|
-
7
shkurt 2006 /TN
-
- Idriz
MORINA
Prishtinė, 7 shkurt 2006 - Fuqia politike dhe krahas saj fuqia e
paskajshme njerėzore, janė shprehjet qė i shquajnė gazetarėt nė
personalitetin e Presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova. Ai ishte ylli
i lirisė qė udhėhoqi njė nga popujt e fundit tė robėruar nė Evropė,
nė rrugėn e lirisė dhe krijimit tė shtetit, besohet tė fundit nė
gjiun e saj.
-
- Por, Ai
mbetet nė kujtesėn e gazetarėve veē njė udhėheqėsi kulminant
nacional, njė intelektual dhe thuaja mbi tė gjitha kėto njė humanist
madhėshtor. Qė edhe sipas rrėfimeve tė tyre, asnjėherė nuk u lėshua
nė kundėrshtime qė mund tė prodhonin efekte negative nė shoqėri,
duke i pėrballur ato me forcėn e heshtjes.
-
Madhėshtia njerėzore - fuqia e heshtjes
ndaj provokimeve dhe akuzave
Ibrahim Osmani, korrespondent shumėvjeēar i 'Zėrit tė
Amerikės' dhe France Presse nga Kosova, Presidentin Rugova e mban
mend si njė udhėheqės qė ishte miqėsor veēanėrisht ndaj
profesionistėve parimorė, po qė nuk jepej as ndaj atyre gazetarėve
qė shkelnin mbi etikėn profesionale.
"Udhėheqėsin popullor Ibrahim Rugovėn e kujtoj si njė njeri tė urtė
e kooperativ, tė afėrt e parimor ndaj njerėzve e mediave, dhe
sidomos ndaj atyre qė pėrpiqeshin tė pėrfillnin kriteret dhe parimet
profesionale", thotė ai.
-
- Osmani,
njė gazetar shumėvjeēar qė kishte raportuar edhe nė kohėt mė tė
vėshtira nė mediat e huaja autoritative, si "Zėri i Amerikės" lajmet
e sė cilės pa i komentuar nuk fillonin bisedat thuaja asnjė mbrėmje
gjatė gjithė atyre viteve robėrie tė plotė, pėrcillte mesazhet e
Presidentit Rugova, njeriun e shpresės pėr shqiptarėt.
"Ajo qė do tė veēoja padyshim do tė ishte madhėshtia e tij njerėzore
pėrkatėsisht fuqia e heshtjes qė e manifestonte ndaj provokimeve dhe
akuzave qė vinin nga individė a grupe tė ndryshme, jo vetėm tė
ish-regjimit, mirėkuptimi dhe toleranca e tij pėr tė menduarit dhe
vepruarit ndryshe nga ai, duke i quajtur ato tė drejta legjitime",
thotė Osmani duke kujtuar mbresat mė tė veēanta nga takimet
profesionale me Presidentin Rugova.
-
- "Nuk
mbaj mend tė ketė polemizuar apo tė ketė anatemuar ndonjė adresim",
thotė ai, duke pėrforcuar qėndrimin e palėkundur tė Presidentit
Rugova ndaj kundėrshtarėve. Ai veēon nė portretizimin e figurės sė
Presidentit Rugova, palėkundshmėrinė nė qėndrime dhe kėrkesat
politike, tė cilat ishin pėrhershmėri nė takimet me gazetarė.
"Siguria dhe qėndrueshmėria nė qėndrimet dhe kėrkesat e drejta
politike popullore qė i artikulonte dhe i parashtronte nė vazhdimėsi
ishin dhe mbeten objektivat e strategjisė sė tij tė palėkundur nė
secilin takim me gazetarė", thotė Osmani, ndėrsa e kujton
Presidentin Rugova si njė njeri qė kishte modesti nė sjelljet me
gazetarė, ishte mirėnjohės dhe dinte tė ēmonte punėn e tyre.
-
- "Besimin
ndaj gazetarėve dhe mediave mendoj se e ndėrtonte mbi bazat e punės
sė tyre", plotėson ai. Ndonėse ishte paqėsor nė artikulimin dhe
mbėshtetjen e kėrkesave politike, Presidentin Rugova, Osmani e
kujton, si njė personalitet tejet energjik nė kundėrshtimin e dhunės
qė u bėhej qytetarėve shqiptarė nga regjimi serb. "Sa ishte paqėsor
kujtoj se Rugova ishte edhe energjik ndaj dhunės dhe dhunimit tė tė
drejtave nė Kosovė, ndėrkohė qė nė vazhdimėsi ai dėrgonte mesazhe
publike pėr durimin e qėndresės paqėsore popullore", rrėfen Osmani
kujtimet e tij.
-
- Ndėrsa,
i jep tė drejtė politikės sė Presidentit Rugova, beson se ishte kjo
politikė dhe mė luftėn e mėpastajme, qė solli ēlirimin e Kosovės.
"Si lider politik i kohės dhe i hapėsirės ballkanike mendoj se
Rugova drejtėsisht zgjodhi dhe pėrfilli strategjinė e artikulimit
dhe tė veprimit paqėsor pėr liri kolektive, qė edhe me luftėn e
armatosur, provokoi dhe solli mrekullinė e forcės ndėrkombėtare tė
lirisė nė Kosovė", pėrfundon gazetari Osmani.
-
President Rugova nuk ka bėrė asnjėherė
pėrpjekje pėr tė ushtruar kontroll nė mediat elektronike
Skender Durmishi, gazetar i RTK-sė, dhe dikur i TVP-sė,
evokon kujtimet nga intervista e parė me Presidentin Rugova, para se
ai tė zgjedhej President, pra kur ende ishin muajt e parė qė ai po e
udhėheqte lėvizjen kombėtare shqiptare, tė rreshtuar me LDK-nė. Ai
ruan njė tregim tė trishtė, ndėrmjet mallit dhe krenarisė.
-
- Durmishi
ka pasur fatin, qė i pari gazetar ta intervistojė Presidentin Rugova
pėr media audio-vizive, por edhe fatin jo tė mirė, qė ta publikojė
bisedėn e plotė vetėm pas vdekjes, kjo pėr shkak se edhe TVP-ja, pat
fatin e dėbimit nga lokalet e saj, sikurse tė gjitha sistemet tė
tjera nė Kosovė, arsimi, shėndetėsia etj.
"Jam gazetari i parė i Kosovės qė kam zhvilluar intervistė me
Dr.Ibrahim Rugovėn si politikan nė mediat elektronike.
-
- Mburrem
me kėtė fakt, por natyrisht e quaj mė shumė rastėsi dhe fat se sa
ndonjė meritė e veēantė", thotė Durmishi, ndėrsa dėshiron qė ky
kujtim do tė mbetet i paharrueshėm pėr shkak fatit tė veēantė qė
pati edhe vet intervista e zhvilluar mė mė 5 korrik tė vitit 1990.
"Atė botė Dr.Rugova ishte vetėm kryetar i Lidhjes Demokratike tė
Kosovės, e formuar disa muaj mė parė. Unė punoja nė Televizionin e
Prishtinės (TVP) qė, siē dihet, ishte i vetmi televizion nė Kosovė.
-
- Dhe
ishte si tė gjitha televizionet e tjera tė kohės sė monizmit",
vazhdon rrėfimin Durmishi. Ai e kujton brishtėsinė e situatės sė
atėhershme, e cila mund tė rrėshqiste shumė lehtė padėshirueshėm,
kjo pasi lėvizja e re po fuqizohej, ndėrsa qė pushteti monist, nuk i
jepte hapėsirė mediale veprimtarisė qė udhėhiqte lideri i ri,
Dr.Rugova.
-
-
"Dr.Rugova, LDK-ja dhe ajo qė quhej alternativa politike kosovare
nuk prezantoheshin ose nėse bėhej kjo, do tė bėhej nė mėnyrė shumė,
shumė tė kontrolluar e tė reduktuar, vlerėson nė retrospektivė atė
kohė Durmishi, i cili kujton se deri nė atė intervistė, Dr.Rugova
ishte intervistuar shumė herė mė parė, "por vetėm si kritik e
krijues letrar, por jo nė cilėsinė e njė lideri politik".
-
- Ai
kujton kontekstin politik nė Kosovė me momentin e intervistimit tė
presidentit Rugova. "Pas Deklaratės Kushtetuese tė 2 Korrikut 1990,
autoritetet e Serbisė kishin nisur fushatėn pėr realizimin konkret
tė masave pėr suprimimin e autonomisė sė Kosovės. Nė njė atmosferė
tė tillė, me plot konfuzion, paqartėsi e shqetėsime tė pėrgjithshme,
kam kėrkuar intervistė nga z.Rugova i cili bashkė me LDK-nė kishte
pėrkrahje tė fuqishme dhe ishte artikulim i vullnetit tė popullit",
rrėfen Durmishi.
-
- Biseda
ishte bėrė krejtėsisht e hapur, por me njė numėr tė vogėl pyetjesh,
qė kanė historinė e vet. "Intervista, me katėr ose pesė pyetje,
ėshtė zhvilluar nė shpejtėsi shumė tė madhe me qėllim tė
transmetimit sa mė tė shpejtė. Pas konsultimit me kolegėt jemi marrė
vesh qė ta transmetojmė nė lajmet e para sepse askush nuk mund tė
parashikonte se ēfarė do tė ndodhte edhe me TVP-nė deri nė lajmet e
mbrėmjes.
-
- Dhe
pikėrisht kėshtu ndodhi. Nė lajmet e para (tė orės 15.00) janė
transmetuar vetėm dy pėrgjigjet e para tė z.Rugova dhe mė pas ka
ndodhur errėsimi i ekranit. Pra, u mbyll TVP-ja dhe ndodhėn ato
situata qė dihen", rrėfen Durmishi, odiseadėn e intervistės sė tij,
qė e ruan si ekzemplarė tė punės sė tij, ndėrsa e pėrshkruan
pėrmbajtjen dhe fatin e kėsja interviste tė transmetuar nga
televizoni i vetėm publik, vetėm pas vdekjes sė Presidentit.
-
- "Kjo
intervistė ėshtė transmetuar e plotė nė RTK dy ditė pas vdekjes sė
Presidentit Rugova dhe ėshtė pritur me komente tė shumta habie e
admirimi pėr luciditetin, njohjen e thellė tė rrethanave, saktėsinė
e vlerėsimit tė ngjarjeve e sidomos pėr parashikimin e atyre qė do
tė pasojnė. Dr.Rugova ndėr tė tjera nė kėtė intervistė ka vlerėsuar
se gjendja ėshtė e vėshtirė, se federata po hesht para veprimeve tė
Serbisė, se kėto janė veprime tipike tė pengimit tė pluralizmit e tė
demokracisė. Pra, i ka thėnė kėto gjėra si ankesė dhe si protestė
etj. Por, ėshtė shumė interesante me ēfarė saktėsie prej vizionari
ka thėnė se "njė ditė do ta kuptojnė, por do tė jetė vonė pėr ata qė
po i bėjnė kėto gjėra", thotė Durmishi.
-
- I
vetėdijshėm pėr mundėsinė e perceptimit tė ndryshėm tė intervistės,
Durmishi dėshiron qė tė vlerėsojė me korrektėsi vizionaritetin
politik dhe kombėtar tė Presidentit Rugova. "Le tė mė lejohet tė
them se edhe nė kėtė intervistė si nė intervistat dhe paraqitjet e
tjera publike tė mėvonshme Dr.Rugova ka qenė shumė i saktė nė
parashikimin e situatave dhe zhvillimeve. Kjo u tha shumė herė kėto
ditė nga personalitete tė larta politike vendore e ndėrkombėtare si
dhe nga studiues tė politikės", thotė ai. Ky gazetar, qė atėherė i
takonte njė brezi tė ri, i rikthehet kujtimeve tė intervistės sė
parė, duke kujtuar njė moment befasie, qė tepėr rrallė mund ta thonė
kaq hapur politikanėt, e assesi politikanėt nė kohėn e komunizmit,
qė kėmbėngulnin pėr konformizėm.
-
- "Pėr
intervistėn e bėrė mė 5 korrik 1990, dua tė vė nė spikamė edhe njė
fakt qė e kisha pėrjetuar si befasi shumė tė kėndshme. "Pyet sa tė
duash dhe pėr ēka tė duash", mė tha Dr.Rugova deri sa po bėheshim
gati pėr xhirim, thotė Durmishi, ndėrsa poashtu zbulon karakterin e
hapur tė personalitetit tė Presidentit Rugova, qė nuk kishte treguar
asnjė interesim, as sugjerim paraprak lidhur me pyetjet. Mė duhet
ta pranojė se nė atė kohė nuk ishim mėsuar me qėndrime tė tilla,
rrėfen me sinqeritet Durmishi.
Po, ky gazetar kishte pasur fatin, qė ta bėnte intervistėn e fundit
me Presidentin Rugova nga mediat nė Kosovė, kur Presidenti po
kalonte pushimet e fundit me familjen e tij, qė aq tepėr rrallė i
bėnte, prej se ishte bėrė lider i shqiptarėve. Edhe nė kėtė
intervistė Presidenti Rugova tregon vetėdijen e tij pėr demokracinė,
ai po jepte modelin e saj, dhe nuk mund tė sillej ndryshe,
pavarėsisht nga provokimet e mundshme.
"Mė 21 qershor 2005, pak para se tė nisej pėr pushime, ka ardhur nė
studio, pėr njė bisedė tė gjatė. Disa nga pyetjet mendoj se kanė
qenė mjaft kritike, por u ėshtė pėrgjigjur me shumė qetėsi. Jo vetėm
nė kėtė intervistė, por edhe nė intervistat e tjera qė ka dhėnė pėr
media, kam pėrshtypjen se dr.Rugova ka qenė i gatshėm tė
ballafaqohet me ēfarėdo pyetjesh tė gazetarėve, me kusht qė tė jenė
bėrė me njė gjuhė elegante dhe tė emancipuar", thotė Durmishi.
Ai e kujton sjelljen prej demokrati tė pashembullt tė Presidentit
Rugova edhe me faktin, se ai asnjėherė nuk kishte provuar tė
ndėrhynte nė punėn e mediave, pavarėsisht prej raporteve dhe
opinionit qė pėrpiqeshin ta krijonin.
"Gjatė mandatit si President i zgjedhur i Kosovės, Dr.Rugova nuk ka
bėrė asnjėherė pėrpjekje pėr tė ushtruar kontroll nė mediat
elektronike, edhe pse nė shumė mėnyra mund ta bėnte kėtė. Nuk e di a
ėshtė penduar ndonjėhere pėr kėtė, por, sipas mendimit tim, ka dhėnė
njė model gjithėsesi pozitiv dhe ndoshta atipik pėr liderėt e
Ballkanit, thotė ai.
-
- Durmishi
kujton edhe vlerėsimet e aty pėr atyshme tė gazetarėve dhe
reflektimin e mėvonshėm tė tyre pėr Presidentin Rugova. "Paraqitjet
publike tė Presidentit Rugova, nga gazetarėt shpesh janė pranuar me
shpėrfillje tė ēastit, por nė leximin e dytė (kėtė ma kanė thėnė
shumė gazetarė) ose gjatė dėgjimit tė qetė tė mėvonshėm ėshtė
kuptuar se ka qenė shumė mė i thellė se sa ėshtė menduar nė fillim",
thotė ai.
Durmishit i mbetet nė mendje, sjellja e hapur dhe konsekuente me
liderė botėrorė, nė raport me ēėshtjen e Kosovės e Presidentit
Rugova, qė nuk pranonte tė ishte inefrior.
Ka qenė pėr mua poashtu impresive gjuha e komunikimit me
personalitete tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Ka komunikuar me ta pa
asnjė lloj inferioriteti qė e kuptojmė se mund ti karakterizojė
liderėt e vendeve tė vogla, thotė Durmishi, duke shpalosur njė
madhėshti tjetėr tė kėtij personaliteti historik.
Ai poashtu mendon se nuk do tė ishte i plotė portreti i Presidentit
Rugova, pa pėrmendur edhe simbolet qė i krijoi Presidenti Rugova dhe
kulturėn qė e tregonte nė raport me pasurinė e vendit, si atė
tokėsore dhe traditėn.
"Mė ka bėrė shumė pėrshtypje pėrdorimi i simboleve, rėndėsia qė u
jepte kristaleve tė nėntokės sė Kosovės, pastaj, ruajtjes sė
traditės etj.", thotė ai.
-
- Ai beson
se nė fund do ta thotė fjalėn e saj historia, por kjo do ta ruajė
faktin e papėrsėritshėm, qė Dr.Rugova udhėhoqi pėr njė dekadė pa
instrumentet themelore tė shtetit. "Analistėt e historianėt do ta
thonė nga distanca e duhur dhe me argumente, vlerėsimin pėr
Dr.Rugovėn, veprėn e tij dhe kohėn nė tė cilėn ka vepruar.
-
- Por, jam
i sigurt pėr njė gjė: asnjė analizė nuk mund ta lė anash faktin se
pa instrumente klasike tė pushtetit, Dr.Ibrahim Rugova, ka arritur
tė qėndrojė, ashtu siē ka qėndruar pėr 15 vjet nė skenėn politike tė
Kosovės nė njė kohė tė ngjarjeve tė mėdha e dramatike pėr popullin e
Kosovės dhe mė gjerė", pėrfundon Durmishi.
|
|