| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Lajmet e ditės |
|
|
|
|
|
|
|
|
10 shkurt 2006 /TN /QIK
-
Kuvendi i Kosovė sot nė njė mbledhje solemne
pritet ta zgjedhė presidentin e ri
-
Shtajnmajer e ka cilėsuar ambicioz planin e
Ahtisarit pėr tė zgjidhur statusin e Kosovės
-
Skefer thotė se NATO do ta mbajė praninė e KFOR
it nė Kosovė
-
Njė delegacion i komunės sė Mitrovicės pėr
vizitė zyrtare nė Korēė tė Shqipėrisė
-
Berisha e Ryker janė pėr eliminimin e
veprimtarisė sė operatorėve ilegalė
-
Valoto tha se Istogu ėshtė njėra nga komunat mė
tė qeta nė Kosovė
-
Ekonomia e Kosovės gjendet brenda njė rreth
vicioz, thotė Ryker
-
Serbėt e Kosovės protestuan nė Beograd kundėr
diplomatit britanik qė ka mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės
-
U bėhet thirrje romėve qė tė kalojnė nė banesat
e propozuara nga Kombet e Bashkuara
-
Kryeshef i ri nė Komunėn e Gjakovės u zgjodh
Hajdar Grezda
-
SHBA-tė i kanė dhėnė Shqipėrisė rreth 14 milionė
dollarė pėr ta luftuar korrupsionin
-
Buēkovski kundėrshton propozimin pėr nxjerrjen e
ligjit qė do tė rregullonte statusin e ish pjesėtarėve tė UĒK sė
-
Kryengritėsit maoistė kanė vrarė 8 pjesėtarė tė
sigurimit indianė
-
Bush: Bashkėpunimi ndėrkombėtar, jetik pėr tė
fituar luftėn kundėr terrorizmit
-
Klima 'mė e ngrohta pėr mijėvjeēarin'
-
Nė Falluxha janė vrarė 2 marinsa amerikanė
-
Nga shpėrthimet e bombave janė vrarė 8 ushtarė
afganė
-
Myslimanėt shiitė dhe sunitė kanė shkėmbyer
zjarr raketor dhe armėsh tė vogla nė qytetin Hangu
|
|
|
-
Kuvendi i Kosovė sot nė njė mbledhje solemne pritet ta zgjedhė
presidentin e ri
-
-
Prishtinė, 1O shkurt 2006
- Kuvendi i Kosovė sot nė orėn 11.OO nė njė mbledhje solemne pritet
ta zgjedhė presidentin e ri tė vendit.
-
Kandidati i vetėm zyrtar pėr postin mė tė lartė ėshtė Fatmir Sejdiu,
sekretar i pėrgjithshėm i LDK-sė.
Z.Sejdiu pritet tė marrė pėrkrahjen e shumicė sė deputetėve pasi
tashmė kandidatura e tij ka marrė pėrkrahjen e koalicionit qeverisės
si dhe partisė opozitare ORA. Opozita nuk ka dalė me ndonjė kandidat
tė saj.
-
Sipas Kornizės Kushtetuese presidenti zgjidhet me njė votim tė
fshehtė, me dy tė tretat e votave apo tė 81 tė deputetėve. Por nėse
dy raunde kandidati nuk fiton votat e shumicės, atėherė nė raundin e
tretė nevojiten votat e shumicės sė thjeshtė qė do tė thotė 61 vota,
nga 12O sa ka Kuvendi.
-
-
-
Shtajnmajer e ka cilėsuar ambicioz
planin e Ahtisarit pėr tė zgjidhur statusin e Kosovės
-
-
Berlin, 1O shkurt 2006
- Ministri gjerman i Punėve tė Jashtme, Frank Valter Shtajnmajer e
ka cilėsuar ambicioz planin e Ahtisarit pėr tė zgjidhur statusin e
Kosovės brenda vitit 2006
-
Shtajnmajer nė njė takim me gazetarėt e huaj nė Berlin ėshtė
shprehur optimist se zgjidhja pėr statusin do tė pėrfundojė brenda
kėtij viti. Ai tha se gatishmėria pėr mirėkuptim brenda kosovarėve
ėshtė rritur.
-
"Nė kuadėr tė varrimit tė Presidentit Rugova, pata rastin tė
bisedoja me gati tė gjitha grupet politike qė luajnė rol nė Kosovė.
Nė pėrgjithėsi vura re, se gatishmėria pėr mirėkuptim brenda
kosovarėve ėshtė rritur, ndoshta edhe pėr shkak tė shokut qė ka
shkaktuar vdekja e zotit president Rugova", tha Shtajnmajer gjatė
takimit tradicional me korrespondentėt e mediave tė huaja.
-
Shtajnmajer nuk hyri nė hollėsi pėr rezultatin pėrfundimtar tė
zgjidhjes sė statusit.
-
-
-
Skefer thotė se NATO do ta mbajė praninė
e KFOR it nė Kosovė
-
-
Taormina/Itali, 10 shkurt
2006 - Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO s, Jap De Hop Shefer
ka thėnė se Aleanca ėshtė e vendosur qė ta ruajė praninė e KFOR it
nė Kosovė. Kėtė deklaratė ai e bėri nė takimin e ministrave tė
mbrojtjes tė vendeve anėtare tė NATO s, qė ka filluar dje pasdite nė
Taormina tė Sicilisė. Ministrat do tė fokusohen nė rritjen e rolit
global tė Aleancės. Shefer tha se NATO ja ėshtė e vendosur qė t'i
zgjerojė operacionet e veta.
-
Ministrat e vendeve anėtare tė Aleancės Veriatlantike pritet qė
gjatė takimit dyditor tė rikonfirmojnė se roli i misionit
paqeruajtės tė KFOR it ėshtė paqėsor, andaj edhe duhet tė ruhet
kapacitetet aktuale ose racionale gjatė tėrė vitit.
-
-
Sipas zyrtarėve tė NATO s ky vendim i
ministrave ka tė bėjė me faktin se tė gjithė e dijnė se ky vit nė
Kosovė ėshtė jashtėzakonisht pozitiv. Ndonėse fillimisht ishte
planifikuar qė takimi tė trajtojė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me
operacionet paqeruajtėse tė Aleancės nė botė, megjithatė mbledhja
ministrore do t'i kushtojė rėndėsi tė veēantė zhvillimeve politike
nė Kosovė.
-
-
-
Njė delegacion i komunės sė Mitrovicės
pėr vizitė zyrtare nė Korēė tė Shqipėrisė
-
-
Mitrovicė, 1O shkurt 2006
- Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi, kryeshefi i
Ekzekutivit, Sadri Ferati dhe drejtori i Drejtorisė pėr Arsim,
Murteza Berisha, kanė udhėtuar pėr njė vizitė zyrtare nė Korēė tė
Shqipėrisė.
-
Vizita e kryetarit Ibrahimi dhe bashkėpunėtorėve tė tij nė Korēė
realizohet nė kuadėr tė bashkėpunimit tė ndėrsjellė tė tė dyja
komunave dhe ėshtė bėrė me ftesėn e kryetarit tė Bashkisė sė Korēės,
Robert Damo.
-
Nė mars tė vitit 2003, nė Mitrovicė ėshtė nėnshkruar nga kryetari i
Bashkisė sė Korēės, Gjergj Duro dhe kryetari i ndjerė i Kuvendit tė
Komunės sė Mitrovicės, Faruk Spahija, njė protokoll bashkėpunimi nė
fushėn e arsimit, kulturės, artit dhe sportit qė parashihte
realizimin e disa binjakėzimeve midis shkollave tė qytetit tė Korēės
dhe tė Mitrovicės, realizimin e eskpozitave tė pikturės dhe
skulpturės tė artistėve tė Mitrovicės dhe tė Korēės, vizitat e
ndėrsjella tė teatrove tė qytetit, ansambleve artistike, etj.
-
Nė kuadėr tė bashkėpunimit midis Bashkisė sė Korēės dhe komunės sė
Mitrovicės me protokoll ėshtė paraparė shkėmbimi reciprok i
informacioneve dhe specialistėve nė fushėn e administrimit publik
lokal, turizmit dhe komercit.
-
Nė atė kohė u realizua njė vizitė e njė delegacioni prej 24
anėtarėsh i Bashkisė sė Korēės nė Mitrovicė, me ē'rast u organizuan
edhe shumė manifestime dhe takime tė parpara me protokol.
-
-
-
Berisha e Ryker janė pėr eliminimin e
veprimtarisė sė operatorėve ilegalė
-
-
Prishtinė, 1O shkurt
2006 - Shefi i Autoritetit Rregullator tė Telekomunikacionit,
Anton Berisha dhe shefi i Shtyllės IV tė UNMIK ut, Joakim Ryker,
kanė zhvilluar njė takim pune.
-
Ēėshtjet themelore qė janė diskutuar kanė qenė bashkėveprimi nė
eliminimin e veprimtarisė sė operatorėve ilegalė, pėrmirėsimi i
efikasitetit nė PTK, veprimet praktike nė liberalizimin e tregut,
sidomos nė telefoninė mobile dhe nė pėrgjithėsi implementimi i
ligjit pėr telekomunikacionin.
-
Ndonėse janė shprehur disa dallime nė mėnyrėn e qasjes pėr tė
arritur kėto objektiva ka pasur njė dakordim tė plotė pėr njė
bashkėpunim konstruktiv me qėllim tė zhvillimit dhe rregullimit tė
sektorit tė telekomunikacionit.
-
-
-
Valoto tha se Istogu ėshtė njėra nga
komunat mė tė qeta nė Kosovė
-
-
Istog, 10 shkurt
2006 - Komandanti i KFOR it Xhuzepe Valoto gjatė njė vizite
nė komunėn e Istogut, me kryetarin e komunės Fadil Ferati ka
biseduar pėr gjendjen aktuale dhe bashkėpunimin e pushtetit lokal me
KFOR in.
-
Pas takimit, komandanti i KFOR it Valoto tha se komuna e Istogut
ėshtė njėra nga komunat mė tė qeta nė Kosovė dhe kjo ėshtė arritur
nė saje tė bashkėpunimit tė mirė ndėrmjet tė pushtetit lokal, KFOR
it, SHPK sė, si dhe me poullatėn e kėsaj ane. Kjo komunė pėr kėtė
arsye gjithnjė do ta ketė pėrkrahjen e KFOR it, ėshtė shprehu
Valoto.
-
Ndėrkaq duke folur pėr takimin me gjeneralin Valoto, kreu i Istogut
Fadil Ferati tha se komandantin e KFOR-it e ka njoftuar pėr gjendje
aktuale nė komunė pėr implementimin e standardeve dhe pėr gjendjen
ekonomike tė popullatės. Kryetari Ferati falėnderoi me kėtė rast
edhe kontigjentin spanjoll tė KFOR it, i cili vepron nė Komunėn e
Istogut, duke theksuar se ushtarakėt spanjoll kanė dhėnė kontribut
tė komunale.
-
Z. Ferati theksoi se nė komunėn e Istogut, nė shenjė nderimi pėr
Presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova do tė vazhdojė zija edhe pėr 15
ditėt e ardhshme. Nė kėtė mėnyrė flamujt nėpėr ente dhe institucione
tė kėtushme do tė valojnė nė gjysmė shtize, ndėrkaq KK i Istogut
gjatė 15 ditėve tė ardhshme tė zisė nuk do tė organizojė anjė
manifestim kulturor dhe artistik.
-
-
-
Ekonomia e Kosovės gjendet brenda njė
rreth vicioz, thotė Ryker
-
-
Prishtinė, 10 shkurt
2006- Ekonomia e Kosovės pavarėsisht nga disa tė arritura
gjendet brenda njė rreth vicioz pėr shkak tė shkallėssė lartė tė
papunėsisė dhe tregtisė tė pabalancuar me jashtė.
-
-
Kėshut u shpreh, shefi i Shtyllės sė
Katėrt tė UNMIK ut, Joakim Ryker gjatė takimit me menaxhmentin e
Odės Ekonomike tė Kosovė. Sipas tij statusi pėrfundimtar, integrimi
nė ekonominė evropiane dhe zhvillimi i pėrparėsive krahasimore tė
Kosovė ndikojnė qė tė dilet nga ky rreth.
-
Ryker ka thėnė se duhet tė punohet nė drejtim tė zhvillimit tė
sektorit tė minierave dhet ė energjisė, si dhe nė bujqėsi. Ai ka
theksuar se duhet fokusuar nė investimet nė infrastrukturėn publike
dhe nė investimet private.
-
Njė tjetėr problem, qė u trajtua nė kėtė takim ishte bllokimi i
aksit rrugor qė lidhė Kosovėn me Maqedoninė dhe qė po u shkakton
shumė pobleme biznismenėve vendorė dhe importuesve tė shumtė.
-
-
-
Serbėt e Kosovės protestuan nė Beograd
kundėr diplomatit britanik qė ka mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės
-
-
Beograd, 10 shkurt
2006- Disa qindra serbė tė zhvendosur nga Kosova kanė
protestuar para Ambasadės britanike nė Beograd pėr shkak tė
deklaratės sė diplomatit britanik Xhon Sauers se Grupi i Kontaktit
ka vendosur qė Kosova tė fitojė pavarėsinė. Protestuesit serbė thanė
se i ka zemėruar qėndrimi i Drejtorit Politik tė Ministrisė sė
Jashtme tė Britanisė, Xhon Sauers, i cili u kishte thėnė zyrtarėve
serbė se duhet ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės.
-
Diplomati britanik Xhon Sauers nė fillim tė javės e ka vizituar
Prishtinėn dhe Beogradin.
Njė protestė e ngjashme e njė grupi serb ka ndodhur edhe nė pjesėn
veriore tė Mitrovicės. Tubimi zgjati rreth 15 minuta, kurse atyre
nuk u foli askush. Gjatė kohės sa zgjati protesta nė rrugėt e pjesės
veriore tė Mitrovicės ishte ndėrprerė trafiku.
-
-
-
U bėhet thirrje romėve qė tė kalojnė nė
banesat e propozuara nga Kombet e Bashkuara
-
-
Prishtinė, 10 shkurt
- Autoritetet ndėrkombėtare nė
Kosovė u kanė bėrė thirrje romėve qė jetojnė nėpėr kampe afėr
hapėsirave tė ndotura tė kalojnė nė banesat e propozuara nga Kombet
e Bashkuara. Kjo ėshtė njė kėrkesė emergjente pėr sigurinė e
shėndetit tė personave tė zhendosur dhe sidomos pėr fėmijėt e tyre.
Kėshtu thuhet nė njė deklaratė tė pėrbashkėt tė lėshuar nga UNMIK u,
Organizata Botėrore e Shėndetėsisė dhe UNICEF i.
-
-
-
Kryeshef i ri nė Komunėn e Gjakovės u
zgjodh Hajdar Grezda
-
-
Gjakovė, 10 shkurt 2006
- Kryeshef i ri nė Komunėn
e Gjakovės u zgjodh Hajdar Grezda. Kryesuesi i panelit intervistues
Anton Shala bėri tė ditur se paneli kishte proopozuar vetėm Hajdar
Grezdėn pėr kandidat nė kėtė post. Megjithatė me kėtė propozim nuk
ishin tė kėnaqur tė gjithė kuvendarėt tė cilėt kishin kėrkuar qė tė
ketė edhe kundėr kandidat.
-
-
-
SHBA-tė i kanė dhėnė Shqipėrisė rreth 14
milionė dollarė pėr ta luftuar korrupsionin
-
-
Tiranė, 10 shkurt
2006 - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės i kanė dhėnė
Shqipėrisė rreth 14 milionė dollarė pėr ta luftuar korrupsionin.
Ambasada amerikane nė Tiranė njoftoi se ndihma dyvjeēare pėr
administrimin e taksave, prokurimin publik dhe regjistrimin e
bizneseve ėshtė miratuar nė kuadėr tė sfidės sė njėvjeēarit me
iniciativė tė Qeverisė amerikane.
-
-
-
Buēkovski kundėrshton propozimin pėr
nxjerrjen e ligjit qė do tė rregullonte statusin e ish pjesėtarėve
tė UĒK sė
-
-
Shkup, 10 shkurt 2006
- Kryeministri i Maqedonisė
Vllado Buēkovski ėshtė shprehur kundėr propozimit tė partisė
shqiptare nė pushtet ? Bashkimit Demokratik pėr Integrim pėr
nxjerrjen e njė ligji me tė cilin do tė zgjidhej statusi i ish
ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.
-
-
Ai ka shtuar se kjo ēėshtje tash pėr
tash nuk ėshtė nė agjendėn e Qeverisė maqedonase dhe nėnvizoi se nė
takimin me Kryetarin e BDI sė Ali Ahmetin nuk kanė biseduar pėr
kthimin e katėr rasteve nga Tribunali i Hagės.
-
Kryeministri Buēkovski ka paralajmėruar se Ligji pėr pėrdorimin e
gjuhėve nė Parlamentin maqedonas do tė miratohet pas zgjedhjeve
parlamantare nė kėtė vend.
-
-
-
Kryengritėsit maoistė kanė vrarė 8
pjesėtarė tė sigurimit indianė
-
-
Nju Delhi, 10 shkurt
2006 Kryengritėsit e dyshimtė maoistė kanė vrarė tetė
pjesėtarė tė sigurimit indianė nė njė sulm nė njė depo qeveritare tė
lėndėve shpėrthyese, njofton BBWorld. Kryengritėsit kanė sulmuar
depon gjatė natės nė shtetin Ēatisgar.
-
-
Policia ka thėnė se sulmuesit e tjerė
kanė ikur me njė sasi tė madhe mjetesh shpėrthyese pas njė shkėmbim
zjarri me forcat e sigurimit. Gjatė luftimeve janė plagosur edhe
nėntė pjesėtarė tė forcave tė sigurimit. Nuk dihet nėse forcat
maoiste kanė pėsuar viktima.
-
-
-
Bush: Bashkėpunimi ndėrkombėtar, jetik
pėr tė fituar luftėn kundėr terrorizmit
-
-
Uashington, 10 shkurt
2006- Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se bashkėpunimi
ndėrkombėtar ėshtė jetik pėr tė fituar luftėn kundėr terrorizmit. Nė
fjalimin e tij nė Uashington, Presidenti dha hollėsi rreth
pėrpjekjeve ndėrkombėtare qė i prenė rrugėn njė komploti pėr tė
rrėmbyer njė avion, i cili do tė pėrdorej pėr tė sulmuar Los
Anxhelosin:
-
Ekzistencėn e kėtij komploti tė parandaluar, Presidenti e bėri pėr
herė tė parė publik tetorin e kaluar. Kėtė herė ai dha edhe hollėsi,
nė pėrpjekje, siē shpjeguan zyrtarėt e Shtėpisė sė Bardhė, pėr tė
vėnė nė dukje rolin qė po luan bashkėpunimi ndėrkombėtar nė luftėn
kundėr terrorizmit.
-
-
-
Klima 'mė e ngrohta pėr mijėvjeēarin'
-
-
Studime tė reja mbi ngrohjen globale
bėjnė tė ditur se hemisfera veriore ėshtė mė e ngrohtė tani sesa ka
qenė nė 1200 vitet e fundit.
-
-
Duke shkruar nė gazetėn "Science",
(Sajens) studiuesit thanė se ndryshimi i madh nga fundi i shekullit
tė 20-tė e mė pas, ishte se rajone tė ndryshme ngroheshin nė tė
njėjtėn kohė.
-
Shkencėtarėt i morėn provat e tyre nga mostra tė thellėsisė sė
akullit, fosile nga vende tė ndryshme si Amerika e Veriut,
Skandinavia dhe Siberia.
-
Obrej Mejer, drejtor i Institutit Global, njė grup i pavarur qė
merret me mbrojtje tė sistemit klimaterik global,tha se marrėveshja
e Kjotos nuk ishte e mjaftueshme.
-
"Ėshtė e dobishme nė luftėn ndaj gabimit - gabimi kėtu ėshtė se
ndryshimi i klimės nuk ėshtė njė problem i proporcioneve tė mėdha.
Nė tė vėrtetetė ėshtė nė proporcione tė mėdha dhe ne na duhet tė
veprojmė urgjentisht.
-
-
Kėshtu qė pėrgjigja ime ndaj kėsaj duhet
tė jetė- faleminderit shumė, studimi ėshtė i dobishėm, por ēėshtja
ka tė bėjė me ēėshtje politikash. Tani ėshtė e nevojshme tė krijohet
njė marrėveshje globale racionale, jo vetėm njė marrėveshje
frymėzuese, por njė marrėveshje me angazhime tė vėrteta."
-
-
-
Nė Falluxha janė vrarė 2 marinsa
amerikanė
-
-
Bagdad, 10 shkurt
2006 Dy marinsa amerikanė janė vrarė kur patrulla e tyre ka
shkelur nė njė bombė skaj rrugės nė qytetin perėndimor irakian
Falluxha, ka bėrė tė ditur nė njė kumtesė ushtria amerikane, njofton
Rojter. Vrasja e tyre ngre nė 2.263 numrin e ushtarėve amerikanė tė
vrarė nė Irak qė nga marsi 2003, kur forcat amerikane ndėrhynė nė
kėtė vend pėr tė pėrmbysur Sadam Hyseinin.
-
-
-
Nga shpėrthimet e bombave janė vrarė 8
ushtarė afganė
-
-
Asadabad, Afganistan, 10 shkurt
2006 Nga shpėrthimet e bombave skaj rrugės janė vrarė sot
(e premte) tetė ushtarė afganė, ka bėrė tė ditur guvernatori
provincial dhe kėto janė incidentet mė tė fundit tė dhunės derisa
anėtarėt e NATO-s po pėrgatiten tė zgjerojnė njė forcė paqeruajtėse
afgane, njofton Rojter.
-
-
Ushtarėt po udhėtonin nė njė autokolonė
ushtarake. Gjashtė ushtarė janė vrarė nė njė nga shpėrthimet, kurse
dy ushtarė tė tjerė janė vrarė nė njė shpėrthim tjetėr. Shtatė
ushtarė janė plagosur nė dy shpėrthime tė veēanta nė provincėn
Kunar, qė ėshtė nė kufi me Pakistanin, ka thėnė guvernatori nė
fjalė.
-
-
-
Myslimanėt shiitė dhe sunitė kanė
shkėmbyer zjarr raketor dhe armėsh tė vogla nė qytetin Hangu
-
-
Kohat, Pakistan, 10 shkurt
2006 Myslimanėt shiitė dhe sunitė kanė shkėmbyer sot (e
premte) zjarr raketor dhe armėsh tė vogla rreth qytetit pakistanez
Hangu, ku dje qenė vrarė 36 njerėz nė sulmet vetėvrasėse me bombė
dhe forma tė tjera tė dhunės nė ditėn festive tė shenjtė tė ashureve
tė minoritetit shiit, qė pėrkujton martirizimin e nipit tė profetit
Muhamed, njofton Rojter.
-
-
Askush nuk e ka marrė pėrgjegjėsinė, por
pėr sulme sektare me dekada janė fajėsuar militantėt sunitė si dhe
dhuna islamiste e lidhur me Al Kaidėn.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|