|
11 janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (11.02.2006),
Kryeministri i
Kosovės Bajram Kosumi, u nis sot pėr nė Shtetet e Bashkuara ku do tė
marrė pjesė nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, qė pritet tė
mbahet tė martėn.
Zoti Kosumi ėshtė kryeministri i parė i Kosovės qė merr pjesė nė njė
mbledhje tė Kėshillit tė Sigurimit. Ai u tha gazetarėve nė
aeroportin e Prishtinės se do tė ketė takime me ambasadorėt e
vendeve tė pėrhershme anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit dhe zyrtarė
tė lartė tė Departamentit tė Shtetit.
Nė
mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, Kosova pėrfaqėsohet nga shefi i
administratės sė Kombeve tė Bashkuara, Soren Jessen-Petersen, ndėrsa
kryeministri Kosumi ka statusin e tė ftuarit.
Serbia pėrfaqėsohet nė mbledhje nga presidenti i saj Boris Tadiē.//lk
|