|
-
9
shkurt 2006 /TN
-
-
MASHT dhe udhėheqja komunale e
Prishtinės do tė vazhdojnė realizimin e projekteve tė
pėrbashkėta
-
-
Ministri i MASHT Agim Veliu dhe
udhėheqja komunale e Prishtinės u dakorduan pėr vazhdimin dhe
thellimin e bashkėpunimit nė tė ardhmen, jo vetėm pėr realizimin
e projekteve tė pėrbashkėta infrastrukturore, por edhe pėr
ēėshtje tjera me interes
-
-
Agim Veliu, Ministėr i Arsimit,
Shkencės e Teknologjisė, priti sot nė takim pune udhėheqjen
komunale tė komunės sė Prishtinės tė prirė nga kryetari Ismet
Beqiri. Nė takim mori pjesė edhe Kryeshefi i Ekzekutivit Sami
Hamiti dhe drejtori i Drejtorisė komunale tė arsimit Rrustem
Buzhala si dhe Drejtoresha e Deparatmentit tė Infrastrukturės e
MASHT, znj. Fadile Dyla.
-
-
Ministri Veliu duke i dėshiruar
mirėseardhje udhėheqjes sė kryeqytetit theksoi nevojėn e
bashkėpunimit dhe tė bashkėrendimit tė punėve dhe projekteve tė
pėrbashkėta me interes pėr qytetarėt e komunės sė Prishtinės.
MASHT dhe unė personalisht jemi tė pėrkushtuar qė kryeqytetit
tė vendit ti kushtojmė gjithė vėmendjen dhe kujdesin
institucional qė bashkėrisht me udhėheqjen e komunės tė
vazhdojmė realizimin e prioriteve nė fushėn e arsimit, ato qė
pėrmirėsojnė mirėqenien e qytetarėve tė Prishtinės, i deklaroi
Ministri Veliu udhėheqjes komunale tė Prishtinės.
-
-
Kryetari i komunės sė Prishtinės
Ismet Beqiri paraqiti preokupimet dhe nevojat qė ka kryeqyteti
nė fushėn e arsimit si dhe shprehu gatishmėrinė pėr thellimin e
bashkėpunimit me MASHT-in dhe Ministrin Veliu me tė cilin kanė
bashkėpunim tė pėrhershėm. Beqiri nė vazhdim tė takimit shprehu
brengat dhe shqetėsimet qė ka KK i Prishtinės tė cilat kanė tė
bėjnė me zhvillimin e infrastrukturės sė arsimit duke pėrmendur
prioritetet dhe nevojat si: shkolla e re nė Mat, ajo nė fshatin
Llukar, pastaj pėr nevojėn e njė shkolle nė Lagjen e spitalit,
Gjimnazin Xhevdet Doda, etj.
-
-
Nė bisedime u kyqėn edhe Kryeshefi i
komunės sė Prishtinės Sami Hamiti dhe drejtoresha pėr
infrastrukturė e MASHT Fadile Dyla qė kėmbyen ide dhe modalitete
bashkėpunimi qė mundėsojnė pėrballimin e disa sfidave dhe
probleme qė janė paraqitur.
-
-
Znj. Dyla theksoi nevojėn pėr
bashkėrendimin e punėve me organet komunale tė kryeqytetit,
sidomos pėr realizimin e projekteve si ai i objektit tė ri tė
Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, pastaj tė objektit
tė ri tė MASHT-it, etj, ku janė paraqitur disa pengesa qė mund
tė zgjidhen bashkėrisht. Dyla tha se MASHT ka pėr qėllim
koordinimin e veprimeve institucionale nė mėnyrė qė tė pėrfiton
arsimi dhe institucionet shkencore e akademike nė kryeqytet, por
nga ana tjetėr qė gjithēka tė jetė nė pėrputhje me planin
rregullativ tė Prishtinės dhe projektet e komunės.
-
-
Sami Hamiti premtoi zgjidhjen e
ēėshtjes sė pengesave tė cilat po pengojnė punėt nė projektet e
lartcekura tė MASHT-it si dhe u arrit pajtueshmėri e plotė pėr
ndarjen e trojeve pėr realizimin e projekteve siē ėshtė
Fakulteti i ri i Edukimit, njė konvikt i ri pėr studentė,
Gjimnazi Xhevdet Doda, etj. Drejtori i drejtoratit pėr arsim
Rrustem Buzhala theksoi nevojat dhe prioritetet pėr vitin vijues
si dhe pėr vėshtirėsitė qė mund tė lindin pėr klasėn e XIII.
-
-
Ministri i MASHT Agim Veliu dhe
udhėheqja komunale e Prishtinės u dakorduan pėr vazhdimin dhe
thellimin e bashkėpunimit nė tė ardhmen, jo vetėm pėr realizimin
e projekteve tė pėrbashkėta infrastrukturore, por edhe pėr
ēėshtje tjera me interes.
|
|