| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
Telegram ngushėllimi familjes sė
Kryetarit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
6
shkurt 2006 /TN
-
-
Nga Rexhep Kastrati
Telegram ngushėllimi
-
-
E nderuara familje e kryetarit
Rugova,
-
Ju lutem pranoni ngushėllimet e mia
tė sinqerta pėr ndarjen nga jeta e kėsobotshme e dr. Ibrahim
Rugovės, kryetar i Kosovės! Ngushėllimet, ju lutem ti pranoni
edhe nga familja ime, e cila bashkėndien ende me pikėllim tė
thellė largimin nga kjo jetė e njeriut qė i dha shumė Kosovės, i
dha shumė kombit shqiptar, dhe ishte buzė realizimit pėr tė
gjallė tė projektit pėr shkėputjen zyrtare tė Kosovės nga
Serbia, pėrkatėsisht pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė
Kosovės.
-
-
Por e nderuara familje e kryetarit
Rugova, duhet tė jeni krenare qė nga gjiri juaj doli ky
personalitet pėr tė cilin pati aq shumė nevojė Kosova dhe
shqiptaria nė tėrėsi, duke u bėrė kėshtu personalitet pėr
largimin e tė cilit nga kjo botė u bėnė pėr tu ngushėlluar
shqiptarėt nė pėrgjithėsi, si ata qė bashkėpunuan sinqerisht me
tė, si ata qė e pėrkrahėn, si ata qė e votuan, ashtu edhe ata qė
qoftė se kanė punuar dhe punojnė pėr interesa kundėrkombėtare,
ose se ua ka pas errėsuar sytė dhe mendjen ambicia e sėmurė pėr
pushtet, e kanė sharė, e lkanė fyer, e kanė penguar, e kanė
spiunuar dhe qė nuk e kanė votuar.
-
-
E nderuara familje e kryetarit
Rugova,
-
edhe unė dhe familja ime jemi dhe do
tė jemi afėr jush. Unė dhe familja ime, nė mėnyrė tė sinqertė,
jemi lutur pėr dr. Ibrahim Rugovėn, kryetarin e Kosovės, ėshtė
lutur pėr shpirtin e tij dhe me emocione i ka pėrcjellė tė
gjitha ato qė kanė ndodhur gjatė tėrė ceremonisė sė homazheve
dhe tė varrimitj, ashtu siē i ka pėrcjellė me iritim edhe
ngushėllimet hipokrite nga ata qė u futėn nė skenėn politike tė
Kosovės me qėllimin e vetėm pėr tė rrėnuar politikisht kryetarin
e Kosovės, e bashkė me tė edhe filizofinė politike tė tij, dhe
tė lakejve tė tjerė qė e bėnė punėn e spiunit pėr tė
vėshtirėsuar dhe pėr tė pamundėsuar punėn edhe ashtu tė rėndė tė
kėtij njeriu tė madh tė shqiptarisė.
-
-
E nderuara familje e kryetarit
Rugova,
-
duhet tju kėrkoj falje qė
ngushėllimet e mia dhe tė familjes sime po jua shprehi nė kėtė
kohė dhe nė kėtė mėnyrė, por duhet tju lutem qė tė mė
mirėkuptoni, pasi qė as unė, e as familja ime nuk kemi dashur qė
ngushėllimet tona tė sinqerta, keqardhja jonė e sinqertė pėr
ndarjen nga jeta e kėsobotshme e kryetarit tė Kosovės tė jetė nė
tė njėjtėn kohė me ngushėllimet hipokrite tė tė gjithė mjeranėve
qė nuk lanė gjė pa bėrė kundėr dr. Ibrahim Rugovės, bile edhe nė
Ekipin Negociator tė formuar nga kryetari i Kosovės, dhe tė do
farė njerėzve tė lig qė ditėn i bėnin himne, kurse natėn e
spiunonin, e sabotonin dhe e shantazhonin. Nė anėn tjetėr, e
nderuara familje e kryetrait Rugova, duhet tju informoj se ka
mbi katėr vjet qė mė kanė bllokuar nga jeta publike ata qė kanė
punuar nė vazhdimėsi kundėr dr. Ibrahim Rugovės, qė e quanin atė
mbret dhe qė ishin tė etur pėr tia zėnė vendin pėr tė gjallė tė
tij. Dhe gjithė kjo se me kėmbėngulje kam mbrojtur filizofinė
politike tė dr. Rugovės dhe personalitetin e tij, si dhe nuk kam
lejuar qė tė bėhem pjesė e klaneve dhe e grupeve tė ndryshme me
orientim kundėrrugovė dhe karrierist.
-
-
Krejt nė fund, e nderuara familje e
kryetarit Rugova,
-
ju lutem qė bashkė me shqiptarėt e
vullnetit tė mirė, bėhuni mbrojtėse e veprės kombėtare tė dr.
Ibrahim Rugovės, edhe atėherė kur ambicia e sėmurė pėr pushtet,
mund tua errėsojė arsyen gjithė atyre qė janė tė thirrur qė ta
vazhdojnė nė mėnyrė dinjitoze rrugėn e kryetarit tė Kosovės.
Lutja ime mbėshtetet nė faktin se tashmė ju nuk jeni si ēdo
familje tjetėr shqiptare, pasi qė ju jeni familja e kryetarit tė
parė zyrtar, kryetarit shpirtėror tė njeriut qė krijoi historinė
dhe qė edhe vetė u bė histori!
-
-
-
Prizren, mė 6. 2. 2006
-
Rexhep Kastrati me familje
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|