|
8 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (7.02.2006),
Keida Kostreci -
Nė projekt-buxhetin e
qeverisė amerikane pėr vitin 2007 parashikohet edhe ndihma pėr
vendet e Evropėn Juglindore. Shuma prej 273.9 milionė dollarėsh e
parashikuar pėr kėto vende, sipas projekt-buxhetit tė Departamentit
tė Shtetit, do tė shėrbejė pėr programe tė luftės kundėr krimit
ndėrkombėtar, trafiqeve dhe korrupsionit, pėr tė ndėrtuar ura
sociale-ekonomike mes komuniteteve etnike dhe pėr tė konsoliduar
pėrparimin demokratik dhe ekonomik.
Nė
projekt-buxhet thuhet se ndihma amerikane do tė vazhdojė tė
kontribuojė drejt mbylljes sė ciklit tė dhunės sė viteve 1990, duke
u pėrqendruar tek integrimi i Evropės Juglindore nė komunitetin
Euroatlantik me vlerat e demokracisė, shtetit ligjor dhe lirive
individuale. Demokracitė e brishta dhe ekonomitė ende tė dobėta tė
kėtij rajoni, thuhet nė tekstin e projektit ende pėrfitojnė nga
ndihma amerikane dhe nxitja e reformės demokratike dhe
qendrueshmėrisė, zhvillimit ekonomik dhe shtetit ligjor do ti
ndihmojė ato tė pėrshpejtojnė procesin e anėtarėsimit nė Bashkimin
Evropian dhe tė thellojnė marrėdhėniet e tyre me NATO-n.
Departamenti
i Shtetit ka propozuar 20 milionė dollarė ndihma pėr Shqipėrinė,
duke thėnė se ky vend pėrballet me sfida tė
vėshtira ekonomike dhe me dukurinė shumė tė pėrhapur tė krimit dhe
korrupsionit. Megjithatė, thuhet nė projket-buxhet, Shqipėria
vazhdon tė jetė njė aleate e vendosur e Shteteve tė Bashkuara, duke
kontribuar nė operacionet ushtarake nė Afganistan dhe Irak. Ndihmat
pėr vitin 2007 do tė pėrqendrohen nė konsolidimin e institucioneve
demokratike dhe forcimin e sektorit privat. Po ashtu ndihma do tė
rrisė aftėsinė e Shqipėrisė nė reformėn nė sektorin e shėndetėsisė
dhe nė luftėn kundėr trafiqeve, krimit tė organizuar dhe
korrupsionit.
Nė
projekt-buxhetin ku parashikohen 79 milionė dollarė pėr Kosovėn,
thuhet ky vit do tė jetė kritik pėr Kosovėn
ndėrkohė qė ka filluar procesi i statusit pėrfundimtar. Fondet pėr
vitin 2007 do ta ndihmojnė Kosovėn qė tė kalojė gjithnjė e mė shumė
drejt vetėqeverisjes, ndėrsa komuniteti ndėrkombėtar vazhdon tia
kalojė tė gjitha pėrgjegjėsitė institucioneve tė Kosovės.
Pavarėsisht se cili do tė jetė rezultati i negociatave tė statusit,
Shtetet e Bashkuara do tė duhet ti vazhdojnė programet e tyre
kryesore tė ndihmave, pėrfshirė konsolidimin e ministrive tė
Kosovės, zhvillimin e sistemit gjyqėsor dhe tė rendit, mbėshtetjen e
qeverisjes lokale, medias dhe organizatave tė shoqėrisė civile,
pėrparimin e reformės ekonomike dhe inkurajimin e Kosovės
shumėetnike. Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė gjithashtu tė
mbėshtesin njė prani tė policisė ndėrkombėtare pėr tė garantuar
sigurinė derisa tė konsolidohet ajo vendase.
Projekti
parashikon 27 milionė dollarė pėr Maqedoninė,
ku thuhet se stabiliteti dhe siguria janė pėrmirėsuar dramatikisht
qė nga konflikti i vitit 2001. Nė projekt-buxhet thuhet se ndihma
duhet tė vazhdojė pėr tė garantuar zbatimin e plotė nė praktikė nė
Marrėveshjes sė Ohrit. Ndihma do tė pėrqendrohet nė luftėn kundėr
krimit kufitar, forcimin e shtetit ligjor dhe pėrparimin e reformave
makro-ekonomike pėr tė siguruar tė ardhmen e Maqedonisė nė rrugėn
drejt integrimit euro-atlantik.
Nė
projekt-buxhet parashikohen 31 milionė dollarė pėr
Bosnje-Hercegovinėn, 62 milionė pėr Serbinė dhe 8.5 milionė pėr
Malin e Zi,
17.9 milionė pėr programin rajonal SEED qė shėrben pėr rivendosjen e
lidhjeve mes vendeve tė Evropės Juglindore, si edhe 28.5 milionė
dollarė fonde pėr praninė e OSBE-sė nė vendet e rajonit.//lk
|