|
-
13
shkurt 2006 /TN
Nuhi Ismajli
-
-
Me
rastin e 70-vjetorit tė lindjes sė shkrimtarit tė madh shqiptar
Ismail Kadaresė, Rexhep Qosja, gjithashtu kolos i kulturės
shqiptare, iu drejtua me njė shkrim, nė tė cilin, pėrveē urimit
drejtuar krijuesit Kadare, shprehu edhe disa pikėpamje pėr
krijimtarinė e personalitetin e Kadaresė, pėr shkrimet e tė tjerėve
pėr veprėn e Kadaresė dhe pikėpamje pėr krijuesin e krijimtarinė
pėrgjithėsisht.
-
-
Shkrimet e tilla, si ai i Qosjes pėr Kadarenė, vetvetiu bėhen
tėrheqėse, nga fakti se i drejtohen njė kolosi si Kadareja, nga
kolosi tjetėr i kulturės, me moshė tė njėjtė dhe nė moshėn
70-vjeēare. (Edhe Kadareja edhe Qosja u lindėn mė 1936).
-
-
Shkrimin e Qosjes pėr Kadarenė e lexova dhe puna, nė kėtė rast, do
tė pėrfundonte me leximin dhe kėnaqėsinė qė pėrjetova nga bukuria e
shkrimit, po tė mos ishin aty thėniet e Qosjes: Shumė mė tepėr se
prej himnizimeve shkrimtarėt dhe letėrsia nxiten, kanė dobi, prej
kritikės , dhe:
krijuesi duhet ta meritojė mospajtimin, madje,
pėrndjekjen e bashkėkohėsve nė qoftė se dėshiron ta meritojė
nderimin e ardhmėrisė , tė cilat mė dhanė guximin tu jap ca
verėjtje mendimeve tė tij, duke qenė i bindur gjithnjė, sipas
thėnieve tė Qosjes se, nėse i bėj keq sot, me kritikėn time do ti
bėj mirė nesėr.
-
-
Mospajtimi im i parė ka tė bėj me vėrejtjet e Qosjes lidhur me
mendimet e Kadaresė pėr ēėshtjet e ndryshme politike: Edhe sot, -
shkruan Qosja, - si nė kohėn e komunizmit, ai (Kadare) nuk ngurron
tė bėhet zėdhėnės intelektual i disa politikave e tė heshtė para
disa politikave tė tjera, para tė cilave disa intelektualė nuk
heshtin!
-
-
Shihet: Qosjes nuk i pėlqen mendimi i lirė i shkrimtarit, nė kėtė
rast Kadaresė, dhe kėrkon qė ai tė mendojė e gjykojė siē themi ne
ose tė heshtė! Njė gjė e tillė, pra tė bėsh presion mbi shkrimtarin
ose tė kėrkosh qė ai tė heshtė ose tė mendojė e tė flasė, siē themi
ne, nuk ėshtė punė e denjė pėr krijuesin. Krijuesi duhet tė flasė
lirisht ashtu si e bėn tė flasė uni i tij, pavarėsisht nga ajo se a
pajtohemi ne me tė apo jo. Ėshtė punė e lexuesit, pastaj, tė gjykojė
e tė vlerėsojė sesa ka pasur tė drejtė krijuesi.
-
-
Edhe
vetė R. Qosja, i cili kėrkon qė Kadare tė heshtė, tė mos flasė,
sipas disa politikave, po sipas disa politikave tė tjera, me veprat
dhe shkrimet e tij, ka vepruar nė mėnyrė tė kundėrt, duke u shprehur
lirisht, duke kritikuar tė tjerėt, pavarėsisht nga ajo se a i ka
pėlqyer dikujt apo jo, dhe duke pasur bindjen se ka menduar e folur
drejt.
-
-
Tė
sjellim kėtu shembullin mė tė freskėt nga mendimi i Qosjes, nga njė
intervistė e tij nė prag tė Vitit tė Ri (2006), ku ai shpreh njė
vlerėsim tejet tė njėanshėm lidhur me propagandėn fetare te ne
(mendim qė, me sa dimė, gjer mė tash, askush nuk e ka kundėrshuar).
-
-
Nė
intervistėn e tij Qosja akuzon klerin katolik shqiptar nė Kosovė se
bėn propagandė tejet tė rrezikshme dhe se ėshtė shkaktar i disa
dukurive negative, ndėrsa, ēuditėrisht, ai nuk thotė asnjė fjalė pėr
propagandėn e palės tjetėr, (e cila, me elanin dhe pėrmasat e
shtrirjes sė saj nė shkrime e vepra tė ndryshme po i kėrcėnohet edhe
vetė identitetit kombėtar ) ; nuk e thotė asnjė fjalė kundėr
shembullit tė veprės sė propagandės mė tė urryer fetare nė shkrimet
shqipe, autorin e sė cilės nuk ėshtė e mundur tė mos e njohė, kur e
ka aq afėr. Por, pėrkundėr kėtij qėndrimi tė njėanshėm tė Qosjes,
ndaj trajtimit tė besimeve te shqiptarėt e Kosovės, ne nuk e shohim
tė arsyeshme ti themi se ai duhet tė heshtė ose tė flasė, siē i
themi ne.
-
-
Mospajtimi ynė i dytė me mendimet e Qosjes, nė shkrimin pėr
Kadarenė, ka tė bėj me mendimin e tij se Kadare
ėshtė shkrimtari
i parė shqiptar i njohur e i pranuar nė botė.
-
-
Arritjet e Kadaresė, afirmimi i tij nė botė, janė jo veē gėzimi dhe
krenaria e krijuesit vetė Kadaresė, por edhe gėzimi dhe krenaria e
gjithė kombit shqiptar. Por, arritjet e tashme shqiptare,
individuale e kombėtare, nuk duhet tė na pengojnė ti shohim e ti
mohojmė arritjet e mėhershme. Tė kujtojmė kėtu se krijuesi shqiptar,
Barleti, gjithashtu ėshtė me famė botėrore. Vepra e tij Historia e
Skėnderbeut , e shkruar fillimisht latinisht, duke filluar qė nga
fillimi i shek. XVI, u pėrkthye e u ribotua shumė herė nė shumė
gjuhė tė botės dhe pati ndikim tė fuqishėm e tė gjatė nė gjithė
literaturėn botėrore.
-
-
Gjergj
Fishta, veprat e tė cilit nuk ishin aq tė pėrkthyera nė gjuhėt e
botės, pati fituar njė varg shpėrblimesh nga vendet e ndryshme,
ndėrsa nga gjermanėt qe propozuar pėr shpėrblimin Nobėl, fakt qė
tregon pėr njohjen dhe vlerėsimin e tij jashtė botės shqiptare.
Etj.
-
-
Mospajtimi ynė i tretė me mendimin e Qosjes, nė shkrimin pėr
Kadarenė, ka tė bėjė me mohimin e prirjes moderne tė Kadaresė si
krijues.
-
-
Sipas
R. Qosjes, Kadare nuk ėshtė krijues me prirje moderne, po
shkrimtar realist, me njė pjesė tė dukshme tė krijimtarisė, madje,
shkrimtar i realizmit socialist.
-
-
Ėshtė
e vėrtetė se nė disa vepra tė tij, Kadare ėshtė realist, nė disa
vepra tė tij ndjehet prirja e realizmit socialist, por nė disa vepra
tė tij Kadare ėshtė edhe shkrimtar me prirje moderne. Kjo mund tė
vėrtetohet nėpėrmjet shumė elementeve tė veprave tė tij.
-
-
Veē
Kadaresė edhe Qosja sivjet ka 70-vjetorin e lindjes. Ai ėshtė njė
kolos i kulturės shqiptare, i cili i ka kontribuuar shumė pasurimit
tė kulturės shqiptare me veprat e tij. Prandaj, ėshtė krijues qė do
ēmuar e nderuar edhe nė mėnyrė institucionale. Por, pavarėsisht nga
mungesat tona, ėshtė vepra ajo qė e nderon krijuesin, ėshtė lexuesi
dhe njohėsi i tyre.
-
-
Nė
70-vjetorin e lindjes sė kėtyre dy kolosėve tė kulturės shqiptare,
I. Kadaresė dhe R. Qosjes, urojmė qė ata tė jetojnė gjatė dhe tė
shkruajnė edhe vepra tė mėdha, siē kanė ditur tė shkruajnė gjer mė
tash, dhe pa frikė se gabojnė ( edhe krijuesi ėshtė njeri dhe mund
tė gabojė dhe, siē thotė Bogdani, as dielli pa njolla sėshtė ) dhe
pavarėsisht nga presionet qė mund tu bėhen, tė shprehin lirisht
mendimin e tyre, sepse, nė mos pėr asgjė tjetėr, sė paku, njė
kėnaqėsi na e sjellin me magjinė e shkrimit tė tyre.
|
|