|
-
Uashington,
1O shkurt 2006 /TN /QIK -
Ekzistojnė dallime midis qėndrimit zyrtar tė SHBA-ve e Bashkimit
Evropian dhe pikėpamjeve jozyrtare pėr statusin e Kosovės, thotė Roj
Staford, ekspert pėr Ballkanin dhe profesor i politikės sė sigurisė
nė Kolexhin Kombėtar nė Uashington. Ndėrkaq pėr deklaratėn e
diplomatit britanik Xhon Sauers se Grupi i Kontaktit tashmė ka marrė
vendim pėr pavarėsinė e Kosovės,
-
-
Staford thotė se kjo ėshtė reflektim i
meditimeve, i kushtėzuar nga realiteti. "Mirėpo as Uashingtoni as
Brukseli nuk kanė qėndrim zyrtar apo tė formuluar pėr ēėshtjn e
statusit tė ardhshėm tė Kosovės, i cili do tė zgjidhet me bisedime",
u shpreh Staford pėr "Zėrin e Amerikės".
-
Pasi citon dokumentin e Grupit tė Kontaktit tė publikuar nė fund tė
janarit nė Londėr, ku thuhet se "Beogradi duhet ta ketė parasysh se
zgjidhja pėr Kosovėn duhet tė jetė e pranueshme pėr popullin e
Kosovės", Staford thotė se tė gjithė e dinė se zgjidhja e vetme e
pranueshme pėr popullsinė shumicė shqiptare ėshtė pavarėsia.
-
-
Shtrohet pyetja, thotė mė tej Staford,
se si tė arrihet pavarėsia, nė faza apo fjala ėshtė pėr pavarėsinė e
kushtėzuar. Sipas dokumetit tė Grupit tė Kontaktit, thotė ai, shihet
qartė se do tė bisedohet pėr decentralizimin, lirinė e lėvizjes sė
serbėve dhe tė pjesėtarvė tė tjerė tė pakicave, pėr mbrojten e
komuniteteteve, tė objekteve fetare dhe kthimin e refugjatėve.
-
Sipas kėtij eksperti amerikan. veriu i Kosovės praktikisht ėshtė
serb, gjė qė e shohin edhe shqiptarėt edhe bashkėsia ndėrkombėtare.
"Domethėnė, pėr atė pjesė tė Kosovės duhet gjendur njė zgjidhje
kreative, e njėra prej tyre do tė ishte decentralizimi nė pėrputhje
me tė zona nė veri tė Ibrit do tė kishte autonominė e vet,
pėrkatėsisht njė status special, i ngjashėm me atė qė ka Republika
Srpska nė kuadėr tė Bosnjės e Hercegovinės, si dhe marrėdhėnie
speciale mė Serbinė.
-
-
Solucionin e tillė shqiptarėt e Kosovės
vėshtirė do ta pranonin, por vetėm me ndihmėn dhe insistimin e
Uashingtonit. Shqiptarėt kanė besim nė Uashingtonin, por jo edhe nė
Brukselin, qė do tė thotė se Amerika duhet tė mbetet e angazhuar nė
negociata", thotė Staford.
-
Duke folur pėr mundėsinė e kompromisit, Staford thotė se pėr
Beogradin nuk ėshtė e pranueshme njė zgjidhje kompromisi pėrveē
autonomisė. "Kjo mund tė krijonte situatėn qė zgjidhja tė imponohet,
gjė qė mund tė jetė rezultat mė i besueshėm". Pra statusi i Kosovės
mund tė imponoher megjithė paralajmėrimet zyrtare tė Beogradit se
Serbia nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė shumė nė lidhje me atė vendim.
|
|