| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Lajmet
e ditės |
|
|
|
|
|
|
|
|
7 shkurt 2006 /TN /QIK
- Kuvendi do tė
zgjedhė Presidentin e vendit mė 13 shkurt
- V.Serēėk:
Duhet respektuar vullnetin e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės
pėr pavarėsi
- Reagimet serbe
ndaj deklaratės sė diplomatit britanik pro pavarėsisė sė Kosovės
- UNMIK-u
pėrshėndet propozimin e LDK-sė pėr President tė Kosovės
- Sipas gazetės
"Politika", Uizneri e Uashingtoni angazhohen pėr pavarėsinė e
plotė tė Kosovės
- SHBA-tė vitin
e ardhshėm do tė ndihmojnė Kosovėn me 79 milionė dollarė
- Shefi i
diplomacisė franceze dhe i dėrguari i posaēėm i KB biseduan nė
Paris pėr Kosovėn
- Paten:
Progresi nė Ballkan mund tė ndalet nėse sė shpejti nuk zgjidhet
ēėshtja e Kosovės
- Kryesia e
LDK-sė ngushėllon familjen Pajaziti
- Fatmir Sejdiu
edhe zyrtarisht kandidat i LDK-sė pėr President tė Kosovės
- Sauers u ka
thėnė pėrfaqėsuesve tė serbėve se duhet tė pranojnė pavarėsinė e
Kosovės
- Xh.Sauers:
Pavarėsia e Kosovės mund tė prodhojė stabilitet nė rajon
- Diplomati
Sauers ka theksuar se Presidenti Rugova ka lėnė njė vakuum tė
madh
- Familja e
Presidentit Rugova do ta ketė mbėshtetjen e plotė tė LDK sė
- Nuk ka sinjale
nga Amerika pėr pakėsimin e numrit tė trupave amerikane nė
Kosovė, tha gjenerali Ovens
- Lavrov: Njė
zgjidhje pėrmes bisedimeve ėshtė e vetmja zgjidhje afatėgjatė
pėr Kosovėn
- Deklaratė e
Kryesisė sė BIK me rastin e botimit tė disa karikaturave
ofenduese ndaj vlerave islame
|
|
|
-
Kuvendi do tė zgjedhė Presidentin e vendit mė 13 shkurt
-
-
Prishtinė, 7 shkurt 2006
- Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, vendosi sot qė Kuvendi
solemnisht tė mblidhet tė hėnėn pėr ta zgjedhur Presidentin e ri
tė vendit. LDK-ja sot ka nominuar prof.dr.Fatmir Sejdiun pėr
kreun e vendit, ndėrkohė qė ende nuk dihet nėse do tė ketė
ndonjė kandidat tjetėr.
Naim Maloku, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit, bėri tė ditur se
kryesia pas nominimit nga Grupi parlamentar i LDK-sė, tė Fatmir
Sejdiut pėr president tė Kosovės, vendosi qė tė mbahet seanca
solemne tė hėnėn, mė 13 shkurt, nė orėn 10.00, dhe jo tė enjten,
ashtu siē ishte parashikuar, me kėrkesė tė Grupi Parlamentar tė
PDK-sė. Kjo ėshtė bėrė me arsyetimin se mungon njė pjesė e
deputetėve tė kėsaj partie, tė cilėt ndodhen nė udhėtim zyrtar
nė Gjermani, tė kryesuar nga Hashim Thaēi.
"Ishte njė atmosferė e mirė, dhe besojmė se para faktorit
ndėrkombėtar, do tė tregojmė njė unitet tė plotė, tė hėnėn mė 13
shkurt", tha Maloku, i cili pėrfaqėson AAK-nė nė Kryesinė e
Kuvendit.
Fatmir Sejdiu, sekretar i pėrgjithshėm i LDK-sė, profesor nė
Fakultetin Juridik dhe nė Degėn e Shkencave Politike, sipas tė
gjitha gjasave, do tė vazhdojė mandatin e Presidentit Rugova, i
cili vdiq mė 21 janar.
"Ishin arsye tė domosdoshme, qė tė shtyhet zgjedhja e kryetarit,
pėr shkak se nuk gjenden nė Kosovė pėr shkak tė angazhimeve
zyrtare nė Gjermani", tha Xhavit Haliti, anėtar i kryesisė nga
PDK-ja.
-
- Ai
tha se Grupi parlamentar i PDK-sė, ende ėshtė duke e shyrtuar
mundėsinė, qė tė dalė apo jo me kundėrkandidat pėr President tė
vendit, ndonėse mediat kanė cituar burime tė kėsaj partie se si
kundėrkandidat tė mundshėm tė kėsaj partie, janė Enver Hoxhaj,
Bajram Rexhepi dhe Fatmir Limaj.
Ai tha se realiteti ėshtė se LDK-ja ka shumicėn nė Kuvend, dhe
sipas Kornizės Kushtetuese ajo ka emėruar kandidatin, e saj,
kėtė tė drejtė e ka edhe PDK-ja, por sipas tij, kjo nuk
nėnkupton edhe "zgjedhjen".
Sipas deklarimeve paraprake tė partive politike, kandidatura e
prof.Sejdiut pėr president tė vendit ėshtė mbėshtetur nga
partneri nė koalicion, AAK-ja, Ora, njė parti turke, koalicioni
"Vakat" etj.
Kryesia ka vendosur poashtu qė seanca e Kuvendit tė Kosovės e
ndėrprerė nė muajin janar pėr shkak tė vdekjes sė Presidentit do
tė vazhdojė tė martėn, sipas rendit tė miratuar tė ditės,
atėherė. Ndėrsa, seanca e rregullt e paraparė pėr 9 shkurt do tė
mbahet mė 23 shkurt.
Kryesia e Kuvendit poashtu ka vendosur qė tė shpallė konkurs pėr
sekretarin e Kuvendit tė Kosovės, nė vend tė Jusuf Demajt, tė
cilit i ka kaluar mandati.
-
-
-
V.Serēėk:
Duhet respektuar vullnetin e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės
pėr pavarėsi
-
-
Pragė, 7 shkurt 2006 -
Shumica dėrmuese e qytetarėve tė Kosovės dėshiron pavarėsi dhe
kėtė duhet ta respektojnė tė gjithė. Njėkohėsisht, pėr shkak tė
rrethanave nė 7 vitet e fundit, gjatė tė cilave misioni
ndėrkombėtar kishte bėrė veprime tė gabuara dhe e njėjta vlen
edhe pėr udhėheqjen shqiptare,
Kosova tani nuk ėshtė sa duhet e zhvilluar dhe e organizuar,
pėrkatėsisht ende nuk ėshtė e organizuar dhe e aftė pėr tė
funksionuar si shtet i pavarur, - tha pėr radion "Evropa e lirė"
analisti pranė Institutit Enterprajz nė Uashington Vans Serēėk.
Sipas tij, "edhe nėse Kosovės i jepet shkallė e konsiderueshme e
pavarėsisė, kjo do tė jetė formale, sepse ende do tė duhet
ndihmė dhe mbikqyrje ndėrkombėtare, qė do tė shtohet ose
zvogėlohet varėsisht nga aftėsia e institucioneve kosovare pėr
tė funksionuar me efektivitet".
"Niveli i sovranitetit tė vėrtetė tė Kosovės do tė varet nga
mėnyra se si do tė zgjidhen ēėshtjet siē janė decentralizimi,
multietniciteti dhe siguria", thotė ky analist amerikan.
Serēėk thekson se kosovarėt fillimisht mund tė kenė pavarėsinė e
kushtėzuar e pastaj atė tė plotė. Por, shton ai, ata "duhet tė
bėjnė veprime tė pėrgjegjshme dhe nėse dėshmojnė se janė nė
gjendje tė punojnė si shoqėri serioze, atėherė ky proces do tė
rrjedhė shumė mė shpejt".
"Nė tė kundėrtėn, nėse do tė ketė dhunė, jostabilitet,
korrupsion, rruga drejt pavarėsisė sė plotė do tė jetė shumė mė
e gjatė dhe mbase edhe mund tė ndalet", thekson analisti Serēėk.
Ndėrkaq lidhur me deklaratėn e Presidentit rus Putin pėr
zbatimin universal tė parimeve pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė
Kosovės, Serēėk thotė se "nė fakt kėtu bazohej dhe shpresa e
serbėve qė Rusia do tė ishte mbrojtėsi i tyre i posaēėm nė
Kosovė".
Por nga kjo deklaratė, thotė ai, mund tė lexohet se Putin e di
se qeveritė perėndimore e kanė thėnė qartė se Kosova ėshtė unike.
"Kosova do trajtohet si njė skenar unik, ashtu siē edhe ėshtė.
Edhe Putin e tha se ēdo rast duhet trajtuar mbi bazat dhe
meritat vetjake. Ėshtė e rėndėsishme qė qeveritė perėndimore t'ia
bėjnė tė qartė Rusisė qė zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės nuk
krijon precedent pėr kriza tė tjera brenda territorit rus",
shprehet analisti amerikan Vans Serēėk.
-
-
-
Reagimet serbe ndaj deklaratės sė diplomatit britanik pro
pavarėsisė sė Kosovės
-
-
Beograd, 7 shkurt 2006
- Zv/kryeministri serb Mirolub Labus ka vlerėsuar se deklarata e
drejtorit politik tė Forin Ofisit britanik Xhon Suaers pro
pavarėsiė sė Kosovės ėshtė e "pashumbullt".
"Nėse dikush vėrtet dėshiron qė nė bisedimet pėr statusin e
Kosovės tė arrijmė zgjidhje atėherė nuk duhet qė paraprakisht tė
pėrcaktojė rezultatin pėrfundimtar", thotė Labus, duke reaguar
ndaj deklaratės sė Suaersit. Ai tha se "qeveria e Serbisė
angazhohet hap pas hapi dhe tė gjitha mund tė vėhen nė rend
dite, por deklaratat si ajo e Sauersit nuk do tė ndihmojė nė
zhvillimin e shpejtė dhe mė tė mirė tė bisedimeve".
Kreu i Listės serbe pėr Kosovėn Oliver Ivanoviq ka deklaruar se
Britania e Madhe angazhohet pėr pavarėsinė e Kosovės, por sipas
tij kėtė qėndrim nuk e ndajnė tė gjithė anėtarėt e Grupit tė
Kontaktit. Ndėrkaq deklaratėn e Sauersit ai e quajti qėndrim qė
nuk pasqyron gjendjen reale nė Grupin e Kontaktit, pro qėndrimit
tė Britanisė. "Nga bisedimet pėr statusin e Kosovės mund tė
nxirret diēka nėse luhet nė mėnyrė konstruktive. Nėse dikush nė
Beograd vendos tė dalė nga bisedimet, kjo do tė ishte zgjidhja
mė e keqe", thotė Ivanoviq.
Anėtari i Ekipit tė Beogradit pėr negociata mbi statusin e
Kosovės Goran Bogdanoviq ka thėnė pas takimit nė Prishtinė, se
diplomati britanik ua ka pėrcjellė se "serbėt duhet ta pranojnė
pavarėsinė" duke theksuar se "Kosova ėshtė edhe shtet i tyre i
cili do tė jetė shumetnik, por nė fund i pavarur".
"Pėr ne pavarėsia e Kosovės ėshtė absolutisht e papranueshme,
sepse nė lėkurėn tonė e kemi ndier ēka nėnkupton pėrndjekja dhe
tortura gjatė shtatė vitete tė fundit nė krahinė nėn pushtetin e
bashkėsisė ndėrkombėtare dhe vetėm mund tė paramendojmė se ēka
do tė na gjente sikur shqiptarėt ta merrnin tėrė pushtetin me
fitimin e pavarėsisė", ka thėnė Bogdanoviq.
Ndėrkaq kryetarja e tė ashtuquajturės "Qendėr Bashkėrenduese pėr
Kosovėn" Sanda Rashkoviq Iviq ka deklaruar se nėse qėndrimi i
tėrė Grupit tė Kontaktit ėshtė pro pavarėsisė sė Kosovės,
atėherė Beogradi duhet ta rishqyrtojė pjesėmarrjen e vet nė
negociatat mbi statusin e ardhshem tė Kosovės.
"Nėse ky ėshtė vėrtet qėndrim i Britanisė sė Madhe nė Grupin e
Kontaktit, habitem pėrse Sauers nuk ofron zgjidhje tė ngjashme
pėr Irlandėn apo Uellsin. Nėse ėshtė qėndrim i gjithė Grupit tė
Kontaktit, atėherė Beogradi duhet ta rishikojė pjesėmarrjen e
vet nė negociatat mbi statusin e ardhshem mbi Kosovėn", ka thėnė
Sanda Rashkoviq Iviq.
-
-
-
UNMIK-u pėrshėndet propozimin e LDK-sė pėr President tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 7 shkurt 2006
- Me tė mėsuar lajmin se LDK zyrtarisht ka propozuar kandidatin
e saj pėr President tė Kosovės, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen
Petersen tha se "ky do tė jetė njė sinjal jashtėzakonisht i
rėndėsishėm pėr bashkėsinė ndėrkombėtare".
"Tani kemi nevojė pėr tė njėjtėn pjekuri dhe pėrgjegjėsi
politike, qė u tregua pas vdekjes sė Presidentit Ibrahim Rugova",
tha Petersen, pas njė takimi qė zhvilloi sot me
kryeparlamentarin Nexhat Daci.
Pas vendimit tė saj, Kryesia e LDK-sė zyrtarisht e njoftoi kreun
e UNMIK ut pėr kandidatin e saj.
"E njoftuam shefin e UNMIK ut se Kryesia qendrore e LDK sė sot
ka marrė vendim unanim pėr kandidatin pėr President tė Kosovės.
Ishte obligim yni qė ta njoftojmė Petersenin", tha nėnkryetari i
LDK sė Kolė Berisha, pas takimit me shefin e UNMIK ut. Berisha
vlerėsoi se Fatmir Sejdiu ėshtė kandidat i cili do tė jetė i
pranueshėm pėr tė gjithė.
Nga ana e saj administrata e UNMIK ut shprehu kėnaqėsinė me
vendimin e partisė mė tė madhe pėr kandidaturėn e Fatmir Sejdiut
pėr President tė Kosovės.
"Mendoj se ky do tė ishte sinjal jashtėzakonisht i rėndėsishėm
qė Kosova mund tė dėrgojė pas qėndrimit shumė tė mirė dhe
dinjitoz nė ditėt pas vdekjes sė Presidentit Rugova", u shpreh
Petersen, i cili kėrkoi nga politikanėt pjekuri politike, unitet
dhe pėrgjegjėsi.
"Tani kemi nevojė pėr tė njėjtėn pjekuri, pėrgjegjėsi dhe
dinjitet politik. Kosova nuk mund tė bėjė asgjė mė mirė se sa tė
dėrgojė sinjalin pėr ruajtjen e unitetit, pėr zgjedhjen e
Presidentit tė ri dhe sinjalin se trashėgimia e Ibrahim Rugovės
do tė vazhdojė", nėnvizoi Petersen.
Gjithashtu Petersen shpreson qė zgjedhja e kreut tė vendit nga
Kuvendi i Kosovės do tė bėhet para mbledhjes sė Kėshillit tė
Sigurimit qė do tė mbahet mė 14 shkurt, vetėm njė ditė pas
mbledhjes sė radhės sė parlamentit tė Kosovės.
-
-
-
Sipas gazetės "Politika", Uizneri e Uashingtoni angazhohen pėr
pavarėsinė e plotė tė Kosovės
-
-
Beograd,
7 shkurt 2006 - Shtypi i Beogradit
ngadalė po ia bėn tė qartė opinionit serb se Kosova mund tė
bėhet e pavarur. Nė kėtė aspekt, gazeta e njohur serbe "Politika"
hedh diēka mė shumė dritė, duke cituar tė dėrguarin e posaēėm
amerikan Frenk Uizner pėr Kosovėn nga bisedat qė ka pasur me
zyrtarėt e Beogradit.
-
- Siē
mėson gazeta, Uizner citohet tė ketė thėnė se konceptin e
pavarėsisė sė kushtėzuar e konsideron tė pakuptimtė. "Vendi ose
ėshtė i pavarur ose jo", ka sqaruar Uizner.
-
- Por
Uizner u ka thėnė krerėve tė Beogradit se liderėt politikė
opinionit serb duhet t'ia shpjegojnė se si "Kosovėn e ka humbur
Millosheviqi dhe radikalėt" dhe se humbja e Kosovės nuk ėshtė
ndėshkim pėr udhėheqjen aktuale tė Serbisė. Nga kjo, siē shkruan
gazeta, mund tė nxirret konkluzioni se Uizner dhe Uashingtoni
megjithatė angazhohen pėr pavarėsinė e plotė tė Kosovės.
-
-
Madje, sipas gazetės, deklarata tė ngjashme muajve tė fundit nė
bisedat private japin edhe disa diplomatė tė huaja perėndimorė.
-
- Para
Uiznerit, gazeta thotė se njė emisar i lartė i bashkėsisė
ndėrkombėtare (i panjėjtėsuar) ėshtė interesuar sesi mund tė
evitohet "dėmi politik" i shkaktuar me shkėputjen e Kosovės, por
nė kėtė temė askush me tė nuk ka dashur tė bisedojė, shkruan "Politika".
-
-
-
SHBA-tė vitin e ardhshėm do tė ndihmojnė Kosovėn me 79 milionė
dollarė
-
-
Uashington, 7 shkurt 2006
- SHBA-tė nė kuadėr tė programit tė mbėshtetjes financiare
vendeve tė Evropės Lindore (SEED) pėr vitin 2OO7 do tė ndihmojnė
Kosovėn nė vitin e ardhshėm 2OO7 me mė shumė fonde - 79 milionė
dollarė krahasuar me 74 milionė sa janė pėr sivjet.
SHBA-tė gjithashtu nė vitin 2OO7 do tė vazhdojnė tė ndihmojnė
edhe Serbinė e Malin e Zi, Shqipėrinė, Bosnjėn e Hercegovinėn
dhe Maqedoninė. Ndėrkaq Uashingtoni nė anėn tjetėr mendon se
Kroacia ka shėnuar progres tė mjaftueshėm nė reformat e saj dhe
se ndihma mė nuk i nevojitet. Nė propozimin e buxhetit pėr vitin
2OO7 ndihma mė nuk do tė marrin as Bullgaria e Rumania, sepse
siē vlerėsohte, ato kanė shėnuar pėrparim tė mjaftueshėm nė
reformat politike dhe ekonimike.
-
-
-
Shefi i diplomacisė franceze dhe i dėrguari i posaēėm i KB
biseduan nė Paris pėr Kosovėn
-
-
Paris, 7 shkurt 2006 -
Shefi i diplomacisė franceze, Filip Dust Blazi dhe i dėrguari i
posaēem i Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, Marti
Ahtisari kanė bėrė thirrje dje nė Paris pėr zgjidhjen e
aspekteve "konkrete e praktike" tė statusit tė Kosovės nė prag
tė marrjes sė vendimit mbi statusin e ardhshem tė saj.
"Paraprakisht duhet punuar nė pėrmbajtjen konkrete tė statusit
tė ardhshėm veēmas duke pėrfshirė ēėshtjen kruciale tė drejtave
tė pakicave dhe mbrojtjen e thesarit kulturor tė bashkėsisė
serbe nė Kosovė", ka deklaruar Dust Blazi pas bisedimeve me
Ahtisarin.
-
-
-
Paten: Progresi nė Ballkan mund tė ndalet nėse sė shpejti nuk
zgjidhet ēėshtja e Kosovės
-
-
Uashington, 7 shkurt 2006
- Kris Paten, ish-komesioner i Komisionit Evropian konsideron se
SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian kanė bashkėpunuar nė rajonin e
Ballkanit dhe nė saje tė strategjisė transatlantike vendet e
Ballkanit
-
-
Perėndimor janė nisur nė rrugėn e reformave qė janė tė
domosdoshme pėr t'u bėrė anėtarė tė BE-sė. Mirėpo, sipas tij, ky
proces i progresit mund tė ndalet nėse sė shpejti nuk zgjidhet
ēėshtja e Kosovės. Evropa po punon nė arritjen e njė zgjidhjeje
tė pėrhershme pėr Kosovėn, tha Paten pėr "Zėrin e Amerikės".
"Synojmė njė rezultat i cili nuk do tė ishte kthim nė gjėrat e
mėpaarshme; nuk synojmė krijimin e 'Shqipėrisė sė madhe' - kjo
do tė ishte e papranueshme. Cilado qė tė jetė zgjidhja, ajo
duhet tė ofrojė garancione specifike dhe tė verifikuara pėr
pakicėn serbe nė Kosovė".
Gjithashtu Paten paralajmėron se zgjidhja nuk qėndron nė
propozimet pėr ndarjen e Kosovės.
"Mendoj se ndarja e Kosovės do tė ishte njė zgjidhje humbėse.
Ideja qė problemet nė Ballkan mund tė zgjidhen me copėtimin e
kufijve do tė ishte e paarsyeshme", thotė Paten.
-
-
-
Kryesia e LDK-sė ngushėllon familjen Pajaziti
-
-
Prishtinė, 7 shkurt 2006
- Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės nėpėrmjet njė
telegrami i shpreh ngushėllimet mė tė thella familjes Pajaziti,
me rastin e vdekjes sė Qerim Pajazitit, babait tė dėshmorit
Zahir Pajaziti.
"Pranoni ngushėllimet mė tė thella nė emėr tė Kryesisė sė LDK-sė
dhe anėtarėsisė sė gjerė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės me
rastin e humbjes sė prindit dhe babait tė dėshmorit tė kombit,
Qerim Pajaziti", thuhet nė ngushėllimet e LDK-sė tė nėnshkruar
nga Kolė Berisha, nėnkryetar.
Qerim Pajaziti, babai i dėshmorit tė kombit, Zahir Pajaziti,
ndėrroi jetė dje pas njė sėmundjeje tė shkurtėr, nė moshėn 80
vjeēare. Varrimi i tė ndjerit bėhet sot nė orėn 12 nė varrezat e
fshatit Orllan tė Podujevės.
Familjen Pajaziti e kanė ngushėlluar edhe Kryeministri i Kosovės,
Bajram Kosumi, kryetari i PDK sė, Hashim Thaēi, Aleanca pėr
Ardhmėrinė e Kosovės etj.
-
-
-
Fatmir Sejdiu edhe zyrtarisht kandidat i LDK-sė pėr President tė
Kosovės
-
-
Prishtinė,
7 shkurt 2006 - Fatmir Sejdiu edhe zyrtarisht propozohet
kandidat i LDK-sė pėr President tė Kosovės, vendosi nė mėnyrė
unanime Kryesia e kėsaj partie nė takimin e sotėm tė paradites.
Prakitikisht vendimi ishte marrė mė 30 janar, por nuk u
zyrtarizua pėr tė respektuar zinė kombėtare nė nderim tė
Presidentit Ibrahim Rugova qė zgjati deri mė 6 shkurt.
Propozimi i LDK-sė sot do t'i pėrcillet Kryesisė sė Kuvendit tė
Kosovės pėr ta vėnė nė rendin e ditės sė mbledhjes sė Kuvendit
tė Kosovės qė do tė mbahet mė 9 shkurt.
Kandidaturėn e Fatmir Sejdiut tashmė e ka mbėshtetur edhe
partneri kryesor nė koalicionin qeveritar AAK, pastaj PSHDK,
Partia Demokratike Turke si dhe disa subjekte tė tjera.
-
-
-
Sauers u ka thėnė pėrfaqėsuesve tė serbėve se duhet tė pranojnė
pavarėsinė e Kosovės
-
-
Prishtinė, 7 shkurt 2006
- Drejtori politik nė Forin Ofisin britanik Xhon Sauers u ka
thėnė mbrėmė pėrfaqėsuesve tė serbėve se Grupi i Kontaktit ka
vendosur qė Kosova tė jetė e pavarur. Kėtė e ka konfirmuar pėr
mediat serbe anėtari i Ekipit negociator tė Beogradit pėr
statusin e Kosovės Goran Bogdanoviq, i cili ka pohuar se Sauers
u ka thėnė se duhet tė pranojnė pavarėsinė e Kosovės.
"Kemi pasur njė takim tė pakėndshėm sepse Sauers tha se Grupi i
Kontaktit ka vendosur qė Kosova tė jetė e pavarur dhe nė njėfarė
mėnyre na bindi se duhet ta pranojmė vendimin e tillė dhe se kjo
ėshtė mėnyra e vetme dhe ėshtė diēka mė e mirė pėr serbėt qė
kanė mbetur nė Kosovė dhe pėr ata qė duan tė kthehen", tha
Bogdanoviq, i cili ėshtė shprehur i pakėnaqur me qėndrimin e
Grupit tė Kontaktit.
-
- Ai
thotė se negociatat pėr statusin final mė nuk janė tė nevojshme.
"Pse do tė luanim ndeshjen nėse rezultati ėshtė i njohur qė mė
parė", thotė Bogdanoviq. Por sipas mendimit tė tij ky ėshtė rast
i mirė edhe pėr Beogradin qė tė mendojė se ē'tė bėjė mė tutje
dhe si t'ia bėjė, thotė ai.
-
-
-
Xh.Sauers: Pavarėsia e Kosovės mund tė prodhojė stabilitet nė
rajon
-
-
Prishtinė,
7 shkurt 2006 - Zgjidhja e statusit tė
Kosovės, pėfrshirė kėtu edhe opsionin e pavarėsisė sė saj mund
tė prodhojė stabilitet nė rajon, nėse Kosova ndėrton njė tė
ardhme ku tė gjithė qytetarėt e saj, pavarėsisht pėrkatėsisė sė
tyre, do tė ishin tė barabartė.
-
-
Kėshtu u shpreh drejtori politik i Forin Ofisit britanik, Xhon
Sauers pas takimeve qė pati dje pasdite nė Prishtinė. Ai ka
shtuar se si parametra kryesorė nė bisedimet pėr statusin gjatė
kėtij viti ėshtė Kosova shumetnike dhe zgjidhja qė pėrputhet me
vullnetin e popullatės shumicė.
Sauers zhvilloi njė takim me Ekipin Negociues pėr statusin e
Kosovės, ku janė prezantuar qėndrimet e Grupit dhe tė Qeverisė
britanike sa i pėrket zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Sauers
pėrsėriti qėndrimin e qartė tė Grupit tė Kontaktit qė statusi i
Kosovės duhet tė zgjidhet gjatė kėtij viti, duke u bazuar nė
masėn mė tė madhe nė vullnetin e popullatės shumicė tė Kosovės,
por duke respektuar njėkohėsisht edhe interesat e pakicave.
Sauers ėshtė takuar edhe me shefin e UNMIK ut, Soren Jesen
Petersen dhe me pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės.
Pas takimit me anėtarėt e Ekipit Neogociues pėr statusin, Saures
ka kėrkuar unitet dhe maturi politike pėr t[i realizuar siē tha
ai aspiratat e tyre dhe tė popullatės sė Kosovės.
Duke u pėrgjigjur nė pyetjen e gazetarėve nėse pavarėsia e
Kosovės do tė prodhonte stabilitet nė rajon, Sauers tha:
"Natyrisht e ardhmja e Kosovės do tė pėrcaktohet gjatė kėtij
viti nė bazė tė parimeve tė pėrcaktuara nga Grupi i Kontaktit".
Ai kėrkoi qė vakumi i krijuar nė postin e Presidentit tė Kosovės
tė plotėsohet sa mė shpejt.
"Nė negociatat pėr statusin gjatė kėtij viti duam tė sigurohemi
se statusi final i Kosovės forcon stabilitetin nė rajon dhe nuk
krijon shqetėsime apo kėrcėnime pėr vende tjera. Pėr kėtė po
punojmė dhe pėr kėtė ėshtė prania e NATO s kėtu. Ne duam qė
Kosova, Serbia dhe vendet tjera tė rajonit tė lėvizin pėrpara
drejtė anėtarėsimit tė plotė nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO,
por shumė nga kjo ėshtė nė duart tuaja, nė duart e njerėzve tė
Kosovės, qė duhet tė tregojnė se Kosova mund tė arrijė vlerat
dhe aspiratat e fqinjėve dhe partnerėve tuaj nė Evropė", tha
diplomati britanik Sauers.
Ai ka theksuar se nė Kosovė do tė ketė njė prani ndėrkombėtare
edhe nė tė ardhmen.
Ndėrkaq Kryeministri Bajram Kosumi tha se e ka siguruar
pėrfaqėsuesin e lartė britanik se Kosova dhe Qeveria e tij janė
tė pėrkushtuara, qė tė ndėrtojnė njė Kosovė tė pavarur, ku tė
gjithė qytetarėt tė jenė tė barabartė.
Ndėrkaq, Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci tha se Ekipi
Negociues i Kosovės pėr statusin i ka transmetuar z. Sauers
gatishmėrinė e vet pėr tė vazhduara bisedimet si pėr
decentralizimin nė Vjenė ashtu edhe pėr ēėshtje tjera qė
ndėrlidhen me zgjidhjen e statusit tė Kosovės.
Pas Prishtinės sot diplomati britanik Xhon Sauers viziton
Beogradin.
-
-
-
Diplomati Sauers ka theksuar se Presidenti Rugova ka lėnė njė
vakuum tė madh
-
-
Prishtinė, 7 shkurt 2006
- Drejtori politik nė Ministrinė e Jashtme britanike, Xhon
Sauers ka kėrkuar nga liderėt e Kosovės qė tė tregohen se Kosova
ėshtė njė shoqėri qė funksionon si njė demokraci e pjekur.
-
- Ai
ka pėrkujtuar se gjatė ditėve tė pikėllimit pėr Presidentin e
ndjerė tė Kosovės Ibrahim Rugova, njerėzit e Kosovės kanė
arritur qė tė marrin simpatinė e bashkėsisė ndėrkombėtare.
Diplomati britanik Xhon Sauers ka theksuar se Presidenti Rugova
ka lėnė njė vakuum tė madh, i cili duhet tė pėrmbushet tani nga
liderėt e rinj.
"Andaj unė ju nxis qė tė ēoni pėrpara atė frymė, tė kujtoni
qėllimet dhe dinjitetin e vlerat e Presidentit Rugova dhe tė
ecni pėrpara", ka thėnė diplomati britanik Xhon Sauers.
-
-
-
Familja e Presidentit Rugova do ta ketė mbėshtetjen e plotė tė
LDK sė
-
-
Prishtinė, 7 shkurt 2006
- Kryesia e LDK sė, nė pėrbėrje tė plotė dje ngushėlloi familjen
e Presidentit Rugova pėr humbjen e kryefamiljarit, zotit tė
shtėpisė dhe Presidentit tė vendit Dr. Ibrahim Rugova.
Kryesia e LDK sė me kėtė rast shprehu edhe njėherė zotimin pėr
unitet tė plotė nė radhėt e saj dhe vazhdimėsinė e punės me
pėrkushtim pėr finalizimin e vizionit tė Presidentit Rugova pėr
Kosovėn shtet tė pavarur dhe demokratik.
Tė gjithė anėtarėt e Kryesisė thanė se Familja e Presidentit
Rugova do ta ketė mbėshtetjen e plotė tė LDK sė dhe ajo do tė
qėndrojė pranė familjes sė Presidentit.
Familja e Presidentit Rugova sot gjithashtu nė Rezidencėn nė
Velani shtroi drekė pėr Kryesinė e LDK sė, pėr bashkėpunėtorėt e
Presidentit, tė cilėt pėr 16 vjet drejtuan LDK nė tė udhėhequr
nga Ibrahim Rugova.
-
-
-
Nuk ka sinjale nga Amerika pėr pakėsimin e numrit tė trupave
amerikane nė Kosovė, tha gjenerali Ovens
-
-
Ferizaj, 7 shkurt 2006
- Nuk ka sinjale nga Amerika pėr pakėsimin e numrit tė trupave
amerikane nė Kosovė. Kėshtu ėshtė shprehur komandanti i Brigadės
Shumėkombėshe tė Lindjes, gjenerali, Darel Ovens. Por, sipas
tij, nėse kjo ndodh do tė ishte shenjė e mirė. Gjenerali Ovens
tha se madhėsia e trupės sė KFOR it varet nga pėrmasat e
operacioneve dhe se ēdo zvogėlim trupash tregon se gjendja ėshtė
mė e mirė se mė parė. Gjenerali Ovens i bėri kėto komente dje
gjatė njė vizite nė Kuvendin komunal tė Ferizajt.
-
-
-
Lavrov: Njė zgjidhje pėrmes bisedimeve ėshtė e vetmja zgjidhje
afatėgjatė pėr Kosovėn
-
-
Athinė, 7 shkurt 2006 -
Ministri i jashtėm rus Sergej Lavrov ka filluar njė vizitė nė
Athinė, ku bisedimet pėr statusin e Kosovės kanė qenė pjesė e
takimeve. "Njė zgjidhje nėpėrmjet bisedimeve dhe jo nėpėrmjet
presioneve nga jashtė ėshtė e vetmja zgjidhje afatgjatė pėr
zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės dhe atė tė Qipros. Ky qėndrim
ėshtė i pėrbashkėt pėr Greqinė e Rusinė", ka thėnė Lavrov. Sipas
tij, shkelja e kėtij parimi krijon njė presedencė tė rrezikshme.
-
-
-
Deklaratė e Kryesisė sė BIK me rastin e botimit tė disa
karikaturave ofenduese ndaj vlerave islame
-
-
Prishtinė, 7 shkurt 2006
- "Ofendimi dhe pėrdhosja e tė Dėrguarit tė Allahut tė
Gjithėmėshirshėm pėrmes disa karikaturave qė nė shėnjestėr
profeti i fundit Muhamedi (a.s.), nga aspekti islam ishte i
ndaluar. Ky parim islam siē vlen pėr veprimet ofenduese kundėr
Muhammedit a.s., ne njejtė e trajtojmė edhe kur bėhet kundėr
Isait, Musait, Ibrahimit apo akėcilit profet.
-
-
Prandaj, njė veprim i tillė duke qenė nė kundėrshtim direkt me
normat islame, pėr myslimanėt ėshtė i papranueshėm, ėshtė
ofendues dhe si tė tillė e gjykojmė", thuhet nė njė deklaratė tė
Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės.
"Kur njė veprim i ngjashėm duke e paraqitur Muhammedin a.s. nė
formėn qė ai asnjėherė nuk e ka pasur dhe skajshmėrisht tė
papranueshme, nuk mund e mos tė konsiderohet si veprim i
paramendueshėm kundėr vlerave tė mirėfillta islame. Ne
plotėsisht e kuptojmė tė drejtėn dhe lirinė e shprehjes. Mirėpo,
kjo e drejtė nuk duhet tė manifestohet duke i ofenduar vlerat mė
tė shenjta tė tė tjerėve", thuhet nė kėtė deklaratė dhe
theksohet:
"Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės e kupton revoltėn e
myslimanėve gjithandej nėpėr botė si reagim kundėr ofendimeve
ndaj Profetit Muhammed. Mirėpo, kur revolta merr pėrmasa
shkatėrruese dhe keqpėrdoret pėr qėllime tė tjera, ajo pėr ne
ėshtė e papranueshme".
"Me kėtė rast do tė theksonim se reagimi i disa organizatave dhe
asociacioneve tė krishtera lidhur me rastin konkret, tė cilėt e
kanė gjykuar edhe botimin e karikaturave e edhe veprimin e disa
ekstremistėve, ka qenė me vend dhe i drejtė dhe lė tė shpresohet
se ekziston dėshirė pėr mirėkuptim dhe tolerancė nė mes
qytetėrimeve.
Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės angazhohet qė nė kėtė
botė kozmpolitike duhet tė pėrkrahen forcat qė i afrojnė
qytetėrimet, tė pėrkrahen orientimet qė njerėzit nė botė i
konsiderojnė vėllezėr tė gjinisė njerėzore, e kurrsesi ato forca
ekstreme, qėllimi it ė cilave ėshtė futja e konfliktit nė mes tė
qytetėrimeve, e qė fatkeqėsisht jo rrallė ato bėhen edhe nė emėr
tė fesė. Pėr mė tepėr, ne nuk guxojmė tė lejojmė qė njė
ekstremizėm tė luftohet me njė ekstremizėm tjetėr", thuhet nė
fund tė deklaratės sė Kryesisė sė BIK.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|