|
-
9
shkurt 2006 /TN
-
Ai e pėrjetoi shumė rėndė vdekjen e
Presidentit Rugova, por mbeti i vendosur qė tė vazhdohet rruga e
tij pėr realizimin e pavarėsisė
-
- Sahiti e ka
pasur kullėn e tij tė hapur gjithėmonė, pėr tė gjithė:
hallegjinjtė e nevojtarėt, por edhe ata qė duke bashkėpunuar me
tė, po i vėnin themelet e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės.
Shtėpia e tij, por edhe fshati qė ai e organizoi aq suksesshėm u
bėnė strehė pėr tė dėbuarit nga shtėpitė e tyre, por edhe sofėr
pėr luftėtarėt e lirisė dhe UĒK-nė, deklaroi kryetari i Degės sė
LDK-sė Agim Veliu
-
-
Nė vendlindjen e tij nė fshatin
Herticė tė komunės sė Podujevės, dje u varros kryetari i
Nėndegės sė LDK-sė Sahit Llalloshi i cili njė ditė mė parė
ndėrroi jetė derisa kishte shkuar tė marrė pjesė nė pėrcjelljen
e fundit tė babait tė dėshmorit tė kombit Zahir Pajazitit, bacės
Qerim.
-
-
Nė kėtė ceremoni mortore pėrveē
familjarėve, bashkėqytetarėve tė Llapit, morėn pjesė edhe
kryetari i Degės sė LDK-sė i Podujevės dhe Ministėr i arsimit,
shkencės e teknologjisė Agim Veliu, deputeti i Parlamentit tė
Kosovės Ilaz Pireva, udhėheqja komunale e Podujevės e prirė nga
kryetari Agim Kikaj si dhe shumė bashkėveprimtarė e
bashkėpunėtorė tė LDK-sė nga i gjithė Llapi.
-
-
Ėshtė shumė rėndė tė thuhet fjala
nė kėso ndjesi dhembjeje e pikėllimi pėr njerėzit si Sahit
Llalloshi tha nė fillim tė fjalės sė tij kryetari i degės sė
LDK-sė Agim Veliu. Ai tha se Sahiti hyri nė jetėn publike me
LDK-nė, partinė e parė antikomuniste dhe nacional demokratike
duke pasuar kėshtu idealet e njerėzve si Mulla Ram Govori dhe
NDSH-istėt tjerė tė Herticės, Llapit e tė Kosovės.
-
-
Sipas z. Veliu, Sahit Llalloshi me
LDK-nė u zhvillua nė njė prijės tė vendosur, qė e karakterizuan
njerėzorja dhe kombėtarizmi prej njė njeriu plisbardhė, virtyte
kėto qė e bėnė aq tė dashur jo vetėm nė Herticė e Llap, jo
vetėm ndėr bashkveprimtarėt e Tij, por tek tė gjithė, pa dallim
moshe. Veliu theksoi se Sahiti, pėr dy mandate ka qenė zv.
kryetar i Nėndegės sė LDK-sė nė Herticė, kurse si veprimtar i
pėrkushtuar pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, nė mandatin e
fundit u zgjodh kryetar, funksion qė e ushtroi deri nė fund tė
jetės.
-
-
Sahiti e ka pasur kullėn e tij tė
hapur gjithėmonė, pėr tė gjithė: hallegjinjtė e nevojtarėt, por
edhe ata qė duke bashkėvepruar e bashkėpunuar me tė, po i vėnin
themelet e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės.
-
-
Shtėpia e tij, por edhe fshati qė ai
e organizoi aq suksesshėm u bėnė strehė pėr tė dėbuarit nga
shtėpitė e tyre, por edhe sofėr pėr luftėtarėt e lirisė dhe
UĒK-nė, pohoi Veliu pėr tė shtuar qė Sahit Llalloshi, pas
luftės, me plot meritė dhe dinjitetshėm u bė anėtar i Kuvendit
tė komunės, pėrbėrjes sė parė tė Podujevės sė lirė, nėn
LDK-nė-partinė qė ai e ndjeu dhe i shėrbeu sikur atdheut dhe
lirisė.
-
-
Duke folur pėr angazhimin e
shumanshėm tė z. Llalloshi, kryetari Veliu tha se AI e deshti
shumė pavarėsinė e Kosovės, vendlindjes i dha aq shumė por e
donte edhe mė tė pėrparuar, me rini tė shėndetshme e shkollė
shqipe pėr tė cilėn punoi me pėrkushtim prindor, njerėzor e
kombėtar.
-
-
Sahiti apo si e quanim ne miqtė me
respekt, Plisi, u angazhua serizoisht dhe me pėrkushtim pėr
pėrmirėsimin e mirėqenies jo vetėm tė kėsaj ane, pėr ndėrtimin e
institucioneve demokratike, pėr Kosovėn e pavarur dhe ardhmėrinė
e ndritshme pėr fėmijėt tanė!, deklaroi Veliu para qindra tė
pranishmėve. Ai tha se kjo ndarje e pazakonshme me mikun dhe
bashkėveprimtarin Sahit Llalloshi, nuk ėshtė fjala e lamtumirės
pėr Ju familje e nderuar por kurr as pėr ne dhe LDK-nė e
Kosovėn!
-
-
Njė biografi tė shkurtėr pėr jetėn
dhe veprėn e Sahit Llalloshit e paraqiti Skender Haxhiu. Sahiti
u lind mė 29 korrik 1954 dhe u rrit nė njė familje tė varfėr.
Falė punės sė tij tė palodhshme ai i siguroi familjes njė jetė
solide duke punuar nė mėrgim, por me shpirtin e tij bujar, nė
kohėt mė tė vėshtira pėr shqiptarėt e Kosovės, ai u angazhua me
tėrė qenien duke sakrifikuar shėndetin, pasurinė dhe jetėn pėr
lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, tha ndėr tė tjera z. Haxhiu.
-
-
Sipas tij Sahiti qė nė fillim tė
krijimit tė LDK-sė u bė bartės i veprimeve dhe organizimit tė
fshatit, por edhe i luftės pėr liri e pavarėsi. Haxhiu, duke
folur pėr figurėn atdhetare tė Sahit Llalloshit tha se vdekjen e
Presidentit Rugova e pėrjetoi shumė rėndė, por mbahej burrėrisht
duke porositur qė tė vazhdohet rruga e trasuar nga Presidenti i
parė i Kosovės dhe qė amanetin e tij ta realizojmė siē e kishte
projektuar Ibrahim Rugova.
-
-
Nė emėr tė nxėnėsve dhe personelit
arsimor tė shkollės fillore tė fshatit, njė fjalė rasti e mbajti
drejtori i kėsaj vatre arsimore Ali Sfishta i cili pėrkujtoi
angazhimet e Sahitit pėr organizimin e shkollės sė pavarur
shqipe. Mbijetesa e shkollės sonė, sfidat dhe sukseset, janė
ngushtė tė lidhura me emrin dhe veprėn e Sahit Llalloshit, tha
ndėr tė tjera Sfishta.
-
-
Kurora lulesh mbi varrin e kryetarit
tė Nėndegės sė LDK-sė tė Herticės vunė Dega e LDK-sė e
Podujevės, udhėheqja e Kuvendit komunal, kryetarėt e 19
Nėndegėve tė LDK-sė nė Llap si dhe familja, bashkėveprimtarėt
dhe nxėnėsit e mėsimdhėnėsit e shkollės.
|
|