|
7 janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (6.02.2006),
Kryeprokurorja e
Gjykatės sė OKB-sė pėr Krimet e Luftės, Karla del Ponte, tha se
Serbia nuk po bėn sa duhet pėr tė nxjerrė para drejtėsisė personat e
akuzuar pėr krime lufte.
Zonja del Ponte tha se ajo kėrkon tė shohė rezultate konkrete nė
pėrpjekjet pėr gjetjen e komandantit tė serbėve tė Bosnjes Ratko
Mlladiē dhe 5 tė pandehurve tė tjerė qė nuk janė kapur ende. Ajo i
bėri kėto komente nė Beograd pas takimit me zyrtarė serbė, mes tė
cilėve edhe Ministri i Mbrojtjes Zoran Stankoviē.
Gjykata e Hagės kėmbėngul qė gjenerali Mlladiē fshihet nė Serbi.
Zyrtarėt nė Beograd thonė se nuk e dinė se ku ndodhet ai. Bashkimi
Evropian ka kėrcėnuar tė anulojė bisedimet e planifikuara pėr kėtė
muaj me Serbinė e Malin e Zi, nė se bashkėpunimi me Gjykatėn e Hagėn
nuk pėrmirėsohet. //rd//
|