|
-
9
shkurt 2006 /TN
-
Shaban PERAJ
-
-
Qeveria malazeze duhet tė jetė e
bindur se me shqiptarėt nė Mal tė Zi, po edhe me tė tjerėt
jomalazez e joserb duhet tė arrijė njė marrėveshje pėr
respektimin e tė drejtave kombėtare tė tyre nė mėnyrė qė tė
pėrmirėsojė dukshėm pozitėn sociale, kulturore e ekonomike tė
pakicės shqiptare, si njė vend demokratik pėr tė gjithė
qytetarėt.
-
-
Tek historianėt tanė dominon teza se
shqiptarėt nė Mal tė Zi po edhe gjetiu, janė pasardhės tė
Ilirėve, pra qysh nga antika kėto treva janė shqiptare pėr ēka
vuloset bindja se ne jemi autokton nė trevat tona. Nisur nga ky
fakt nuk kemi ēka tė bisedojmė mė, kėtė e kanė tė qartė tė
gjithė pavarėssht se si e shkruajnė historinė. Me vite tė tėra e
sidomos nga vitet e nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar,
shqiptarėt nė Mal tė Zi bėnė pėrpjekje tė ruajnė identitetin e
krijuar gjatė kohės sė Jugosllavisė dhe ky identitet erdhi nė
shprehje me organizimin e tyre politik.
-
-
Pas shkatėrrimit tė Jugosllavisė,
shqiptarėt nė Mal tė Zi e panė vetėn tė rrezikuar, ndaj lindi
nevoja pėr njė identitet tė ri i cili do tė shėrbente si ruajtje
nga rreziqet e mundshme qė mund tu vinin nė ato vite nga
pushtetarėt e atėhershėm komunistė, tė cilėt kishin ndryshuar
vetėm emrin. Kjo bėri qė shqiptarėt tė organizohen nė parti
politike shqiptare me njė qėllim tė vetėm pėr tė mbrojtur tė
drejtat e tyre qytetare e kolektive.
-
-
Qysh nė ato vite po edhe nė
vazhdimėsi ne bėmė pėrpjekje tė zhvillojmė dialog me pushtetin e
Malit tė Zi nė mėnyrė qė tė sqarojmė pozitėn tonė nė rrjedhat e
pėrgjithshme kulturore, sociale, ekonomike e politike. Ne ishim
dhe jemi pėr dialog, por ky dialog duhet vėrtetė tė jetė
konstruktiv e nė interesė edhe tė shqiptarėve edhe tė shtetit
malazez.
-
-
Megjithė premtimet e dhėna nga
shteti malazez se shumė nga kėrkesat tona tė arsyeshme do tė
realizohen, pėr fatin tonė tė keq duhet tė konstatojmė se nuk
kemi qenė tė shpėrblyer pėr shėrbimet qė i kemi bėrė pushtetit
aktual. Mosrealizimi i premtimeve tė dhėna nė tė shumtėn e
rasteve ka hasur nė kundėrshti tek subjektet politike shqiptare
nė Mal tė Zi, po edhe tek diaspora.
-
-
Qeveria disa herė refuzoi kėrkesat
tona tė argumentuara dhe legjitime qė shqiptarėt nė Mal tė Zi tė
fitonin fakultetin nė gjuhėn shqipe atje ku shumica janė
shqiptarė e nė rastin konkret nė Ulqin apo nė Tuz, Komunėn e
Tuzit me status si tė gjitha komunat tjera nė Mal tė Zi dhe jo
komunė nėn komunė siē e miratuan ata vetė me pėrkrahje edhe tė
njė subjekti politik shqiptar, anashkalimi nga procesi i
privatizimit tė ndėrmarrjeve nė komunėn e Ulqinit, nga ku
kėrcėnohet pasuria e shqiptarėve siē ėshtė rasti me kriporen,
privatizimi i objekteve hoteliero- turistike, monopilizimi qė
bėn
-
-
Ndermarrja pėr tė Mirat Detare e
cila ka nė pronėsi tė saj 17% tė territorit tė komunės sė
Ulqinit ose 57% tė tėrė pasurisė sė bregetit malazez i takon
komunės sė Ulqinit, nga ku udhėheqėsit apo pronarėt e tyre janė
joshqiptar ēka sjell deri te ndryshimi i strukturės etnike.
-
-
Nisur nga kjo duhet tė kemi besim se
njeriu i ka dy ditė, atė tė vetėn dhe ditėn e brezave qė do tė
vijnė, andaj treni nuk do tė presė mė pėr askėnd nga ku duhet qė
me pushtetarėt aktual tė kėrkojmė dhe tė merremi vesh pėr
realizimin e tė drejtave tona legjtime para se tė organizohet
referendumi pėr pavarėsi tė Malit tė Zi. Vazhdimėsia e dashurisė
dhe e interesit nė mes tė dy palėve varet nga mirėkuptimi dhe
ndjenja e gatishmėrisė qė do tė tregojmė ndaj njėri- tjetrit nė
rrugė legale dhe punė tė pėlqyeshme.
-
-
Tezat e dhėna gjatė dekadave tė
fundit nga politika e ekzistimit tė Malit tė Zi si shtet i
pavarur e sovran me karakter unitar brėnda shoqėrisė plurale dhe
shumėetnike tani duhet tė bėhet realitet. Qeveria malazeze duhet
tė jetė e bindur se me shqiptarėt nė Mal tė Zi, po edhe me tė
tjerėt jomalazez e joserb duhet tė arrijė marrėveshje pėr
respektimin e tė drejtave kombėtare tė tyre nė mėnyrė qė tė
pėrmirėsojė dukshėm pozitėn sociale, kulturore e ekonomike tė
pakicės shqiptare si njė vend demokratik pėr tė gjithė qytetarėt
e saj.
-
-
Vetėm duke vepruar kėshtu dhe nė
marrėveshje mund tė krijohet besimi, ndryshe ata qė kanė
pandehur se mund ta fitojnė miqėsinė me gėnjeshtra e hipokrizi
gjithmonė kanė mbetur tė zhgėnjyer. Nėse rreth tyre mblidhen
pėrkohėsisht katėr a pesė naivė tė gėnjyer nga ca grimasa nuk
mund tė ketė mundėsi qė kėta ta shtyjnė gjatė miqėsinė e tyre.
-
-
Mė mirė tė premtohet njėherė e tė
ēohet nė vend fjala e dhėnė, se sa tė premtohet disa herė e tė
mos bėhet asgjė. Kėtu duhet tė qėndrojė kėrkesa e udhėheqėsve tė
subjekteve politike shqiptare nė Mal tė Zi, ndryshe bėjnė gabim
ata qė e kuptojnė politikėn vetėm nė formėn e partisė,
zgjedhjeve dhe luftės pėr pushtet.
-
-
Administrimi me perspektivė tė gjėrė
i ēėshtjeve tė popujve pakicė kėrkon trajtim tė kėnaqshėm tė
tyre sė bashku me popujt tjerė nė Mal tė Zi, andaj nė
qeveritarėt e lartė kėrkohet tė jetė parim ndjeshmėria, ndjenja
e pėrgjegjėsisė ndaj popullit tė vetė po edhe ndaj tė tjerėve,
nga ku duhet tė kemi besim edhe tė jemi optimist edhe ndaj
udhėheqėsve tė subjekteve politike shqiptrare se ligjet duhet tė
jenė tė vlefshme pėr tė gjithė nė ēdo kohė e nė ēdo vend, pėr tė
ruajtur respektin sė pari mbi vetėn e pastaj mbi shtetin.
|
|