-
6
shkurt 2006 /TN
Ata qė kanė peshė mė
tė vogėl, duhet tua lėshojnė kandarin atyre qė e kanė mė tė
madhe. E, kėshtu, bėhet shteti, bėhet pavarėsia. Ndryshe jo. Veē
e klanizojmė shoqėrinė. I bėjmė dėm asaj. I bėjmė dėm procesit
tė pavarėsisė. U bėjmė dėm pėrpjekjeve pėr shtet.
Pse sndalemi pak,
pra, e tė fillojmė tė mendojmė ndryshe. Tė mendojmė se a ėshtė
mė e rėndėsishme tė jetė me peshė klani ynė a Kosova? Dhe pasi
mė e rėndėsishme ėshtė Kosova, tė mos u bėhemi digė atyre qė
janė mė tė aftė se ne. Se prej tyre ka dobi ajo. E jo prej
klaneve, se ato e frenojnė zhvillimin e shoqėrisė sonė. Popullin
tonė. I frenojnė pėrpjekjet tona pėr pavarėsi. Pėr shtet. Tė
aftėt duhet ti pėrkrahim tė gjithė. E klanet? Klanet duhet ti
shpiejmė nė muze. Pėr tė na pėrkujtuar se si nuk duhet tė
veprojmė pėr tė mirėn e Kosovės...
Nazmi
LUKAJ
Tė gjithė e kemi
gojėn plot me fjalėt pavarėsi dhe shtet. Ska ditė qė nuk i
shqiptojmė. Kudo qė rrimė. Kudo qė punojmė. Po, asnjėherė nuk e
pyesim veten se a jemi duke i kontribuar realizimit tė shtetit
tė Kosovės me veprimet tona si individė a jo? Qoftė edhe njė
minut kush nuk ndalet ti analizojė veprimet e veta se a janė
konform me synimin tonė pėr pavarėsi. Pėr shtet.
E gjithė ditėn e
lume si heqim goje kėto dy fjalė! Ne duam pavarėsinė. Shtetin.
Por, nė anėn tjetėr, formojmė klane. Nė politikė. Nė kulturė. Nė
shkencė. Po ku jo? Dhe kėshtu e klanizojmė shoqėrinė tonė. E
klanet u bėhen digė njerėzve tė aftė pėr tu zgjidhur nė ndonjė
post shtetėror, partiak, kulturor, shkencor etj. ku do tė
pėrfitonte Kosova nga aftėsia e tyre. Pse e bėjmė kėtė, pasi
duam pavarėsi? Pasi duam shtet? E bėjmė se duam tė jenė nė ato
poste njerėzit e klanit tonė.
Si nuk janė tanėt,
atėherė tė tjerėt duhet penguar! Dhe bėjmė ēmos pėr ti frenuar
ata. Dhe bėjmė ēmos qė kudo ti sjellim njerėzit e klanit tonė.
Pavarėsisht se ata qė duam ti ngrisim nė poste, nuk e kanė
aftėsinė e atyre qė duam ti frenojmė! E prapė gojėn e kemi plot
me pavarėsi. Me shtet! A thua, shteti bėhet duke i frenuar tė
aftėt, pėr ta bėrė njerėzit e klanit tonė Kosovėn tė pavarur?!
Njerėzit tanė qė nuk e kanė potencialin e atyre qė duam ti
frenojmė!
Ska nevojė ti
bėhet asnjė analizė kėsaj pytjeje. Apo jo? Pse sndalemi e tė
mendojmė veē pak: po cili i duhet mė shumė Kosovės kudo: filani
a fisteku? E, pasi ti krahasojmė cilėsitė e atyre qė duam ti
frenojmė, me ata qė duam ti ngrisim nė poste ēfarėdoqofshin,
ti pėrkrahim tė parėt. Pra, ti pėrkrahim ata qė duam ti
frenojmė, pse nuk janė tė klanit tonė. Por, kush ta bėjė kėtė
se? Nuk e bėjmė se duam tė jemi faktorė nė shoqėri. Dhe nuk e
bėjmė dot se na bie interesi ynė personal. A sėshtė kjo krejt
nė shpėrputhje me dy fjalėt qė aq shumė i shqiptojmė. Qė aq
shumė i ambiciojmė: Pavarėsi dhe Shtet? Po. Bash krejt.
Sa keq qė tė gjithė
duam tė jemi njerėz me peshė nė shoqėri. Po, more, tė gjithė nuk
kemi mundėsi ta kemi peshėn njėsoj nė kandar. Ata qė kanė peshė
mė tė vogėl, duhet tua lėshojnė kandarin atyre qė e kanė mė tė
madhe. E, kėshtu, bėhet shteti, bėhet pavarėsia. Ndryshe jo. Veē
e klanizojmė shoqėrinė. I bėjmė dėm asaj. I bėjmė dėm procesit
tė pavarėsisė. U bėjmė dėm pėrpjekjeve pėr shtet.
Pse sndalemi pak, pra, e tė
fillojmė tė mendojmė ndryshe. Tė mendojmė se a ėshtė mė e
rėndėsishme tė jetė me peshė klani ynė a Kosova? Dhe pasi mė e
rėndėsishme ėshtė Kosova, tė mos u bėhemi digė atyre qė janė mė
tė aftė se ne. Se prej tyre ka dobi ajo. E jo prej klaneve, se
ato e frenojnė zhvillimin e shoqėrinė sonė. Popullin tonė. I
frenojnė pėrpjekjet tona pėr pavarėsi. Pėr shtet. Tė aftėt duhet
ti pėrkrahim tė gjithė. E klanet? Klanet duhet ti shpiejmė nė
muze. Pėr tė na pėrkujtuar se si nuk duhet tė veprojmė pėr tė
mirėn e Kosovės...