| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės,
pas tri raundeve tė votimeve |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Prishtinė,
1O shkurt 2006 /TN /QIK - Deputetėt e Kuvendit
tė Kosovės zgjodhėn sot Fatmir Sejdiun nga radhėt e LDK-sė President
tė ri tė Kosovės.
Nėpėrmjet njė votimi tė fshehtė, pas tri raundeve, Fatmir Sejdiu,
kandidati i vetėm pėr kreun e vendit, mori 8O vota, kundėr ishin 12
dhe 17 fletėvotime ishin tė pavlefshme.
Fatmir Sejdiu, sekretar i pėrgjithshėm i LDK-sė, nė postin mė tė
lartė tė vendit trashėgon Presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova, i
cili u nda nga jeta mė 21 janar 2OO6.
Sipas Kornizės Kushtetuese, Presidenti i Kosovės mund tė zgjidhet me
dy tė tretat e votave tė 12O deputetėve sa ka parlamenti ose me
shumicėn e thjeshtė prej 61 votave pro.
Nė raundin e parė, nga 11O deputetė tė pranishėm, pro votuan 78,
ndėrkaq 8 ishin kundėr dhe 24 fletėvotime ishin tė pavlefshme. E
njėjta situatė u pėrsėrit pothuajse edhe nė raundin e dytė kur pro
votuan 77 deputetė, 9 ishin kundėr dhe 24 fletėvotime ishin tė
pavlefshme.
-
Biografia e Fatmir
Sejdiut
Fatmir Sejdiu u lind mė 23 tetor 1951 nė Pakashticė, komuna e
Podujevės, Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka mbaruar nė
Podujevė. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e
Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po nė
kėtė Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratės.
Dr. Fatmir Sejdiu ėshtė profesor nė Fakultetin Juridik dhe atė tė
Shkencave Politike tė Universitetit tė Prishtinės.
Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė (Universiteti
Paris 2 ) dhe nė SHBA (Arizona State University), ndėrsa ka pasur
qėndrime mė tė shkurtra studimore edhe nė universitete tė tjera. Ka
marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore vendore dhe ndėrkombėtare.
Ka publikuar shumė punime shkencore nga fusha juridike - historike
dhe juridike kushtetuese. Ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto
fusha.
Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė Lidhjes
Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Nė Kuvendin e Parė
Zgjedhor nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė
Pėrgjithshėm dhe mė 1992 anėtar i Kryesisė sė LDK sė, ndėrsa mė 1994
Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK sė, detyrė tė cilėn e kryen edhe sot.
Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e Referendumit
pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991. Ka qenė ndėr njerėzit
kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare
dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992
dhe 1998.
Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Republikės sė
Kosovės mė 1992 dhe mė 1998. Po kėshtu, mė 1998 ėshtė zgjedhur
Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr
Ēėshtje Kushtetuese.
Mė 2001, nė zgjedhjet e para demokratike tė pasluftės, ėshtė
zgjedhur deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė
Kuvendit. Deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė zgjedhur
sėrish mė 2004. Z. Sejdiu ėshtė gjithashtu anėtar i Komisionit pėr
Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike.
Fatmir Sejdiu komunikon nė frėngjishte dhe anglishte.
Eshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Jeton nė Prishtinė.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|