|
10
shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (10.02.2006) -Intervistoi:
Arben Xhixho
Presidenti i ri, Fatmir Sejdiu vjen nė kėtė detyrė ndėrsa Kosova
ndodhet sot nė njė moment kritik, kur po pėrcaktohet statusi i saj,
me shumė sfida pėr tė kapėrcyer. Zoti Sejdiu do tė pasojė nė kėtė
detyrė presidentin Rugova, i cili la njė tashėgimi tė pasur nė
mbėshtetje tė realizimit tė aspiratave tė popullit tė tij.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Sejdiu, fillimisht, si do tė jetė
presidenca juaj? Ju keni thenė se do tė vazhdoni trashėgiminė e
Presidentit Rugova, por presidenti Rugova sillte me vete njė pėrvojė
tė gjatė si themeluesi i lėvizjes moderne tė rezistencės sė
shqiptarėve. Nė kėtė kontekst, ēfarė tė reje do tė sillni ju?
Fatmir
Sejdiu:
Ėshtė njė nder i veēantė pėr mua qė tė jem njė nga bartėsit e
drejtpėrdrejtė tė asaj trashėgimie kaq tė madhe, qė la presidenti
Rugova dhe po ashtu ėshtė nder i veēantė, qė deputetėt e Kosovės mė
besuan kėtė barrė nė kėtė kohė kaq tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe
pėr tė ardhmen e saj.
Unė
mendoj se me njė bashkėpunim tė ndėrsjelltė institucionet e Kosovės
dhe partite politike tė pozitės dhe opozitės, do tė jemi tė denjė qė
tė ēojmė kėtė mission pėrpara, aq mė tepėr nė kėtė faze kaq tė
rėndėsishme qė gjendemi, duke nxitur proceset e reja me njė dinamikė
mjaft tė shpejtuar, pėr tė materializuar atė vizion tė rėndėsishėm
qė kishte plotėsuar presidenti Rugova, si ndėrtues i politikės
moderne dhe tė ardhmes sė Kosovės dhe pėr tė realizuar pavarėsinė e
Kosovės.
Natyrisht qė nė kėtė proces na nevojitet, po ashtu sikur edhe mė
pare, njė bashkėpunim i domosdoshėm me faktorin ndėrkombėtar, tė
cilėt ndihmuan Kosovėn aq fuqishėm dhe mendojmė se me kėtė ecje tė
pėrbashkėt ne do tja arrijmė qėllimit final.
Zėri i
Amerikės:
Zoti President, me ardhjen nė detyrė ju do
tė ndesheni menjėherė me njė proces kritik pėr Kosovėn. Ju do tė
jeni kryetari i grupit negociues pėr statusin, bisedimet pritet tė
fillojnė pas pak ditėsh. Dy palėt i kanė bėrė tė qarta qėndrimet e
tyre tė skajshme, megjithatė, tė dy palėve u ėshtė bėrė thirrje pėr
kompromis. Duke qėnė se ju jeni edhe specialist i sė drejtės
ndėrkombėtare, ku i shikoni ju mundėsitė pėr kompromis?
Fatmir
Sejdiu:
Unė mund tė them se kompromisi kupton vetėm pavarėsinė e Kosovės.
Shqiptarėt e Kosovės, si popull shumicė nė Kosovė dhe tė gjitha
komunitetet e tjera qė e mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės, kėtė
vizion politik dhe kėtė pėrcaktim, e llogarisin si njė kompromis tė
drejtpėrdrejtė, sepse jemi nė njė gjendje qė ēmojmė realitetet e
krijuara, duke patur parasysh edhe balancėn e pėrgjithshme tė
ndėrtuar nė kėtė pjesė tė Evropės Juglindore dhe aq mė tepėr
dėshirojmė, qė tė jemi factor i rėndėsishėm i stabilitetit nė rajon.
Mbi
kėtė bazė, natyrisht qė pėrcaktimi i popullit tė Kosovės pėr
pavarėsinė brenda kufijėve tė saj tė njohur ndėrkombėtarė, natyrisht
qė ėshtė varianti, qė ne kemi ofruar dhe ėshtė variant shumė serioz.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Sejdiu, gjendja e pakicave ėshtė njė nga
problemet mė tė vėshtira dhe tė pazgjidhur ende. Pala shqiptare
vazhdmisht ka dhėnė disa here garanci pėr mbrojtjen e tė drejtave tė
tyre, por komuniteti ndėrkombėtar vazhdon tė shprehė shqetėsim. Si
mund ta bindni ju komunitetin ndėrkombėtar, ēfarė garancish
institucionale ofroni ju, pėr respektimin konkret tė tė drejtave tė
tyre?
Fatmir
Sejdiu:
Lirisht mund tė them se ėshtė njė provė e mirė edhe nė kėto vitet
pas lufte, ku gradualisht janė mbartur pėrgjegjėsitė nė
institucionet e Kosovės, se ne kemi bėrė oferta serioze pėr ēėshtjen
e trajtimit tė komuniteteve tė tjera, apo tė pakicave dhe nė veēanti
nė kėtė kontekst edhe tė pakicės serbe, duke patur parasysh nevojėn
qė ata tė jenė pjesė integruese e tė gjitha proceseve tė jetės, pra
edhe nė proceset nė jetėn e institucioneve tė Kosovės.
Natyrisht qė garancitė e para janė edhe garancitė e aspektit
kushtetues, por ne ndėrkohė mund tė themi se edhe proceset nė
vazhdim kanė tė bėjnė me oferta serioze, sidomos ato qė kanė tė
bėjnė me zgjidhjen e problemeve praktike, pėrshembull ēėshtja e
reformės sė pushtetit lokal, ku edhe komunitetet e tjera, sikurse
edhe qytetarėt e tjerė tė Kosovės, do tė jenė nė gjendje qė tė
prekin me duart e tyre pushtetin e drejtpėrdrejtė, apo tė jenė
mbartės realizues tė kėtij procesi dhe tė kėtij pushteti.
Natyrisht qė trajtimi themelor i tyre do tė mbėshtetet nė standartet
mė tė larta ndėrkombėtare, duke patur parasysh realizimin e tė
gjithė asaj, qė ka tė bėjė me konventat ndėrkombėtare mbi trajtimin
e minoriteteve dhe mendoj se ėshtė njė borxh i shumicės, nė kėtė
rast i shumicės shqiptare, qė tė jenė shumė tė denjė nė kėtė drejtim
dhe shumė tė pėrgjegjshėm.
Besoj se kjo ofertė e vazhduar dhe qė ka tė bėjė edhe me proceset qė
nisėn me bisedimet e Vjenės, janė tė tilla dhe nė kėtė kuptim ne
kemi pasė njė qasje shumė serioze, e cila qė nė fillim ėshtė
pėrshėndetur edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare. Nė kėtė aspekt tė
gjitha angazhimet tona do tė jenė edhe nė fazėn e ardhshme, qė
qytetarėt e Kosovės, pra edhe tė komuniteteve tė tjera, ta ndjejnė
Kosovėn si vendin e vet, si atdheun e tyre dhe tė punojnė pėr tė
ardhmen e tij.
Zėri i
Amerikės:
Si e shikoni statusin e pakicės serbe nė Kosovė nė
tė ardhmen?
Fatmir
Sejdiu:
Po i shikojmė nė pėrgjithėsi si qytetarė tė barabartė, sikur ēdo
qytetar tjetėr i Kosovės dhe mbi kėtė aspekt natyrisht qė ėshtė
shumė e nevojshme qė gjithė ajo trashėgimi kulturore historike e
komunitetit serb, e komunitetit shqiptar dhe e komuniteteve tė
tjera, tė trajtohet si pasuri e Kosovės dhe besoj nė esencė ajo
ėshtė e tillė. Nė kėtė aspekt garancitė tona mė tė fuqishme janė
pikėrisht nė mbrojtje tė gjithė atyre qė mund tė quhen pjesė tė
vlerės nacionale nė standartet mė tė larta ndėrkombėtare.
Zėri i
Amerikės:
A mund tė ketė ndonjė status tė veēantė pėr ta?
Fatmir
Sejdiu:
Po ne nuk kemi hapėsirė dhe nuk kemi model qė Kosova tė krijojė
statuse tė veēanta pėr pakicėn apo edhe shumicėn. Pėr ne ėshtė shumė
e rėndėsishme qė tė gjithė qytetarėt e Kosovės tė integrohen nė tė
gjitha rrjedhat e sistemit. Natyrisht qė ky aspekt i reformimit tė
pushtetit lokal ėshtė njė ofertė e mirė dhe njė garanci e
rėndėsishme qė qytetarėt e mjediseve tė ndryshme ta ndjejnė mė afėr
pushtetin, apo tė jenė bartės tė tij.
Nė
kėtė aspekt mund tė them se dhe njė projekt i filluar si ndėrtimi i
disa komunave pilot ka tė bėjė me njė sprovė tė rėndėsishme pėr tė
parė thjesht proceset integruese tė tyre. Por assesi kjo nuk do tė
nėnkuptojė qė tė ketė qasje tė atilla, tė cilat do tė bėjnė
hermetizimin apo barrikatizimin e komuniteteve, ndėrtimin e kufijėve
eventual mes tyre, tė cilat natyrisht do tė ndėrprisnin ēdo
komunikim me pjesėn tjetėr tė tėrėsisė dhe natyrisht nė kėtė qasje
kemi parasysh qė institucionet e Kosovės tė kenė mundėsinė e
realizimit tė plotė tė sovranitetit tė tyre apo tė gjithė
funksioneve tė tyre nė tėrėsinė territoriale tė Kosovės.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Sejdiu, ju jeni shprehur se do tė punoni
intensivisht pėr tė siguruar unitetin e klasės politike shqiptare nė
kėtė moment negociatash. Sa vėshtirėsi shikoni nė tė ardhmen pėr tė
ruajtur unitetin, qė ju jeni angazhuar tė mbani ?
Fatmir
Sejdiu:
Po mendoj se do tė jem faktor i rėndėsishėm. Kujtoj bashkė me tė
tjerė qė kanė qasje tė deklaruara tė themi esencialisht qė tė mbajmė
kėtė unitet tė nevojshėm, njė unitet funksional i cili do tė
garantojė shpejtimin e proceseve dhe natyrisht do tė jetė
pėrfaqėsuesi i largpamėsisė sė mendimit politik, qė e kemi present
nė Kosovė. Por mė e rėndėsishmja ėshtė se nė kėtė unitet ekziston
njė formulė qė i bashkon tė gjithė. Ėshtė ēėshtja e tė ardhmes sė
Kosovės, e tė ardhmes sė pavarur tė Kosovės, mbi tė cilėn nuk ka
dilemė.//rd//
Udhėheqėsit e Shqipėrisė pėrshėndesin zgjedhjen e Presidentit tė
ri tė Kosovės
11 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (10.02.2006) -
Armand Mero, Tiranė
Kryeministri
Sali Berisha, i cili ka ndjekur nga afėr zhvillimin e votimit nė
parlamentin e Kosovės ka qenė i pari qė ka uruar presidentin e ri
Fatmir Sejdiu. Zoti Berisha e ka telefonuar atė menjėherė, ndėrsa i
porsazgjedhuri si kryetar i Kosovės ndodhej ende nė sallėn e
parlamentit nė Prishtinė. Gjatė bisedės sė tij, kryeministri ka
shprehur besimin se Kosova ka zgjedhur garantin e saj tė vėrtetė
pėr njė Kosovė tė lirė, tė qytetarėve tė barabartė pėrpara ligjit
dhe tė pavarur.
Zoti Berisha ka saktėsuar se zgjedhja e presidentit tė ri tė
Kosovės ka qenė me tė vėrtetė njė ngjarje e madhe dhe njė garanci jo
vetėm pėr Kosovėn por dhe pėr rajonin e Shqipėrinė. Eshtė njė
zgjedhje e shkėlqyer- i ka thėnė kryeministri nė telefon
presidentit tė porsazgjedhur. Nė tė vėrtetė, qė disa ditė mė parė,
zoti Berisha kishte dhenė vlerėsime shumė pozitive duke e cilėsuar
si njė kandidaturė tė zgjedhur mirė, emrin e zotit Sejdiu.
Presidentit tė ri tė Kosovės i ka dėrguar mesazh urimi edhe
presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu, sipas tė cilit kjo zgjedhje
erdhi nė njė moment tė rėndėsishėm pėr Kosovėn, atė tė hapjes sė
bisedimeve pėr statusin final. Mėnyra demokratike me tė cilėn ju u
zgjodhėt - i shkruan ai presidentit Sejdiu - dėshmoi edhe njė herė
jo vetėm qytetarinė dhe vlerat e shoqėrisė kosovare por shėrbeu pėr
tė treguar nė kėto momente pjekurinė e klasės politike shqiptare nė
shėrbim tė kauzės sė pavarėsisė, shkruhet nė mesazhin e presidentit
Moisiu.
Personi i duhur nė momentin e duhur, e ka cilėsuar Kryetarja e
Parlamentit tė Shqipėrisė Jozefina Topalli zgjedhjen e Presidentit
tė Kosovės, nė mesazhin e saj tė urimit. Ajo shprehet se nuk ka
asnjė dyshim qė presidenti Sejdiu do tė jetė faktor paqeje,
tolerance, stabiliteti dhe unitetit nė ardhmėrinė e Kosovės, nė
pavarėsinė e saj, nė ndėrtimin e shtetit ku respektohen tė drejtat e
cdo qytetari, shkruan zonja Topalli.//lk
|