|
- 9
shkurt 2006 /TN
Nga Rexhep KASTRATI
-
-
(Rreth vėllimit tė dytė tė librit me kumtesa E djathta
shqiptare nė mbrojtje tė Shqipėrisė etnike, botoi
Lumbardhi, Prizren, 2005)
-
-
Angazhimi i Institutit tė Historisė sė Kosovės dhe i Diasporės
shqiptare qė tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr zbardhjen e atyre
ngjarjve, tė veprimtarisė dhe fatit tė personaliteteve qė nga
regjimi enverist nė Tiranė dhe atij titist nė Prishtinė u
anatemuan, apo mė keq u lanė nė harresė, e qė pėrbėjnė atė qė
quhet e djathtė shqiptare, nacionalizėm shqiptar, ėshtė jo vetėm
pėr tu pėrshėndetur, por edhe pėr tu admiruar. Ėshtė kėshtu
pėr faktin se i tėrė ky angazhim bėhet falė dėshirės sė madhe tė
organizatorėve tė kėtij Sesioni shkencor pėr tė bėrė diēka nė
rishkrimin diskursiv tė historisė, si dhe pėrkrahjes materiale e
tjetėr tė Diasporės shqiptare.
Pa njė pėrkrahje tė mirėfilltė insitucionale nga pushteti,
gjithė kjo punė ėshtė shumė e vėshtirė pėr tu realizuar, por
kur sheh se nga njėri Sesion nė tjetrin jo vetėm qė organizimi
ėshtė mė nė nivel, por edhe po rritet edhe profesionalizmi i
kumtesave si dhe shumėllojshmėria e tyre po bėhet mė e madhe,
atėherė vėrtet duhet ta ndiesh vetn mirė kur merr pjesė nė njė
Sesion tė tillė. Kėtė bindje e forcon pikėrisht Sesioni i Dytė
me radhė i mbajtur nė Prizren, mė 26-27 nėntor 2004, kumtesat e
tė cilit janė botuar nė vėllimin e dytė tė librit E
djathta shqiptare nė mbrojtje tė Shqipėrisė etnike qė
SHB Lumbardhi e z. Nue Oroshit e ka botuar para
do kohe me njė cilėsi mė tė lartė teknike. Marrė nė pėrgjithėsi,
botimi i kėtyre kumtesave mund tė merret edhe njė ngjarje e mirė
-
Pėrtej kėtyre, duhet thėnė se strukturimi i kumtesave nė dy
pjesė: Kumtesa dhe shpalime historike dhe Portrete,
dėshmi dhe ngjarje historike mėton tė pėrqasė nė mėnyrė mė
tė mirė tėrėsitė tematike qė i pėrfshijnė brenda tyre, e qė e
pėrcjellė rritjen profesionale dhe metodologjike nė tėrėsi tė
kumtesave tė pėrmbledhura nė kėtė botim.
-
-
Qasja kritiko-racionale ndaj nacionalizimit shqiptar dhe tė
luftėrave tė tyre
-
-
Pjesa e parė librit e titulluar Kumtesa dhe shpalime historike
pėrfshin 12 kumtesa qė merren me disa nga momentet kryesore tė
ngjarjeve tė ndodhura gjatė Luftės sė Dytė Botėrore e deri nė
vitet 50 tė shekullit 20, ēfarė janė: Marrėveshja e Mukjes,
formimi i LNDSH-sė si dhe veprimtaria e saj, raportet e
nacionalistėve shqiptarė me aleatėt e huaj etj., ashtu siē ka
edhe kumtesa qė trajtojnė nė mėnyrė tė pėrgjithshme natyrėn e
nacionalizmit shqiptar vlerat dhe dobėsitė qė ka, pastaj nė njė
rrafsh po pėrgjithėsues, por edhe konkret luftėn antikomuniste
nė Maqedoninė perėndimore, nė Drenicė etj. Nė kėtė grup
kumtesash bėjnė pjesė edhe kumtesa qė merren me metodologjinė
histroike, me aspekte programore tė ndonjė organizimi politik
shqiptar tė pas Luftės sė Dytė Botėrore.
Me fjalė tė tjera, ėshtė e pranishme njė laryshi problematikash
qė lexuesin dhe kurreshtarin e kėtyre ngjarjeve e bėjnė qė tė
ketė njė informacion mė tė plotė. Shkurtimisht mund tė them se
kumtesa e dr. Sc. Beqir Metės qė e trajton nacionalizmin
shqiptar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore me tė gjitha tė mirat dhe
tė metat e tij, ajo e prof. dr. Muhamet Shatrit qė hedh dritė me
argumente shkencore mbi LNDSH-nė dhe pėr platformėn e saj, ajo e
prof. dr. Muhamet dezhgiut qė vė nė spikamė pozicionin
politiko-ushtarak tė nacionalistėve shqiptarė tė Shqipėrisė
verilindore gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ajo e prof. dr. Ramiz
Abdylit pėr shqiptarizmėn nė Maqedoni, ajo e dr. Riza Sadikut
pėr luftėn antikomunsite nė maqedoninė perėndimore, si dhe
ndonjė tjetėr si kėto janė tė ndėrtuara me njė metodologji tė
mirėfilltė shkencore, me njė stil ligjėrimor shkencor dhe me njė
terminologji tė mirė shkencore.
Natyrisht se kontributi i dr. sc. Zekeria Canės qė ka tė bėjė me
kėndvėshtrimin metodologjik nė kuadėr tė temės qė ka tė bėjė me
forcat nacionaliste shqiptare gjatė Luftės sė Dytė Botėrore e
deri nė vitin 1947, ėshtė njė kontribut i veēantė, sepse zbardh
konceptet teorike dhe metodologjike tė kohės pėr tė cilėn flet,
e qė e bėn mė tė plotė kuadrin tematik tė kumtesave tė pėrfshira
nė kėtė pjesė.
-
-
Kumtesa qė kanė tė bėjnė me personalitete tė ndryshme tė tė
djathtės shqiptare
-
-
Pjesa e dytė e grupit tė kumtesave, e qė numerikisht ėshtė me
madhe, pasi qė pėrfshin rreth 23 kumtesa, e qė ka tė bėjė me
personalitete dhe ngjarje tė caktuara tė kohės, dėshmon se edhe
Sesioni Shkencor i Prizrenit e qė u mbajt edhe nė kujtim tė 100
vjetorit tė lindjes sė Xhafer Devės dhe tė 58 vjetorit tė
vrasjes sė kapidan dr. Mark Gjon Markut, u dominua nga tendenca
pėr rehabilitimin si dhe me vazhdimin e pėrpjekjeve pėr
rehabilitimin e personaliteteve tė ndryshme tė nacionalizmės
shqiptare gjatė Luftės sė Dytė Botėrore e mė pas.
Kjo tendencė, qė nė Sesionin e Hamburgut ishte mė e theksuar,
duhet thėnė se ka po ato arsye si nė Sesionin e Parė tė mbajtur
nė Hamburg, e qė kanė tė bėjnė me dėshirėn e kumtuesve qė tė
kontribuojnė qė tė vihet drejtėsia nė vend dhe gjithė ata
nacionalistė qė kanė sakrifikuar edhe jetėn, njė pjese prej tė
cilėve nuk u dihet as varri, tė kenė vendin e vet nė
historiografinė shqiptare, si dhe tė ēukisin nė ndėrgjegjen tonė
dhe kujtesėn tonė.
Nė pėrpjekje pėr rehabilitimin e
personaliteteve tė tillė si Xhafer Deva, kapidan dr. Mark Gjon
Marku, Ernest Koliqi, Ndue Pėrlleshi, Marie Shllaku, Gjon
Serreqi, Rexhep Mitrovica, e shumė tė tjerė si kėta, autorėt e
kumtesave tė ndryshme, pėrveē pėrdorimit tėlirė tė faktografisė
sė mundshme, ndonjė kujtimi tė ndonjė bashkėkohaniku, kanė
pėrdorur edhe stilin ligjėrimor letrar, pėr tė shprehur
dashurinė, simpatinė dhe shpesh edhe mllefin pėr fatin tragjik
tė kėtyre personaliteteve. Sidoqoftė edhe nė kėtė grup kumtesash, akribia shkencore dhe
qasja profesionale ėshtė mė e theksuar se nė kumtesa tė ngjashme
nė Sesionin e Hamburgut. Me kėtė rast do veēuar nė mėnyrė tė
veēantė qasjet e prof. dr. Romeo Gurakuqit pėr Ernest Koliqin
dhe BKI-nė, ato tė prof. dr. Fehmi Rexhepit pėr Esat Berishėn,
dr. sc. Lush Culajt pėr Zef Gjidodėn, e ndonjė tjetri, tė cilat
pėrveēse japin njė material tė caktuar njohės, ofrojnė edhe
qasje kritiko-racionale tė lakmueshme. Njė aspekt mė vete bėjnė grupi i kumtesavedėshmi, e qė vijnė nga
ata qė personalisht janė njohur me personalitetet pėr ta
cilėtkumtojnė dėshmojnė, ēfarė janė ato tė akademik Mark
Krasniqit, Shefqet Kelmendit e tė ndonjė tjetri se kėta, qė nė
kumtuesat e tyre vazhduan dėshminė pėr personalitete tė tillė si
marie shllaku, Ndue Pėrlleshi, Gjon Serreqi, Bernardin Llupi e
ndonjė tjetėr, tė cilat vetė mund tė bėhen dokumente mbi tė
cilat do tė duhej tė operonte shkenca shqiptare e historisė. Njė
pėrjashtim bėn Idriz Lamaj, i cili pėr Xhafer Devėn dhe Rexhep
Krasniqin, pėrkatėsisht pėr veprimtarinė e tyre nacionaliste
pėrveē njė qasje dėshmie si njohės i tyre gjatė jetės sė tyre,
ofroi edhe njė qasje dokumentare tė mbėshtetura mbi dėshmi dhe
letra qė i kishte nė dispozicion dhe qė i kishte dėgjuar nga
vetė ata.
-
-
-
Krejt nė fund
-
-
Duhet thėnė se ajo qė vėrehet edhe nė kėtė botim, nė Sesionin
Shkencor pėr tė djathtėn shqiptare, paraqiten kumtesa nga autorė
tė njėjtė e qė kanė tė bėjnė me personalitete tė njėjtė e qė
kundrohen nga aspekte tė ndryshme. Kjo ėshtė pėr tu
pėrshėndetur, pasi qė nė kėtė mėnyrė po krijohet mundėsia qė
kėta autorė, nė mėnyrė mė tė plotė tė merren me njė personalitet
dhe atė ta studiojnė nė tė gjitha dimensionet. Ashtu siē mund tė
thuhet kjo edhe pėr ndonjė ngjarje tė caktuar. Nė anėn tjetėr,
edhe pse nė fillim e lavdova strukturimin e librit si mė tė
mirė, duhet thėnė se nė kėtė drejtim duhet punuar, pasi qė ka
kumtesa nė pjesėn e parė tė librit, qė do tė duhej tė ishin nė
pjesėn e dytė, ashtu siē ka edhe kumtesa qė gjenden nė pjesėn e
dytė, por qė do tė mund tė ishin mė mirė nė pjesėn e parė tė
librit.
-
-
-
Prizren, 11. 12. 2005
-
Rexhep Kastrati
|
|