|
11 janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (11.02.2006),
Intervistoi Ilir Ikonomi
Daniel Serwer, analist i Institutit amerikan tė Paqes nė Uashington,
thotė se pengesa mė e madhe pėr Prishtinėn nė prag tė bisedimeve pėr
statusin ėshtė fakti qė nuk ka arritur ti bindė serbėt tė kthehen
nė shtėpitė e tyre kudo nė Kosovė. Nė njė intervistė pėr Zėrin e
Amerikės, ai tha se kjo po e minon pozitėn e shqiptarėve nė bisedime
dhe po krijon presione tė jashtėzakonshme qė e pengojnė zgjidhjen e
statusit.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Serwer, cili ėshtė reagimi juaj i parė
lidhur me zgjedhjen e zotit Fatmir Sejdiu si president i Kosovės?
Daniel Serwer:
Ishte mjaft pozitiv fakti qė zgjedhja u bė me shpejtėsi dhe nė
mėnyrė bashkėpunuese, u bė pėrmes institucioneve dhe nė mėnyrė
korrekte. Mendoj se kjo tregon shumė gjėra tė mira pėr institucionet
e pėrkohshme tė vetėqeverisjes dhe flet pėr forcėn e tyre.
Zėri i
Amerikės:
Cilat janė sfidat pėrballė zotit Sejdiu dhe
cila ėshtė pengesa mė e madhe nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar
tė Kosovės?
Daniel Serwer:
Vendimi pėr statusin ėshtė problemi mė i madh pėrpara tij dhe
pėrpara tė gjithė tė tjerėve nė Kosovė. Mė duket se pengesa mė e
madhe nga pikpamja e Prishtinės ėshtė dėshtimi pėr ti bindur serbėt
tė kthehen nė shtėpitė e tyre kudo nė Kosovė.
Kjo
po e dėmton pozitėn e shqiptarėve nė bisedime, po krijon presione tė
jashtėzakonshme qė e pengojnė ecjen pėrpara tė ēėshtjes sė statusit.
Mendoj se gjėrat do tė ecin, por shumė elementė qė lidhen me
statusin e Kosovės dhe shumė nga marrėveshjet qė do tė duhet tė
bėhen do tė jenė tė ndryshme pikėrisht pėr shkak se nuk ėshtė
arritur tė binden serbėt tė kthehen nė shtėpitė e tyre.
Nėse ka njė gjė qė mund ta pėrmirėsonte atmosferėn nė bisedime do tė
ishin lėvizjet e shpejta kėtė pranverė pėr ti bindur njerėzit tė
kthehen.
Zėri i Amerikės:
Madje ka analistė qė thonė se bisedimet pėr
statusin pėrfundimtar nė thelb do tė jenė bisedime pėr statusin e
pakicės serbe. Jeni dakord me kėtė?
Daniel
Serwer:
Mendoj se kjo ėshtė njė nga ēėshtjet shumė tė
rėndėsishme nė bisedime. Ēėshtja e statusit dhe e serbėve, po ashtu
si nė Bosnje apo me shqiptarėt e Maqedonisė, ėshtė ndėr problemet
kyēe qė duhen zgjidhur pėr kapėrcimin e kėtyre konflikteve dhe
mėnyra me tė cilėn do tė zgjidhen do tė varet nga fakti nėse serbėt
do tė pėrqendrohen nė disa enklava apo do tė kthehen nė shtėpitė e
tyre nė tė gjithė Kosovėn. Mendoj se do tė ishte shumė mė mirė nga
pikpamja e interesit tė Prishtinės nėse ata do tė ktheheshin nė tė
gjithė Kosovėn.
Zėri i Amerikės:
Diplomati britanik John Sawyers u ka
deklaruar serbėve tė Kosovės se pavarėsia ėshtė zgjidhja mė e mirė.
Nė thelb, a mos po e paragjykojnė fuqitė e mėdha statusin e Kosovės
dhe a ėshtė vendosur ndonjė gjė deri tani?
Daniel
Serwer:
Nuk di tė jetė marrė ndonjė vendim. Mė duket se bisedimet janė mjaft
tė hapura ndaj alternativave tė ndryshme. Ėshtė absolutisht e qartė
se pavarėsia duhet tė jetė nė tryezė por ėshtė gjithashtu e qartė se
pozita e preferuar e Serbisė, pra autonomi maksimale, nėse mund tė
shprehem kėshtu, do tė jetė nė tryezė.
Pra
mė duket se nuk ka patur njė paragjykim. Megjithatė duhet pritur qė
tani fuqitė e mėdha tė jenė duke pėrcaktuar qėndrimet e tyre pėr
ēėshtjen e statusit dhe brenda pak muajve ato mund tė arrijnė nė njė
farė konkluzioni pėrfundimtar.
Zėri i
Amerikės:
Ka patur shumė diskutime dhe deklarata
lidhur me tė ashtuquajturėn pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn. Ku
mendoni se qėndrojnė nė pikėpamjet e tyre anėtarėt e ndryshėm tė
Grupit tė Kontaktit, nė mbėshtetjen ose nė mos mbėshtetjen e kėsaj
ideje?
Daniel Serwer:
Pėr mua ēėshtja nuk ėshtė pavarėsia e kushtėzuar apo edhe pavarėsia.
Pėr mua ēėshtja ėshtė sovraniteti. Dhe mė duket se duhet marrė njė
vendim i qartė pėr sovranitetin. Pra, do ti mbetet sovraniteti
Beogradit apo do ti transferohet ai Prishtinės?
Pasi tė jetė marrė ky vendim, mund tė merret ēdo lloj vendimi qė e
kufizon sovranitetin nė mėnyra tė ndryshme, pėr shembull duke
kėrkuar futjen e ndėrkombėtarėve nė sistemin e gjykatave tė Kosovės
apo kushte tė tjera tė ēdo lloji.
Pavarėsia mendoj se ėshtė njė koncept i mjegullt sepse Kosova nė
disa aspekte ėshtė shumė e pavarur, pėr shembull institucionet e
vetqeverisjes nė Prishtinė janė tė pavarura nga Beogradi nė kuptimin
real dhe jo tė pavarura nga komuniteti ndėrkombėtar, i cili ende ka
pėrgjegjėsi nė Kosovė. Por pavarėsia ėshtė njė koncept i mjegullt
ndėrsa sovraniteti ėshtė njė koncept shumė mė i qartė.
Gjithashtu mendoj se ėshtė e qartė qė Kosova, kur tė hyjė nė
Bashkimin Evropian, 10, 15 ose 20 vjet mė vonė, ajo do tė duhet tė
jetė shtet i pavarur, pra mendoj se kjo duhet tė kihet parasysh
ndėrkohė qė bisedimet vazhdojnė, pra cili lloj statusi do ta
lehtėsonte hyrjen e Kosovės nė Bashkimin Evropian.
Zėri i Amerikės:
Grupi i Kontaktit deklaroi kohėt e fundit se rezoluta
e Kėshillit tė Sigurimit 1244 duhet tė mbetet si suazė e
negociatave. Ēfarė nėnkupton kjo pėr ju? A ėshtė 1244-a e qartė dhe
solide sa duhet pėr tė shėrbyer si bazė?
Daniel Serwer:
Mendoj se rezoluta 1244 ėshtė njė bazė e mirė pėr diskutimet mbi
statusin sepse ajo parashikon njė kalim drejt njė statusi tė ri pėr
Kosovėn. Nuk ka asnjė arėsye se pėrse statusi i ri i Kosovės duhet
tė jetė ai qė ėshtė tani nė bazė tė rezolutės 1244.
Nė
kėtė rezolutė thuhet qartė se Kosova mbetet pjesė e asaj qė sot
quhet Serbi dhe Mal i Zi edhe pse autoriteti i saj sovran ushtrohet
nga OKB-ja. Por tė thuash se 1244-a ėshtė baza kjo nuk do tė thotė
se vendimi do tė kufizohet nga kjo rezolutė.
Pėrkundrazi, kur Kėshilli i Sigurimit tė miratojė njė rezolutė tė
re, me njė status tė ri, atėhere ai do tė jetė ligj. Mė duket se
procesi i pėrcaktimit tė kėtij statusi tė ri ėshtė diēka pėr tė
cilėn kontribuon rezoluta 1244.
Zėri i
Amerikės:
Fuqitė e mėdha kanė caktuar vitin 2006 si
vitin kur duhet tė pėrfundojnė negociatat pėr statusin pėrfundimtar
tė Kosovės? A mendoni se ky ėshtė njė afat artificial, pėr tė
krijuar kushtet qė palėve tu imponohet njė zgjidhje?
Daniel Serwer:
Imponimi ėshtė diēka qė varet se si e shikon. Shumė njerėz mendojnė
se Marrėveshja e Dejtonit nė njė farė mėnyrė iu imponua palėve dhe
palėt e bėnė tė qartė se ato nuk ishin plotėsisht tė kėnaqura me tė.
Pėr
shembull, Presidenti i Bosnjes, Izetbegoviē deklaroi se kjo ishte
paqe pa drejtėsi. Por nė tė njėjtėn kohė, pėr pjesmarrėsit e
Dejtonit ishte shumė e qartė se ne po u impononim diēka qė mė nė
fund ata do ta pranonin dhe do ta zbatonin.
Zbatimi i marrėveshjes sė Dejtonit ka qenė paksa i vėshtirė por
megjithatė ai ėshtė bėrė dhe paqja ka vazhduar. Pra, imponimi ėshtė
diēka qė varet se si e shikon. Nuk pres qė Prishtina dhe Beogradi tė
puthen e tė pėrqafohen pas kėtyre bisedimeve.
Madje nuk jam shumė i sigurt nėse atyre do tu duhet tė venė firmėn
nė tė njėjtėn letėr sepse nė fund tė fundit vendimi do tė merret nė
Kėshillin e Sigurimit dhe ata nuk pėrfaqėsohen atje. Pra mė duket se
do tė ketė njė element imponimi por do tė ketė edhe njė element tė
fortė tė asaj qė palėt tė pajtohen me atė qė do tė imponohet.
Prishtina dhe Beogradi ndoshta do ta kundėrshtojnė atė qė do tė
imponohet por do tė jenė gati tė shohin pėrpara dhe ta venė nė
zbatim atė.
|