|
5
shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės
(4.02.2006) - Besim Abazi
I dėrguari amerikan
pėr statusin e Kosovės, ambasadori Frank Wisner, tha sot nė
Prishtinė se nuk duhet tė ketė shtyrje tė procesit tė zgjidhjes sė
statusit tė Kosovės, bisedimet pėr tė cilin sipas tij duhet tė
mbyllen brenda kėtij viti. Ambasadori Wisner, i cili sot i dha fund
vizitės sė parė nė rajon nė cilėsinė e ndėrmjetėsit amerikan pėr
statusin e Kosovės, u zotua se Shtetet e Bashkuara do tė mbeten tė
pėrkushtuara ndaj tėrė procesit.
I dėrguari i posaēėm
amerikan pėr statusin e Kosovės, ambasadori Frank Wisner, tha sot nė
Prishtinė se negociatat pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje duhet tė
mbyllen shpejt dhe se ēdo vonesė nuk do ti shėrbejė askujt. Ai i
bėri kėto komente pas takimit me ekipin e negociuesve tė Prishtinės
pėr statusin e Kosovės dhe pėrfaqėsues tė pakicave jo-shqiptare dhe
jo-serbe.
Ambasadori Wisner , i
cili u kthye nė Prishtinė pas njė vizite nė Beograd, tha se janė 3
ēėshtje kryesore qė ai do ti pėrfshijė nė raportimin e tij nė
Uashington lidhur me vizitėn e parė nė Prishtinė dhe Beograd nė
cilėsinė e ndėrmjetsuesit nė bisedimet pėr statusin e Kosovės. Ai
tha se ėshtė i bindur se tani ėshtė koha dhe ėshtė me rėndėsi qė
negociatat tė mbyllen sa mė parė, mundėsisht brenda vitit 2006.
Shtyrja e mėtejshme pėr
zgjidhjen e statusit tė Kosovės nuk i shėrben interesit tė askujt,
tha ambasadori Wisner, duke nėnvizuar rėndėsinė qė ka ndėrtimi i njė
Kosove tė barabartė pėr tė gjithė qytetarėt e saj, pavarėsisht nga
pėrkatėsia e tyre etnike.
Kosova duhet tė jetė
shoqėri shumėetnike nė tė cilėt tė gjitha komunitetet tė gjejnė
hapėsirė pėr jetėn e tyre, mbrojtje tė individėve, tė pronės dhe tė
institucioneve kulturore tha ambasadori Wisner. Komuniteti
ndėrkombėtar ka pėrgjegjėsinė pėr tė siguruar suksesin e asaj qė
arrihet kėtu, tha ambasadori Wisner, duke u zotuar se Shtetet e
Bashkuara do tė jenė ngusht tė angazhuara nė hapat e ardhshėm tė
negocimit tė statusit.
Ai tha se porosi tė
njėjta u ka pėrcjellė edhe autoriteteve nė Beograd dhe atyre nė
Prishtinė. Pėrfaqėsuesit e Prishtinės janė angazhuar se do tė
punojnė me angazhim tė shtuar pėr tė ēuar pėrpara procesin politik,
duke premtuar, se, siē ėshtė thėnė, nuk do tė zhgėnjejnė partnerėt e
tyre amerikanė dhe evropianė.
Ambasadori Wisner
vizitoi Prishtinėn dhe Beogradin menjėherė pas takimit tė Grupit tė
Kontaktit, i cili ka vendosur parimet themelore mbi tė cilat do tė
mbėshtetet zgjidhja e statusit politik tė Kosovės.
Nė Prishtinė angazhimi
amerikan shikohet si i domosdoshėm pėr njė zgjidhje tė drejtė dhe tė
qėndrueshme tė statusit tė Kosovės, si dhe pėr vendosjen e
qėndrueshmėrisė afatgjatė nė tė gjithė rajonin. //ad//
|