|
-
9 shkurt
2006 /TN
-
Neritan Kraja - Shqip
-
-
"Katerina ėshtė dopio disku debutues amerikan pėr Ndocin, njė
kėngėtar italo-shqiptar, i njohur nė formimin e tij si artist nga
fansėt e muzikės sė Frederik Ndocit.
-
Nuk janė vetėm dėgjuesit e ekspozuar nė tėrėsinė e spektrit tė sė
ardhmes sė tij pėr tė qenė nė rangun e zėrave legjendarė (bariton,
tenor, kundėrtenor), por Ndoci i fton dėgjuesit e kėngėve tė tij, tė
kėndojnė nė anglisht, spanjisht, italisht, greqisht, frėngjisht dhe
shqip gjithashtu.
-
-
Mbėshtetur nga njė akustikė dhe panoramė tingulli sintetik, qė
pėrfshin njė grup yjesh ndėrkombėtarė tė muzikės dhe disa nga
efektet mė tė mira zanore tė ambientit tė padėgjuara mė parė nė
ndonjė regjistrim popullor, Ndoci rrėshqet lehtėsisht pėrmes njė
peizazhi dėgjimor, qė lėviz nė mėnyrė konstante.
-
*(Kjo ėshtė njė pjesė e tekstit qė shoqėron prezantimin e diskut tė
ri tė Frederik Ndocit nė sitin
www.laMusica.com, njė ndėr sitet mė tė njohur tė muzikės.)
-
Frederik, prej vitesh jeni vendosur nė Amerikė dhe keni ndėrtuar
jetėn tuaj atje. Para pak kohėsh keni realizuar albumin tuaj tė ri
me kėngė. Ēfarė pėrfaqėson ky album pėr karrierėn tuaj?
-
Ka qenė maji i vitit 1996, kur vendosa tė largohem nga kontinenti
plak i Europės. Arsyeja ishte objektive dhe subjektive. Nuk e di
nėse keni informacion pėr karrierėn time para 96-tės, por unė
debutoja nėpėr skenat e ndryshme tė Europės, me grupet: Rose
Rosse, pastaj me grupin Pagina dAlbum e mė vonė do tė bėhesha
ortak ose bashkėpronar i grupit pėr gati dy vjet. Kėtu fillon edhe
karriera dhe regjistrimi i CD-ve si Federico e Pagina dAlbum me
titull Di tutto di piu. Kuptohet, mė shumė ishin kėngė italisht
dhe spanjisht.
-
-
Gjatė
kėsaj kohe ishte e ndaluar pėr mua qė tė tregoja kombėsinė, pra njė
shkatėrrim shpirtėror i pakrahasueshėm pėr artistin. Por nevoja pėr
tė mbijetuar justifikonte vuajtjen. Pas pak kohėsh erdhi edhe albumi
i dytė Sono Gitano (Jam rrom, domethėnė pa atdhe). Disku u prit
mirė, por nė tė njėjtėn kohė filluan edhe rebelimet e mia.
Bashkėpunėtorėt po mė preknin tė ardhurat, domethėnė po tregonin se
ndershmėria nga ana e tyre ishte tjetėr planet. Kjo ishte edhe
arsyeja qė unė hapa gjyq ndaj tyre dhe karriera ime do tė vazhdonte
me njė grup tė ri, Les Bon-Bon.
-
-
Grupi
pėrmbante elemente nga e gjithė Europa. Ėshtė pikėrisht grupi me tė
cilin kam ardhur nė Shqipėri nė vitin 1995 dhe kam dhėnė disa
shfaqje. Gjatė kohės sė qėndrimit nė Itali, pothuajse tė gjithė
radiot dhe televizionet jepnin kėngė dhe video nga albumet e mia.
Isha rritur mjaft dhe pėr kėtė mund tė dėshmojnė tė gjithė
bashkatdhetarėt e mi nė Itali, Spanjė, Gjermani, Zvicėr, e tė tjerė.
Gjatė kėsaj periudhe isha mjaft i kėrkuar dhe i mirėpaguar. Bėja
rreth 26 koncerte nė muaj dhe kjo ishte njė mesatare mjaft dėrrmuese
duke pasur parasysh edhe lėvizjet gjeografike tė koncerteve dhe orėt
qė shpenzoheshin pėr udhėtim dhe shfaqje.
-
-
Mendoni, duhej gjetur koha edhe pėr intervista nė radio apo
televizione. Kisha njė skuadėr pas, pėrveē orkestrės dhe ekipit
plotėsues tė prapavijės dhe tė gjithė kėta paguheshin. Njė ditė
erdhi koha qė metastazat e sėmundjes qė mė zinte frymėn (mohimi i
origjinės) tė mė pushtonin tė gjithin dhe nė njė emision televiziv
deklarova se jam shqiptar.
-
-
Pėr tė
mos u futur mė nė detaje kjo ishte edhe arsyeja qė udhėtimi drejt
Amerikės ishte njė shpresė e re dhe domosdoshmėri pėr jetėn time.
Kthimi nė atdhe ishte pothuajse i paimagjinueshėm, pasi viti 1995
ishte plot me tė papritura edhe pėr atdheun. Kujtoni piramidat dhe
klubet. Njerėzit e justifikonin me bollėkun e madh qė solli
demokracia. Unė, pėrveē simpatisė sė njerėzve, nuk gėzoja asgjė
tjetėr.
-
-
Shtėpia ishte grabitur me forcė, vendi i punės (Teatri Migjeni)
nuk siguronte punonjėsit me rroga. Si mund tė imagjinoja njė kthim
kur bashkėpunėtori im, Ardit Gjebrea, mė thoshte: Frederik, unė nuk
mund tė qėndroj dot nė Itali, kėtu janė hipokritėt nė pėrmasa
dinosaurėsh dhe sigurisht, tė gjesh vetveten nė jug tė Italisė ishte
dhe mbetet njė pamundėsi gjeometrike, pavarėsisht nga fuqia e
talentit.
-
-
Njė
arsye mjaft e fortė ishte edhe oferta e njė kishe kristiane South
California (Cristian heritage College& Shadow Mountain Church) pėr
tė regjistruar njė CD Fredrik and friends, me titull The good
news of love nė anglisht, me kėngė tė reja kristiane. CD-ja u
realizua, por ėndrrat mbetėn disi tė venitura dhe tė shkelura nga
njerėzit qė mė rrethonin.
-
-
U
gjenda i tradhėtuar nė vitin 1997 dhe fenomeni i familjes shqiptare
nė liri absolute jep shkas pėr dekompozim tė menjėhershėm. Njerėzit
e formuar me njė skepticizėm moral tė dobėt bėhen pre e naivitetit
dhe sulmeve tė tė papriturave tė jetės dhe besojnė njė tė ardhme
abstrakte dhe njė jetėgjatėsie pa limit. (Kjo do tė ishte pėrsa i
pėrket fenomenit ish-familje me baza morale tė Njeriut tė ri, gjė
qė ėshtė flluskė sapuni para tė mbijetuarit nė kapitalizėm).
-
-
Interesante janė detajet nga jeta dhe peripecitė tuaja artistike.
Por le tė kthehemi tek albumi i ri pėr disa detaje mė shumė? Sa
kėngė pėrmban albumi? Ēfarė natyre kanė kėngėt? Ju jeni kantautor i
tyre, apo kėngėt vijnė si produkt i bashkėpunimeve tė tjera
artistike?
-
Realizimi i albumit tė ri ka dashur pothuajse 1000 ditė punė nga
kompanitė Gipsy Eagles dhe Blue November. Punė intensive nė
gjetjen e materialeve, nė regjistrimin, orkestrimin, miksimin e tyre
dhe finalizimin e tyre. Kėngėt janė tė zhanreve tė ndryshme,
romanca, balada, rok klasik, disko dens etj. Janė 17 kėngė nė
gjashtė e gjysmė gjuhe anglisht, spanjisht, italisht, frėngjisht, nė
dialektin napolitan, njė kėngė e muzikės sė lehtė greke dhe njė
kėngė baladė nė shqip.
-
-
Kėngėt
janė krijuar nga kompozitorė tė ndryshėm nga Bota dhe disa janė
kėngė Revival, ndėrsa gjashtė kėngė janė marrė nga kompozimet e
mia, sidomos nga krijimet e mia tė adoleshencės). Instrumentistėt qė
luajtėn nė kėtė CD janė nga mė tė famshmit.
-
-
Ndėrsa
inxhinierėt ndėr mė tė njohurit. Fati e solli qė bashkėpunimi me
George Gesner (producent) tė ishte i pėrmasave tė pėrbotshme, kėshtu
qė jehona e suksesit me siguri do tė arrijnė edhe te ju. Pėr
suksesin e albumit ėshtė ende herėt, por promovimi i tij ishte mjaft
domethėnės dhe premtues. Morėn pjesė artistė VIP-a tė inkuadruar nė
Manhattan si dhe tė ftuar nga Shqipėria. Ndėrsa suksesi mund tė
vlerėsohet edhe nga shkrimet qė janė nė qarkullim sot, pėr shembull:
http:/LaMusica.com, ose nė manhattan today, Iliria, Bota sot,
etj.
-
-
E
ndiqni muzikėn e lehtė shqiptare qė prodhohet nė Shqipėri? Cilat
janė dukuritė qė e shoqėrojnė atė sipas gjykimit tuaj? Ku ndryshon
ajo nga muzika qė prodhojnė kompozitorėt apo kantautorėt shqiptarė,
por qė jetojnė jashtė kufinjve?
-
Muzikėn e lehtė shqiptare nė tė vėrtetė e kam ndjekur me interes,
por jo intensivisht. Mendoj se ndikimi i huaj dhe zhvendosja e
vėmendjes pėr tė krijuar diēka tė re ka qenė pre e rutinės dhe e
largimit nga e bukura. Kuptohet se plagjatura nė muzikė
ngandonjėherė ėshtė e paevitueshme, por jo qėllim nė vetvete. Kur
njė krijim pėlqėhet nga masa e gjerė aty pėr aty, tė shumtėn e
rasteve i ka ngjarė flakės sė kashtės dhe mbijetesa e materialit ka
qenė qesharake. Nė kohėn tonė (nė asnjė mėnyrė idealizim) censura ka
bėrė edhe njė parapėrgatitje cilėsore, gjė qė rriste edhe
pėrgjegjėsinė.
-
-
Ndėrsa
sot, emrat, paratė bėjnė gjithēka. Aftėsia sot ėshtė asgjė para
shtėllungės sė parave. Vėrtet paratė qė mora unė nga Shqipėria ishin
tė papėrfillshme, ndėrsa suksesi mendoj se ėshtė i pavdekshėm. Si
mund tė priten ndryshe debutuesit tanė nė festivalet e ndryshme
ndėrkombėtare ku i jepet pėrparėsi ngjashmėrisė sė stadit, formės
dhe kohės sė kėngėve dhe jo nevojės qė krijuesit tė krijojnė diēka
qė pėrfaqėson tonet dhe bulėzat tona muzikore, qoftė edhe tė
frymėzuara nga folklori ynė?
-
-
Pse
duhet ti tregojmė Europės qė ne dijmė tė bėjmė rep, tekno, hip-hop
nė stilin zezak, kur Bota ka njė interes pėr intonacionet e harruara
kombėtare? Ne jemi ndėr kombet mė tė vjetėr tė Europės dhe me
muzikėn qė bėjmė, nuk po arrijmė tė dėshmojmė pikėrisht kėtė.
Krijimet e Ēesk Zadejės, Tonin Harapit, Nikolla Zoraqit, Tish Daisė,
Avni Mulės, Simon Gjonit, Ferdinand Dedės, Kujtim Laros, Aleksandėr
Peēit, Limoz Dizdarit, Zef Ēobės, Ardit Gjebresė etj., muzika e tyre
ėshtė pikėrisht e pavdekshme se mban atė qė ėshtė e jona, domethėnė
bulėza kombėtare tė folklorit tonė.
-
-
Nuk
them qė muzika e lehtė tė jetė komplet e mbėshtetur nė folk, por
gjithsesi jo e mbėshtetur nė folklorin south afrikan. Nė
pėrgjithėsi krijuesit shqiptarė janė zhvilluar nė pėrmasa
gjeometrike me krijuesit jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Arsyeja
objektive qė nuk jemi nė kontakt tė vazhdueshėm me lėvizjet e jetės
artistike tė zhvilluar nė vendin tonė (Shqipėri), ka tė bėjė me
faktin qė artisti dhe krijuesi nė mėrgim mbeten me vizionin
konservator dhe pothuajse tė prapambetur me krijuesin vendas (po ta
quajmė kėshtu).
-
-
A ka
pasur ndonjė moment nė jetėn tuaj kur keni menduar se e gjithė
sakrifica pėr tė ndėrtuar njė karrierė artistike jashtė atdheut ka
kapėrcyer forcat tuaja dhe se duhej tė hiqnit dorė?
-
Shumė herė artisti ka zhgėnjime, kuptohet shumė mė tepėr se njeriu i
thjeshtė. Artisti vdes disa herė, bile shumė herė jo vetėm nė Botė,
por edhe brenda jetės sė tij artistike. Kur kalon nga njė lagje nė
njė tjetėr ndeshesh me njė kulturė tė re. Mendo tė kalosh
kontinente, se me ēfarė fenomenesh gjendesh! Mundėsia e realizimit
ėshtė njė kategori filozofike e re nė kapitalizėm.
-
-
Kapitalizmi nuk tė pret ty si kompozitor apo si artist. Pėr
kapitalizmin, njė i ri i sapoardhur ėshtė njė plan mishi pėr ta
grirė, nėse ai nuk di tė mbijetojė. Kėshtu, meqė unė nuk shkova si
kontigjent artistėsh i dėrguar nga shteti im me dieta pėr tė
studiuar jashtė, por dola si refugjat, mė priti i njėjti fat si
gjithė refugjatėt e tjerė. Pa ēka se fati mė ndihmoi qė tė futesha
disi nė jetėn artistike dhe falė bagazhit dhe punės intensive u
ndodha nė radhėt e artistėve qė dikur pėr ne ishin tė paarritshėm.
-
Sa
jeni integruar nė jetėn amerikane dhe sa ju mungon atdheu juaj?
-
Pyetja mė absurde ėshtė se sa ju ka munguar atdheu.
-
Nė kohė vuajtjesh (pėrfshirė kėtu tėrė jetėn e mėrgimtarit) mungesa
e atdheut kthehet nė brengė dhe burim i pėrmasave galaktike. Fenomen
qė pėrfshihet nė tėrė krijimtarinė botėrore. Kėngėt dhe krijimet mė
tė bukura janė tema e vendlindjes. Kėtu nuk kam parasysh vetėm
Rilindasit tanė, por kompozitorėt dhe krijuesit e gjithė Botės.
-
Kėshtu qė edhe tek unė do ta shikoni qė pothuajse nė tė gjitha
kėngėt e albumit tė ri gjendet tema e mungesės sė atdheut. Tek The
crying field (Fusha e lotėve), me motive nga Dibra dhe Vlora,
Glass heart (Zemra e kristaltė) qė ėshtė e regjistruar edhe nė
spanjisht Corason de cristal, All the love in the World (Gjithė
dashuritė e Botės, Zonja Shkodėr, Caterina Piano on a moon,
Falling in love again, (Tė dashurosh nga e para edhe njė herė) La
danza, Peshkatari i perlave, Return to me (kthehu tek unė),
Anche senza di te (Edhe pa ty vazhdoj), El dichioso soy yo, (Sa
me fat qė tė kam ty), pėrshkohen nga njė ndjenjė mjaft e dukshme e
nostalgjisė pėr atdheun.
-
-
Me
siguri qė nė tė ardhmen do tė shkojė duke u rritur dhe krijimet e
reja do tė jenė deri ndoshta monotone pėr njerėzit qė ėndėrrojnė tė
ikin qė atje. Nuk ėshtė kėnaqėsi emigrimi nė jetėn e njė kombi, por
disa herė ėshtė domosdoshmėri dhe kjo arrihet nė bazė tė instiktit
dhe aftėsive tė personit. Meqenėse qė nė moshė tė vogėl kemi ndierė
mungesėn e pranisė sė prindėrve (turnet e gjata tė punės), pastaj
jeta si konviktorė, tė gjitha kėto kanė ndikuar qė tė forcohet
karakteri dhe personaliteti nė kushte dhe rrethana tė ndryshme.
-
-
Sa ka
ndikuar stacionimi juaj nė Amerikė nė frymėzimin tuaj artistik?
-
Tė thuash fjalėn tėnde nga Amerika ėshtė pak mė e lehtė se tė thuash
fjalėn tėnde nga ēdo shtet tjetėr i Europės. Pasi Amerika ėshtė
krijuar me refugjatė dhe kombėsi tė ndryshme. Konkurrenca kėtu ėshtė
e pa limit, por jo qė tė tė frenojė dhe tė mos lejojė qė tė ecėsh
pėrpara nėse ke pak brumė.
-
-
Le ti
kujtojmė pak lexuesve tanė pėr kohėn kur ju sė pari u shfaqėt nė
ekranin shqiptar. Atėherė djalosh i ri, sė bashku me njė grup djemsh
tė talentuar, tė cilėt dolėn nė skenė me emrin Na bashkoi kėnga
popullore. Tė gjithė studentė tė arteve. Pastaj pjesėmarrja nė
kinema e mė tej konkurrime dhe vlerėsime si solist. Ēfarė momentesh
mund tė rikujtoni nga ajo kohė? Pėr cilat emocione tė provuara
ndieni akoma nostalgji?
-
Jeta ime artistike ka filluar qė nė moshė tė mitur. Ishte fat qė
festivalet kombėtare pėr fėmijė zhvilloheshin nė Shkodėr nė qytetin
tim tė lindjes. Kėngėt dhe ēmimet kanė qenė tė pėrhershme. Pastaj mė
vonė nė shkollėn e muzikės Prenkė Jakova, nė aktivitete tė
ndryshme deri nė Orkestrėn Simfonike tė Shkodrės (si oboist) tė
drejtuar nga dirigjenti Ermir Krantja. Fakulteti i Dramės nė vitin
1978 dhe oferta me grupin Na bashkoi kėnga popullore, aktivitetet
dhe turnetė me kėtė grup, kėngėt solo dhe duetet me kėngėtarėt
Valdete Hoxha, Zeliha Sina, Irma Libohova, Agim Duro, mė pas
inkuadrimi me Estradėn e Tiranės, edhe kėto janė mbresa tė
pashlyeshme deri nė dėbimin nga grupi (dėnimi nė vitin 1982).
-
Pastaj vjen mbarimi i fakultetit dhe emėrimi nė Estradėn e Shkodrės
si aktor. Kinoprovat dhe aktivizimi nė filma tė ndryshėm, si Nė ēdo
stinė, Dasma e shtyrė, Fundi i njė gjakmarrje,Flutura nė
kabinėn time, Kur hapen dyert e jetės, Edhe ashtu, edhe kėshtu.
Pjesėmarrja nė festivalet e Radios dhe tė Televizionit si dhe
festivalet e Pranverės ishin tė shumtė. Do tė duheshin orė dhe ditė
tė tėra qė tė tregoja detaje se cili ishtė mė i bukur dhe mė
interesant se tjetri.
-
Po tė mė jepet mundėsia nė tė ardhmen, krahas albumeve, pse jo edhe
inkuadrimi dhe sipėrmarrja nė njė film nuk do tė ishte njė ėndėrr e
parealizueshme.
-
-
Nė
Amerikė dihet se ka njė bashkėsi shqiptarėsh, tė cilėt pėrpiqen tė
mbajnė gjallė identitetin, traditat, komunikimin ndėrmjet
emigrantėve tė tė gjitha kohėve. Cila ėshtė lidhja juaj me kėtė
bashkėsi?
Kėtu janė breza shqiptarėsh (pėr nga largimi), nga mė tė ndryshmit.
Kuptohet, artisti e ka mundėsinė qė ti takojė pothuajse tė gjithė,
pasi puna e ime ka qenė dhe mbetet impenjuese pėr shqiptarėt kėtu nė
kurbet. Ndihmesė japin gjithashtu edhe artistėt e tjerė shqiptarė.
-
-
Bashkėpunimi me to pėr mua ka qenė mjaft i suksesshėm dhe pa
hezitim, pavarėsisht qė shumica e jonė ėshtė e pėrēarė dhe njė
dashuri hipokrite shoqėron nė tė shumtėn e rasteve. Shumė herė ndodh
tė ketė zėnka dhe mėri mes nesh.
-
-
Unė po
flas nė vetėn e parė nė numrin njėjės, por unė vetė personalisht nuk
kam tė tilla. Mungesa e njė vatre kulture e bėn shumė tė vėshtirė
mbijetesėn e artistit. Kėtu institucionet fetare janė nga mė
luksozet pėrsa i pėrket krahasimit me kombet e tjerė, ndėrsa po tė
kesh ndonjė takim me ndonjė artist, shkrimtar apo aktor, duhet tė
lesh takim nė ndonjė piceri apo restorant, pasi vetėm ne shqiptarėt
nuk kemi ndėrtesė apo sallė kulture.
-
-
Tė
gjithė kombet e tjerė i kanė. Shqiptarėt e vjetėr nuk e kuptojnė
domosdoshmėrinė e kėsaj dhe tė rinjtė nuk i kanė mundėsitė pėr tė
investuar pėr kėtė. Kėshtu qė artistėt mbeten pa strehėn e tyre.
Kėshtu qė edhe populli mėrgimtar do tė marrė art, kėnaqėsi nga ne tė
pastrehėt.
-
-
Besojmė se lexuesit tanė kėrkojnė tė dinė diēka mė tepėr lidhur me
jetėn tuaj private. Diēka mė shumė pėr familjen tuaj...
-
Jam i martuar dhe i lumtur me Aidėn, shqiptare nga
(Korēa-Borshi-Durrėsi). Fatmirėsisht kėndon mjaft bukur dhe nė CD-nė
e re, herė pas here do tė dėgjoni zėrin e saj nė motivet burimore tė
kėngėve tė reja, tė krijuara nga unė.
-
-
Cilat
janė ndryshimet qė ka pėsuar Frederik Ndoci gjatė kėtyre viteve larg
Shqipėrisė? Nė karakterin dhe personalitetin e tij? I ndihmon
emigrimi njerėzit qė tė rriten, apo tė ndryshojnė?
-
Artisti pėrveē pjekurisė fiziologjike ka edhe njė pjekuri artistike
tė paevitueshme (gjithnjė nėse ėshtė kėrkues dhe nuk rresht sė
studiuari). Sa mė shumė kohė kalon, aq mė i vogėl tė duket vetja dhe
aq mė shumė shtohet pėrgjegjėsia pėr tė krijuar. Artisti nuk ka kohė
tė korrigjojė tė kaluarėn, ai nėse nuk di se pėrmes asaj qė arriti
dhe atyre qė e presin ėshtė njė kėnetė e tėrė.
-
-
Ai
duhet tė bėjė qė kjo kėnetė tė thahet dhe tė lartėsohet, duke mos i
vlerėsuar vetė veprat e tij, por duke lėnė qė tė tjerėt tė flasin
pėr ato. Emigrimi ėshtė pengesė serioze e zhvillimit tė tij, nga
pika ku ėshtė nisur, ai duhet tė pėrshtatet me kushtet e reja dhe nė
bazė tė kushteve, dijes dhe studimit tė sė resė, mund tė arrijė
diēka.
-
-
Ka
raste qė edhe referimet dhe miqtė janė mė tė fuqishėm se aftėsia,
por fatkeqėsisht unė nuk kam pasur tė tillė asnjėherė nė jetėn time,
pėrveē Ardit Gjebresė, i cili me rrethin dhe dashamirėsinė e tij
bėri qė tė rihabilitohesha dhe tė kthehesha sėrish nė skenė nė vitin
1986.
|
|