin institucional", tha z.Sejdiu.
-
"Thamė qė do tė bėjmė punė tė mira nė mandatin qė kemi. Ne nuk kemi
tema tė tjera nė tė cilat do tė ndalemi mė gjatė, sigurisht janė
temat bosht qė kemi nė pėrgjegjėsi nga populli i Kosovės. Dhe nė
bashkėupunim me institucionet e tjera atė miison do ta relizojmė si
duhet pėr tė lėnė vend qė brezat qė vijnė t'i japin edhe mbėshtetje
mė tė fuqishme", u shpreh Presidenti Sejdiu.
-
Kryeparlamentari Daci pėrsėriti vlerėsimin se vendi dhe
institucionet janė "nė rrugė tė mbarė", tė filluar me Presidentin
Ibrahim Rugova, dhe se nė projektin e pavarėsisė do ta ketė
mbėshtetjen e plotė tė Parlamentit.
-
"Unė nuk harroj qė Presindeti ėshtė i qartė pėr funksionimin
demokratik tė institucioneve dhe ėshtė njė kėnaqėsi reale, kolegiale
e relaksuar", tha Daci, pėr tė shtuar se "treni ėshtė nė binar,
timoni ėshtė nė duar tė sigurta dhe shpejtėsinė ia ndihmojmė krejt
dhe do tė jemi mirė".
-
Politika serbe ēmendurisht po i vazhdon projektet millosheviqiane,
tha Presidenti Sejdiu, duke komentuar njė pyetje pas deklarimeve
serbe, se nė rast tė pavarėsimit, Kosova do tė shpallet territor i
okupuar.
-
"Njė politikė qė ēmendurisht vazhdon ato projekte tė politikės sė
Millosheviqit. Por, ne duhet tė rrezatojmė paqe dhe stabilitet nė
Ballkan", tha z. Sejdiu dhe shtoi: "Realiteti dihet se Kosova ka
qenė e okupuar nga Serbia dhe Kosova nėn ndikimin e vullnetit
politik tė popullit tė saj asnjėherė nuk ka qenė pjesė e Serbisė".
-
"Ju e dini se cili ėshtė vullneti sot: Kosova tė jetė nė realizimin
e plotė tė mėvetėsisė sė saj", tha Presidenti, ndėrsa kujtoi
qėndrimin politik tė institucioneve se Kosova do tė jetė nė rrjedhat
euroatlantike.
"Pėr ne ėshtė e rėndėsishme qė tė rrezatojmė si njė subjekt i
rėndėsishėm nė kėtė pjesė tė Evropės Juglindore dhe si i tillė do tė
ndikojė nė stabilitetein e pėrgjithshėm. Kosova do tė jetė e lirė,
do tė jetė e pavarur dhe natyrisht do tė jetė njė Kosovė qė do tė
jetė e integruar nė rrjedhat euro atalntike".
-
Ndėrkaq, Nexhat Daci tha se arktitektėt e atyre projekteve janė nė
Hagė. "Thelmelet i janė rrėnuar me luftėn ēlirimtare dhe me
bomabardimet e NATO-s, prandaj ne vazhdojmė projektin tonė", u
shpreh kreu i Kuvendit.
-
-
-
Negociata pėr statusin e
Kosovės zhvillohen mė 2O shkurt nė Vjenė
-
-
Vjenė, 13 shkurt 2006
- Negociata pėr statusin e Kosovės mes Prishtinės dhe Beogradit do
tė fillojnė mė 2O shkurt nė Vjenė, ka bėrė tė ditur Hua Gjijang,
zėdhėnėse e tė dėrguarit tė KB Marti Ahtisari. Sipas saj, takimi qė
do t'i kushtohte decentralizimit, do tė zhvillohet mė 2O e 21 shkurt
dhe do tė zgjasė njė ditė e gjysmė.
-
Nė takimin e Vjenės do tė marrė pėrfaqėsuesi amerikan, i BE-sė dhe
ai i NATO-s.
-
Siē dihet, Ekipi Negociator i Kosovės tė shtunėn i ka dhėnė vizėn
delegacionit tė Kosovės qė tė udhėtojė mė 20 shkurt nė Vjenė.
-
Nė kėtė takim ėshtė miratuar njė dokument pėr decentralizimin, i
cili do tė shėrbejė si platformė e palės kosovare nė Vjenė.
-
Por ende nuk dihet se kush do ta drejtojė delegacionin e Kosovės, si
dhe anėtarėt e tij.
-
-
-
UNMIK-u dhe Suedia
nėnshkruajnė marrėveshjen pėr riatdhesimin e azilkėrkuesve kosovarė
-
-
Prishtinė, 13 shkurt 2006
- Administrata ndėrkombėtare nė Kosovė dhe Suedia sot kanė
nėnshkruar nė Prishtinė njė marrėveshje pėr riatdhesimin e
azilkėrkuesve kosovarė nga Suedia, tė cilėt nuk kanė mundur ta
realizojnė tė drejtėn pėr azil nė kėtė shtet.
-
Marrėveshjen e nėnshkruan ministri suedez i Migracionit, Barbro
Holmberg dhe zėvendės shefi i UNMIK ut Lari Rosin.
-
-
-
Nė Kosovė merren masa
shtesė pėr ndalimin e importeve nga vendet e BE sė tė prekura nga
gripi i shpendėve
-
-
Prishtinė, 13 shkurt 2006
- Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural,
pėrkatėsisht Agjencia e Veterinės dhe e Ushqimit tė Kosovės (AVUK)
ėshtė e orientuar nė sistemimin e ri tė mbrojtjes shėndetėsore tė
kafshėve dhe njerėzve nga sėmundjet ngjitėse (zoonotike) dhe
infektive qė rrezikojnė mbarė vendin.
-
Nė njė komunikatė tė kėsaj Ministrie thuhet se "ky sistem jep
mundėsinė pėr pėrcjelljen e situatės epizootiologjike nė nivel
botėror, me theks tė veēantė nė organizim dhe mobilizim tė shpejtė
pėr parandalimin e sėmundejve, qė mund tė jenė rrjedhojė e pandemisė
sė gripit tė shpendėve, duke e ndaluar importin e kafshėve tė gjalla
dhe prodhimeve tė tyre prej shteteve tė cilat kanė prezente ndonjė
sėmundje tė kėsaj natyre, siē ėshtė Avian Influenza".
-
Nė kontekst tė kėsaj, Ministria e Bujqėsisė qė nga dita e djeshme
(12 shkurt) me tė dėgjuar pėr rastet e reja tė lajmėrimit tė Avian
Influenzės nė disa shtete tė rajonit, ka marrė masa shtesė pėr
ndalimin e importeve edhe nga vendet e tjera anėtare tė BE sė ku
ėshtė lajmėruar kjo sėmundje e shpendėve. Ministria mban edhe mė
tutje nė fuqi ndalimin e importeve nga vendet qė kanė qenė tė
prekura nga ky virus, por tani ndalimi i importeve ėshtė bėrė edhe
nga Italia, Bullgaria, Greqia dhe Sllovenia.
-
Siē ėshtė e ditur, pėr tė gjitha kategorite e shpezėve tė gjalla,
duke i pėrfshirė dhe ato ekzotike, ndalime tė kėtyre mallrave janė
bėrė edhe nga e gjithė bota, me qėllim qė tė parandalohet kjo
pandemi.
-
-
Po ashtu, nė tė gjithė
territorin e Kosovės ėshtė ndaluar tregtia e shpezėve tė gjalla dhe
shitja e tyre nėpėr tregjet e Kosovės. Pėr momentin mund tė
konstatohet se mbi bazė tė raporteve qė vijnė nga terreni, nė Kosovė
nuk ėshtė prezente kjo sėmundje, por ėshtė duke u pėrcjellė me
vėmendje situata nė terren dhe gjendja ėshtė nėn kontroll.
-
-
-
Kryesia e LDK sė mbėshtet
Presidentin Sejdiu nė vazhdimin e misionit tė Presidentit Rugova pėr
Kosovėn e pavarur
-
-
Prishtinė,
13 shkurt 2006
- Ėshtė takuar sot Kryesia qendrore e LDK-sė, por takimi ka pasur
vetėm karakter pėrgėzimi pėr zgjedhjen e sekeratarit tė saj tė
pėrgjitshėm Fatmir Sejdiu nė postin e Presidentit tė Kosovės.
-
-
Ndėrkaq, megjithė
spekulimet e mediave se nė kėtė takim do tė diskutohet pėr caktimin
eventualė tė kandidatėve tė saj nė dy ministritė e reja, kjo nuk ka
ndodhur. Madje, siē tha njėri nga tė pranishmit nė kėtė takim, kjo
temė nuk ėshtė pėrmendur fare.
-
Siē thuhet nė njė komunikatė, "Kryesia e LDK sė mbajti njė takim
solemn me rastin e zgjedhjes sė Presidentit tė Kosovės Prof. Dr.
Fatmir Sejdiu", ku ishte i pranishėm edhe vetė Presidenti i Kosovės.
-
"Kryesia e LDK sė edhe njėherė rikonfirmon mbėshtetjen e plotė pėr
Presidentin Fatmir Sejdiu nė vazhdimin e misionit tė Presidentit
Rugova nė procesin e njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės.
-
Kryesia e LDK sė falėnderon tė gjithė deputetėt e parlamentit tė
Kosovės dhe grupet parlamentare tė partive politike pėr mbėshtetjen
e dhanė kandidatit tė LDK sė pėr President tė vendit.
-
Kryesia e LDK sė edhe me kėtė rast riafirmon unitetin e potė veprues
nė tė gjitha strukturat e saja organizative dhe pėrkushtimin e plotė
pėr jetėsimin e programit politik tė LDK sė dhe programit nacional
pėr shtetin e pavarur tė Kosovės, miratuar nga Kuvendi zgjedhor i
LDK sė", thuhet nė fund tė komunitės.
-
-
-
Ministri i Jashtėm gjerman
ka uruar Presidentin e ri tė Kosovės dhe e fton pėr njė takim tė
shpejtė
-
-
Berlin, 13 shkurt 2006
- Ministri i Jashtėm gjerman Dr. Frank Valter Shtajnmajer ka uruar
Presidentin e ri tė Kosovės, Dr. Fatmir Sejdiu me rastin e zgjedhjes
sė tij nga Asambleja Parlamentare e Kosovės.
-
"Zgjedhja juaj si President i Kosovėsėshtė shenjė e rėndėsishme pėr
stabilitetin dhe kontinuitetin nė tė gjithė rajonin," shkruan
ministri gjerman, i cili duke kujtuar seprocesi i statusit hyn
nėfazėn vendimtare me fillimin sė shpejti tė bisedimeve nė Vjenė
shton sebisedimetkėrkojnė nga tė dyja palėt gatishmėri pėr tė bėrė
kompromise, pėr tėmundėsuarqė kėtė vitnjėzgjidhje qė tė jetė e
pranueshme pėr tė gjitha palėt.
-
Pėrpjekje tė mėdha nevojiten sidomos nė zbatimin e standarteve",
thotė Shtajinmajer dhe thekson se qėllimi mbetet krijimi i njė
Kosove multietnike dhe demokratike, nė tė cilėn tė gjithė njerėzit
tė mund tė jetojnė nė siguri dhe paqe pavarėsisht nga pėrkatėsia e
tyre etnike.
Bashkangjitur urimit pėr sukses, Shtajnnmajer shpreh edhe dėshirėn
pėr njė takim tė shpejtė em zotn Sejdiu pėr kėmbim pikėpamjesh.
-
-
-
Presidenti Sejdiu priti
sot Thaēin
-
-
Prishtinė,
13 shkurt 2006
- Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu priti sot kryetarin e Partisė
Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi. Me kėtė rast, Presidenti
Sejdiu ēmoi dhe falėnderoi gatishmėrinė e kryetarit tė PDK sė, pėr
bashkėpunim.
-
Nė kėtė takim me kishte karakter pėrgėzimi pėr z. Sejdiu nė postin e
Presidentit tė vendit, u shpreh gatishmėria e pėrbashkėt pėr shtimin
e bashkėpunimit midis institucioneve dhe partive politike pėr
pėrmbushjen e obligimeve tė Kosovės.
-
Presidenti Sejdiu ēmoi dhe falėnderoi Thaēin pėr gatishmėrinė e tij
pėr bashkėpunim dhe theksoi se me angazhim tė pėrbashkėt do mund tė
realizohet vullneti i qytetarėve tė Kosovės pėr shtet tė pavarur e
sovran.
-
"Kemi njė mandat tė pėrbashkėt, qė tė realizojmė pavarėsinė e
Kosovės, sovranitetin e saj tė plotė dhe nė kėtė drejtim kjo
gatishmėri e shprehur nga PDK ja, jo vetėm si segment qė mund tė
thuhet nė kuptimin e opozitės, por si segment i rėndėsishėm i jetės
politike dhe institucionale nė Kosovė ėshtė pėr t'u pėrshėndetur dhe
ne do tė vazhdojmė me punėn e pėrbashkėt", tha Presidenti Sejdiu.
-
Lideri i PDK-sė vlerėsoi se situata politike nė Kosovė ėshtė e
relaksuar si asnjėherė mė parė.
"Sot kryetarit tė ri z. Sejdiu i kam uruar edhe njė herė zgjedhjen
si Kryetar i Kosovės, si kryetar i tė gjithė qytetarėve tė vendit,
si institucion qė duhet ta kultivojė dhe ta ruajė unitetin politik
dhe qytetar dhe nė anėn tjetėr bashkėpunimin e ngushtė qė do ta ketė
nga opozita, si institucion mbi partitė, si njė institucion qė do tė
vazhdojė ta luajė rolin e rėndėsishėm dhe udhėheqės edhe pėr
procesin negociator", tha Hashim Thaēi.
-
Me kėtė rast, Presidenti Sejdiu tha se pala kosovare ka rėnė dakord
se pėr takimin e Vjenės sė shpejti do tė bėhet e ditur edhe pėrbėrja
e delegacionit tė Kosovės qė do tė shkojė atje.
-
-
-
Edhe peshkopi serb i
Kosovės thotė se nėse pavarėsohet, Kosova tė shpallet territor i
okupuar
-
-
Londėr, 13 shkurt 2006
- Peshkopi serb Artemije ka deklaruar se Beogradi nuk guxon ta
pranojė ofertėn - mbrojtjen e serbėve, si zėvendėsim tė pavarėsisė
sė Kosovės.
-
"Ne e dimė dhe e kuptojmė se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė e
vendosur dhe e fuqishme, dhe se mund tė bėjė ē'tė dojė; ata mund tė
imponojnė, pavarėsinė e Kosovės dhe ne kėtė nuk mund ta pengojmė",
ėshtė shprehur Artemie pėr BBC-nė.
-
Por, sipas tij, ajo qė Serbia mund tė arrijė ėshtė "qė kėtė mos ta
pranojmė dhe mos ta nėnshkruajmė, por qė zjidhjen e imponuar ta
kuptojmė, ta pėrjetojmė dhe ta shpallim pjesė tė okupuar tė
territorit tonė" ka thėnė peshkopi serb Artemie, i cili drejton
kishėn serbe nė Kosovė. Ai ka theksuar se "ēdo shtet ka tė drejtė tė
luftojė pėr ēlirimin e territorit tė saj tė okupuar".
-
-
-
"Eshtė fatale dhe e
dėmshme tė krijohet atmosfera se si Kosova ėshtė humbur", thotė
Gjuriq
-
-
Beograd, 13 shkurt 2006
- "Eshtė fatale dhe e dėmshme pėr interesat shtetėrore tė Serbisė tė
krijohet atmosfera se si Kosova ėshtė humbur, dhe vetvetiu imponohet
si temė e vetme tė cilėn do ta pagėzojmė me emrin grabitje tė pjesės
ė territorit tė vendit tonė", ėshtė shprehur Sėgjan Gjuriq, shef i
Zyrės pėr media tė Qeverisė serbe.
-
Sipas tij, Qeveria e Serbisė, nė prag tė fillimit tė negociatave,
bėn tė ditur se Kosova ėshtė, ka qenė dhe do tė jetė Serbi. "Qeveria
do tė bejė ēmos qė ėshtė nė mundėsinė e saj tė sigurojė qėndrim unik
nė Serbi nė mėnyrė qė ta ruajmė Kosovėn sikurse qė nuk do tė marrė
pjesė nė asnjė mėnyrė nė atmosferėn e defetizmit se Kosova ėshtė
humbur, qė ditėt e fundit mund tė dėgjohet nga individ qė po
paraqiten nė opinion", ka thėnė Gjuriq, i cili nuk ka pohuar as
mohuar se kryeministri serb Koshtunica ka rėnė dakord me liderin e
radikalėve serbė Tomisllav Nikoliq qė nė rast se Kosova shpallet e
pavarur, ky territor tė konsiderohet i okupuar. Gjuriq ka shtuar se
Serbia hedh poshtė ēdo mundėsi tė imponimit tė zgjidhjes pėr
Kosovėn.
-
-
-
Pavarėsinė e Kosovės nuk
mund ta pengojmė, por nuk mund tė pajtohemi me kėtė, ka thėnė
radikali Nikoliq
-
-
Beograd, 13 shkurt 2006
- Zv/kryetari i Partisė Radikale Serbe Tomisllav Nikoliq ka thanė
dje se ka rėnė dakord me kryeministrin Vojisllav Koshtunica se
shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nėnkupton okupimin, duke shtuar se
kryeministri nuk po deklarohet publikisht rreth kėsaj ēėshtje "pėr
shkak tė anėtarėve tė qeverisė sė tij tė cilėt janė tradhtarė".
-
Si duket Nikoliq i ka zbutur pak fjalėt. Ndryshe nga deklarata e tij
e parė kur thotė se "Kosovėn do ta mbrojmė me tė gjitha mjetet",
tani thotė se "askėnd nuk po e thėrras nė luftė".
"Nėse bashkėsia ndėrkombėtare do tė thoshte se shqiptarėt mund ta
shpallin pavarėsinė e Kosovės, ne kėtė nuk mund ta pengojmė, por nuk
mund tė pajtohemi me kėtė", ka thėnė Nikoliq.
-
Ai ka theksuar se shpallja e okupimit nuk do tė nėnkuptonte luftė nė
Kosovė veēse shteti me rrugė diplomatike duhet tė luftojė kundėr
kėsaj. "Nuk mund tė luftoni nėse okupatorit i nidihmon NATO,
domethėnė jo ushtria, por diplomacia, refuzimi i bashkėpunimit por
edhe lidhja me miq tė fortė tė cilėt nuk e pranojnė kėtė", ka thėnė
Nikoliq.
-
Nikoliq thotė se Kisha Ortodokse Serbe e para ka marrė qėndrimin se
shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nėnkupton okupim. "Pse nuk nuk e
sulmojnė hirėsinė e tij patrikun Pavle", pyet ai.
-
-
-
Hiqet taksa e automjeteve
me targė tė Kosovės pėr ditėt e qėndrimit nė Shqipėri
-
-
Tiranė, 13 shkurt 2006
- Qė nga data 10 shkurt makinat me targa tė Kosovės nuk do tė
paguajnė mė taksėn e qėndrimit nė Shqipėri. Drejtori i Pėrgjithshėm
i Doganave, Pėrparim Dervishi, ka dėrguar nė tė gjitha vendkalimet
kufitare tė Shqipėrisė me Kosovėn udhėzimin nė bazė tė tė cilit
urdhėrohet qė nga data 10 shkurt e kėtij viti, tė gjitha automjeteve
me targė KS me pronar shtetas nga Kosova nuk do t'u merret taksa pėr
ditė qėndrimi nė Shqipėri me rastin e daljes nga territori i
Shqipėrisė.
-
Udhėzimi i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave ka gjetur zbatim
pas miratimit tė ligjit nr. 9455 neni 2 datė 21.12.2005. Me anė tė
kėtij ligji tė miratuar nga Parlamenti, shtetasit nga Kosova nuk do
tė paguajnė taksė automjeti kur kalojnė kufirin me Shqipėrinė pėr
automjetet qė janė regjistruar nė Kosovė me targė 'KS'.
-
-
Pėr heqjen e kėsaj takse
ėshtė folur nė takimin midis ministrave tė Telekomunikacionit tė
Shqipėrisė, Lulzim Basha, dhe atij tė Kosovės, Qemajl Ahmeti,
mbajtur nė Tiranė me 25 tetor tė vitit tė kaluar.
-
Qytetarėt e Shqipėrisė nuk paguanin taksė kur hynin nė Kosovė,
ndėrkaq ata nga Kosova qė kanė hyrė nė territorin e Shqipėrisė me
makina, deri mė tash kanė qenė tė detyruar tė paguajnė njė taksė tė
quajtur "taksė qarkullimi e automjeteve pėr ditė qėndrimi nė
Shqipėri".
-
-
-
Pėrfaqėsues politikė, tė
organizatave dhe shoqatave pėrgėzojnė Presidentin e ri tė Kosovės
-
-
Prishtinė/:
- PSHDK ja, duke qenė aleate e pėrhershme dhe e natyrshme e LDK sė
pėrkrah dhe pėrshėndet zgjedhjen e prof.Fatmir Sejdiut pėr president
tė Kosovės dhe shpreson se ai do tė ndjekė rrugėn kombėtare tė
dr.Ibrahim Rugovės pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės,
thuhet nė urimin e akad.Mark Krasniqi, kryetar i PSHDK sė.
-
Preshevė: "Puna Juaj e deritanishme, e pėrbashkėt me
udhėheqėsin tonė historik Dr. Ibrahim Rugovėn ėshtė garancė e fortė
se me konsekuencė do tė vazhdojė realizimi i projektit tė pavarsisė
sė Kosovės.
-
Nga zemra Ju uroj mbarėsi dhe sukses tė plotė nė punėn Tuaj me
rėndėsi tė posaēme nė udhėheqjen e institucionit mė tė lartė tė
Kosovės demokratike dhe nė realizimin e objektivave legjitime tė
shqiptarėve nė tėrėsi", thuhet nė urimin e kryetarit tė PVD sė Riza
Halimi.
-
Tetovė: "Pėrfaqėsuesit e popullit tė Kosovės me procedurė
demokratike, me vullnet tė lirė dhe vlerėsim tė qartė e mbėshtetėn
propozimin e LDK sė, dhe ju zgjodhėn pa u vonuar President tė
Kosovės", thuhet nė pėrgėzimin e Arbėr Xhaferit, kryetar i PDSH-sė,
drejtuar Fatmir Sejdiut, President i ri i Kosovės.
-
Xhaferi shpreh bindjen se zoti Sejdiu do tė angazhohet pėr realizim
tė aspiratave tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi, pėr krijim tė
marėdhėnieve sa mė harmonike nė mes tė subjekteve politike, nė
krijim tė raporteve tė besimit tė ndėrsjelltė nė mes tė qytetarėve
tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike dhe religjioze nė krijim tė
sigurisė dhe mirėqenies sė qytetarėve.
-
-
Firencė:
Pėrfaqėsuesit e shoqatave tė bashkuara shqiptare nė Itali -
Bashkimit tė Shoqatave Shqiptare dhe Arbėreshe dhe tė Lidhjes
Shqiptare nė Botė, nė emėr tė mbi 500 mijė shqiptarėve dhe tė mbi
200 mijė arbėreshėve nė Itali, urojnė dhe pėrgėzojnė me gjithė zemėr
Presidentin e ri tė Kosovės - Dr. Fatmir Sejdiun, duke i dėshiruar
shėndet tė plotė dhe suksese tė plota nė drejtimin e vendit, nė kėtė
periudhė jetike dhe vendimtare tė historisė sonė!
-
-
Njėherit ata shprehin
fuqishėm pėrkrahjen e tyre tė gjithanshme dhe gatishmėrinė pėr tė
kontribuuar kudo e kurdo qė e kėrkon nevoja pėr Kosovėn tonė dhe
pėrgjithėsisht pėr ēėshtjen kombėtare, me tė gjitha format dhe
mjetet e mundshme!
-
"Vlerėsojmė lart betimin dhe fjalėn solemne tė Presidentit tė ri,
para deputetėve dhe mysafirėve nė Kuvendin e Kosovės, vlerėsojmė me
notėn mė tė lartė urimin e parė dhe historik qė i erdhi nga Familja
e Nderuar dhe e dashur Rugova dhe Homazhin e Presidentit Sejdiu para
varrit tė Presidentit tė Ndjerė Rugova!
-
-
Tė gjitha kėto i dhanė njė
vulė historike garancisė pėr vazhdimin e paluhatshėm tė punės deri
nė realizimin e Amanetit tė ish Presidentit Rugova, pėr pėrmbushjen
e aspiratave tona kombėtare, tė drejta dhe tė natyrshme", theksojnė
pėrfaqėsuesit e shoqatave tė bashkuara shqiptare nė Itali: pėr
Bashkimin e Shoqatave Shqiptare dhe Arbėreshe nė Itali Engjėll
Koliqi, pėr Lidhjen Shqiptare nė Botė - Kuvendi i Italisė, Xhafer
Berisha.
-
Bruksel: "Juve dr.Fatmir Sejdiu keni patur fatin qė tė
zgjidheni kryetar i Kosoves, pėr tė jetėsuar amanetin e Presidentit
Rugova, pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Nė emėr tė
anėtarėve dhe simpatizantėve tė LDK-sė, Dega pėr Beneluks, si dhe tė
tė gjithė mėrgimtarėve shqiptarė nė Belgjikė Holande dhe Luksemburg,
Ju urojmė zgjedhjen nė postin e Kryetarit tė Kosovės dhe Ju
dėshirojme shėndet dhe suksese nė udhėheqjen e vendit tonė nė kėtė
periudhe historike", shkruan kryetari i degės sė LDK-sė pėr Beneluks
Gani Azemi.
-
Oslo: "Nė emėr tė kryesisė, anėtarėsisė dhe bashkatdhetarėve
me banim nė Norvegji, pėrshėndesim zgjedhjen tuaj pėr President tė
Kosovės, njėherit ju urojmė suksese nė punėn tuaj kombėtare dhe
shtetėrore nė rrugėn tashmė tė trasuar nga Presidenti i Kosovės,
tashmė i ndjerė Ibrahim Rugova", thuhe nė urimin e Degės sė LDK sė
nė Norvegji, e cila po ashtu falenderon bashkatdhetarėt pėr urimet e
shumta qė kanė dėrguar nė adresė tė degės me rastin e zgjedhjes sė
Presidentit tė Kosovės.
-
Prizren: "Me mbėshtetje tė plotė pritėm zgjedhjen Tuaj
Kryetar tė Kosoves, duke shprehur urimet mė tė sinqerta pėr Ju dhe
Lidhjen Demokratike tė Kosovės.
-
Nė personalitetin tuaj ne shohim garancen e vazhdimit tė ndėrtimit
tėe shtetit demokratik e tė lirė tė Kosoves dhe njohjen e pavarėsisė
sėe saj.
-
Pėrgėzojme gjithashtu, Kryesine e LDK se, e cila manifestoi
seriozitet dhe pėrgjegjėsi tė plotė karshi anėtaresisė sė LDK se,
popullit dhe vetė proceseve ne te cilat po kalon Kosova", theksn nė
mesazhin e saj dega e LDK sė nė Prizren.
-
-
-
Jehona e zgjedhjes sė
Fatmir Sejdiut President i Kosovės nė Amerikė
-
-
Nju Jork, 13 shkurt 2006
- Zgjedhja e Dr. Fatmir Sejdiut, President i Kosovės, nė Komunitetin
shqiptaro amerikan dhe ndėr miqtė amerikanė u mirėprit me optimizėm
tė madh.
-
Tė gjitha organizatat dhe shoqatat e kėtushme e mirėpritėn dhe
filluan tė dėrgojnė telegrame urimi institucioneve tė Kosovės dhe
Kryetarit tė sapozgjedhur Dr. Fatmir Sejdiut.
-
Miku shumėvjeēar i Presidentit Rugova, senatori Bob Dol dhe
Pėrfaqėsuesi i Presidentit Rugova pėr Amerikė Elmi Berisha thanė se
janė shumė tė kėnaqur me zgjedhjen e Dr. Fatmir Sejdiut Kryetar i
Kosovės.
-
-
"Zgjedhjen e Dr. Sejdiut
Kryetar tė Kosovės e vlerėsojnė lartė dhe e cilėsojnė si mė tė mirėn
tė mundshmen, i cili si bashkėpuntor i ngushtė i Presidentit Rugova
shquhet me njė karakter, dinjitet dhe intelekt tė fortė dhe i tėri
ėshtė i dedikuar ndaj kauzės kombėtare si dhe ka vision tė njejtė me
vizionin e Presidentit Rugova.
-
-
S'do mend se Dr. Sejdiu do
tė vazhdoj kursin e njejtė me atė tė Gandit tė Kosovės, Martin Luter
Kingut tė Kosovės, tė Abraham Linkolnit tė Kosovės, Presidentit tė
ndjerė Ibrahim Rugova".
-
"Mė gėzon fakti qė Parlamenti i Kosovės e zgjodhi Presidentin e Ri
tė Kosovės", thotė nė prononcimin e tij miku i madh i shqiptarėve,
kongresisti Eliot Engel dhe vazhdon: "Presidentin e sapozgjedhur
Fatmir Sejdiun e njoh pėr shumė vite dhe jam i bindur se do tė kemi
njė bashkėpunim tė mirė nė realizimin dhe promovimin e Pavarėsisė sė
Kosovės.
-
-
Presidentit tė ri Dr.
Fatmir Sejdiut i uroj fat dhe punė tė mbarė dhe i kėshillojė tė
gjithė kosovarėt qė ta pėrkrahin dhe tė rreshtohen prapa vizionit qė
ai ka e ai ėshtė vizioni i Presidentit Rugova pėr njė Kosovė
Sovrane, tė Pavarur, Demokratike dhe tė lirė pėr tė gjithė popujt e
saj pėr njė Kosovė multietnike".
-
Edhe Kongresistja republikane nga Nju Jorku, pėrkrahėsja e madhe e
Lirisė, Demokracisė dhe Pavarėsisė sė Kosovės dhe mike e Presidentit
Rugova, Sju Kelli, qė njėherit kryeson sė bashku me kogresistin
demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, Komitetin pėr Shqiptarė pranė
Kongresit tė SHBA ve, pėrgėzon Kosovėn dhe Institucionet e Kosovės
pėr kėtė hap shumė tė rėndėsishėm, zgjedhjen e Presidentit tė tė ri
tė Kosovės i cili medoemos se do tė vazhdoj rrugėn e tashmė
Presidentit tė ndjerė, Ibrahim Rugova, i cili ishte njė shembull
impozant i dinjitetit pėr kolegėt e tij duke pasqyruar njė besnikėri
dhe lojalitet shembullor ndaj popullit tė vet dhe kauzės sė drejtė
Kosovės sė Pavarur dhe Sovrane pėr tė cilėn luftoi dhe punoi tėrė
jetėn e Tij.
-
Unė shpresoj dhe jam e bindur se Presidenti i Ri i Kosovės si dhe
bashkėkombasėt dhe admiruesit e shumtė tė Presidentit Rugova rreth e
rreth botės do tė vazhdojnė vizionin e Presidentit Rugova dhe do ta
finalizojnė njohjen e Kosovės sė Pavarur dhe Sovrane".
-
Ambasadori William Walker tha: "Lajmi pėr zgjedhjen e Dr. Fatmir
Sejdiut, Kryetar i Kosovės mė gėzoi shumė dhe ėshtė shumė i
mirpritur pėr mua. Dr. Sejdiu po e merr kėtė detyrė nė njė kohė
shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe rajonin.
-
-
Jam i besueshėm se
Presidenti I sapozgjedhur Dr. Fatmir Sejdiu mė pėrkrahjen e tė
gjithėveqė dėshirojnė njė ardhmėri tė sigurtė dhe prosperitet pėr
Kosovėn e tyre tė dashur, do tė punojė mė tėrė qėnjen, talentin dhe
enėrgjinė e vet nė realizimin e vizionit tė Presidentit tė ndjerė
Dr. Ibrahim Rugova Kosovėn e Pavarur dhe Sovrane. I uroj shumė
sukses dhe punė tė mbarė".
-
Kryetari i shoqatės mė tė vjetėr shqiptare nė Amerikė Federatės
Panshqiptare "Vatra", Agim Karagjozi nė prononcimin e tij tha se
uron Kosovėn pėr zgjedhjen e Kryetarit tė Ri z. Fatmir Sejdiu, pėr
tė cilin tha se jam a i bindur se do ta kryej punėn me nderė,
dinjitet dhe pjekuri duke ndjekur rrugėn e kryetarit tė ndjerė tė
madhit Dr. Ibrahim Rugova.
-
Urimet e mia mė tė pėrzemerta Dr. Fatmir Sejdiut pėr zgjedhjen e tij
nė detyrėn e Presidentit te Kosoves, nė kėtė kohė shumėtė
rėndėsishmeper Kosovėn, uron drejtori ekzekutiv i KKSHA sė Fran
Shkreli dhe vazhdon: "Zoti Sejdiu zė vendin e njė ikone kombėtare,
vendin e tė ndjerit President Rugova.
-
-
Urimet e mia edhe
Asamblesė sė Kosovės dhe tė gjitha forcave politike te vendit, qė si
gjithmonė edhe sot ditėn te bashkohen e tė zgedhin presidentin e ri
me consensus. Kjo tregon pjekuri politike si dhe gatishmerinė e
ketij vendi pėr tė vendos vet pėr fatin e vet. Presidenti Sejdiu
ėshtė angazhuar pėr tė vazhduar vijen politike tė Presidentit
Rugova, pėr t'a ēuar Kosoven sa mė parė drejtė pavaresise dhe
sovranitetit, ashtu siē e kėrkon vullneti i popullit. Me shumė se
kurrė pra, tani ėshtė momenti qė tė gjitha forcat demokratike tė
punojnė e veprojnė se bashku drejt qellimit madhor tė pėrbashkėt per
te bere Kosoven e pavarur e demokratike ku ēdo e drejtė e ēdo
qytetari do te respektohet dhe do te mbrohet".
-
Pėr zgjedhjen e Presidentit tė Ri tė Kosovės kryetari i LDK sė pėr
Amerikė Agim Rexhaj, tha se beson se Fatmir Sejdiu ėshtė personi i
qėlluar pėr kėtė post.
-
"Jam i bindur se Kryetari i sapozgjedhur Dr. Sejdiu do ta kryejė
kėtė detyrė me nder dhe dinjitet si dhe do ta vazhdojė rrugėn e
trasuar nga Presidenti Rugova pėr njė Kosovė sovrane, tė pavarur e
demokratike, njė Kosovė tė integruar nė NATO, nė BE dhe nė miqėsi tė
pėrhershme me SHBA tė. Uroj Institucionet e Kosovės pėr punėn e tyre
tė mbarė dhe apeloj tek ta dhe tek populli qė ta thellojnė
bashkėpunimin dhe ta ruajnė unitetin nė kėtė kohė shumė tė
rėndėsishme pėr Kosovėn", thotė Rexhaj.
-
Nė emėr tė Komunitetit Shqiptaro Amerikan nė shtetin Ilinois me nė
Ēikago, Ilaz Kadriu shkruan se me gėzim ėshtė pritur lajmin pėr
zgjedhjen Fatmir Sejdiut President i dytė i Kosovės.
"LDK ja bėri propozimin me konstruktiv, kurse anetaret e Parlamentit
te Kosoves treguan pjekuri dhe maturi politike duke ju zgjedhur
Juve.
-
Para Jush dhe para institucioneve tė Kosovės gjendet sfida mė e
madhe historike pavarėsia e Kosovės - tė cilen sė bashku duhet ta
realizoni. Rekomandimi i anėetarėsise dhe simpatizanteve nga ky
komunitet eshte bashkepunimi Juaj me institucionet e Kosoves dhe me
partitė politike dhe atyre te opozites me qellim te ralizimit te
Pavaresise, shtetesise, demokracise dhe prosperitetit ekonomiko
social te Kosoves", tuhet nė mesazhin e Komunitetit Shqiptaro
Amerikan nė Ēikago.
-
-
-
Rusia do ta respektojė
vullnetin e popullit shumicė tė Kosovė pėr statusin, thotė shefi i
Zyrės ruse nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 13 shkurt 2006
- Rusia do ta respektojė vullnetin e popullit shumicė tė Kosovė pėr
statusin, por kėrkon tė respektohen edhe tė drejtat e minoriteteve,
para sė gjithash tė atij serb. Kėshtu ėshtė shprehur shefi i Zyrės
ruse nė Prishtinė Sergej Bazdnikin.
-
Ai ka thėnė pėr radion gjermane "Dojēe vele" se qėndrimi i Rusisė
lidhur me statusin e Kosovės ėshtė jashtėzakonisht i qartė dhe
preciz.
-
"Ne mbėshtesim dhe pajtohemi me rekomandimet qė pėrmbajnė dokumentet
e Grupit tė Kontaktit. Kėtu mendoj nė tė ashtuquajturat parime bazė,
tė cilat janė aprovuar nė nėntor tė vitit tė kaluar, por natyrisht
edhe nė deklaratėn e Grupit tė Kontaktit, tė bėrė nė Londėr javėn e
kaluar. Aty shkruan bukur dhe qartė, se procesi pėr statusin e
Kosovės duhet tė zhvillohet dhe ne natyrisht se e mbėshtesim kėtė
proces".
-
Do tė ishte e dėshirueshme qė ky proces tė pėrfundojė deri nė fund
tė kėtij viti, thotė Bazdnikin, por megjithatė sipas tij, Moska e
konsideron me shumė rėndėsi qė gjatė procesit tė arrihet njė
zgjidhje kualitative, tė cilat do tė ishin tė pranueshme pėr tė dyja
palėt negociatore, tha diplomati rus.
-
Duke komentuar deklaratėn e Grupit tė Kontaktit, nė tė cilėn thuhet
se gjatė procesit pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar duhet marrė
nė konsideratė vullnetin e popullit shumicė tė Kosovės, Bazdnikin
tha se sa i pėrket dėshirės sė popullit shumicė tė Kosovės, Rusia
konsideron se do tė respektohet ky qėndrim i Grupit tė Kontaktit,
por duhet tė respektohen edhe tė drejtat e bashkėsive minoritare nė
Kosovė.
-
Nė njė pyetje hipotetike nėse Perėndimi e njeh pavarėsinė e Kosovės,
a mund tė ndodhė qė Rusia tė pėrdorė tė drejtėn e vetos nė Kėshillin
e Sigurimit kundėr kėtij vendimi, Bazdnikin nuk deshi tė pėrgjigjet,
por tha se "nė Grupin e Kontaktit punojmė tė gjithė sė bashku dhe
nuk ka ndarje tė tillė tė themi midis perėndimit nė njėrėn anė dhe
Rusisė nė anėn tjetėr".
-
"Ne besojmė se lidhur me statusin final tė Kosovės do tė vendosin
palėt qė do tė negociojnė pėr kėtė ēėshtje". Ai shtoi se ka edhe
shumė punė pėr t'u bėrė derisa nė Kėshillin e Sigurimit tė
shqyrtohet statusi pėrfundimtar.
-
Diplomat rus theksoi se "paralelisht me zhvillimin e proceseve pėr
statusin janė edhe obligimet pėr plotėsimin e standardeve, tė cilat
pėrfshijnė shumė fusha tė jetės dhe natyrisht pėr plotėsimin e tyre
duhet tė punojnė edhe Qeveria e Kosovės edhe tė gjitha palėt tjera".
-
-
-
Sllovakia do tė hapė njė
mision diplomatik nė Kosovė
-
-
Bratisllavė, 13 shkurt
2006 -
Sllovakia thotė se do tė hapė misione tė reja dipolomatike nė botė
pas anėtarėsimit tė vendit nė Bashkimin Evropian dhe nė Kėshillin e
Sigurimit tė OKB sė. Ministrria e Jashtme nė Bratisllavė tha se ndėr
misionet e reja diplomatike do tė jetė edhe Zyra e Sllovakisė nė
Prishtinė.
-
-
-
Njė grup i shqiptarėve qė
jetojnė nė Findlandė ka filluar lobimin pėr realizimin e pavarėsisė
sė Kosovės
-
-
Finlandė, 13 shkurt 2006
- Njė grup i shqiptarėve qė jetojnė nė Findlandė prej nga vjen ish
presidenti dhe Kryenegociatori pėr statusin e Kosovės Marti
Ahtisari, ka filluar lobimin nė pėrkrahje tė realizimit tė
pavarėsisė sė Kosovės. Sipas lobistėve shqiptarė, opinioni finlandez
ėshtė i njohur problemin politik tė Kosovės, ndėrkaq lobistėt do tė
mundohen tė krijojnė opinione se Kosova duhet tė jetė shtet sovran
dhe i pavarur.
-
-
-
"Rilindja" i bėnė thirrje
autoriteteve pėr kompensimin e dėmeve qė janė shkaktuar
-
-
Prishtinė, 13 shkurt 2006
- Gazeta
tradicionale kosovare "Rilindja" nė 61 vjetorin e themelimit i bėnė
thirrje tė hapur autoriteteve pėr tė drejtėn legjitime tė
kompensimit tė dėmeve qė janė shkaktuar pėr dėbimin e padrejtė nga
ndėrtesa e saj. Sipas kryeredaktorit Behlul Jashari, "Rilindjes"
vazhdojnė t'i shkilen rėndė tė drejtat legjitime pėr mbrojtjen e tė
cilave kjo gazetė ka ngritur edhe tri padi nė gjyq.
-
-
-
Vetėm njė e treta e
rrugėve tė Prishtinės me mirėmbajtje dimėrore
-
-
Prishtinė, 13 shkurt 2006
- Pėr shkak tė
buxhetit tė limituar Kuvendi i Komunės sė Prishtinės nuk ka mundėsi
qė tė bėjė finacimin e mirėmbajtjes tė gjitha rrugėve nė Prishtinė
nė kushte dimri. Kryeqendra e Kosovės ka mbi 450 rrugė, ndėrsa
mirėmbajtja dimėrore bėhet vetėm nė njė tė tretėn e tyre, nė ato mė
frekuentuese. Kėshtu ka bėrė tė ditur Kuvendi komunal i Prishtinės.
-
-
-
Ivanoviq e ka quajtur
deklaratėn e Nikoliqit pėr riokupimin e Kosovės si patriotizėm tė
tepruar
-
-
Prishtinė, 13 shkurt 2006
- Pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės nuk janė unikė ndaj deklaratės
sė kreut tė Partisė Radikale Serbe, Tomisllav Nikoliqit lidhur me
pavarėsin eventuale tė Kosovės. Bartėsi i Listės serbe pėr Kosovėn
Oliver Ivanoviq e ka quajtur deklaratėn e Nikoliqit si patriotizėm
tė tepruar. Ndėrkaq, kryetari i tė ashtuquajturit "Kėshilli kombėtar
serb", Jovanoviq pėrshėndeti deklaratėn e zėvendėskryetarit tė
Partisė Radikale Serbe, i cili ditė mė parė pati deklaruar se ēdo
pavarėsi e Kosovės do tė thotė shtyrje e Serbisė pėr riokupimin e
saj.
-
-
-
Referendumi pėr pavarėsinė
e Malit tė Zi ėshtė e pamundur tė mos jetė i suksesshėm, thotė
Vllahoviq
-
-
Vjenė, 13 shkurt 2006
- Ministri i Jashtėm malazez Miodrag Vllahoviq ka thėnė se
referendumi pėr pavarėsinė e Malit tė Zi do tė mbahet mė 30 prill.
Ai theksoi se data duhet formalisht tė pėrcaktohet nga Parlamenti i
kėtij vendi, por shtoi se referendumi do tė mbahet javėn e fundit tė
prilli.
-
??shtė pothuaj e pamundur tė mendohet se referendumi nuk do tė jetė
i suksseshėm, ndėrsa Bashkimi Evropian duhet tė pėrgatitet qė tė
pėrballet me njė situatė tė re?, ka thėnė Vllahoviq nė njė
konferencė tė organizuar nga Instituti Ndėrkombėtar pėr Paqe me
selin nė Vjenė.
-
Ndėrkohė nė Podgoricė presidenti malazez Filip Vujanoviq ka
deklaruar se edhe pjesėmarrja prej tė paktėn 41 pėr qind e personave
me tė drejtė vote do tė duhej tė ishte e mjaftueshme qė referendumi
tė jetė i vlefshėm. Vujanoviq ka thėnė se ky kufi do t[i motivonte
tė dyja palėt pėr dalje mė masive nė referendum.
-
-
-
Ushtria nuk do tė ndėrhyjė
nė procesin e referendumit nė Mal tė Zi
-
-
Beograd, 13 shkurt 2006
- Ushtria nuk do tė ndėrhyjė nė procesin e referendumit nė Mal tė
Zi, ka deklaruar ministri serbo malazez i Mbrojtjes Zoran Stankoviq.
Ai ka theksuar se nėse Mali i Zi bėhet i pavarur, asgjė e keqe nuk
do tė ndodhė. "Mali i Zi duhet tė vendosė se ēfarėdo tė bėhet me atė
pjesė tė ushtrisė qė ėshtė nė terrritorin e saj", ka thėnė Stankoviq
pėr tė theksuar se ushtria do ta respektojė vullnetin e qytetarėve
tė Malit tė Zi.
-
-
-
Gjatė njė proteste nė
Pakistan vritet njė mjek
-
-
Lahore, Pakistan, 13
shkurt 2006
Njė mjek pakistanez, njė herė i burgosur nėn dyshimin pėr lidhje me
Al Kaidėn, ėshtė vrarė nė njė protestė tė qindra islamistėve, qė
shpėrtheu sot (e hėnė) kundėr mungesės sė sigurisė, ka bėrė tė ditur
policia, njofton Rojter.
-
-
Mjeku Ahmed Javed Havaja
po shkonte nė klinikėn e tij nė qytetin Lahore, kur u qėllua nė
shpinė nga njė person i armatosur me motoēikletė. Havaja ishte
arrestuar mė 2002 nėn dyshimin pėr lidhje me Al Kaidėn, por nė
mungesė tė provave u lirua nė qershor 2003.
-
-
-
Nė Spanjė mbahet njė
konferencė ndėrkombėtare tė viktimave tė terrorizmit
-
-
Madrid, 13 shkurt 2006
- Delegatėt e qindra tė mbijetuarve nga sulmet terroriste nė mbarė
botėn janė tubuar sot (e hėnė) nė njė konferencė ndėrkombėtare tė
viktimave tė terrorizmit nė Spanjė, njofton BBCWorld.
-
-
Nė kėtė konferencė marrin
pjesė tė mbijetuarit nė rrethimin e shkollės nė Beslan, nė
bombėvėniet nė trenat e Londrės dhe tė Madridit dhe tė sulmeve tė 11
shtatorit nė SHBA. Nė kėtė tubim, ata do tė shkėmbejnė mendimet dhe
pėrvojat e tyre dhe do tė marrin udhėzime psikologjike.
-
-
-
Nė njė sulm vetėvrasės me
bombė nė Bagdad janė vrarė 7 persona
-
-
Bagdad, 13 shkurt 2006
Shtatė persona janė vrarė dhe 47 tė tjerė janė plagosur kur njė
sulmues vetėvrasės me bombė ka kryer sot (e hėnė) shpėrthimin e
brezit me lėndė shpėrthyese afėr njė banke, kanė bėrė tė ditur
burimet policore, njofton Rojter.
-
-
Shpėrthimi ndodhi nė
distriktin lindor tė kryeqytetit Bagdad, ku irakianėt e varfėr ishin
nė radhė pėr tė marrė kompensimet pėr racionet e ushqimit, tė cilat
qeveria nuk ua kishte dhėnė nga viti i kaluar. Trupat e pėrgjakur tė
viktimave janė shpėrndarė nėpėr rrugėt e qytetit.
-
-
-
Ish-udhėheqėsi i zyrės dhe
ish-shefi i zbulimit tė Sadam Hyseinit pritet tė dėshmojnė sot nė
gjykim
-
-
Bagdad, 13 shkurt 2006
Ish-udhėheqėsi i zyrės dhe ish-zyrtari i zbulimit tė Sadam
Hyseinit pritet tė dėshmojnė nė gjykimin e liderit tė pėrmbysur
irakian, kanė bėrė tė ditur burimet gjyqėsore, njofton Rojter. Ahmed
Kudajir, qė ushėhiqte zyrėn e Sadamit dhe Hasan al-Obeidi, ish-shef
i shėrbimit tė zbulimit tė jashtėm do tė dėshmojnė nė gjykimin, qė
vazhdon sot (e hėnė).
-
-
-
Nėnpresidenti Dik Ēejni
plagos aksidentalisht kolegun e tij me saēme tė pushkės sė gjahut
-
-
Uashington, 13 shkurt 2006
Nėnpresidenti Dik Ēejni ka plagosur aksidentalisht kolegun e tij
me saēme tė pushkės sė gjahut gjatė gjuetisė sė thėllėzave tė
fundjavės nė Teksas, ka bėrė tė ditur zyra e tij, njofton Rojter.
Kolegu i Ēejnit, avokati Hari Uiotington (Harry Whittington),
78-vjeēar, tash ėshtė nė gjendje stabile nė njė spital tė Teksasit,
ku ishte sjellė aty tė shtunėn.
-
-
-
Mbreti i Nepalit Gjenedra
duhet tė shkojė menjėherė nė ekzil ose do tė ekzekutohet
-
-
Nju Delhi, 13 shkurt 2006
Mbreti i Nepalit Gjenedra duhet tė shkojė menjėherė nė ekzil ose
do tė ekzekutohet pasi ai ka mbyllur derėn pėr ēfarėdo kompromisi
politik, qė kur e ka marrė pushtetin absolut njė vit mė parė, ka
thėnė sot (e hėnė) lideri i kryengritėsve maoistė, njofton Rojter.
-
-
Maoistėt po luftojnė qė
nga vitit 1996 pėr pėrmbysjen e tė vetmes monarki indiane nė botė
dhe tė instalojnė regjimin komunist me revolucion, i cili deri tash
ka marrė jetėn e 13 mijė njerėzve.
-
-
-
Ibrahim al-Xhafari
emėrohet kryeministėr i ri i Irakut
-
-
Bagdad, 13 shkurt 2006
- Nė Irak, aleanca shiite nė fuqi zgjodhi kryeministrin e tanishėm
Ibrahim al-Jaafari pėr tė drejtuar qeverinė e re.
-
Ai mori 64 vota nė grupin e deputetėve shiitė duke mundur rivalin e
tij, nėnpresidentin Abel Abdul-Mahdi me vetėm njė votė mė tepėr.
Aleanca shiite fitoi shumicėn nė zgjedhjet parlamentare tė
dhjetorit.
-
Emėrimi i kryeministrit ėshtė njė hap me rėndėsi nė procesin e
formimin e njė qeverie tė re irakiane, qeveria e parė me mandat
katėrvjeēar nė periudhėn e pas Sadam Huseinit.
-
-
-
Stuhi tė fuqishme dėbore
nė SHBA
-
-
Uashington, 13 shkurt 2006
- Stuhi tė fuqishme dėbore kanė goditur Shtetet e Bashkuara lindore
duke lėnė mijėra vetė tė bllokuar dhe pa energji elektrike.
-
Mijėra fluturime me avion janė anuluar ndėrsa aeroportet janė
mbyllur, pėrfshirė edhe aeroportin J F Kenedi nė Njujork.
-
Shėrbimet Kombėtare Meterolgjike tė Amerikės thonė se nė Njujork ka
rėnė afėr shtatėdhjetė centimetra dėbore - lartėsia me e madhe e
dėbores qė nga vitit 1869.
-
Situatėn e kanė vėshtirėsuar erėrat e fuqishme me shpejtėsi deri 96
kilometra nė orė.
-
Shumė rrugė janė bėrė tė pakalueshme ndėrkohė qė mijėra fluturime tė
bredshme dhe tė jashtme janė anuluar.
-
Shumė fluturime tejoqeanike qė kanė patur Njujorkun si destinacion
janė dėrguar nė aeroporte tė Kanadasė.
-
-
-
Raporti rreth Katrinės
fajėson Shtėpinė e Bardhė
-
-
Uashington, 13 shkurt 2006
- Fragmente nga njė hetim i kongresit amerikan rreth shkatėrrimeve
tė shkaktuara nga uragani Katrina qė ka rrjedhur nė disa media thotė
se ka patur dėshtime tė mėdha sa i pėrket reagimit nė tė gjitha
nivelet qė nga presidenti e poshtė.
-
Njė komision i kongresit amerikan i dominuar nga anėtarė tė partisė
republikane tė Presidentit Bush ka nxjerrė njė raport 600 faqesh si
kundėrpėrgjigjje zyrtare pėr uraganin Katrina.
-
Komisioni dėnon tė gjitha nivelet e qeverisjes qė nuk arritėn tė
pėrballen siē duhet me sfidat e uraganit Katrina.
-
Raporti gjithashtu sugjeron se vendimet e vonuara rreth evakuimit tė
zyrtarėve lokalė kanė ēuar nė vdekje tė shumta dhe zgjatje tė
vujatjve pėr shumė vetė.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|