| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
KULTURĖ
|
|
| |
Qiri
drite nė pėrkujtim tė 146 - vjetorin tė lindjes |
|
| |
Trimi i
pamposhtur, Gjeto Coku (1854 1913), mik i tė
gjithė shqiparėve |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
8
shkurt 2006 /TN
-
-
Nga
Gjon Frani Ivezaj, historian
-
Nju
Jork (ShBA)
-
-
Kelmendi,
-
tokė e
begatė trimash
-
-
Malėsia e Mbishkodrės, nuk mund tė kuptohet pa Kelmendin, djepi i
hershėm i lindjes sė kreshnikėve, qė janė dėshmia mė e hershme e
ekzistencės sė popullit shqiptar nė trojet e veta kryekėput e safi
shqiptare, duke dhėnė provėn e mbijetesės dhe tė rilindjes sė
vijushme. Nė ēdo periudhė dhe brez mbas brezi ēdo shtėpi, katund,
vllazni, fis, bajrak ka nxjerrė trima, mendimtarė, prijės tė luftės
dhe kuvendeve nė odat e moēme tė burrave tė Alpeve tė Veriut tė
Shqipėrisė.
-
-
Kelmendi dhe bijtė e saj kreshnikė, kanė mundur tė pėrballojnė
furtunat e egra tė pushtuesve shumėshekullorė turq dhe shovinistėve
fqinj sllav. Autorė tė ndryshėm, e mė sė shumti studiues albanolog
tė huaj, qė kanė vizituar e qėndruar shpesh mes bjeshkėve tė maleve
tė thepisura, banesat bujare tė malėsorėve, duke gėrmuar historinė e
Kelmendit, saktėsojmė origjinėn e hershme tė saj.
-
-
Kėshtu, sipas albanologut kroat Dr. Milan Shuflai: Njė
qytet i kėtillė ndoshta nė shek. IX shtrihej nė bregun e detit afėr
Shėn Gjinit dhe shėrbente si pikė mbrojtėse kundėr piratėve arabė.
(Dr. M. Shuflai: Serbėt dhe Shqiptarėt, Bargjini, 2002.).
-
-
Gjatė
fundit tė shekulli XX nė Kelmend, janė zbuluar shumė gjetje
arkeologjike, si monedha bronzi tė shek. II - III mbas Krishtit, si
dhe nuk mungojnė banesat me njė urbanistikė tė rregullt, mjaft tė
avancuar pėr kohėn, tė sė njėjtės periudhė me ato tė stilit romak
(Itali) dhe helen (Greqi). Mė vonė mė epokėn e Mesjetės,
Kelmendi, do tė ketė emblemen ose Stemen e titulluar: Arma et
Insignia. Ajo ėshtė botuar pėr herė tė parė nga revista
shkencore autoritative tė kohės L.E.K.A. (viti 1930), qė drejtohej
nga Kuvendi Franceskan nė qytetin e Shkodrės. Pra Kelmendasit dhe
bijtė e saj, kanė luftuar brez mbas brezi, pėr liri dhe pavarėsinė e
tokave shqiptare nė male dhe zonat fushore.
-
-
Nė
kėtė truall plot tradita, u mėkuan edhe tė parėt e familjes Coku, qė
herėt e lanė Kelmendin e u vendosėn me banim nė zonėn e Bregut tė
Matės. Biri kelmendas, Gjeto Coku, nė njė prononcim pėr kohėn, duke
luftuar sėbashku me trimat e tjerė u shpreh: Jam gati me e
shkrii gjaan teme, e me baa armė e fushekė pėr luftarėt, mjeft qi
Turku tdalin faret. (Po atje, f. 7).
-
-
Ai
ndihmoi, me sa mundi tė gjithė komitėt e malit me armė, municione e
ushqime. Askohe gjatė kryengritjes, turqit kėrkonin ti ēarmatosnin
malėsorėt e Bregut tė Matės. Luftarėt, jo vetėm qė nuk i dorėzuan
armėt mbrojtėse, por i bėnė thirrje taborreve turke, qė tė largohen
menjėherė nga tokat shqiptare: Por kta i bane me dijt turkut, se
nuk ishin pula qė tremben prej nji ish - ish; pushkėt e mbushuna
nuk lshohen, por tviin me e marrė vetė. Pėr afro 17 orė
rresht, luftėtarėt shqiptarė i rezistuan ushtrisė mizore turke, e
armatosur gjerė nė dhėmbė. Edhe pse me ndihmen e disa trathtarėve
shqiptarė muslimanė (qė luftonin nėn flamurin turk pėr nder tė baba
Dovletit), garnizonet turke, nuk mundėn qė tė gjunjėzonin e
mposhtin Gjeto Cokun me shokė. Gjeto Coku praa kje nji i
krishtenė me nam, nji atdhetar i paa shoq. Ktii ja muer kamen vllaj
Ded Coku, i cilli i pergiaan e ndjek gjurmat e tii, prandej i
krishtenė si i vllaj, atdhetaar si i vllaj. Rrnoftė e kioftė per
ndeer tShqipniis! (f. 9)
-
-
-
Kush
ishte patrioti Gjeto Coku?
-
-
Ky bir
i denjė i malėsor, ishte njė nga udhėheqėsit luftarak mė popullor,
organizator kryesor i kryengritjeve kundėr Perandorisė Osmane tė
vitit 1912, tė malėsorėve nė krahinėn e Bregut tė Matės tė Qarkut
Lezhė. Gjeto Coku, ishte i biri i Cok Prekės, qė kishte pesė djemė
tė tjerė, si: Tomėn, Nikollėn, Prekun, Markun dhe Gjergjin. Kurse
Gjeto Coku kishte vėlla Mashin dhe Dedėn. Dedė Mashi, ka lindur nė
Nikē tė Kelmendit, ndėrsa tė tjerėt nė Shėn Koll nė Breg tė Matės.
-
-
Cok
Preku, baba i Gjetos, ka ardhur nga krahina malore e Kelmendit, e
pėrmendur pėr besė, trimėri, burrėri, mipėpritje dhe kryengritje tė
njėpanjshme me armė nė dorė, kundėr pushtuesve tė ndryshėm, qė janė
pėrpjekur tė nėnshtrojnė Malėsinė e Kelmendit tė panėnshtruar ndėr
shekuj. Vajzat fisnike tė Gjeto Cokut ishin: Dila, Maruka, Terezja,
Filja. Maruka, ka qenė murgeshė e Kishės katolike nė njė kuvend
motrash nė Zagreb tė Kroacisė. Pėr patriotin trim dhe bujar Dedė
Cokun dhe Mashin e Ēokut, shkruan edhe Poeti Kombėtar At
Gjergj Fishta (1870 1940) nė kryevepren Lahuta e Malcis.
-
-
Pėr
sundimtarin e Lezhės Gjeto Coku, flet revista Pėrparimi e
vitit 1914 (f. 5 7), ku i kushtohet njė artikull i veēantė prej 3
faqesh. Aty ekskluzitivisht trajtohet atdhetari Gjeto Coku si
sundimtar nė bajrakun e Nikshit. Nga dokumentet arkivore dhe shtypi
i kohės thuhet se ai e drejtoi vendin me drejtėsi, paqe dhe
tolerancė.
-
-
Gjeto,
ishte njė familje me tradita tė hershme atdhetare dhe krishterė i
devotshėm nė udhėn e Zotit. Patrioti i zjarrtė ruajti lidhje tė
ngushta me Kishėn katolike dhe kishte shumė miq tė shtėpisė
priftėrinj dhe ipeshkėvij tė kohės, duke mbetur (deri sa ra dėshmor
nga dora trathtare) njė burrė trim, i nderuar dhe respektuar dhe i
dashur pėr tė gjithė.
-
-
Ndėr
tė tjera shkruhet: Nder Shqyptarė qi maa fort se ttanė u
perkujdesne per miradijet tkomit e sditne me kursye kurr farė
mundimit, por u munduene saa ku mujtne me e pshtue Shqypniin prej
thojve tpangiishem t Mbretniis s Turkut, e nder saa e saa
Shqyptarė tjerė, qi shkrine mallė e gjaa per Shqypnii, i dejė mu
njoftun e mu permendė asht Z. Coku. Ah! Per t saktė burrnia e
atdhedashtnia e ktii shquptarit nuk do tqitet nharresė, per se i
cilli atdhetarė do trreket me e ndjekun e me ecė mas gjurmve t tia.
Gjeto Coku, ishte i Bajrakut tNikshit. T lemit e pat prej nji
babet e nanet qi shkojshin jeten si i perket nji tkrishtenit
tmirė, e prej ktyne xuni hem me i sherbye Zotit, hem me punue e me
e dashtė atdheen si duhet e si kaa hije nji atdhetarit tvertetė.
(f. 5)
-
-
Vargu
i burrave, qė kanė qenė garant tė insitucioneve tė Kanunit nė
Malėsi tė Veriut dhe zonat fushore, ku kėto malėsorė, pėr arsye tė
kushteve ekonomike u vendos nė qendrat e reja tė banimit, ėshtė i
pafund. Nė ēdo vllazni e katund, ka pasur shumė burra tė tillė, qė
ishin krenaria e trojeve shqiptare edhe pėr kryengritje tė
njėpanjshme, kundėr ushtrive pushtuese turke e shovinistėve
serbomalaziase. Besa e lidhur pėr nder e flamur, nė kėto troje
trimash, kishte njė rėndėsi tė dorės sė parė. Atė e vinin nė lėvizje
malėsorėt sypatrembur si Gjeto Coku me shokė, sepse nė luftė ai
ishte shumė i zoti, pėr ti bashkuar tė gjithė trimat nė njė qėllim
tė pėrbashkėt atdhedashės.
-
-
Ndėr
kėto burra tė malėsisė, mund tė pėrmendim: Dedė Gjon Lulin, Lucė
Nika, Gjokė Luci, Mark Toma, Kolė Gjoni, Ndue Dushi, Dedė Coku, Lush
Llani, Gjeto Coku, Sadri Keqi, pjetėr Llesh Nikė Daka, Sokol Djala,
Llesh Gjeri, Pjetėr Bici etj. Burra tė tillė tė paharruar nė Malin
e Kastratit kanė qenė: Dodė Preēi, Gjelosh Gjoka, Shaban Elezi, Gilė
Marku, Dulo Staka, Kot Nika, Zenel Shabani, Vuksan Leka, Pjetėr
Dulja, Dosh Sadria, Ndrekė Kaēeli, Marash Gjekė Mali, Mirash Luca,
Brahim Vuksani, Nikollė Mirash Luca, Prekė Brahimi, Gjeto Shyti,
Ndokė Gjoni, Nish Gjeto Daka, Lukė Deda, Ēok Zefi, Lucė Tagani,
Llesh lekiqi, Nikollė Marku, Gjeto Daka, Nikė Ivani, Dash Preēi,
Mark Dashi, Ujkė Gjeto Shyti, Dedė Gjon Ujka, Lucė Gjeka, Dodė
prendash Zefi, Smajl Shpendi, Nuk Puli, Marash Vata, Qerim Sokoli,
Halil Ujka, Oso Rama, Prek Gjon Rrethatokja, Llesh preluca, Nikė
Gjelosh Gjoka, Kolė Gjeloshi, Nikė Gjeto Koti, Mar Gjoni; burrat e
Shkrelit, si: Marash Vata, Vatė Marashi, Tomė Nika i Shkrelit,
Rrushman Hasani, Zef Tomė Nika, Gjon Deda i Shkrelit, Kanto Marashi,
Mark Tomė Pllumbaj Bajraktar i Kelmendit, i cli mori pjesė nė
Kryengritjen e vitit 1912 dhe mė pas ngriti flamurin e Pavarėsisė nė
trevėn e vet.
-
-
Ai me
armė nė dorė, mori pjesė nė mbledhjen e organizuar nė Zejmen mė 11
Maj tė vitit 1912, me pėrfaqėsues nga krahinat e tjera fqinje, si:
Mirdita, Malėsia e Lezhės, Kthella etj. Ai ishte ndėr tė parėt, qė
kėmbnguli tė zbatohen deri nė fund tė gjithė vendimet historike, qė
do tė merren nga tė gjithė shqiptarėt e tubuar atė ditė.
-
-
Kėsisoj qė nga ajo ditė, Gjeto Coku, u bė njė nga patriotėt mė tė
vendosur tė luftės pėr liri e pavarėsi tė popullit shqiptar, qė prej
50 dekada qėndronte i robėruar nga kthetrat e ushtrisė mizore
koloniale turke.
-
-
-
Historia e Gjeto Coku, pėrmes dokumenteve historike tė Arkivit tė
Austrisė
-
-
Duke
shfletuar disa dokumenta, qė janė marrė nga Arkivi i Vienės
(Austri), qė disponohen nė Insitutin e Historisė nė Tiranė, shohim
se Dokumenti #10, Dosja #20, ka tė shkruar detajet
interesante, se: Ambasadori Zambaur nė Shkodėr, njofton Vjenėn,
mė 11 Maj 1910, se mė tha Gjeto Coku, se rebelėt po e mendojnė
seriozisht punėn me u shkėput nga Turqiq
. dhe mė poshtė
njoftonte ai e porosita, qė tė pėrdor influencėn e tij, qė as
shokėt e fisnit, as malsorėt e tjerė mos tė hidhen kundėr Qeverisė.
-
-
Ndėrsa
Vjena, i shkruante ambasadorit tė ri nė Shkodėr Zambaur-it, mė 14
Shkurt 1911: Njė i fortė: Prek Gjeto Coku nga fisi i Kelmendit,
i cili kishte marrė pjesė nė emigracionin e malėsorėve tė vitit tė
kaluar pėr nė Mal tė Zi, ka disa kohė qė ndodhet nė Monarki dhe
nėpėrmjet tė tjerėve ka pasur korelacione
me Dr. Fran Baron Nopēen
na ėshtė drejtuar dhe ka kėrkuar, qė tė lejohet kthimi pėrsėri nė
atdhe, duke ndėrmarrė pranė qeverisė turke hapa qė do ti duken tė
pėrshtatshme
mbasiinformatat e pakta qė disponohen pėr lutėsin nuk
janė aq tė favotshme edhe se dyshimi nuk mund tė hiqet, se kthimi i
tij pėr nė Vilajetin e Shkodrės, ai mund ta pėrdorė pėr qėllime tė
agjitacionit.
-
-
Njė
kėngė popullore, qė kėndohet me lahutė dhe ēifteli brez mbas brexi,
e ka pėrjetėsuar kėshtu figurėn e Gjeto Cokut, me trimat e tij
besnikė nė mbrotje tė trojeve tė vatanit:
-
-
Nė ēdo
mbledhje kanė ngritur zanin
-
Me ēdo
kusht me mbrojt vatanin
-
Si nė
luftė kundra Turqisė
-
Nė
prag tė Shpalljes sė Pamvarėsisė.
-
-
Qenė
malėsorėt sokola malit
-
Nė
fshat Shenkollit nė Breg tė Zallit
-
Qė ja
vunė pushkėn nizamit
-
Shumė
ushtarė ja vranė Sulltanit.
-
-
Nė
krye tė luftės sė Pamvarsisė
-
Gjeto
Cokun kishin prijės
-
Lėgjandar bashkė me malėsorė
-
Ngreu
flamurin vetė mė dorė.
-
-
Disa
trima lufta i mori
-
Me
pushkė nė dorė nė mbrojtje kėtij troi
-
Pjetėr
Bici, Gjergj Nikolla
-
Llesh
Nik Dake, Pjetėr Sokola,
-
Tuj
luftua kundra Turqisė
-
Ranė
si trima tė Pamvarsisė.
-
-
Nė njė
dokument tjetėr top - sekret, njoftohej Viena nga tė
dėrguarit e saj nė Shkodėr, lidhur me qėllimin e Preng Pashės dhe
rrezikun e atentatit kundėr Gjeto Cokut. Nė dokument thuhet: Preng
Pasha, nxit banorėt kundėr Emzot Kolecit dhe vėllezėrve Coku, Emzot
Serreqit, Kolecit e Bumēit
kishin frikė pėr trazira serioze, bile
dhe pėr atentat eventual kundėr Emzot Kolecit dhe Cokut
-
-
Mė 4
Shtator 1913, nga Durrėsi njoftohej Viena, se Katolikėt e Bizės
e tė rethit tė saj, nuk duan qė tė njohin qeverinė provizore tė
Durrėsit. Ata duan qė ti nėnshtrohen vetėm shefit tė malėsorėve
katolik tė Bregut tė Matit Gjeto Cokut
-
-
Dokumenti #177, dt. 17 Nėntor 1013, ėshtė njė letėr e Eqerem Bej
Vlorės. Nė tė thuhet, se: Nė Lezhė e nė Shėn Gjin, ėshtė formuar
njė Qeveri Kombėtare nėn drejtimin e malėsorėve tė Lezhės, si armiq
tė Bib Dodės. Ata janė edhe kundėr Esat Pashajt
Bib Doda ka
siguruar krahinėn e Mirditės
Vrasja e Gjeto Cokut e ka armiqėsuar
atė me katolikėt e Malėsisė sė Lezhės
-
-
Nė
Tetor tė vitit 1912, Esat Pash Toptani, mblodhi Redifet e Krujės dhe
Tiranės, gjithsej rreth 10.000 vetė. Ai u nis pėr tė shtyp
kryengritjen nga Mati deri nė Malėsinė e Madhe. Bregamatėsit, i vunė
pritėn nė Kodrat e Pllanės dhe nuk i lėshuan rrugėn pėr 3 ditė.
Vetėm pas luftimeve tė ashpra, Esat Pash Toptani, mund tė kalonte,
duke kallur gjithė Bregun e Matės, ndėr to edhe shtėpinė e Priftit
(Ēelėn). Ai dogji gjithsej 100 shtėpi.
-
-
Tė
besėlidhurit e Bregut tė Matės edhe mbas 12 tetorit 1912, kur Lufta
Ballkanike kanoste copėtimin e Shqipėrisė, luftėtarėt shqiptarė u
ngritėn me armė nė dorė, rrethuan garnizonin turk nė Pllanė, ku
ndodhej njė batalion dhe e detyruan tė dorėzohej dhe mbasi e
ēarmatosen e lanė tė lirė tė largohej.
-
-
Asnjėherė shqiptarėt e pėr mė tepėr malėsorėt nuk e kanė patur
traditė qė tė vrasin nė nore (nė besė) robėt e luftės. Kėtė
pėrjashtim do ta bėj vetėm regjimi komunist nė Shqipėri, qė do tė
instalohet dhunshėm nė periudhėn e zezė tė historisė sė popullit
martir shqiptar prej viteve (28 nėntor) 1990 deri mė (13 dhjetor)
1990.
-
-
Mė 14
Nėntor 1912, trupat e ushtrisė sė kryemonarkut malazias, pushtuan
Shėn Gjinin dhe pak ditė mė vonė, trupat serbe tė Krajlit pushtuan
Lezhėn. Kryengritėsit gregamtas, bashkė me krahinat e tjera tė
Lezhės, krijuan Qeverinė e Lezhės me kryetar udhėheqėsin e
kryengritjės sė Bregut tė Matės patriotin kreshnik Gjeto Cokun.
-
-
Me
shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare, Qeveria e Lezhės, me nė krye Gjeto
Cokun, u bashkuan menjėherė me Qeverinė e sapoformuar tė drejtuar
plaku i urtė i Vlorės historike, kryeministri i parė Ismail bej
Qemali. Ai nuk pranoi propozimet e Preng Pashės dhe Esat Toptanit,
pėr tu shkėputur nga Qeveria e Ismail Bej Qemalit. Pėr kėtė edhe e
pagoi me jetėn e vet mė 7 Tetor 1913 nė Lezhė.
-
-
-
Kryengritjet e drejtuar nga
-
fatosi
i lirisė nipi i Kelmendit Gjeto Coku
-
-
Nė
dhjetėvjeēarin e parė tė fillimit tė shekullit XX, Lėvizja
Kombėtare, lufta e gjithanshme e popullit shqiptar pėr liri e
pavarėsi mori njė hov tė madh. Kjo u pasua nga kryengritjet e
njėpasnjėshme pararendėse tė viteve 1909, 1910, 1911, qė ishin
preludi frymėzues pėr kryengritjet e reja, qė do tė vijnė nė vitet
nė vijim.
-
-
Lėvizjet e fuqishme kundėrturke, tronditėn themelet e kalbura tė
Perandorisė Otomane, qė kėrkonte dorėn e fundit pėr ta rrėzuar
pėrdhe, duke tronditur serizisht pushtetin e Xhonturqve tė Rinj, qė
ndonėse me ambicie pėr pushtet, pretendime reformuese sipėrfaqėsore,
ishin baza e Perandorisė sė vjetės otomane.
-
-
Nė
kėtė situatė tė elektrizuar, me inisiativėn e Gjeto Cokut, u
organizuan kryengritje kundėr garnizoneve turke. Beteja ishte e
ashpėr dhe e pėrgjakshme. Kėto fitore tė bujshme, ndezėn flakėn e
kryengritjes dhe nė krahina tė tjera tė trojeve etnike. Grupi i tė
besėlidhurve i udhėhequr nga Gjeto Coku, Zef Harapi etj., goditi
forcat armike nė Mirditė, nė Bregun e Matit dhe garnizonin ushtarak
nė Lezhė, duke intensifikuar edhe mė shumė veprimet ushtarake me
armė nė dorė. Madje shumė patriotė tė mėrguar, po ktheheshin nga
vendet e huaja, pėr tė marrė pjesė drejtpėrdrejtė nė luftrat
kryengritėse, kundėr pushtuesve kolonialė turq e ēlirimin e
Shqipėrisė.
-
-
Megjithatė duhet thėnė, se kryengritjet zinxhir, qė plasėn nė disa
shtet tė Ballkanit dhe mė sėshumti nė trojet etnike shqiptare,
ushtritė turke pėrdorėn forcėn mė tė madhe pėr shtypjen e tyre me
njė egėrsi e tėrbim tė pashembullt. Kjo nuk e uli tempin e revoltave
me armė nė dorė, por bėri qė shtetet dhe popujt nėn robėri tė jenė
pėrherė nė ballė tė pėrleshjeve vendimtare pėr liri e pavarėsi nga
suaza e Perandorisė Otomane.
-
-
Kėsisoj, qėndresa me tytėn e pushkės dhe luftrat e njėpasnjėshme tė
popullit shqiptar, po merrte njė fizionomi tė plotė dhe frymarrje mė
tė gjėrė, falė angazhimit nė rritje tė forcave pėrparimtare, qė
aspironin prej shekujsh mėvetėsinė kombėtare, sociale, kulturore,
gjuhėn amtare, shkrimin shqip, historinė, traditat, doket dhe
ruajtjen e vlerave tė paēmuara tė identitetit kombėtar tė trashėguar
brez mbas brezi nė tokat e veta ilire.
-
-
Atdheu
ynė, pėrmes bijve tė dashur tė saj, kishte filluar njė rilindje e
fryumarrje. Koha kishte thirrė nė skenėn historike amtare, zgjimin
pėr liri dhe tė drejta shoqėrore, kthimin tek historia e
pararendėsve ilirė arbėrorė tė epokės sė Gjergj Kastriotit.
-
Tė
gjithė shqiptarėt, e privilegjuar nė parlamentin, qeverinė dhe
dikasteret e tjera tė Perandorisė Turke treguan njė zell, duke
justifikuar shprehjen popullore, se qeni leh aty ku han bukė,
duke dėrguar taborre tė panumėrta drejt tokave tė tė parėve tė tyre,
pėr ti treguar pushtetit tė perandorėve turq, se ne jemi besnik tė
dhuratave dhe xhevahireve verbuese, qė ajo u ofroj njė herė e njė
kohė princėve arbėrorė, qė nga koha e Gjergj Kastriotit.
-
-
Por
kishte edhe nga ato filoturk, qė pas njė pendese tė gjatė, u
rikthyen nė tokat shqiptare dhe jetėn politike tė vendit, pėr tė
larė mėkatin e shumė viteve mė parė nė shėrbim tė Perandorisė Turke.
Nga ana e tjetėr, nė kampin e Perandorisė Otomane, lėvizjet kundėr
xhonturqve tė rinj disa herė ishin bėrė shumė shqetėsuese pėr krerėt
drejtues, qė e njihnin mentalitetin dhe dėshirėn e zjarrtė e vendit
tė shqiponjave, pėr tė qenė i lirė dhe i pavarur.
-
-
Pėr mė
tepėr, kėtė gjė e dinin edhe 45 ish guvernatorė, qė ishin me
origjinė shqiptare qysh nga periudha e Gjergj Kastriotit. Ata herė
mbas here kishin qenė nė krye tė Perandorisė Otomane, si governator
e z/guvernator tė saj. Ata gjithashtu e njihnin shumė mirė historinė
e popullit tė vet, por mė shumė u pėlqente profesioni i mercenarit.
Ato ndonėse i shėrbenin verbėrisht ose me ndėrgjegje Perandorisė
Otomane (nė saj tė privilegjeve, qė u ofroi si dhuratė verbuese),
nuk arritėn tė mposhtin gjakun e pastėr ilir.
-
-
I
tillė ėshtė rasti i Ismail Bej Qemalit, qė mbasi kishte shėrbyer pėr
shumė vite nė Parlamentin turk, kthehet nė vendin e origjinės sė tė
parėve tė tij. Diplomati i karrierės, duke gjetur edhe zemėrimin e
madh tė popullit e Rilindasve shqiptarė, fillon organizimin e
kryengritjeve, duke e kurorėzuar me sukses rezistencėn kundėrturke,
me Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 Nėntor tė vitit 1912
dhe ngritjen madhėshtore tė Flamurit nė Vlorėn historike
-
-
Njė
rrezik tjetėr asokohe i kanosej kombit tonė. Shetet monarkiste
shoviniste fqinje, nė aleanca tė fshehta, me synimin pėr tė larguar
influencėn e Perandorisė Otomane nė Ballkan, pretendonin tė ndanin
trojet shqiptare mes vedit, a thua se Shqipėria ishte njė plaēkė
tregu apo copė torte qė kapėrdihej lehtė.
-
-
Lufta
me armė nė dorė, e drejtuar nga fatosat e lirisė nė Veri dhe Jug tė
Shqipėrisė, kudo ku flitet gjuha shqipe, e drejtuan tehun e
lėvizjeve nė dy drejtime: sėpari, kundėr pushtuesve tė
Portės sė Lartė Otomane, qė kishte shkatėrruar nė mėnyrė sistematike
gjithēka shqiptare dhe kishte bėrė qė njė pjesė e shqiptarėve tė
flisnin e shkruanin gjuhėn e pushtuesit e ti shėrbenin atij, pėr tė
shtypur vėllezėrit shqiptarė (pėr tė marrė lavde dhe poste nga
Perandoria Turke) dhe sė dyti, kundėr pretendimeve
shoviniste tė morkive fqinje, qė mbroheshin nė synimet e tyre nga
vetė Fuqitė e Mėdha tė Europės, qė nxisnin dhe pėrkrahin nė rrugė
diplomatike synimet e fqinjėve grabiqarė.
-
-
Nė
situatėn tepėr tė rrezikshme dhe tė vėshtira pėr fatet e kombit,
Grupi i Deputetėve Shqiptarė nė Stamboll, i kėrkoi Qeverisė sė
Xhonturqve tė Rinj, qė ti njehte menjėherė popullit shqiptar tė
drejtėn kombėtare pėr vetėvendosje. Xhonturqit, tė tėrbuar nga
kėrkesat e deputetėve shqiptarė, i hodhėn poshtė pretendimet e tyre
njėzėri, duke rritur masat e shtypjes dhe represionit ndaj
elementėve tė rrezikshėm pėr vijimin e sundit tė tyre nė Shqipėri.
-
-
Nė
kushtet pa udhėzgjidhje, popullit dhe trimave atdhetarė, qė
mbėshteteshin nė lėvizjet e tyre liridashėse nga shtresat e
popullit, nuk i mbetej gjė tjetėr, veēse ti fitonin kėto tė drejta
tė njeriut dhe tė njė kombit qė nuk kishte asgjė me kolonėt turq, qė
ti rifitonte me luftė dhe gjak tė pastėr arbėror. Menjėherė pas
kėsaj ngjarjeje, njė grup tė vonuar patriotėsh shqiptarė, u mblodhėn
nė Stamboll, nė udhėheqjen e Ismail Bej Qemalit. E gjithė kjo tashmė
kishte ndodhur kur Perandoria Otomane ihste buzė greminės, falė
grindjeve pėr pushtet pėrmes vrasjeve qė kishin plasur nė klanet e
dinnastisė sė pushtetarėve tė lartė. Megjithatė, ujku turk edhe pse
i plagosur rėndė me vdekje ishte tepėr i rrezikshėm.
-
-
Nė
mbledhje u vendos, qė nė vendin e shqiponjave tė rifillonin
kryengritjet e njėpasnjėshme, duke rikujtuar, ndonėse me vonė,
peridhėn e lavdishme tė Gjergj Kastriotit. Pėr organizmin e
kryengritjeve me armė nė dorė nė Veri tė Shqipėrisė dhe pjesėn e
Mesme tė saj, do tė vepronte patrioti liberator Luigj Gurakuqi dhe
nė Kosovė Hasan Prishtina, ndėrsa nė Shqipėrinė e Jugut, ishte
caktuar ish - deputeti nė Parlamentin Turk Ismail bej Qemali, i
mbėshtetur nga Rilindasit e tjerė.
-
-
Ngjarjet historike, qė paraprijnė shpėrthimin e Kryengritjes sė
Pėrgjithshme tė vitit 1912, lidhen ngushtėsisht me luftėn e ndezur
politike dhe pėrpjekjet e para mė armė, qė u zhvilluan gjatė
fushatės sė zgjedhjeve pėr deputetė.
-
Xhonturqit e kishin shpėrndarė Parlamentin, me qėllim qė tė jepnin
njė goditje shkatėrrimtare opozitės qė kundėrshtonte gjithnjė
synimet e tyre. Nė grupin e deputetėve nė Parlamentin Turk, bėnte
pjesė edhe Grupi i Deputetėve Shqiptarė. Ata qysh nė fillim i ishin
bashkuar forcave reformatore nė Turqi, qė kėrkon, pėrmes programit
tė tyre tė detajuar politik Liri dhe Marrėveshje.
-
-
Duke
parė aktivitetin e madh politik, qė luante forca patriotike
shqiptare, tė drejtuar nga Ismail bej Qemali, Bajo Topulli, Hasan
Prishtina etj., nė Parlamentin e Pėrandorisė Turke, Xhonturqite Rinj
tė Stambollit, synonin qė kėto deputetė shqiptarė tė mos fitonin njė
mandat tjetėr nė Parlamentin turk, sepse kishin dalė nga synimet e
Xhonturqve si bukėshkalė tė Perandorisė.
-
-
Pėr
ta ishte mė e mirė tė zgjidheshin deputetė kukull, qė mund tė
vepronin sipas porosisė sė Xhonturqve tė Rinj, duke i pėrdorur si
vegėl qorre nė synimet e tyre shtypėse dhe zgjatjen sa tė jetė e
mundur tė pushtetit tė tyre kolonial nė Shqipėri. Por koha e tyre
kishte perenduar, bashkė me tjetėrsimin e ndėrtesės prej rėre tė
Perandorisė, qė ishte mbuluar nga korrupsioni, rryshfeti, nepotizmi,
intriga, mashtrimi, kulti i madhėshtisė, degjenerimi moral dhe
politik, brenda vetė Perandorisė, qė me paterica kėrkohej tė mbahej
gjallė nga reformatorėt e rinj me emrin e ēuditshėm
Xhonturqit e Rinj.
-
-
-
Nė
ballė tė kryengritjeve tė njėpasnjėshme
-
-
Atdhetari i flaktė Gjeto Coku, drejtoi shumė aksione luftarake tė
kryengritėsve nė krahinėn e tij, duke qenė njė shembull konkret i
vetėmohimit tė binomit jetė a vdekje. Kryeprijėsi luftarak me
mbėshtetėsit e tij patriotė nga krahina e Bregut tė Matės,
organizuan me sukses sulmin luftarak kundėr garnizoneve tė taboreve
turke tė stacionuar asokohe nė Lezhė, qė nė histori ka mbetur e
gdhendur data 29 maj e vitit 1912.
-
-
E
paharruar, mbetėt edhe beteja e pėrgjakshme e organizuar nė nė
vendin e quajtur Kodrat e Pllanės dhe Trapin e Gurėzit mė 22 qershor
1912, prishja e vijės telefonike tė komunikimit midis trupave
pushtuese osmane mė 5 korrik tė vitit 1912.
-
-
Njė
muaj me vonė Gjeto Coku, do tė gjendet shumė kilometra larg
vendlindjes sė tij. Ai ishte vendosur pėr disa ditė nė qytetin e
Durrėsit, nga ku po pėrgatitej tė realizonte planin e detajuar tė
sulmit kundėr ushtarave turq, tė stacionuar nė disa qendra tė
qytetit. Falė aftėsisė dhe pėrvojės, nė luftėn kundėr ushtrisė
turke, Gjeto Coku, sulmon nė mėnyrė tė rrufeshme depot e armėve nė
Durrės, mė 16 korrik tė vitit 1912, mbasi kishte elemeinuar
fizikisht rojet mbrojtėse tė ushtrisė turke.
-
-
Kėtu
varrohet (plagoset) vėllai i Gjeto Cokut, Deda dhe Llesh Nikė Daka
prej Kelmendit. Ata qėndruan si burrat nė fronin e luftimit, duke
mos u dorėzuar. Edhe tė plagosur , ku plagėt i pikonin gjak, ata
shtinin me armė nė dorė mbi armikun, deri sa shokėt e tyre luftėrarė
vijnė dhe i marrin nė krah dhe i dergojnė pėr mjekime nė shtėpitė e
tyre
-
-
Ishte
merita e patriotit tė zjarrtė Gjeto Coku, qė nė kėshtjellėn
legjendare dhe historike tė Lezhės historike ngriti me plot nder dhe
lavdi Flamurin e Lirisė tė Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti, atė
Flamur Kuq e Zi, tė larė ndėr shekuj me gjak trimash shqiptarė. Kjo
ngjarje e rėndėsishme pėr qytetin e vogėl tė Lezhės vinte menjėherė
disa ditė pas aktit historik tė Shpalljes sė Pavarėsisė dhe ngritjes
sė Flamurit shqiptar nė Vlorėn e Ismail Bej Qemalit mė 28 nėntor
1912.
-
-
Ka
qenė Ismail Qemali, admiruesi dhe miku i tij i afėrt qė e nxiti tė
lartėsojė simbolin e shqiptarėve nė Lezhė, duke i dhėnė njė shembull
tė mirė tė gjithė patriotėve shqiptarė qė e kishin mbėshtetur nė
luftrat kryengritėse tė organizuar nga vetė Gjeto Coku nė krahinėn e
tij dhe nė disa zona tė tjera tė Shqipėrisė.
-
-
Fatosi
i lirisė Gjeto Coku, me pathosin e pashquar pėr pavarėsinė dhe
prosperitetin e vendit tė tij pranė familjes sė vjetėr tė Europės
pėrparimtare, bėri qė ai shpesh tė jetė kundėrshtarė pikėpamjesh me
disa krerė lokalistė, qė kėrkonin lirinė e vendit me kushtet qė
kishin vendosur xhonturqit (Qeveria e Turqve Rinj nė Shqipėri), qė
dėshironin tė zvarritej pavarėsia e vendit tė shqiponjave.
-
-
Gjeto
Coku, asnjeherė nuk u pajtua me procesin e osmanizimit tė detyruar,
qė do tė thoshte thellim i metejshėm nė hendekun e shkombėtarizimit
tė popullit tonė, nėshtrimin nė tė gjithė rrafshet e jetės sė
banorėve autoktonė, duke humbur tė drejtėn pėr tė qenė shqiptar tė
lashtė pasues tė denjė tė tė parėve tanė ilirė.
-
-
Gjithsesi duhet pohuar, se vendi ynė asokohe gjendej para njė
katastrofe ekonomike, sociale, kulturore dhe asgjesimi tė
ndėrgjegjes kombėtare nė mėnyrė graduale dhe tė studiuar mirė nga
ana e kolonizatorėve tė vjetėr turq, kur vetė Perandoria Otomane
ishte pėrfshirė nga tėrmeti i shkatėrrimit tė plotė. Patriotėt e
vertėtė shqiptarė, me nė krye Rilindasit diturakė, kishin vite qė
pėrmes medias sė shkruar pėrpiqeshin tė zgjonin nga gjumi letargjik
ato pjesė energjike tė popullsisė, qė do ti sillte mė vonė shumė
telashe Perandorisė sė kalbur turke, e cila mė vonė do tė tkurrej
nė strofkėn e vet nė Bosfor
-
-
Ai e
priti me armė nė dorė pushtimin e Lezhės nga ushtritė serbe nė
nėntor tė vitit 1913. Pas largimit tė tyre nga Lezha, nė gjysmėn e
dytė tė muajit prill tė vitit 1914, Gjeto Coku, u vu menjėherė nė
krye tė lėvizjeve reformatore tė kohės. Kėshtu, ai ishte ndėr tė
parėt qė u vu nė krye tė administratės qė u ngrit nė Krahinėn e
Matės dhe pranoi njėzėri kėrkesėn e Qeverisė sė Vlorės pėr tė
bashkėpunuar me tė. Ai u vra trathtisht nė Lezhė nga agjentėt e
qeverisė serbe, tė cilėt me kokė kėrkonin elemnimin e tij fizik, si
njė pengesė serioze pėr arritjen e synimeve tė tyre shovinste ndaj
tokave shqiptare nė Veri tė Shqipėrisė.
-
-
Nė
lidhje me kėtė vrasje shtypi pėrparimtar i kohės reagoi menjėherė
nėpėrmjet njė sėrė shkrimesh, ku vlerėson rolin e madh patriotik, qė
kishte luajtur patrioti i vendosur Gjeto Coku, ku, ndėr tė tjera,
analizohet situata politike nė Lezhė dhe Skuraj. Popullsia vendase
dhe vetė administratorėt e Qeverisė sė Qarkut tė Lezhės, ishin shumė
tė idinjuar pėr vrasjen e atdhetarit me vizione tė pastra
pėrparimtare.
-
-
Duke
shfletuar shtypin e kohės,ndėr tė tjera lexojmė:
-
-
Lezhė.
Me 7 tė tetorit, njė rrezik i madh e gjeti Qeverinė e Lezhės,
Malėsinė e Madhe e, tė thuesh, Shqipninė mbarė; pse nė kėtė ditė
Gjeto Coku, kryetar i Qeverisė sė Lezhės, qe vra nė tradhti prej
njėfar Preng Gjakove, njė mirditas, dalė tash vonė nė Gjakovė e
shkrue, sė mbami, nė xhandarmėri tė Lezhės.
-
-
Gjeto
Coku qe i krishtenė imirė, atdhetar i njimendėt e burrė i drejtė e
trim. Pa qenė vetė nevoja e kujt e pa sopatė e drapėn kurrė ne
huejėn, qe buka e tė gjithė shekullit (buka e tė gjithė shekullit -
kuptimi: qe mikpritės; nė shtėpi tė tij hanin bukė njerėz tė shumtė,
shėnimi i redaksisė sė revistės Hylli i Dritės); e as iu shit, as
iu leēit kujt a pėr me u pri a pėr me u ēelė shteg ushtrive; por,
konden (i kėnaqur) nė atė okė e copė, nė tė cilat e pati vu Zoti, qe
nderi i fesė, nami i Atdheut e miku i tė gjithė tė mirėve.
Arsyeja, pėr tė cilėn qė vra, nuk dihet. Nė mort tė tij u mblodh
panagjyr i madh. Ndėrsa tė tjerė tė huej, qe P. Severin Lushaj, P.
Rrok Vataj, Baron D. Nopēa e Miss Durham. Me 12 tetor u tha Mesha e
dritės pėr shpirt tė tij. nė atė Meshė, qe delegati i arqipeshkvit
tė Shkodrės, D. Ndre Mjedja, si edhe D. G. Kukula, D. P. Ungrej. P.
Engjėll Paliqi tha Meshėn e P. Severin Lushaj bani predkun (fjala
fetare qė mban prifti nė meshė)
(f.
29)
-
-
Skuraj. Me 27 tė frorit, mbylli sytė pėrgjithmonė
Gjin Pjetri i Skuraj, me 28 e vorruen. Prej gjithkah i shkuen nė
mort; edhe gjithkujt iu dhimb. Ka qenė burrė i mirė, besnik e
shqiptar i vėrtetė. Para nandė vjetėsh luftoi kundėr qeverisė
otomane pėr tė drejta tė veta e i gjallė nuk i ra nė dorė edhe
atėherė, kur ushtria i dogji shtėpinė e i ia rrėnoi tė gjithė gjanė
e pasuninė. Kėshtu edhe ndėr ma tė parėt shqiptarė qe qė doli komitė
pėr liri tė Shqipnisė. Bashkė me Gjeto Cokun vojti nė Lezhė e ngrehi
flamurin e Shqipnisė, e sa qe vetė gjallė, mbajti paqėn e qetinė nė
bajrak tė vet. Kurbini mbarė shkonte mbas fjalės sė tij, e qe i
ēmuem edhe prej animqsh tė vet. Dera e tij ka qenė gjithmonė dera e
Zotit dhe e miqve. Njeri feje, burrė fjale e shqiptar pune, ka me
qenė pėrmendė gjithmonė me nder prej tė gjithėve, e nami (fama, emri
i mirė) i tij vonė e vonė ka me u harrue nė Shqipni. (f. 131)
(Revista: Hylli i Dritės, 1914/7, Vjeti II i Botimit)
-
-
-
Vlerėsime pėr veprimtari patriotike tė Gjeto Cokut
-
-
Patriotėt e vėrtetė shqiptarė gjatė kohės kur kanė ndodhur ngjarjet
janė vlerėsuar me respekt tė madh nga bashkėkohėsit dhe shtypi
periodik brenda dhe ai i mėrgimtarėve jashtė trojeve etnike
shqiptare. Njė vlerėsim tė tillė, ka marrė herė pas here edhe trimi
i Bregut tė Matės Gjeto Coku.
-
-
Shtypi, revistat e pėrditshme dhe tė pėrkohshmet e kohės, si: Hylli
i Dritės, Perparimi, L.E.K.A., etj., kanė shkruar pėr
kryengritjet e malėsorėve tė Bregut tė Matės dhe udhėheqėsin e tyre
atdhetar Gjeto Cokun. Edhe nė shekullin e kaluar studiuesit e
historisė, pavarėsisht se nė kohėn e reegjimit komunist
historiografia ishte e politizuar, figura e Gjeto Cokut, ėshtė
trajtuar sėbashku me patriotėt e tjerė tė lėvizjeve antiturke me
armė nė dorė.
-
-
Pėr
merita tė padiskutueshme, tė dokumentuar nė arkivat shqiptare dhe tė
huaja, ish - Presidiumi i Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė, i ka
dhėnė me dekret #6660, Tiranė 17.11.1982, Gjeto Prek Cokut medaljen,
Pėr veprimtari patriotike, nė motivacionin e sė cilės ėshtė
shkruar: Pėr ndihmesėn e dhėnė nė Luftėn pėr Ēlirimin Kombėtar
dhe pėr Mbrojtjen e Tėrėisė sė Tokave Shqiptare.
-
-
Tashmė
nė panteonin e burrave tė shquar tė kombit shqiptar, njė vend tė
merituar nderi dhe krenarie ka marrė edhe patrioti i flaktė i lirisė
dhe pavarėsisė sė Shqipėrisė Gjeto Coku, nderimi pėr te ėshtė
vlerėsim, pėr tė gjithė familjen dhe krahinėn e tij tė dashur sė
cilės iu pėrkushtua deri sa mbyllit sytė.
-
-
Sot
nipat e mbesat e tij nė Lezhės (Shqipėri) dhe diasporė krenohen, pėr
birin e madh tė Kelmendit, qė u bė pėrherė pushkė e grehur pėr
armikun turk e malazias dhe bujar e i dashur pėr mikun, nė sofrėn e
madhe tė zemrės sė tij, tė shtruar pėrherė me bukė, krypė e zemėr tė
bardhė.
-
-
Shėnim:
Autori i shkrimit, ėshtė nga Gruda historike e Malėsisė sė Madhe.
-
-
1. At
Gjergj Fishta, Vepra Letrare
#9.
-
2. At Gjergj Fishta, Lahuta e Malcisė, Kanga e
Njizetėt Lekėt (Ribotim II) Romė, 1963, f. 262
265, Kanga e Njizetetėt Dedė Gjo Luli, f. 482
485.
-
3. At Shtjefen Gjeēovi, Atdhetarėt e vėrtetė tek
libri: Shtyllat e Kombit, Publicistikė, f. 32 - 37.
-
4. Gjeto Coku Atdhetar Revista: Hylli i Dritės,
1913, f. 7 9.
-
5. Lezhė, Revista: Hylli i Dritės, 1914/7,
f. 222 228.
-
6. Cyta Haimelit, Z. Gjeto Coku sundimtari i Leshit,
Revista: Perparimi, Shkodėr, Viti 1914, f. 5 7.
-
7. Library announcement American friends about Albania,
George Fred Ėiliams (1852 1932).
-
8. Gazeta: Liri e Shqipėrisė, Viti 1912, #55, f.1.
-
9. Vendimi i Rrethit Lezhė, #107/1, datė 15.10.1984.
-
10.
Dekret #6660 i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė
Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, pėr dhėnien e
Medaljes Patriotike, Tiranė, 17.11.1982.
-
11.
Kryengritja e Kurveleshit, f. 560 561.
-
12.
Dokumente nga Arkivi Shtetėror i Vjenės Austri. Dokumenti
#10, Dosja 20.
-
13.
Dorėshkrim nga Nikė Prela (Hasani), Rrilė, Lezhė.
-
14.
Myftar Mema, Kryengritja e Pėrgjithshme e 1912 - s,
Revista: Shkenca dhe Jeta, Akademia e Shkencave e
Republikės Popullore Socialiste e Shqipėrisė, Tiranė, f. 12
13, 24.
-
15.
Gjeto Coku, Enciklopedi, Tiranė, 1990.
-
16.
Nikolla Spathari, Malėsia e Madhe siē e njoha unė,
Monografi, Shkodėr 2001, f. 336 337.
-
17.
Dom Ndoc Nikaj, Shkodra e rrethueme, Lufta, Shkodėr,
f. 104 113.
-
18.
Kolė Progni, Malėsia e Kelmendit, Monografi, Shkodėr,
2000.
-
19.
Marash Mali, Ngjarje historike dhe figura tė shquara
shqiptare, Detroit, 2003.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|