-
6
shkurt 2006 /TN
Zėri
i Amerikės (5 shkurt 2006), Arben Zajmi,
Uashington
Analisti Obrad Kesiē thotė se ndėrmjet qendrimeve tė skajshme tė
Prishtinės pėr pavarėsi tė plotė dhe Beogradit qė Kosova tė jetė
nėn sovranitetin e Serbisė, ka hapėsira pėr kompromis. Ai thotė
se gjetja e njė zgjidhjeje pėr statusin e Kosovės ka tė bėjė me
qendrueshmėrinė afatgjatė jo vetėm tė Ballkanit, por edhe mė
gjerė.
Zėri i Amerikės:
Ju jeni shprehur se
pavarėsia e Kosovės pa miratimin e Serbisė do tė ketė pasoja
afatgjata nė qendrueshmėrinė edhe tė shteteve tė tjera nė rajon.
A mund tė shpjegoheni mė nė hollėsi?
Obrad Kesiē:
Ėshtė e qartė qė bashkėsia ndėrkombėtare po kėrkon njė zgjidhje
qė do tė jetė bazė pėr njė qendrueshmėri afatgjatė. Nėse
zgjidhja arrihet pa pėlqimin e Serbisė, si rregull, do tė
paraqiste paqendrueshmėri. Serbia ėshtė shtet, i rėndėsishėm pėr
Ballkanin, nė mes tė rrugėve tė transportit dhe linjave tė
komunikimit, dhe siē e tregoi edhe dhjetėvjeēari, i fundit: kur
ka konflikt dhe paqendrueshmėri dhe Serbia ėshtė pjesė kryesore
e tij, i gjithė rajoni destabilizohet, veēanėrisht nė fushėn e
investimeve. Kėshtu ėshtė tepėr e rėndėsishme tė mbahet parasysh
qė ēdo zgjidhje duhet tė ketė pėlqimin e tė dyjave, Prishtinės
dhe Beogradit. Njė zgjidhje e qendrueshme nuk mund tė imponohet.
Jam optimist se ka vend pėr kompromis ndėrmjet Prishtinės dhe
Beogradit, pasi disa interesa tė tyret pėrputhen. Por mė parė
duhet bėrė pėrparim nė disa ēėshtje mė pak tė rėndėsishme, tė
krijohet besim dhe mė pas tė kalohet nė ēėshtje mė tė vėshtira,
si statusi.
Zėri i Amerikės:
Tė diskutojmė pak nė planin ideal, nė skajet e njė segmenti
kemi dy zgjidhje tė kundėrta: Pavarėsi pėr Kosovėn dhe Kosova
nėn sovranitetin e Serbisė. Cilėn do tė rekomandonit?
Obrad Kesiē:
Personalisht e ndjej se ka mjaft hapėsirė pėr ndėrmjet kėtyre
pozicioneve tė skajshme. Duhet gjetur diēka e mesme qė kėnaq apo
nuk kėnaq njėsoj tė dyja palėt. Pėr Serbinė, siē dihet,
kryesorja ėshtė ēėshtja e sovranitetit. Sovranitet i vėrtetė apo
nė dukje, kjo ėshtė e diskutueshme. Nėse gjendet njė zgjidhje
bazuar mbi shembullin e Bosnjės, marrėveshjeve tė Dejtonit, njė
zgjidhje qė do tė krijonte entitete nė Kosovė, kjo ndoshta do tė
kėnaqte Serbinė. Megjithatė i takon qeverisė serbe tė vendosė
nėse ėshtė e kėnaqur me kėtė zgjidhje. Mė e rėndėsishmja: duhet
tė pranohet se ēdo zgjidhje apo mungesė zgjidhjeje nuk do tė
ndikojė vetėm mbi Kosovėn, por mbi tė gjithė rajonin. Prandaj
ėshtė e rėndėsishme qė politikanėt e tė dyja palėve tė veprojnė
me pėrgjegjshmėri dhe tė kuptojnė se vendimet e tyre do tė kenė
rėndėsi jo vetėm pėr Ballkanin, por edhe pėr Evropėn nė
pėrgjithėsi.
Zėri i Amerikės:
Njė nga ēėshtjet e rėndėsishme tė bisedimeve do tė jetė ajo e
pakicave. Si e vlerėsoni gjendjen e pakicave nė Kosovė?
Obrad Kesiē:
Ēėshtja ėshtė si e kanė vlerėsuar pėrfaqėsuesit e Kombeve tė
Bashkuara dhe bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė gjithė raportet e
tyre theksojnė dėshtimin e plotė nė garantimin e tė drejtave
njerėzore e civile-bazė nė Kosovė. Kjo ėshtė njė nga ato tema
pėr tė cilat ėshtė e vėshtirė tė flitet pėr sukses nė bisedime
pėr shkak tė problemeve disavjeēare nė kėtė aspekt. Por nė fund
tė fundit ėshtė jetike tė krijohet besim tek pakicat, tė cilat,
pavarėsisht nga rezultati i bisedimeve, do tė vendosnin tė
qendronin e tė jetonin nė njė shoqėri shumetnike, shumėfetare nė
Kosovė.
Zėri i Amerikės: Nė
tavolinėn e negociatave mund tė shtrohet edhe ēėshtja e
shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės. A e shihni kėtė si
kundėrpeshė ndaj ēėshtjes sė pakicave serbe nė Kosovė?
Obrad Kesiē:
Sigurisht qė ėshtė mjet politik, i cili tėrheq vėmendjen tek
fakti se kur serbėt kėrkojnė diēka nė Kosovė, ata duhet tė kenė
parasysh se ka njė pakicė shqiptare nė Serbinė Jugore qė kėrkon
tė njėjtat gjėra, edhe nėse kėrkesat nuk janė tė njėjta. Por,
themelorja ėshtė se ekzistojnė dy grup-ēėshtjesh: si tė krijohen
garanci pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut pėr pakicat, jo
vetėm nė Serbinė Jugore, por edhe nė Kosovė.
Se si arrihet mė pas
krijimi i njė jete normale pėr njerėzit, kjo fillon pikėsėpari
me ekonominė. Dhe njė nga problemet mė tė mėdha, jo vetėm nė
Kosovė, por edhe nė Serbinė Jugore, ėshtė se shumė njerėz janė
tė papunė, gjė qė e shton mundėsinė pėr konflikt dhe keqkuptime.
Ēėshtja ėshtė nėse bashkėsia ndėrkombėtare dhe, nė veēanti,
Bashkimi Evropian janė tė pėrgatitur tė nxisin ekonominė, si nė
Kosovė, ashtu edhe Serbinė Jugore. Dhe nėse po, atėherė kjo
ėshtė shenjė e mirė dhe mund tė bėhen pėrparime nė ēėshtje tė
tjera.
Zėri i Amerikės: Po
flitet pėr pėrfshirje tė pėrfaqėsuesve serbė tė Kosovės nė
ekipin negociator tė Beogradit? Duke patur parasysh tė gjitha
mundėsitė se si do tė pėrfaqėsoheshin ata nė bisedime, a mendoni
se pėrfshirja e tyre nė ekipin e Beogradit ėshtė nė interesin e
tyre?
Obrad Kesiē:
Nė kėtė fazė po, pasi tani mungon besimi i ndėrsjellė dhe
komunikimi ndėrmjet shumicės dėrmuese tė serbėve nė Kosovė dhe
qeverisė sė Prishtinės, udhėheqjes politike shqiptare. Kėshtu
serbėt kanė vetėm dy mundėsi: tė qendrojnė mė vete apo tė
pėrfshihen nė radhėt e delegacionit tė Beogradit? Nuk mendoj se
bisedimet dėmtohen, po qe se serbėt e Kosovės fillojnė me
Beogradin, duke lėnė tė hapur mundėsinė e shkėputjes mė vonė,
dhe, ndėrsa bėhen pėrparime nė ēėshtje tė tjera, ata do tė
ndjeheshin mė tė sigurtė pėr tu shkėputur nga delegacioni i
Serbisė. //az//