|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

   
 

OSBE: Mark Krasniqi, Kryetar i PSHDK-sė

 
 

 
9 shkurt 2006 /TN
 
“Ne e njohim PSHDK-nė me kryetar z. Mark Krasniqi. Ajo parti ka statusin e vet dhe ne nuk jemi pėrgjegjės pėr zhvillimet brenda saj” tha pėr gazetėn “Iliria Post”, z. Sven Lindholm.
 
Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian – OSBE-, misioni nė Kosovė, njeh vetėm njė PSHDK, e cila pėr kryetar ka z.Mark Krasniqin. OSBE-ja merret me regjistrimin dhe dhėnien e licencave partive politike nė Kosovė.
 
Sipas Sven Lindhom , zėdhėnės i OSBE-ja nuk mban pėrgjegjėsi pėr zhvillimet e brenda partisė. “Ne e njohim PSHDK-nė me kryetar z.Mark Krasniqi. Ajo parti ka statusin e vet dhe ne nuk jemi pėrgjegjės pėr zhvillimet brenda saj” tha pėr gazetėn “Iliria Post”, z. Sven Lindholm.
 
Sipas z.Lindholm tė gjitha partitė obligohen me anė tė rregullores sė UNMIK-ut 2004\11 qė tė kenė statusin e tyre, I cili nuk guxon tė bjerė ndesh me rregulloren.
 
Nė kėtė rregullore tė gjitha partitė pasi qė tė jenė tė regjistruar si parti politike detyrohen qė nė afat prej gjashtė muajve tė mbajnė kuvendine  parė zgjedhor, pastaj kuvendet duhet tė mbahen njė herė nė vit. 
 
Sipask kėsaj rregullore nuk lejohet qė dy parti politike tė veprojnė me emėr apo symbol tė njėjtė ose pėrafėrsisht tė njėjtė (kur vlerėsohet se kjo ėshtė bėrė qėllimisht). Ajo qė ėshtė e rėndėsishme nė rastin me PSHDK-nė, del se ēdo parti detyrohet me anė tė rregullores qė tė njoftojė Zyrėn pėr regjistrimin e partive politike pėr ndėrrimin e kryetarit tė saj apo ndėrrimin e organit mė tė lartė tė saj ekzekutiv.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.