| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Lajmet
e ditės |
|
|
|
|
|
|
|
|
8 shkurt 2006 /TN /QIK
-
Zgjedhja e Presidentit tė vendit pritet tė bėhet
tė premten
-
Petersen ėshtė i zhgėnjyer me vendimin pėr
shtyrjen e seancės votimin e Presidentit tė Kosovės
-
Pėrfaqėsuesit e lagjeve veriore tė Mitrovicės
kėrkuan ndihmė nga udhėheqja komunale
-
Lene thotė nė Beograd se shqiptarėt kanė dy
solucione pėr statusin e Kosovės?!
-
Nė njė takim me drejtorin e Bordit tė ICG sė,
Daci shprehet se "Kosova do tė jetė njė vend normal evropian"
-
Vdiq kryetari i Nėndegės sė LDK sė i fshatit
Herticė tė Podujevės Sahit Llalloshi
-
Udhėheqja komunale e Gjilanit kėrkon qė sa mė
parė tė zgjidhet Presidenti i Kosovės
-
Sali Berisha: Pavarėsia e Kosovės ėshtė rruga e
stabilizimit tė rajonit
-
Britania bėn thirrje qė tė shtohen pėrpjekjet
pėr pavarėsinė e Kosovės nga Serbia
-
Kosumi dhe Petersen po shikojnė mundėsinė e
ndėrrimit tė terminit tė mbledhjes sė Kuvendit
-
Kryeministri Kosumi i ofroi mbėshtetje tė plotė
Fatmir Sejdiut, kandidat pėr President tė Kosovės
-
Beogradi akuzon Britaninė pėr presion mbi
pavarėsimin e Kosovės
-
NATO e vendosur pėr tė ruajtur kapacitetin
operativ tė KFOR it edhe sivjet
-
Lavrov: Serbėt duhet tė ndjehen tė sigurtė
-
Qeveria e Kosovės miratoi Projektligjin pėr
Pengimin e Pastrimit tė Parave
-
Kosumi priti nė takim lamtumirės drejtorin e
Zyrės pėr marrėdhėnie politike tė UNMIK ut
-
ASHAK pėrkujtoi piktorin Ibrahim Kodra
-
Ibrahim Kodra-piktori me famė botėrore dje u nda
nga jeta
-
Dr.Ibrahim Rugova nderohet me Ēmimin Kombėtar
pėr vepėr jetėsore, ndėrsa Jusuf Buxhovi pėr vepėr mė tė mirė
-
Nė Shqipėri rrėmbehet njė autobus udhėtarėsh -
tė paktėn dy tė vrarė
-
Ambasadorėt britanikė nga rajoni takohen nė
Sarajevė me Xhon Sauers
|
|
|
-
Zgjedhja e Presidentit tė vendit
pritet tė bėhet tė premten
-
-
Prishtinė, 8 shkurt
2006 /TN /QIK - Zgjedhjen e Presidentit tė Kosovės gjatė
kėsaj jave e ka kėrkuar sėrish LDK-ja, sikundėr edhe AAK-ja,
Grupi 6 plus dhe Ora, ēėshtje e cila do tė shqyrtohet nesėr nga
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės nė orėn 1O.OO.
-
Kolė Berisha nėnkryetar i LDK-sė dhe deputet i saj, tha se Grupi
Parlamentar i kėsaj partie i ka kėrkuar Kryesisė sė Kuvendit qė
mbledhja solemne pėr zgjedhjen e Presidentit e caktuar pėr tė
hėnėn tė mbahet tė enjten. Nė rast se ajo nuk do tė mund tė
mbahet tė enjten, atėherė tė mbahet tė paktėn tė premten, tha
Berisha.
-
"Nuk ka kuptin qė tė shtyhet prapė mbledhja e Kėshillit tė
Sigurimit, sepse dalim joseriozė nė kėtė ēėshtje dhe nuk ėshtė
nė dobi tonėn. Mendoj se duhet respektuar kėrkesa e Grupit tonė
Parlamentar, kėrkesat e LDK-sė dhe patjetėr duhet respektuar
kėrkesa e ndėrkombėtarėve, sepse ne duhet tė tregojmė se kemi
njohuri qė nė momente tė caktuar dimė tė menaxhojmė situatėn" u
shpreh Berisha.
-
Edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK-ja), kėrkoi sot nga
Kryesia e Kuvendit, dhe nga kryekuvendari Nexhat Daci, qė seanca
parlamentare ku do tė votohet pėr President tė Kosovės, tė
mbahet mė 10 shkurt, pėrkatėsisht tė premten. "Zgjedhja e
Presidentit duhet tė pėrshpejtohet dhe nuk ekziston ndonjė arsye
pėr shtyrje tė seancės", ka thėnė Gjylnaze Syla.
-
Poashtu kėrkesė me shkrim i ėshtė bėrė Kryesisė sė Kuvendit, pėr
mbledhje nga Grupi 6 plus, ndėrkohė qė sot edhe partia Ora,
publikisht ka kėrkuar qė nesėr Kuvendi tė mbajė seancė.
-
Ndėrkohė, PDK njoftoi se qėndrimin e saj do ta publikojė, brenda
ditės, sekretari i Pėrgjithshėm Jakup Krasniqi, pas njė takimi
qė do tė ketė me shefin e UNMIK-ut Soren Jesen Petersen.
-
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės ka njoftuar zyrtarisht se do tė
takohet nesėr nė ora 10.00, por bazuar nė kėrkesėn e tashmė tė
katėr grupeve parlamemtare tė pėrmendura, pėr seancė tė
jashtėzakonshme, ku do tė zgjidhej Presidenti i vendit, kryesia
kėtė ēėshtje do ta fusė nė rendin e ditės sė nesėrme dhe tė
vendosė pro saj. Edhe burime tė tjera zyrtare pohojnė se ėshtė
arritur pajtimi qė seanca pėr zgjedhjen e Presidentit tė ri tė
vendit tė mbahet tė premten.
-
Kryesia e Kuvendit ka miratuar propozimin e LDK-sė qė nė kėtė
post tė zgjedhet prof.dr.Fatmir Sejdiu, por dje mori vendim qė
seanca solemne tė mbahet tė hėnėn. Ndėrkohė qė me kėtė vendim
nuk ėshtė pajtuar as kryeadministratori Petersen, i cili dje tha
se ishte i zhgėnjyer dhe i dėshpėruar me kėtė vendim tė
kryesisė.
-
Petersen i pėrkrahur edhe nga pėrfaqėssuesi i SHBA-ve nė
Kėshillin e Sigurimit, kishte kėrkuar shtyrjen e mbledhjes sė
KS-sė, pėr javėn qė vjen, dhe qė atje nė raportimin e tij pėr
Kosovėn tė pėrfshihej edhe zgjedhja e Presidentit gjatė kėsaj
jave, si njė shembull pozitiv pėr institucionet dhe demokracinė
nė Kosovė.
-
-
-
Petersen ėshtė i zhgėnjyer me
vendimin pėr shtyrjen e seancės votimin e Presidentit tė Kosovės
-
-
Prishtinė,
8 shkurt 2006 /TN /QIK
- Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen ėshė shprehur
thellėsisht i zhgėnjyer dhe i befasuar me vendimin e Kryesisė sė
Kuvendit tė Kosovės qė seanca pėr zgjedhjen e presidentit tė ri
tė shtyhet pėr datėn 13 shkurt.
-
"Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė pranoi kėrkesėn tonė pėr shtyrje
tė mbledhjes deri mė 14 shkurt e pastaj befasisht dėgjojmė kėtu
se mbledhja e Kuvendit tė Kosovės, ku duhet tė votohet pėr
President tė Kosovės shtyhet", sqaroi Petersen.
-
"Nuk besoj se njerėzit do ta kuptojnė njė shtyrje tė tillė. Unė
jam thellėsisht i zhgėnjyer, pasi nuk shoh ndonjė arsye, qė tė
mos procedohet gjatė javės pėr kėtė ēėshtje", - ka thėnė
Petersen dje pasdite.
Petersen tha se Presidenti duhet tė zgjidhet me njė afat sa mė
tė shpejtė nė mėnyrė qė ai tė mund t'i raportojė Kėshillit tė
Sigurimit mė 14 shkurt pėr kėtė zhvillim tė cilin e vlerėsoi si
shumė pozitiv.
-
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės nė takimin e djeshėm ka marrė
vendim qė seanca pėr zgjedhjen e Presidentit tė Kosovės tė
mbahet tė hėnėn mė 13 shkurt, e jo siē ishte paraparė mė 9
shkurt. Njė vendim i tillė u mor me kėrkesė tė Grupit
parlamentar tė Partisė Demokratike pėr shkak se kryetari i kėsaj
partie Hashim Thaēi dhe katėr deputetė tė saj gjenden pėr njė
vizitė nė Gjermani.
-
-
-
Britania bėn thirrje qė tė shtohen
pėrpjekjet pėr pavarėsinė e Kosovės nga Serbia
-
-
Beograd, 8 shkurt
2006 /TN /QIK - Britania i ka bėrė thirrje Perėndimit qė
t'i shtojė pėrpjekjet pėr tė pėrgatitur terrenin pėr pavarėsinė
e mundshme tė Kosovės nga Serbia.
-
Xhon Sauers (John Sawers), drejtor politik nė Ministrinė e
Jashtme tė Britanisė, i ka deklaruar agjencisė sė lajmeve
Rojters se e ardhmja e Kosovės duhet t'i reflektojė dėshirat e
popullatės shumicės.
-
"Nuk ėshtė sekret se aspiratat e shumicės sė kosovarėve janė pėr
pavarėsi", ka thėnė Sauers. Ai e ka pėrkujtuar shtypjen serbe nė
Kosovė nė vitet e 90 ta, pasi nacionalisti Sllobodan Millosheviq
ia hoqi Kosovės autonominė, gjė qė kulminoi me luftėn brutale dy
vjeēare dhe pėrfundoi me ndėrhyrjen e NATO s.
-
"E gjithė kjo histori ėshtė njė trashėgimi qė na bėn tė mos kemi
shumė opsione tė tjera", ka thėnė Sauers.
-
-
-
Sali Berisha: Pavarėsia e Kosovės
ėshtė rruga e stabilizimit tė rajonit
-
-
Berlin, 8 shkurt 2006 /TN /QIK
- Shqipėria
ėshtė e pėrkushtuar pėr intensifikimin e bashkėpunimit miqėsor
rajonal, por problemi madhor i rajonit mbetet statusi
pėrfundimtar i Kosovės, pėr tė cilėn Shqipėria mban njė qėndrim
realist, tha kryeministri Sali Berisha. Ai theksoi se "pavarėsia
e Kosovės ėshtė rruga e stabilizimit tė rajonit".
-
Berisha nė njė intervistė pėr "Dojēe velen" theksoi se udhėheqja
aktuale e Kosovės ėshtė e vendosur tė vazhdojė rrugėn e
Presidentit Rugova. Ai vlerėosi se udhėheqja e Kosovės ėshtė
unike dhe ėshtė shumė e pėrkushtuar pėr respektimin e garantimin
e lirive dhe tė drejtave tė serbėve dhe se ajo mbetet e hapur
pėr dialog.
-
Berisha tha se beson qė ish-presidenti Artisahri do ta
pėrfundojė misionin e tij me sukses nė zgjidhjen e statusit tė
Kosovės.
-
-
-
Pėrfaqėsuesit e lagjeve veriore tė
Mitrovicės kėrkuan ndihmė nga udhėheqja komunale
-
-
Mitrovicė, 8 shkurt 2006 /TN /QIK
- Krerėt e komunės sė Mitrovicės: Mursel Ibrahimi, kryetar,
Fatmire Berisha, zėvendėskryetare dhe Sadri Ferati, kryeshef i
Ekzekutivit, kanė patur njė takim me pėrfaqėsuesit e banorėve
shqiptarė qė jetojnė nė lagjet veriore tė qytetit, nė tė cilin
janė shqyrtuar disa ēėshtje aktuale dhe mundėsitė e zgjidhjes sė
disa problemeve qė i preokupojnė ata.
-
Pėrfaqėsuesit e lagjeve veriore kėrkuan nga udhėheqja komunale,
ndihmėn e institucioneve pėr tejkalimin e tė gjitha problemeve.
-
Ndėr problemet qė aktualisht po i shqetėson mė sė shumti banorėt
e lagjeve veriore tė qytetit, ėshtė ndėrtimi i tregut nė parkun
afėr urės kryesore tė lumit Ibėr, qė sipas tyre bėhet me
prapavijė tė caktuar, pėr tė penguar lėvizjen dhe qarkullimin e
lirė tė njerėzve dhe automjeteve, qė kohėve tė fundit ėshtė duke
shkaktuar probleme tė mėdha.
-
Problem tjetėr shqetėsues pėr shqiptarėt qė jetojnė nė veri
ėshtė edhe parkimi i autobusėve nė pjesėn e rrugės qė lidh tre
rrokaqiejt me urėn kryesore, gjė qė sipas pėrfaqėsuesve bėhet me
qėllim qė tė vėzhgohet lėvizja e shqiptarėve nėpėr tė dhe
pengimi i tyre nė momente tė caktuara.
-
Udhėheqja komunale premtoi se pėr tė gjitha kėto ēėshtje do tė
bisedojnė me pėrfaqėsuesit e UNMIK ut, qė e administrojnė atė
pjesė tė qytetit, nė mėnyrė qė tė sqarohen veprimet e tyre dhe
mėpastaj do tė mbajnė njė takim tė pėrbashkėt pėr tė marrė
qėndrimet e duhura.
-
-
-
Lene thotė nė Beograd se shqiptarėt
kanė dy solucione pėr statusin e Kosovės?!
-
-
Beograd,
8 shkurt
2006 /TN /QIK - I dėrguari i Bashkimit Evropian nė
negociatat pėr statusin e Kosovės Shtefan Lene ka biseduar sot
nė Beograd me presidentin e Unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar
Maroviq dhe me kryetaren e tė ashtuquajturės "Qendėr koordinuese
serbe pėr Kosovėn" Sanda Rashkoviq-Iviq.
-
Nė njė komunikatė nga takimi nė Qendrėn koordinuese Lene citohet
tė ketė thėnė se "te shumica e shqiptarėve ekzistojnė dy
socucione pėr zgjidhjen e mundshme tė statusit tė Kosovės"?!
Sipas Lenes, e para ėshtė pavarėsia, kurse e dyta gatishmėria
pėr koncesione nė procesin negociues. "Mė vjen keq qė duhet tė
them, por te shqiptarėt mbisundon qasja qė nėnkupton pavarėsinė
e plotė pėr Kosovėn", ka thėnė Lene.
-
Sipas mediave serbe, Shtefan Lene ka mbetur i paqartė dhe nuk
nuk ka pasur pėrgjigje tė saktė nė pyetjen se, nga aspekti i
BE-sė, kush nė tė ardhmen do tė garantonte kufirin e tanishėm
midis Shqipėrisė dhe Serbisė, pėrkatėsisht Serbisė dhe
Maqedonisė.
-
-
-
Nė njė takim me drejtorin e Bordit
tė ICG sė, Daci shprehet se "Kosova do tė jetė njė vend normal
evropian"
-
-
Prishtinė, 8 shkurt 2006 /TN /QIK
- Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, ka pritur sot
drejtorin e Bordit tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG),
Morton Abramovic, i cili shoqėrohej nga Pol Uiliams, drejtor i
Programit pėr trajnime pėr negociatat dhe zonjėn Xhenifer Ober,
drejtoreshė e kėtij programi nė Kosovė.
-
Eshtė biseduar pėr zhvillimet nė Kosovė, pėr pėrgatitjet pėr
bisedime dhe pėr gjendjen nė Kosovė pas pėrcaktimit tė statusit
tė vendit.
-
Sipas njė njoftimi, kryeparlamentari Daci ka vlerėsuar
interesimet e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr zgjidhjen e
ēėshtjes sė Kosovės. Ai ka lavdėruar, ndėrkaq, punėn qė ka bėrė
eksperti amerikan, Pol Uiliams, duke theksuar se institucionet e
Kosovės do tė kenė nevojė tė pėrhershme pėr ndihmėn e ekspertėve
amerikanė.
-
Sa i pėrket vizionit pėr tė ardhmen e vendit, Daci ėshtė
shprehur se Kosova do tė jetė njė vend normal evropian.
-
-
-
Vdiq kryetari i Nėndegės sė LDK sė i
fshatit Herticė tė Podujevės Sahit Llalloshi
-
-
Podujevė, 8 shkurt 2006 /TN /QIK
- Dje nė moshėn 52-vjeēare u nda nga jeta kryetari i Nėndegės sė
LDK sė nė fshatin Herticė tė Podujevės Sahit Llalloshi.
-
Sahiti hyri nė jetėn publike me LDK nė, partinė e parė
antikomuniste dhe nacional demokratike qė nė fillet e
organizimit tė saj nė Llap. Ai me LDK nė u zhvillua nė njė
prijės tė vendosur, ishte mjaft i zellshėm dhe punėtor.
-
-
"Njerėzorja dhe kombėtarizmi prej
njė njeriu plisbardhė ishin virtyte qė e bėnė aq tė dashur jo
vetėm nė Herticė e Llap, jo vetėm ndėr bashkveprimtarėt e Tij,
por tek tė gjithė, pa dallim moshe", e pėrkujton kryetari i
Degės Agim Veliu.
-
Ceremonia mortore e varrimit tė tė ndjerit Sahit Lalloshi bėhet
sot nė orėn 16.00 nė varrezat e fshatit Herticė.
-
-
-
Udhėheqja komunale e Gjilanit kėrkon
qė sa mė parė tė zgjidhet Presidenti i Kosovės
-
-
Gjilan, 8 shkurt
2006 /TN /QIK - Udhėheqja komunale e Gjilanit, Dega e LDK
sė nė Gjilan dhe deputetėt e kėsaj komune nė Kuvendin e Kosovės,
pėrshėndesin zyrtarizimin nga ana e Krysesisė sė LDK sė tė
kandidatit pėr president tė Kosovės, Fatmir Sejdiut, duke besuar
se ky pėrcaktim ėshtė i drejtė dhe nė hap me kohėn dhe proceset
nėpėr tė cilat po kalon Kosova drejt pavarėsisė sė saj.
-
Figura dhe personaliteti i Fatmir Sejdiut garanton vazhdimėsinė
e rrugės sė Presdientit historik tė Kosovės, Ibrahim Rugova si
dhe zbatimin e vullnetit tė kėtij populli qė ėshtė edhe thelbi i
programit politik tė LDK sė, qė prej fillimit, pėr liri,
pavarėsi e demokraci.
-
Urgjenca me tė cilėn u pėrcaktua Kryesia e LDK sė pėr kandidatin
pėr president tė vendit, dėshmon pėrgjegjėsinė e lartė politike,
e cila sfidoi dhembjen e madhe pėr humbjen e parakohshme tė
Presdientit Rugova.
-
Kjo do tė duhej shprehur edhe nga Kryesia e Kuvendit tė Kosovės,
nė pėrfillje tė kėrkesės sė Grupit Parlamentar tė LDK sė, qė
zgjedhja e Presidentit tė vendit tė bėhet nė seancėn e 9
shkurtit, ashtu edhe siē ishte planifikuar, por edhe kėrkuar jo
vetėm prej LDK sė po edhe prej bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
-
Andaj, duke e ditur peshėn e madhe
tė ngjarjeve tė cilat e presin Kosovėn nė ditėt e ardhshme,
kėrkohet qė Kryesia e Kuvendit tė Kosovės ta shqyrtojė edhe
njėherė vendimin e saj rreth mbajtjes sė kėsaj seance, jo vetėm
solemne, por edhe vendimtare pėr Kosovėn.
-
-
-
Kosumi dhe Petersen po shikojnė
mundėsinė e ndėrrimit tė terminit tė mbledhjes sė Kuvendit
-
-
Prishtinė, 8 shkurt
- Qeveria e Kosovės pėrkrah kandidaturėn e Fatmir Sejdiut pėr
President tė Kosovės, ka thėnė Zėvendėskryeministri Adem Salihaj
pas mbledhjes sė djeshme tė Qeverisė.
-
-
Ai bėri tė ditur se Kryeministri
Bajram Kosumi dhe Kryeadministratori Petersen janė nė kontakt
pėr mundėsinė e ndėrrimit tė terminit tė mbledhjes sė Kuvendit
tė Kosovės kur pritet tė votohet pėr zgjedhjen e presidentit tė
vendit.
-
"Kjo ēėshtje po shqyrtohet dhe nuk ėshtė njė rrethanė e mirė qė
u krijua, sepse shkuarja e Kryeministrit nė Nju-Jork ishte shumė
e rėndėsishme pėr procesin qė kemi pėrpara. Megjithatė ende janė
duke u shqyrtuar mundėsitė qė tė gjende ndonjė zgjidhje, ndonjė
lėvizje e terminit apo diēka tė ngjashme", ka thėnė mbrėmė z.
Salihaj.
-
-
-
Kryeministri Kosumi i ofroi
mbėshtetje tė plotė Fatmir Sejdiut, kandidat pėr President tė
Kosovės
-
-
Prishtinė, 8 shkurt 2006 /TN /QIK
- Kryeministri
i Kosovės Bajram Kosumi ofroi mbėshtetje tė plotė pėr Fatmir
Sejdiun me tė cilin tha se ėshtė takuar. "I kam afruar jo vetėm
pėrkrahje, por edhe gatishmėri maksimale pėr bashkėpunim edhe nė
postin e Presidentit tė Kosovės, por edhe nė udhėheqjen e Grupit
Negociator pėr statusin e Kosovės", - ka thėnė Kosumi.
-
-
-
Beogradi akuzon Britaninė pėr
presion mbi pavarėsimin e Kosovės
-
-
Beograd, 8 shkurt
2006 /TN /QIK - Qeveria e Serbisė e akuzoi Britaninė se
po bėn presion pėr pavarėsimin e Kosovės para fillimit zyrtar tė
negociatave mbi statusin.
-
Pas takimit me Xhon Sauers, drejtor politik nė Ministrinė e
Jashtme tė Britanisė, kryeministri serb tha se qėndrimet e
diplomatit britanik janė nė kundėrshtim me parimet e Grupit tė
Kontaktit.
Vojisllav Koshtunica e akuzoi diplomatin britanik se "ėshtė i
njėanshėm nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės".
-
"Koshtunica ka theksuar se qėndrimet e drejtorit politik Sauers
lidhur me statusin e ardhshėm tė Kosovės, tė cilat ai i ka thėnė
dje nė Prishtinė nė bisedimet me pėrfaqėsuesit e shqiptarėve dhe
tė serbėve, janė nė kundėrshtim tė plotė me komunikatėn zyrtare
tė lėshuar nga takimi i Grupit tė Kontaktit mė 31 janar", thuhet
nė njoftimin e qeverisė serbe nė Beograd.
-
"Vetėm Kėshilli i Sigurimit e ka mandatin qė t'i ndryshojė
parimet pėr negociatat mbi statusin e Kosovės", ka thėnė
Koshtunica.
-
Sipas komunikatės, Xhon Sauers ėshtė dakorduar se negociatat mbi
statusin e ardhshėm tė Kosovės duhet tė fillojnė me ēėshtjen e
decentralizimit.
-
-
-
NATO e vendosur pėr tė ruajtur
kapacitetin operativ tė KFOR it edhe sivjet
-
-
Bruksel, 8 shkurt 2006 /TN /QIK
- Tė premten,
ministrat e NATO s "do ta konfirmojnė vendosmėrinė qė tė ruhet
fuqia vepruese dhe aftėsia ushtarake e forcave tė KFOR it gjatė
kėtij viti, i cili sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė shumė i
ndjeshėm", ka thėnė Xhon Kolston (John Colston), ndihmės pėr
ēėshtje politike dhe tė mbrojtjes i sekretarit tė pėrgjithshėm
Jap de Hop Skefer.
-
Kolston i bėri kėto komente nė pyetjen e gazetarėve nėse
pėrbėrja e KFOR it do diskutohet nė takimin e ministrave tė NATO
s nė qytetin italian Taormina.
-
"Ne mbetemi tė vendosur qė ta ruajmė kapacitetin operativ tė
KFOR it nė kėtė vit", ka thėnė Kolston.
-
-
-
Lavrov: Serbėt duhet tė ndjehen tė
sigurtė
-
-
Romė, 8 shkurt
2006 /TN /QIK - Kthimi refugjatėve nė Kosovė duhet tė
ndėrlidhet me tė drejtėn e tyre natyrore pėr t'u kthyer nė
shtėpitė e veta, ka deklaruar ministri i Jashtėm i Rusisė,
Sergei Lavrov.
-
"Serbėt duhet tė lejohen tė ndjehen tė sigurtė, tė ndjejnė se i
kanė tė gjitha tė drejtat, pėrfshirė dhe lirinė e fjalės", ka
thėnė Lavrov.
-
-
-
Qeveria e Kosovės miratoi
Projektligjin pėr Pengimin e Pastrimit tė Parave
-
-
Prishtinė, 8 shkurt 2006 /TN /QIK
- Qeveria e
Kosovės nė mbledhjen e mbrėmshme, tė drejtuar nga
zėvendėskryeministri Adem Salihaj, ka miratuar dy projektligje:
Projektligjin pėr Pengimin e Pastrimit tė Parave dhe
Projektligjin pėr Ndėrprerjen e Shtatzėnėsisė.
-
Projektligjin pėr Pengimin e Pastrimit tė Parave. Qėllimi i
miratimit tė kėtij ligji para sė gjithash ėshtė motivuar nga
nevoja e krijimit tė infrastrukturės ligjore tė pengimit tė ēdo
transferi tė dyshimtė. E gjithė kjo bėhet nė funksion tė
zbulimit, luftimit dhe parandalimit tė spastrimit tė parave tė
fituara nga aktivitete tė kontrabandės dhe kriminalitetit.
-
Sipas kėtij ligji, parashikohet ngritja e Njėsisė pėr
parandalimin e pastrimit tė parave, e cili raporton ēdo akt dhe
transaksion tė dyshimtė tė parave dhe do tė funksionojė nė
kuadėr tė Departamentit tė Thesarit nė Ministrinė e Ekonomisė
dhe Financave.
-
Ligji pėr parandalimin e pastrimit tė parave u dedikohet para sė
gjithash subjekteve siē janė: bankat institucionet financiare,
avokatėt, noterėt, auditorėt, kontabilistėt e certifikuar,
agjencitė e patundshmėrive, dilerėt e sendeve tė ēmuara, dhe
shumė organizata tė tjera qė merren me biznes.
-
-
Rėndėsia e miratimit tė ligjit
qėndron edhe nė faktin se do tė mbulojė me njė kornizė mė tė
plot ligjore kėtė fushė shumė e rėndėsishme e ekonomisė, sepse
Rregullorja nė fuqi e UNMIK ut, 2004/2 nuk ėshtė e plotė dhe nuk
mbulon nė tėrėsi pengimin e spastrimit tė parave.
-
-
Gjatė hartimit tė Projektligjit pėr
parandalimin e pastrimit tė parave janė marrė pėr bazė praktikat
e shteteve tė rajonit dhe Bashkimin Evropian dhe Direktiva e
Kėshillit tė BE sė pėr sistemin e financave dhe parandalimin e
pastrimit tė parave, si dhe ėshtė harmonizuar me legjislacionin
e BE sė.
-
Projektligjin pėr Ndėrprerjen e Shtatzėnėsisė. Ky ligj vendos
bazėn ligjore pėr rregullimin e ndėrprerjes sė shtatzėnisė.
Ligji pėr Ndėrprerjen e Shtatzėnėsisė garanton respektimin e
jetės dhe dinjitetit tė ēdo qenie njerėzore qė nga momenti i
frytnimit dhe ky parim nuk shkelet, pėrveē rasteve tė
pėrcaktuara me kėtė ligj.
-
-
Me kėtė ligj ndalohet ēdo lloj
promovimi dhe reklamimi direkt ose indirekt, me fjalė ose
figurė, i institucioneve, metodave, medikamenteve e produkteve
qė shkaktojnė ndėrprerje tė shtatzėnisė, pėrveē se nė botimet
shkencore tė destinuara pėr mjekė dhe farmacistė.
-
Me qėllim tė zbatimit tė kėtij Ligji, Ministria e Shėndetėsisė
do tė nxjerrė akte nėnligjore tė pėrcaktuara me kėtė ligj nė
afatet prej 1 viti.
-
-
-
Kosumi priti nė takim lamtumirės
drejtorin e Zyrės pėr marrėdhėnie politike tė UNMIK ut
-
-
Prishtinė, 8 shkurt
2006 /TN /QIK - Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi
priti nė takim lamtumirės drejtorin e Zyrės pėr marrėdhėnie
politike tė UNMIK ut, z. Petėr Ivancov.
-
-
Kryeministri Kosumi ka falėnderuar
pėr angazhimin e z. Ivancov, dhe ka shprehur besimin se ai do tė
japė kontributin e mėtutjeshėm pranė zyrės sė Ahtisarit nė
ēėshtjen e Kosovės. Ai tha gjithashtu se Kosova nuk do tė harroi
punėn dhe kontributin e z. Petėr Ivancov dhe se ai ka krijuar
shokė dhe miq gjatė punės sė tij nė Kosovė.
-
Ivancov e njoftoi kryeministrin Kosumi se do tė vazhdojė punėn
pranė Zyrės sė Ahtisarit nė Vjenė dhe do tė jetė angazhuar pėr
ēėshtje politike nė negociatat qė kanė tė bėjnė pėr pėrcaktimin
e statusit final tė Kosovės.
-
Detyrėn e z. Ivantsovit pranė Zyrės pėr marrėdhėnie politike tė
UNMIK ut tani e tutje do ta marrė diplomati gjermanė Bernd
Finke.
-
-
-
ASHAK pėrkujtoi piktorin Ibrahim
Kodra
-
-
Prishtinė, 8 shkurt
2006 /TN /QIK - Nė nderim tė piktorit tasmė tė nderė
Ibrahim Kodra, sot nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė
Kosovės u mbajt njė akademi pėrkujtimore. Pėr jetėn dhe veprėn e
Kodrės foli akademik Rauf Dhomi, i cil;i tha se ekspozita e
pavarur e Kodrės nė Prishtinė para dyzet viteve kujtohet edhe
tash me shumė respekt.
-
"Veprėn e Kodrės edhe nė Kosovė e pėrjetuan si njė art modern
shqiptar", tha Dhomi dhe theksoi se Kodra ka shenjėn dhe kohėn e
vet dhe para syve tė botės ėshtė njė profil, njė zė.
-
-
-
Ibrahim Kodra-piktori
me famė botėrore dje u nda nga jeta
-
-
Milano/Prishtinė, 8 shkurt 2006
/TN /QIK -
Ibrahim Kodra, piktori mė i madh shqiptar dhe ndėr mė tė
mėdhenjtė e Evropės dhe botės, u nda dje nga jeta nė Milano tė
Italisė nė moshėn 88-vjeēare.
I larguar nga Shqipėria, qė nė rini, kur kishte udhėtuar drejt
Italisė pėr t'u arsimuar me pėrkrahjen e njė burse shtetėrore tė
Mbretėrisė sė Shqipėrisė, Kodra, tre muajt e fundit i kaloi duke
luftuar me vdekjen nė njė spital, dhe tri javėt e fundit nė
shtėpinė e tij nė Milano, kur dje rreth orės 13.00, u nda nga
kjo botė i thyer nga pleqėria.
-
Kodra, i vlerėsuar edhe si ftillues i njė qytetėrimi tė ri, "i
fundmi i postkubistėve", kishte pasur fatin qė nė botėn
shqiptare, Prishtina e para ta zbulonte famėn e tij evropiane.
Edhe ekspozitėn e parė nė tokėn arbėrore do ta mbajė mė 1968 nė
Prishtinė, ndėrsa nė Shqipėri ende ishte "i panjohur". Dhe vetėm
nė vitin 1974 pėr herė tė parė do tė ekspozojė pikturat e tij,
qė kishin mrekulluar botėn, qė deri nė fund tė jetės sipas
studiuesve kishte krijuar rreth 6 mijė sosh.
-
Pėr herė tė fundit nė Kosovė do tė ekspozojė nė Galerinė e
Arteve tė Kosovės, nė vitin 2003 ku pat hapur ekspozitė
personale, ndėrsa qė njė pjesė e punimeve tė tij janė nė fondin
e Galerisė. Po kėtė vit edhe Tiranėn do ta vizitojė pėr herė tė
fundit dhe poashtu pėr herė tė fundit do tė ekspozojė. Nė
Galerinė Kombėtare tė Arteve tė Shqipėrisė ruhen vetėm 2 tablo
origjinale tė kodrės tė viteve "30 dhe disa litografi,
riprodhime tė temės Shqipėria fantastike".
-
Ndėrsa, kishte qenė vetėm edhe njė herė mė parė nė Shqipėri, nė
vitin 1997 i ftuar nga Presidenti i Shqipėrisė Sali Berisha.
-
Ibrahim Kodra i lindur nė Ishėm tė Durrėsit mė 1918, nė moshėn
20 vjeēare fillon studimet nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė
Romė, tė cilat studime i ndėrpret, pėr tė vazhduar nė Akademinė
e Arteve tė Bukura tė Brerės, nė Milano.
-
-
I udhėhequr nga Carrą-s, Carpi-i dhe
Funi, ky i ri shqiptar, i larguar pėrgjithmonė nga atdheu,
fillon rrugėtimin nė botėn e pikturės. Ekspozon nė Romė, Milano,
Venecia, Paris, Nju Jork, ndėrsa njihet dhe miqėsohet me piktorė
tė mėdhenj si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me
poetė, shkrimtarė, kritikė e regjisorė nga Montale dhe Sereni,
nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.
-
Kodra, pėr artistėt nė Shqipėri dhe nė Kosovė ishte shndėrruar
nė legjendė "mbi njė postkubist dhe njė Uliks shqiptar nė
Milano".
-
Ku kuratorėt e Galerisė Kombėtare tė Arteve tė Shqipėrisė,
kishin arritur nė Milano, u gjendėn pėrballė zbrazėtisė. "Nė
studion e tij nuk kishte mbetur asnjė pikturė. Rikrijimet e
vitit 2003 ishin i vetmi koleksion privat. Ato vepra ishin
modelet mė pėrfaqėsuese tė fazės sė fundit tė krijimtarisė sė
Kodrės.
-
Temat historike e simbolike qė gjenden nė figurat e tablove
"Muzikantėt", "Arkeologu", "Shqipėria fantastike", "Qyteti
ideal", kanė krijuar sistemin e tij tė mėvonshėm, njė zbulim
high-tech nė pikturėn moderne, njė eksplorim nė sistemin e tij
robotik.
-
E gjithė pasuria artistike qė ka lėnė pas nė pikturė Ibrahim
Kodra janė rreth 6 mijė vepra, tė shpėrndara nga muze privatė,
koleksionistė dhe vetėm 2 mijė prej tyre janė tė regjistruara
dhe tė dokumentuara. Kodra ėshtė zanafilla e njė qytetėrimi tė
ri, ishte vlerėsimi i poetit tė madhė francez Pol Elyar, i
befasuar me bukurinė e veprave tė Kodrės.
-
Krijimi i fondacionit "Kodra", kishte qėllim gjurmimin dhe
identifikimin e tė gjitha veprave qė janė shpėrndarė nėpėr botė
dhe qė as ai vetė nuk di se ku ndodhen, tė cilat i ka shitur nė
ditė tė vėshtira. Njė projekt qė do tė sillte pėrfundimisht
koleksionin e fundit tė Kodrės nė Shqipėri dhe nėpėrmjet tij,
krijimin e Fondacionit "Kodra", u deklarua se kushtonte 15
miliardė lireta.
-
-
Ky projekt lindi si ide bashkė me
nuova urbanistica, nė vitin 1982, kur lindi edhe nuova
citta, ose qyteti ideal. Janė njė cikėl pikturash mbi
arkitekturėn urbane qė Kodra ka realizuar nė atė periudhė.
Kushti i vetėm pėr tė pasur nė Shqipėri koleksionin e veprės sė
Kodrės, ishte ky projekt.
-
Vepra e tij ėshtė e shpėrndarė nė vende tė ndryshme tė botės.
-
Biografia
Ibrahim Kodra ka lindur mė 22 prill tė vitin 1918 nė Ishėm tė
Durrėsit. Fėmijėrinė e tij e kaloi nė oborrin e mbretit Zog, nga
i cili edukohet dhe shkollohet fillimisht nė studime shkencore
dhe mė pas nė shkollėn e artit Odhise Paskali. Nė moshėn
20-vjeēare fiton bursėn e studimit dhe niset pėr nė Milano, pėr
tė ndjekur fatin e tij, ku regjistrohet nė Akademinė e Arteve tė
Bukura tė Breras.
-
-
Nėn udhėheqjen e Carra Carpi dhe
Funi, piktori i ri shqiptar nis udhėtimin e tij nė kėrkim tė
njohjes, e cila mė pas do ta kalojė ēdo skemė dhe formulė. Nė
vitin 1944 Kodra hapi workshopin e tij tė parė nė Milano, pėr tė
vazhduar mė pastaj me sukseset e njėpasnjėshme, siē ishte ai i
vitit 1948 kur nė "Art Club" tė Romės hapi ekspozitėn personale
e pastaj edhe atė grupore, me ē'rast u njoftua edhe mė mjeshtrin
e artit Pablo Picasso.
-
-
Nė vitet 50, Kodra pikturoi freskat
nė muzetė dhe ndėrtesat mė tė njohura tė Milanos. Nė kėto vite
nė Mostra dell Disegno tė Chiavariit, Kodra do tė hapė edhe
ekspozitat madhėshtore bashkė me mjeshtrit mė tė mėdhenj tė
kohės, Picasso, Rouault, Dufy, Matisse, Modigliani dhe tė
tjerėt. Ai ka hapur edhe njė mori ekspozitash individuale dhe
grupore anekėnd botes, si:
-
- Ekspozita kolektive nė "Paradise" me mjeshtrit Picasso, Dali,
Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque etj.
- Ekspozita kolektive nė "Stone Gallery" nė Newcastle me
mjeshtrit Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares etj.
-
- Ekspozitė personale nė 'Princess Hall" tė New Yorkut.
-
Nė mesin e ekspozitave tė tjera tė Kodrės janė edhe ekspozitat e
tij nė Milano, Newcastle, Stuttgart, Zurich, Tiranė e Prishtinė.
-
Veprat e tij dekorojnė muret e Muzeut tė Vatikanit, Dhomėn e
Deputetėve nė Romė dhe koleksionet e ēmuara private anembanė
botės.
-
Nė mesin e pikturave tė njohura tė, me tė cilat ėshtė prezantuar
edhe nė trojet shqiptare, janė "Kompozicioni", Muzikantėt",
"Lufta pėr pushtet", "Lufta pėr paqe", "Shqipėria fantastike"
etj.
-
-
-
Dr.Ibrahim Rugova nderohet me Ēmimin
Kombėtar pėr vepėr jetėsore, ndėrsa Jusuf Buxhovi pėr vepėr mė
tė mirė
-
-
Prishtinė, 8 shkurt
2006 /TN /QIK - Pas procedurės paraprake tė paraparė me
Rregulloren pėr themelimin e ēmimit kombėtar pėr letėrsi "Azem
Shkreli", Ministria e Kulturės, pėrkatėsisht ministri Astrit
Haraēia shpalli fituesit e dy ēmimeve kombėtare - pėr vepėr
jetėsore dhe pėr veprėn mė tė mirė tė botuar brenda vitit.
-
Nė bazė tė propozimeve tė institucioneve tė ndryshme tė kulturės
e arsimit, dhe pas shqyrtimit tė kėtyre propozimeve nga juria
konsultative e krijuar nga Ministria, ministri Astrit Haraēia
mori vendim qė pėr vepėr jetėsore tė nderohet Dr.Ibrahim Rugova,
President i Kosovės, i cili ndėrroi jetė mė 21 janar tė kėtij
viti, ndėrkaq pėr vepėr mė tė mirė tė botuar brenda vitit
pararaprak u laurua shkrimtari Jusuf Buxhovi pėr romanin "Kodi i
dashurisė".
-
Kėto ēmime kanė qenė tė paraparė tė ndahen mė 19 shkurt tė kėtij
viti, por pėr shkak tė zisė kombėtare, punėt pėrgatitore pėr
kėtė ēmim janė shtyrė pėr mė vonė dhe se ceremonia e ndarjes sė
kėtyre ēmimeve do tė mbahet nė fund tė muajit shkurt tė kėtij
viti, thuhet nė njė komunikatė tė Ministrisė sė Kulturės.
-
-
-
Nė Shqipėri rrėmbehet njė autobus
udhėtarėsh - tė paktėn dy tė vrarė
-
-
Tiranė, 8 shkurt 2006 /TN /QIK
- Njė autobus udhėtarėsh i linjės Kukės Tiranė ėshtė rrėmbyer
sot, (e mėrkurė) nė mesditė pranė Rrėshenit. Njoftohet se
autobusi u rrėmbye nga dy persona tė armatosur.
Sipas BBC-sė, tė paktėn dy persona, njėri prej tyre polic, janė
vrarė gjatė shkėmbimit tė zjarrit.
Ka njoftime edhe pėr disa tė plagosur nė mesin e pasagjerėve.
-
Policia ende nuk ka dhėnė nje version zyrtar tė ngjarjes
-
-
-
Ambasadorėt britanikė nga rajoni
takohen nė Sarajevė me Xhon Sauers
-
-
Sarajevė/Londėr, 8 shkurt
2006 /TN /QIK - Drejtori politik i Forin Ofisit britanik
Xhon Sauers viziton sot Sarajevėn, pėr tė marrė pjesė nė
konferencėn e ambasadorėve britanikė nga rajoni. Ambasadorėt
britanikė nga Zagrebi, Beogradi, Shkupi dhe Tirana, si dhe shefi
i Zyrės britanike nė Prishtinė, prej sot do tė qėndrojnė nė
Sarajevė pėr tė diskutuar mbi politikėn britanike nė Ballkanin
Perėndimor, pėr tė shkėmbyer ide pėr drejtimin e ambasadave si
dhe pėr t'u pėrgatitur pėr takimin e tė gjitha ambasadave
britanike qė nė mars tė kėtij viti qė do tė mbahet nė Londėr.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|