| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Lajmet
e ditės |
|
|
|
|
|
|
|
|
9 shkurt 2006 /TN /QIK
-
Sejdiu angazhohet
pėr njohjen ndėrkombėtare tė Kosovės, ashtu siē ka insistuar
Presidenti Rugova
-
Presidenti i ri i
Kosovės zgjidhet nesėr nė ora 11.00
-
Biografia e Fatmir
Sejdiut
-
Ministri i Jashtėm i
Hungarisė, Ferenc Shomogji, viziton Kosovėn dhe hap Zyrėn e
ndėrlidhjes
-
Sh.Lene: BE nė tė
ardhmen duhet tė marrė njė pjesė tė pėrgjegjėsive tė
ndėrkombėtarėve nė Kosovė
-
Kryeministri Kosumi
takoi ambasadorin e Rusisė nė Beograd
-
Nė Prishtinė po i
zhvillon punimet Konferenca dyditore pėr pėrfshirjen nė arsimin
e lartė
-
Bullgaria do tė
mbėshtesė ēdo zgjidhje tė statusit tė Kosovės qė ėshtė e
pranueshme pėr tė gjithė
-
Turqia premton
ndihmėn e mėtejshme pėr Kosovėn nė lėmin e shėndetėsisė
-
"Noje cyrhrer
cajtung": "Tė vėrtetat e pakėndshme pėr Serbinė"
-
PSDK sė dhe IRDK
janė pro Fatmir Sejdiut pėr president tė vendit
-
Shiten 14
ndėrrmarrje shoqėrore pėr 8.7 milionė euro
-
Kryesia e Kuvendit
sot pritet tė caktojė seancėn pėr zgjedhjen e Presidentit tė
Kosovės
-
Petersen serbėve:
"Pikėpamja e shumicės ėshtė absolutisht e rėndėsishme pėr
statusin pėrfundimtar tė Kosovės"
-
Kryeministri Kosumi
lavdėron udhėheqjen e Lipjanit pėr rezultatet dhe progresin e
madh nė kėtė komunė
-
Autosdrada Prishtinė
- Durrės tė emėrtohet "Ibrahim Rugova", propozojnė
bashkatdhetarėt tanė nė Austri
-
Berisha e Pribe:
Marrėveshja pėr stabilizim asociim ėshtė dita e madhe europiane
e Shqipėrisė
-
Shqipėria ka
firmosur dokumentin qė i prin nėnshkrimit zyrtar tė Marrėveshjes
sė Stabilizim Asociimit me BE nė
-
Arrestohet
ish-ndihmėsi i Mladiqit gjatė kohės sė luftės
-
Policia shqiptare
arreston 2 persona lidhur me incidentin e djeshėm me autobusin e
pasagjerėve
|
|
|
-
Sejdiu angazhohet pėr njohjen
ndėrkombėtare tė Kosovės, ashtu siē ka insistuar Presidenti
Rugova
-
-
Prishtinė, 9 shkurt
2006 - Anėtari i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, Fatmir
Sejdiu, priti sot drejtorin e Bordit tė ICG sė, Morton Abramovic
(Abramowitz), i cili shoqėrohej nga Pol Uiliams, drejtor i
Programit pėr trajnime pėr negociata. Nė takim u diskutua rreth
zhvillimit tė proceseve aktuale pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės.
-
Zoti Sejdiu me kėtė rast shprehu falėnderime pėr angazhimet e
deritanishme tė z. Abramovic dhe tė z. Uiliams pėr Kosovėn, nė
aspektin e pėrshpejtimit tė proceseve pėr njohjen ndėrkombėtare
tė saj, si dhe pėr pėrkushtimin e mėtejmė tė tyre nė drejtim tė
realizimit tė pavarėsisė sė Kosovės dhe ndėrtimit tė shoqėrisė
demokratike.
-
Fatmir Sejdiu u angazhua pėr njohjen ndėrkombėtare tė Kosovės,
ashtu siē ka insistuar me kėmbėngulje Presidenti Rugova. Nė kėtė
frymė ai ēmoi lart edhe angazhimet e bashkėsisė ndėrkombėtare,
qė ky proces tė pėrfundojė nė pajtim me vullnetin e popullit tė
Kosovės.
-
-
-
Presidenti i ri i Kosovės zgjidhet
nesėr nė ora 11.00
-
-
Prishtinė, 9 shkurt
2006 - Presidenti i ri i Kosovės zgjidhet nesėr (e
premte) nė orėn 11.00 nė njė mbledhje solemne, vendosi sot
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, bėri tė ditur kryekuvendari
Nexhat Daci.
Ai tha se ėshtė pranuar unanimisht kėrkesa e grupeve
parlamentare pėr mbajtjen e mbledhjes solemne nesėr, ndėrsa
takimin e sotėm tė kryesisė e ka quajtur normal.
-
"Unė i luta qė tė reflektohet ky unitet i treguar nė mbledhje tė
kryesisė nė seancėn solemne nesėr", tha prof.Daci.
Ai tha se politika kosovare gjendet nė njė sfond tė pėrbashkėt
me bashkėsinė ndėrkombėtare, ndėrsa mohoi se i ėshtė bėrė
presion nga LDK-ja pėr caktimin e seancės pėr ditėn e nesėrme,
pasi dy ditė mė parė kryesia kishte vendosur qė seanca tė mbahet
tė hėnėn.
-
"Besoj e dini se nuk bėjnė punėn presionet nė mua; nuk kam pasur
presion as nga LDK-ja", tha Daci, duke theksuar demokracinė e
brendshme tė LDK-sė. "LDK-ja ėshtė shumė nė rregull"!.
-
Kandidat pėr president tė vendit aktualishtė ėshtė vetėm
prof.dr.Fatmit Sejdiu, i propozuar nga Kryesia e LDK-sė
zyrtarisht tė martėn, ndėrsa kjo kandidaturė ėshtė mbėshtetur
nga partneri i koalicionit tė saj, AAK-ja, Grupi 6 plus dhe Ora.
Ndėrsa, qė ende PDK-ja nuk ka vendosur nėse do tė dalė me
kundėrkandidat.
-
Kryesia e Kuvendit nė kėtė takim ka diskutuar edhe ndarjen e
mjeteve financiare pėr parti politike, pėr tė cilėn gjė
kryekuvendari Daci tha se ėshtė pėrfillur kėrkesa e grupeve
politike minore dhe minoritare, duke hequr dorė partitė e mėdha
parlamentare nga njė "shumė substanciale" e mjeteve qė u
takonin.
-
-
Ndėrsa, kėrkesa e partisė opozitare
Ora, pėr vazhdimin e seancės sė mbetur tė janarit, ėshtė
vendosur tė pėrgjigjet komisioni pėr Ēėshtje Legjislative dhe
Kornizė Kushtetuese.
-
-
-
Biografia
e Fatmir Sejdiut
-
-
Prishtinė, 9 shkurt
2006 - Fatmir Sejdiu u lind mė 23 tetor 1951 nė
Pakashticė, komuna e Podujevės, Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė
mesėm i ka mbaruar nė Podujevė.
-
-
Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė
nė Universitetin e Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet
pasuniversitare. Po nė kėtė Universitet ka mbrojtur
disertacionin e doktoratės.
-
Dr. Fatmir Sejdiu ėshtė profesor nė Fakultetin Juridik dhe atė
tė Shkencave Politike tė Universitetit tė Prishtinės.
-
Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė
(Universiteti Paris 2 ) dhe nė SHBA (Arizona State University),
ndėrsa ka pasur qėndrime mė tė shkurtra studimore edhe nė
universitete tė tjera. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume
shkencore vendore dhe ndėrkombėtare. Ka publikuar shumė punime
shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike
kushtetuese. Ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto fusha.
-
Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė
Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Nė
Kuvendin e Parė Zgjedhor nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i
Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė 1992 anėtar i Kryesisė sė LDK
sė, ndėrsa mė 1994 Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK sė, detyrė tė
cilėn e kryen edhe sot.
-
Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e
Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991. Ka qenė
ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e
zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė
Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992 dhe 1998.
-
Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Republikės sė
Kosovės mė 1992 dhe mė 1998. Po kėshtu, mė 1998 ėshtė zgjedhur
Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr
Ēėshtje Kushtetuese.
-
Mė 2001, nė zgjedhjet e para demokratike tė pasluftės, ėshtė
zgjedhur deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė
Kuvendit. Deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė
zgjedhur sėrish mė 2004. Z. Sejdiu ėshtė gjithashtu anėtar i
Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime
Euroatlantike.
-
Fatmir Sejdiu komunikon nė frėngjishte dhe anglishte.
-
Eshtė i martuar dhe ka tre fėmijė.
Jeton nė Prishtinė.
-
-
-
Ministri i Jashtėm i Hungarisė,
Ferenc Shomogji, viziton Kosovėn dhe hap Zyrėn e ndėrlidhjes
-
-
Budapest,
9 shkurt 2006
Ministri i jashtėm i Hungarisė, Ferenc Shomogji (Somogyi), do tė
vizitojė Kosovėn javėn e ardhshme, ka bėrė tė ditur njė zyrtar i
lartė i Ministrisė sė jashtme, njofton agjencia hungareze e
lajmeve MTI.
-
-
Kjo vizitė bėhet nė kohėn kur po
zhvillohet mendimi serioz pėr tė ardhmen e Kosovės dhe procesi i
vendimmarrjes po lėvizė pėrpara, thuhet nė kumtesėn e Ministrisė
sė Jashtme hungareze.
-
Hungaria ka marrė pjesė nė pėrpjekjet pėr zgjidhjen situatės nė
Kosovė nėpėrmjet takimit dhe bisedave nė janar me liderin e
Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, Soren Jesen Petersen, nė
Budapest, qė do tė vazhdohet edhe gjatė turneut nė Prishtinė.
-
Nė Kosovė, Shomogji pritet tė takohet me kryetarin e Kuvendit tė
Kosovės, Nexhat Dacin, kryeministrin Bajram Kosumi dhe liderin e
serbėve tė Kosovės, Oliver Ivanoviq.
-
Shomogji zyrtarisht do tė hapė zyrėn ndėrlidhėse hungareze nė
Prishtinė gjatė vizitės sė tij. Nė kėtė turne, Shomogji do tė
vizitojė edhe Beogradin, ku pritet tė takohet me udhėheqjen mė
tė lartė tė sė Unionit Serbi-Mali i Zi.
-
-
-
Sh.Lene: BE nė tė ardhmen duhet tė
marrė njė pjesė tė pėrgjegjėsive tė ndėrkombėtarėve nė Kosovė
-
-
Beograd, 9 shkurt 2006
- Bashkimi Evropian nė tė ardhmen duhet tė marrė pėrsipėr njė
pjesė mė tė madhe tė pėrgjegjėsive tė bashkėsisė ndėrkombėtare
nė Kosovė, para sė gjithash duke marrė parasysh zhvillimin
ekonomik tė saj.
-
-
Kėshtu ėshtė shprehur nė njė takim
sot nė Beograd me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica,
pėrfaqėsuesi i BE-sė nė bisedimet pėr statusin e Kosovės Shtefan
Lene.
-
Nga ana e tij Koshtunica cotohet tė ketė thėnė se Beogradi pret
i gatshėm fillimin e bisedimeve direkte pėr statusin e Kosovės,
duke i nisur nga dokumentet e Kėshillit tė Sigurimit tė KB,
Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KB dhe Grupit tė Kontaktit.
-
Koshtunica ka thėnė se pėrgatitjet pėr bisedimet i vėshtirėsojnė
qėndrimet individuale tė disa anėtarėve tė Grupit tė Kontaktit,
me tė cilat prejudikohet statusi i ardhshėm i Kosovės.
-
-
-
Kryeministri Kosumi takoi
ambasadorin e Rusisė nė Beograd
-
-
Prishtinė, 9 shkurt 2006
- Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, sot pati njė takim me
z. Aleksander Aleksejev, ambasador i Rusisė nė Beograd, i
shoqėruar nga shefi i Zyrės ruse nė Prishtinė, Sergej Bezdnikin
dhe Sergej Struk, drejtor i kompanisė Gass Prom. Nė takim mori
pjesė edhe ministri i Energjetikės dhe Minierave, Ethem Ēeku.
-
Nė kėtė takim u bisedua pėr zhvillimet aktuale politike nė
Kosovė dhe mundėsitė e bashkėpunimit ekonomik midis Kosovės dhe
Federatės Ruse.
-
Kryeministri Kosumi ka informuar diplomatėt rusė pėr shumė
aspekte tė punės sė ekzekutivit kosovar, respektivisht me
procesin negociues pėr definimin e statusit final tė Kosovės,
duke shtuar se pala kosovare angazhohet pėr krijimin e njė
shteti demokratik evropian.
-
Nė kėtė kontekst, kryeministri Kosumi ka vlerėsuar rolin e
Rusisė nė takimin e fundit tė Grupit tė Kontaktit nė Londėr dhe
ka shtuar se Deklarata nga takimi i fundit nė Londėr ka
qartėsuar edhe mė shumė rrugėn drejt definimit tė statusit tė
ardhshėm tė Kosovės.
-
Bashkėbiseduesit janė pajtuar se ekzistojnė mundėsi tė mira qė
tė rritet bashkėpunimi ekonomik dhe tregtarė midis dy vendeve.
Kryeministri Kosumi ka thėnė se Qeveria e Kosovės ka hartuar njė
infrastrukturė ligjore pėr inkurajimin dhe garantimin e
investimeve e huaja. Nė kėtė kontekst, Kosumi mirėpriti
interesimin e investitorėve dhe biznesmenėve nga federata ruse.
-
-
-
Nė Prishtinė po i zhvillon punimet
Konferenca dyditore pėr pėrfshirjen nė arsimin e lartė
-
-
Prishtinė, 9 shkurt 2006
- Nė praninė e mbi 100 pjesėmarrėsve, sot nė hotelin "Grand" nė
Prishtinė i filloi punimet Konferenca dyditore pėr
gjithėpėrfshirjen nė arsimin e lartė, e organizuar nga Projekti
pėr Aftėsimin e Mėsimdhėnėve nė Kosovė (KEDP), i financuar nga
Agjencioni Kanadez pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (CIDA) dhe
Programin Finlandez pėr Mbėshtetjen e Zhvillimit tė Sektorit tė
Arsimit nė Kosovė II.
-
Qėllimi i i Konferencės ėshtė tė pėrkrahė bashkėpunimin vendor
nė Arsimin e Lartė dhe tė avancojė njohuritė nė fushat e arsimit
tė lartė, gjithėpėrfshirjes dhe barazisė gjinore. Dr. Suzan
Hatėn nga KEDP dha njė historik tė shkurtėr lidhur me arsimin
gjithėpėrfshirės nė pėrgjithėsi.
-
Nė emėr tė ministrit Agim Veliu dhe tė MASHT, zėvendėsministri
Fevzi Berisha theksoi se MASHT gjatė vitit 2005 ka shėnuar hapa
konkret lidhur me temat qė sot po trajtohen dhe qė janė
shndėrruar e kuptuar si standarde e vlera, tė cilat pėrveē qė
pėrparojnė sistemin e arsimit tė lartė, e bėjnė shoqėri mė tė
qėndrueshme demokratike shoqėrinė kosovare.
-
-
Z. Berisha tha se respektimi i tė
drejtave tė fėmijėve, pėrkatėsisht studentėve, krijimi i
qendrave burimore mė qėllim tė integrimit tė nxėnėsve me nevoja
tė veēanta pėrkrah kolegėve tė tyre edhe nė studime, krijimi i
hapėsirės pėr studime sidomos pėr integrim gjinor, kanė shėnuar
progres ne periudhėn e fundit.
-
Pėrparime tė prekshme qė provojnė pėrkushtimin e MASHT pėr tė
shėnuar hapa tė vendosur nė drejtim tė drejtave tė fėmijėve,
gjithė pėrfshirjes dhe perspektivės gjinore janė edhe: Java e
Arsimit pėr tė gjithė, pėrpilimi i Strategjisė pėr pėrfshirjen e
perspektivės gjinore, Festivali: Edukos, e sidomos nisja e
procesit tė hartimit tė Strategjisė pėr arsimin parauniversitar.
-
Dr. Halim Hyseni nga Qendra pėr Arsim e Kosovės (KEC), foli
lidhur me tė drejtat e fėmijės, me ē'rast pėrmendi disa prej tė
arriturave nė Kosovė nga viti 1999 e kėtej. Nuk ka konflikte tė
bazuar nė identitete etnike, tha ai, ėshtė rritur ndikimi i
shoqėrisė civile, ėshtė miratuar njė numėr i konsideruar i
ligjeve me tė cilat mbrohen tė drejtat e njeriut, ėshtė formuar
Forumi pėr tė drejtat e fėmijės.
-
Gjatė punimeve tė Konferencės tė pranishmit u ndanė nė tri
seanca paralele mbi arsimin gjithėpėrfshirės si dhe mbi tė
drejtat e fėmijės tė cilat u udhėhoqėn nga ekspertėt: dr. Demė
Hoti, mr. Linda Salihu, mr. Naser Zabeli, Tom Gougeon, Merita
Shala, Lulavere Kadriu.
-
Njė fjalė rasti e mbajti edhe Mr. Marja Matero nga FSDEK.
Konferenca do tė vazhdojė punimet edhe ditėn e nesėrme ku do
jepen vlerėsimet dhe vėrejtjet pėr ditėn e parė, ndėrsa nė
seancat paralele do tė shqyrtohet ēėshtja e barazisė gjinore.
-
-
-
Bullgaria do tė mbėshtesė ēdo
zgjidhje tė statusit tė Kosovės qė ėshtė e pranueshme pėr tė
gjithė
-
-
Prishtinė, 9 shkurt
2006 - Ministri i Punėve tė Brendshme tė Bullgaria Rumen
Petkov tha se vendi i tij do tė mbėshtesė atė zgjidhje tė
statusit tė Kosovės, e cila do tė ishte e pranueshme pėr tė
gjithė dhe se kjo zgjidhje duhet tė jetė afatgjate.
-
Pas takimit sot nė Prishtinė me kryeadministratorin Soren Jesen
Petersen, Petkov tha se nė Kosovė kishte ardhur pėr tė
rishqyrtuar pozitėn e kontingjentit tė policisė bullgare, e cila
vepron nė kuadėr tė policisė sė UNMIK ut. Sipas tij, varėsisht
nga ndryshimet qė pritet tė bėhen nė statusin e policisė sė
UNMIK ut, qeveria bullgare do tė marrė vendime me kohė rreth
pjesėmarrjes sė pjesėtarėve tė saj nė kėtė proces.
-
Megjithatė, ministri bullgar tha se vendi i tij do t'i
pėrgjigjet pozitivisht kėrkesės sė misionit tė Kombeve tė
Bashkuara pėr plotėsimin e kontingjentit tė policisė bullgare nė
Kosovė, i cili aktualisht ka 52 pjesėtarė. Megjithėse, siē tha,
kjo do tė varet edhe nga mundėsitė financiare.
-
Duke folur pėr qėndrimin e shtetit bullgar ndaj statusit tė
Kosovės, ministri Petkov tha se qeveria e tij mbėshtet atė
zgjidhje qė do tė kėnaqte tė gjithė.
-
"Bullgaria ėshtė shumė e interesuar qė tė arrihet stabiliteti nė
rajon duke pėrfshirė edhe stabilitetin e Kosovės. Ėshtė e qartė
qė njė zgjidhje, e cila do tė acaronte grupet e ndryshme nuk
ėshtė e arsyeshme. Pra zgjidhja e statusit duhet tė garantojė
paqe etnike dhe stabilitet, duhet tė garantojė vlerat kulturore
dhe historike tė rajonit nė tėrėsi, duhet tė garantojė kthimin e
tė zhvendosurve nėse dėshirojnė tė kthehen dhe kjo zgjidhje do
t'i mundėsojė Kosovės tė marrė pjesė nė procesin e pėrgjithshėm
evropian".
-
Ministri i punėve tė brendshme tė Bullgarisė ėshtė takuar edhe
me zėvendėskryeministrin e Kosovės, Adem Salihaj, me tė cilin ka
diskutuar edhe ēėshtjen e vizave qė Bullgaria mund tė japė pėr
kosovarėt.
Zv/kryeministri Salihaj tha se ka kėrkuar nga ministri Petkov qė
qeveria bullgare tė krijojė lehtėsira pėr qytetarėt e Kosovės
rreth marrjes sė vizave bullgare.
-
-
Ai tha se do tė ishte njė kontribut
pėr zhvillimin e mėtejshėm pėr zhvillimin e marrėdhėnieve mes
Kosovės dhe Bullgarisė. Qytetarėt e Kosovės, tha Salihaj, nuk do
tė kishin nevojė tė shkojnė nė Shkup pėr tė marrė vizė dhe se
kjo do tė krijonte njė mundėsi mė tė madhe tė qarkullimit tė
qytetarėve tė Kosovės nė Bullgari.
-
Ministri Pektov tha se qeveria e tij do tė shqyrtojė mundėsinė e
dhėnies sė vizave pėr kosovarėt nė zyrėn e saj diplomatike nė
Prishtinė.
-
Ministri i Punėve tė Brendshme tė Bullgarisė ka marrė pjesė edhe
nė ceremoninė e ndarjes sė medaljeve pėr pjesėtarė tė
kontingjentit bullgar tė policisė, qė UNMIK u ua ka ndarė atyre
pėr kontributin e dhėnė nė ruajtjen e stabilitetit dhe paqes nė
Kosovė.
-
-
-
Turqia premton ndihmėn e mėtejshme
pėr Kosovėn nė lėmin e shėndetėsisė
-
-
Ankara/Prishtinė, 9 shkurt 2006
- Sot nė Ministrinė e Shėndetėsisė sė Turqisė nė Ankara, u
takuan ministri i Shėndetėsisė sė Kosovės Sadik Idrizi me
bashkėpunėtorė me ministrin turk tė Shėndetėsisė Rexhep Akdag.
-
Takimi kaloi nė frymėn e bashkėpunimit dhe thellimit tė
marrėdhėnieve tė ndėrsjella. Ministri i Shėndetėsisė sė Turqisė
i premtoi Ministrit tė Shėndetėsisė sė Kosovės se edhe mė tej do
tė marrė pėrsipėr shkollimin e kuadrit shėndetėsor, njė ndihmė
tė menjėhershme tė njė aparature ( njė rezonancė magnetike) dhe
ndihmat e tjera tė mundshme qė mungojnė nė shėndetėsinė e
Kosovės.
-
-
Ministri Idrizi falėnderoi homologun
turk pėr ndihmėn e vazhdueshme qė bėri Turqia pėr Kosovėn dhe
mbėshtetjen qė edhe tashmė i jep qytetarėve tė Kosovės nė lėmin
e shėndetėsisė.
-
-
-
"Noje cyrhrer cajtung": "Tė vėrtetat
e pakėndshme pėr Serbinė"
-
-
Cyrih,
9 shkurt 2006 -
Gazeta "Noje cyrhrer cajtung" (Neue Zürcher Zeitung) nė
artikullin e saj me titull "Tė vėrtetat e pakėndshme pėr
Serbinė", shkruan pėr indinjimin serb ndaj pozicionimit tė
diplomatit britanik Xhon Sauers pėr Kosovėn, i cili ka thėnė se
Londra pėrkrah pavarėsinė e kushtėzuar tė Kosovės.
-
Kjo ka ndodhur, shkruan gazeta, pas takimit tė Grupit tė
Kontaktit ku u tha qė tė bihet dakord nė njė marrėveshje pėr
Kosovėn para fundit tė vitit, si dhe qė pėrfundimi i bisedimeve
duhet tė jetė i pranueshėm nga popullsia e Kosovės. "Megjithėse
formulime tė tilla janė tė paqarta esenca e tyre ėshtė e qartė:
90 pėr qind e popullsisė 2 milionėshe tė Kosovės ėshtė pėr
ndarjen nga unioni serbomalazez".
-
Gazeta mė tej shkruan se kritika ndaj diplomatit britanik nė
mediat serbe tė lė pėrshtypjen e mungesės sė sigurisė.
-
Ashtu si reagimet ndaj Ministres sė Jashtme zvicerane dhe
Presidentit slloven, edhe reagimi i tanishėrm serb thotė se me
shprehje tė tilla kėrkohet tė vendoset pėrfundimi i bisedimeve.
-
Sipas kėsaj gazete zvicerane, i dėrguari amerikan Frank Uizner,
i ka kėrkuar Beogradit qė t`i thotė tė vėrtetėn popullit dhe ta
bėjė tė qartė se pėr shkak tė politikės sė Millosheviqit dhe tė
radikaleve serbė tė Sheshelit, Serbia e ka humbur Kosovėn.
-
-
-
PSDK sė dhe IRDK janė pro Fatmir
Sejdiut pėr president tė vendit
-
-
Prishtinė, 9 shkurt
2006 - PSDK ja pėrshėndet vendimin e Kryesisė sė LDK sė
pėr kandidimin e z. Fatmir Sejdiu pėr President tė Kosovės.
-
-
Pa u ndalė shumė nė biografinė e z.
Sejdiu, pėr tė cilėn ka ē'tė flitet, konsiderojmė sė ėshtė njė
personalitet i qėlluar dhe qė ka aftėsi intelektuale dhe tė
karrierės pėr tė qenė njė udhėheqės i pranueshėm pėr tė gjithė,
thuhe nė njė komunikatė tė Partisė Soialdemokratike tė Koosvės.
-
"Mendojmė se LDK ja ka marrė njė vendim shumė tė rėndėsishėm, nė
fazėn kur pritet tė fillojnė negociatat pėr pėrcaktimin e
statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Marrja e kėtij vendimi nė njė
kohė tė shkurtėr, pa zvarritje tė proceseve, ėshtė njė fillim i
mbarė pėr tė vazhduar pa ndalim rrugėn pėr definimin e vullnetit
tė popullit tė Kosovės".
-
PSDK ja beson se forcat politike nė Kosovė do tė bashkohen rreth
interesit mė sublim dhe do tė vlerėsojnė drejt momentin historik
duke lėnė anash interesat e ngushta tė ēfarėdo lloji. "Me
zgjidhjen dhe fuqizimin e institucioneve tona dėshmohet vullneti
dhe sigurojmė faktorėt ndėrkombėtar se ėshtė serioz orientimi i
kėsaj shoqėrie pėr demokraci, pavarėsi dhe prosperitet", thekson
PSDK.
-
Edhe Iniciativa e Re Demokratikė e Kosovės (IRDK), nė takimin e
jashtėzakonshėm tė Kryesisė sė saj, ka diskutuar pėr
kandidaturėn e Fatmir Sejdiut pėr Presidentin e Kosovės. U
vlerėsua se Kandidati i LDK sė Fatmir Sejdiu ėshtė njė
personalitet i ēmuar dhe shumė i respektuar si nga shumica e
popullatės ashtu edhe nga subjektet e ndryshme politike nė
Kosovė.
-
-
Fatmir Sejdiu me karakteristikat e
veta ėshtė i aftė qė tė udhėheqė Kosovėn nė kėtė kohė
jashtėzakonisht kritike. Pėrfaqėsuesi legjitim i komunitetit
egjiptian tė Kosovės IRDK ja vlerėson se, me Z. Sejdiun nė
Kosovė do tė finalizohen ambiciet e pavarėsisė dhe do tė ecėt
pėrpara nė procesin e zhvillimit demokratik.
-
IRDK ja, unanimisht ka vendosur qė nė seancėn e radhės tė
Kuvendit tė Kosovės me dy deputet e tij do tė pėrkrah dhe do tė
votojė "pro" zgjedhjes sė z. Sejdiu pėr President tė Kosovės.
-
-
-
Shiten 14 ndėrrmarrje shoqėrore pėr
8.7 milionė euro
-
-
Prishtinė, 9 shkurt
2006 - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) ka shitur 14
ndėrmarrje shoqėrore tė valės sė dhjetė tė privatizimit pėr mbi
8.7 milionė euro. Pėr privatizimin e ndėrmarrjeve tė rrethit tė
dhjetė tė privatizimit pati gjithsej 93 oferta. Ēmimin mė tė
lartė prej 2 milionė euro, nga tė gjitha ndėrmarrjet e kėtij
rundi tė privatizimit e ka fituar ndėrmarrja "Rahoveci" nė
Rahovec.
-
Pėr Industrinė e Duhanit nė Gjilan, e cila privatizohet me
metodėn spin-off special, njė ofertues ka ofruar ēmimin mė tė
lartė - 1.4 milionė euro dhe investime tė garantuara prej 5.6
milionė euro dhe punėsimin e 799 punėtorėve.
-
Interesimi mė i madh i investitorėve ishte pėr barnatoren
popullore nė Ferizaj, pėr tė cilėn ishin paraqitur 26 oferta.
-
Mexhit Merovci nga Mitrovica ka blerė restorantin "Parajsa" nė
Mitrovicė pėr 91 mijė euro. Mexhit Haxhimusa nga Ferizaj ka
blerė "Stacionin e Veterinarisė" nė Ferizaj pėr 240 mijė euro.
Ndėrsa kompania "Toni Komerc" ka blerė depon "IMB" nė Vushtrri
pėr 211 mijė euro.
-
Nė kėtė rreth tė privatizimit pėr mbi 413 mijė euro, ėshtė
shitur motel "Dardania" nė Pejė, ndėrmarrja "Krikos" nė
Prishtinė ėshtė shitur pėr mbi 485 mijė euro, derisa ndėrmarrja
"Energomontimi" nė Prishtinė, pėr tė cilėn kishte shtatė oferta
ėshtė shitur pėr 850 mijė euro.
-
Nga qyteti i Ferizajt, ėshtė shitur ndėrmarrja "Autoremont" pėr
861 mijė euro, ndėrmarrja Veglat dhe Aparatet pėr tė cilėn ishin
9 oferta, ėshtė shitur pėr 1.3 milionė euro, Barnatorja
popullore nė Ferizaj ėshtė shitur pėr mbi 613 mijė euro.
-
Gjashtė oferta ishin pėr ndėrmarrjen "Standard" nė Istog, fitues
i pėrkohshėm i sė cilės ishte investitori nėn shifrėn P37 i cili
ofroi 411 mijė euro, pėr ndėrmarrjen "Kaolini" ishin vetėm tri
oferta dhe ajo u shit pėr 109 mijė euro.
-
Nga qyteti i Prizrenit ishte ndėrmarrja "Liria - Nėna Tereza", e
cila u shit pėr 250 mijė euro.
-
-
-
Kryesia e Kuvendit sot pritet tė
caktojė seancėn pėr zgjedhjen e Presidentit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 9 shkurt
2006 - Kryesia e Kuvendit tė Kosovės mblidhet sot
paradite dhe pritet qė tė anulojė vendimin e mėparshėm pėr
shtyrjen e seancės pėr 13 shkurt. Nė kėtė mbledhje Kryesia
pritet tė vendosė qė tė premten tė thirret seanca plenare e
Kuvendit tė Kosovės me pikėn e vetme tė rendit tė ditės -
zgjedhjen e Presidentit tė Kosovės.
-
Tashmė janė pajtuar tė gjitha grupet parlamentare qė seanca pėr
zgjidhjen e Presidentit tė ri tė Kosovės tė thirret brenda
javės, konkretisht pėr tė premtėn mė 10 shkurt.
-
Pas kėrkesave zyrtare tė LDK sė, AAK sė, partisė Ora, si dhe
Grupit 6 Plus, qė pėrfaqėson komunitetet joserbe nė Kuvend,
mbrėmė edhe PDK ja ėshtė pajtuar qė seanca tė mos shtyhet pėr
javėn tjetėr dhe ajo tė mbahet gjatė javės. Vendimi i PDK sė i
ėshtė kumtuar dhe shefit tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė
Kosovė, Soren Jessen Petersen nga njė delegacion i kėsaj partie
i udhėhequr nga Jakup Krasniqi.
-
-
-
Petersen serbėve: "Pikėpamja e
shumicės ėshtė absolutisht e rėndėsishme pėr statusin
pėrfundimtar tė Kosovės"
-
-
Mitrovicė, 9 shkurt
2006 - Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen, ka
deklaruar dje nė veri tė Mitrovicės se procesi i pėrcaktimit tė
statusit tė Kosovės mbėshtetet nė dialog, se Rezoluta 1244 e KS
do tė jetė kornizė e vetme pėr negociata, por vendimi mbi
statusin do tė merret nė bazė tė rezolutės sė re.
-
-
"Procesi i pėrcaktimit tė statusit
tė ardhshem tė Kosovės ėshtė duke rrjedhė, prandaj disa
deklarata qė po i dėgjojmė kėto ditė po shkaktojnė shqetėsim
veēmas nė zonat ku jetojnė bashkėsitė minoritare", ka thėnė
Jesen Petersen nė njė konferencė pėr gazetarė, pas takimit me
pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės.
-
Jessen Petersen u ka thėnė serbėve se ekipi negociator i Kosovės
ėshtė shumė serioz nė pėrpjekjet pėr tė pėrmirėsuar pozitėn e
pakicave nė Kosovė, pėrfshirė edhe pakicėn serbe.
-
"Pikėpamja e shumicės ėshtė absolutisht e rėndėsishme pėr
statusin pėrfundimtar tė Kosovės", ėshtė shprehur Jesen
Petersen. duke mos dashur tė komentojė se cili do tė jetė
rezultati pėrfundimtar i bisedave pėr statusin e Kosovės.
-
Tema e pashmangshme nė bisedime me pėrfaqėsuesit e serbėve ka
qenė edhe furnizimi i mjediseve serbe me energji elektrike, ka
thėnė Jesen Petersen. Ai ka premtuar se do tė inluencojė qė
situata e furnizimit me energji elektrike tė liberalizohet".
-
Me Petersenin kanė biseduar anėtari i Ekipit negociator tė
Beogradit mbi statusin e Kosovės, Marko Jakshiq, kryetari i
Kėshillit Kombėtar Serb (SNV) Milan Ivanoviq dhe kryeshefi i
rrethit tė Mitrovicės, Miomri Kasalloviq.
-
-
"Ēėshtja e energjisė elektrike ėshtė
prioritare kurse kufiri i fundit nėn tė cilin serbėt nuk do tė
shkojnė ėshtė futja e distributerit tė dytė. Kemi kėrkuar qė
serbėt tė kthehen nė punė nė Eelektroekonominė e Kosovės nga e
cila janė dėbuar mė 1999", ka thėnė Jakshiq pas takimit.
Pėrfaqėsuesit e serbėve kanė theksuar se pėr ta ėshtė e
papranueshme ēfarėdo forme e pavarėsisė sė Kosovės.
-
Nė Zveēan ku ėshtė mbajtur takimi, janė tubuar disa qindra serb,
puntėror tė elektroekonomisė, nė protestėn qetė duke kėrkuar
pėrgjigje nė pyetjen kur do tė kthehen nė punė.
-
-
-
Kryeministri Kosumi lavdėron
udhėheqjen e Lipjanit pėr rezultatet dhe progresin e madh nė
kėtė komunė
-
-
Prishtinė, 9 shkurt
2006 - Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi, i shoqėruar
nga bashkėpunėtorėt, ka vizituar dje Kuvendin Komunal tė
Lipjanit, ku ka biseduar me udhėheqjen komunale, si dhe ka pasur
njė debat me kėshilltarėt komunalė e qytetarėt nė temėn Kosova,
negociatat dhe statusi final.
-
Kryetari i kuvendit komunal Xhevat Olluri dhe udhėheqja komunale
kanė njoftuar Kryeministrin Kosumi pėr situatėn dhe progresin nė
komunėn e Lipjanit.
-
-
Ai ka potencuar tė arriturat nė
zbatimin e standardeve, kthimin dhe integrimin e minoriteteve
dhe lirinė e lėvizjes. Komuna, ka thėnė z. Olluri, ka bėrė njė
punė tė mirė nė fushėn e ndėrtimit tė infrastrukturės, nė
kthimin e tė zhvendosurve, lirinė e lėvizjes dhe integrimit tė
komuniteteve pakicė.
-
-
Ata janė pėrfshirė nė tė gjitha
segmentet e administratės komunale. Mirėpo edhe mė tutje ka disa
shqetėsime lidhur me ēėshtjet e kthimit tė banesave dhe tė
pronave tė serbėve.
-
Kryeministri Kosumi ka lavdėruar udhėheqjen komunale pėr
rezultatet e arritura dhe progresin e madh qė ėshtė bėrė nė kėtė
komunė.
-
Kryeministri Kosumi me udhėheqjen komunale ka biseduar edhe pėr
proceset aktuale nė tė cilat ndodhet Kosova. Ai me kėtė rast ka
thėnė se Kosova po hyn nė muajt mė vendimtarė, nė muajt kur do
tė vendoset pėr statusin final tė Kosovės. Ky proces do tė
pėrmbyllet nė vitin 2006, ashtu siē besojnė tė gjithė, shtet i
pavarur dhe sovran i Kosovės.
-
"Nė Lipjan ėshtė ruajtur shoqėria me diversitete, ėshtė ruajtur
fryma e shoqėrisė shumetnike dhe kjo ėshtė njė vlerė qė ne e
ēmojmė shumė", ka pohuar kryeministri Kosumi. Ai ka inkurajuar
udhėheqjen komunale qė tė ndihmojnė kthimin urban nė Lipjan,
kthimin e pronave, dhe kthimin e serbėve nė pronat dhe shtėpitė
e tyre.
-
Kosumi u bėri thirrje serbėve lokalė qė tė mos i frikėsohen tė
ardhmes sė Kosovės. Shteti i ardhshėm i Kosovės do tė jetė i
mirė si pėr shqiptarėt ashtu edhe pėr serbėt dhe tė gjithė tė
tjerėt pa dallim, tha Kosumi.
-
-
-
Autosdrada Prishtinė - Durrės tė
emėrtohet "Ibrahim Rugova", propozojnė bashkatdhetarėt tanė nė
Austri
-
-
Vjenė, 9 shkurt
2006 - Me pjesėmarrjen e njė numri tė madh tė
bashkatdhetarėve tanė nė Vjenė dhe nė organizim tė Degės sė
LDK-sė pėr Austri, dje u mbajt njė tubim komemorativ nė nderim
tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.
-
Pėr jetėn dhe veprėn e Presidentit Rugova foli Prof. Dr. Skėnder
Gashi, ku e cilėsoi lartė figurėn e Tij.
-
Ishte shumė i dhimbshėm lajmi pėr vdekjen e Presidentit Dr.
Ibrahim Rugova, u tha nė kėtė takim. Dr. Ibrahim Rugova do tė
kujtohet gjithmonė si Presidenti i parė historik i Kosovės, si
vizionar e humanist i madh, ikonė e Pavarėsisė sė Kosovės, si
njė njeri i cili i vuri themelet e shtetit tė pavarur tė Kosovės
dhe e miqėsoi Kosovėn me SHBA tė dhe shtetet demokratike tė
Evropės, dhe i cili deri nė fund me pėrkushtim i shėrbeu
Kosovės, ideali i tė cilit ishte Kosova e pavarur.
-
Me kėtė rast shumė bashkatdhetarė shprehėn ngushėllime nė Librin
e zisė, qė pėr disa ditė qėndroi i hapur.
Nga ky takim pėrkujtimor u propozohet institucioneve tė Kosovės
qė autostrada Prishtinė - Durrės tė emėrtohet "Ibrahim Rugova".
-
Jeta dhe vepra e Presidentit Rugova do tė nderohet e kujtohet
gjithmonė, u tha nė kėtė takim.
-
-
-
Berisha e Pribe: Marrėveshja pėr
stabilizim asociim ėshtė dita e madhe europiane e Shqipėrisė
-
-
Tiranė, 9 shkurt
2006 - Kryeministri Sali Berisha nė njė takim me
drejtorin pėr Europėn Juglindore dhe kryenegociatorin e
Kemosionit Evropian pėr Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit,
Reinhard Pribe, u shpreh se kjo ėshtė dita e madhe europiane e
Shqipėrisė.
-
-
Shqipėria, tha Berisha, do tė punojė me vendosmėri dhe
seriozitet tė madh pėr tė implementuar me pėrpikmėri gjithēka qė
parashikon MSA ja e sapo sigluar.
-
Edhe Pribe u shpreh se kjo ėshtė me tė vėrtetė dita e madhe
europiane e Shqipėrisė dhe shėnon njė kapituill tė ri
marrėdhėniesh tė ngushta dhe tashmė kontraktuale mes BE sė dhe
Shqipėrisė.
-
Pribe i shpjegoi Berishės hapat e mėtejshėm pas siglimit tė tė
marrėveshjes duke iu referuar edhe vizitės sė presidentit tė KE
sė, Barroso dhe Komisionerit pėr Zgjerimin, Olli Rehn, nė
Shqipėri javėn qė vjen.
-
-
-
Shqipėria ka firmosur dokumentin qė
i prin nėnshkrimit zyrtar tė Marrėveshjes sė Stabilizim
Asociimit me BE nė
-
-
Tiranė, 9 shkurt 2006
- Shqipėria ka firmosur dje dokumentin pararendės qė i prin
nėnshkrimit zyrtar tė Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit me BE
nė. Dokumenti ėshtė firmosur nga minsitrja e Integrimit, Arenca
Trashani, dhe kryenegociatori i delegacionit tė Komisionit
Evropian, Reinhard Pribe.
-
-
Pas nėnshkrimit tė versionit
pėrfundimtar tė marrveshjes sė Stabilizim Asociimit, minsitrja e
Integrimit, Trashani, ka thėnė se kjo ėshtė arritje e madhe.
-
Ajo ka vlerėsuar gjithashtu se pėrfundimi i negociatave ishte
rezultat i angazhimit serioz tė qeverisė nė pėrmbushjen e
objektivave tė programit tė saj, si dhe vullnetit tė BE sė pėr
tė pėrshpejtuar procesin e integrimit evropian tė Shqipėrisė.
-
-
-
Arrestohet ish-ndihmėsi i Mladiqit
gjatė kohės sė luftės
-
-
Beograd, 9 shkurt 2006
Policia serbe ka bėrė tė ditur arrestimin e ish-ndihmėsit
gjatė kohės sė luftės tė Ratko Mladiqit, i cili gjendet ende nė
arrati, njofton BBCWorld. Sasha Badnjar dyshohet pėr ndihmimin
nė evitimin e burgosjes sė eprorit tė tij.
-
-
Ai ishte pjesė e ekipit tė sigurimit
tė Mladiqit gjatė luftės nė Bosnjės nė fillim tė viteve 90-tė.
Trupat e NATO-s kanė bastisur gjithashtu edhe shtėpinė e Milisav
Klestanit nė Bosnjėn lindore, nė Vlasenica. Ai ėshtė tjetėr
ndihmės i Mladiqit.
-
-
Badnjar ėshtė arrestuar tė hėnėn,
kur shefja e tribunalit tė Kombeve tė Bashkuara pėr krime lufte,
Karla del Ponte shte nė Beograd pėr tė nxitur autoritetet pėr
kapjen Mlladiqit.
-
-
-
Policia shqiptare arreston 2 persona
lidhur me incidentin e djeshėm me autobusin e pasagjerėve
-
-
Tiranė, 9 shkurt
2006 - Autoritetet shqiptare thonė se kanė kapur 2
persona tė armatosur, tė cilėt kishin marrė peng njė autobus
pasagjerėsh, duke lėnė tė vrarė dy vetė.
-
Policia identifikoi dy autorėt e rrėmbimit si persona tė kėrkuar
nėn akuza penale. Ata thonė se dy personat vranė njė polic dhe
njė pasagjer dhe plagosėn disa tė tjerė. Incidenti ndodhi dje nė
Rrėshen, kur pasagjerė tė pajisur me granata morėn peng
autobusin, pasi u ndalua nga policia nė njė postbllok pėr
kontroll. Autobusi udhėtonte nė linjėn Kukės-Tiranė.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|