|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Uajthaus: Problemet e shtypit nė Shqipėri- rezultat i faktorėve historikė, politikė dhe ekonomikė

 
 

 

5 shkurt 2006 /TN

Zėri i Amerikės (4.02.2006) - Intervistoi Keida Kostreci

- Njė nga drejtuesit e njė studimi pėr gjendjen e medias nė Evropėn Juglindore dhe ish-Bashkimin Sovjetit, thotė se problemet e shtypit nė Shqipėri kanė lidhje me faktorė historikė, politikė dhe ekonomikė. Mark Whitehouse, drejtor i zhvillimit tė medias pranė organizatės IREX, bordi ndėrkombėtar i studimeve dhe kėmbimeve, thotė se kėta faktorė kanė ndikuar nė radhitjen e Shqipėrisė nė vend tė fundit pėr rajonin nė indeksin e hartuar pėr gjendjen e medias nė vitin 2005. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, zoti Whitehouse foli edhe mbi pėrparimin e medias nė Kosovė: 

Zėri i Amerikės: Zoti Whitehouse, sipas raportit tė fundit tė IREX-it, megjithėse rajoni i Evropės Juglindore nė pėrgjithėsi ka bėrė pėrparime nė drejtim tė zhvillimit tė medias, Shqipėria ėshtė nė vend tė fundit mes vendeve tė rajonit. Pse?

Mark Whitehouse: Shqipėria radhitet e fundit mes vendeve tė Evropės Juglindore, por duhet tė vihet nė dukje se nė listėn e pėrgjithshme, pėrfshirė vendet e ish-Bashkimit Sovjetike, ėshtė nga mesi. Kjo renditje ka tė bėjė me faktorė historikė, si edhe me faktorė politikė dhe ekonomikė. Historikisht, Shqipėria ishte shumė mė e izoluar nga perėndimi nėn regjimin komunist, ndėrsa nė vende tė tjera tė Evropės Juglindore, gazetaria ishte mė e zhvilluar atje, qoftė edhe nė kohėn e regjimeve socialiste.

Po tė shohėsh anėn ekonomike, ekonomia e Shqipėrisė ėshtė njė nga mė tė dobėtat nė rajon dhe njė gjė e tillė prek aftėsinė e medias pėr tė mbijetuar dhe pėr tė kualifikuar gazetarėt. Ndėrsa politikisht, sipas studimit, nė Shqipėri vazhdon tė ekzistojė ndikimi i partive politike ndaj gazetarėve dhe medias, si edhe ndikimi i biznesit nė pėrmbajtje. 

Zėri i Amerikės: Duke mbetur tek trysnia politike dhe ekonomike, sa tė ekspozuar janė pėrfaqėsuesit e medias, gazetarėt nė Shqipėri ndaj kėsaj trysnie dhe pse?

Mark Whitehouse: Sipas raportit, gazetarėt pėrballen me probleme serioze nė kėtė drejtim qė tė mund tė shkruajnė, apo tė transmetojnė hapur dhe lirisht. Shumė prej tyre punojnė pa kontrata, gjė qė ua vėshtirėson mbrojtjen e tė drejtave tė tyre. Pėrveē kėsaj shumė gazetarė duket se bien nė kurthin e autocensurės.

Nė fakt nė pėrgjithėsi raporti ėshtė hartuar nga profesionistė tė medias nė Shqipėri dhe ata vetė vėnė nė pah qė gazetarėt e kufizojnė veten pėr shkak tė frikės, qė mund tė jetė frikė se mos humbin punėn, apo se mund tė mos gjejnė punė nė organe tė tjera shtypi dhe nė njė farė kuptimi mund ta kenė mė tė lehtė qė tė mos tregohen agresivė apo tė pėrpiqen tė mbulojnė ēėshtje mė pak problematike, me rrezikshmėri mė tė ulėt. Mendoj se gazetarėt kanė nevojė pėr mbrojtje mė tė madhe nė punė, duhet tė jenė mė tė organizuar pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre nė Shqipėri.

Gjithashtu duhet tė ketė njė komunitet gazetarėsh, ose mbrojtėsish tė tė drejtave tė tyre, qė tė ngrenė zėrin pėr kėto shkelje. Kėto elemente ekzistojnė nė Shqipėri dhe mendoj se me mbėshtetje si nga brenda, edhe nga organizata ndėrkombėtare tė medias, ato mund tė zhvillohen mė shumė. Nuk them se ndryshimi mund tė jetė i menjėhershėm, por nuk ka dyshim qė mund tė bėhet pėparim.

Zėri i Amerikės: Ka njė farė paradoksi qė vihet re sipas raportit tė organizatės suaj. Nė vend qė tė bėhet fjalė pėr shkeljen, apo abuzimin e tė drejtave tė gazetarėve, nė fakt bėhet fjalė mė shumė pėr mungesė profesionalizmi dhe liri tė tepruar tė gazetarėve nė mėnyrėn sesi i paraqesin faktet, apo nė prekjen qė i bėjnė reputacionit, apo jetės personale tė njerėzve. Si e shpjegoni ju njė gjė tė tillė?

Mark Whitehouse: Mendoj se kjo ka tė bėjė ndoshta me faktin qė nuk ekziston njė mekanizėm vetėrregullues siē ka nė shumė vende tė tjera, ku gazetarėt vėzhgojnė njėri-tjetrin, raportojnė pėr shkeljet. Nė Shqipėri nuk ka njė mekanizėm efektiv tė kėsaj natyre. Nuk ka njė kod etike tė fortė, si nė redaksitė e ndryshme, ose nė nivel kombėtar, gjė qė vendos rregullat pėr sjelljen e gazetarėve. Po ashtu kjo ka tė bėjė edhe me pėrgatitjen e gazetarėve nė nivel universitar, njė proces qė ėshtė tashmė nė zhvillim e sipėr. Me konsolidimin nė kėtė drejtim do tė shohim edhe njė rritje tė profesionalizmit.

Zėri i Amerikės: Nė raportin tuaj gjendja pėr Kosovėn pėrshkruhet si shumė premtuese dhe citohen shpresat e pėrfaqėsuesve tė medias nė Kosovė, se zgjidhja e statusit tė saj do tė ndihmonte gjithashtu edhe nė pėrmirėsimin e gjendjes sė medias. Si e mendoni ju gjendjen dhe lidhjen mes tė dyjave?

Mark Whitehouse: Nė njė farė mase kėto ēėshtje janė tė lidhura, nė kuptimin qė pėr momentin pa njė status tė Kosovės, nuk ka shumė investime tė jashtme, ka pasiguri tė madhe. Megjithatė edhe pa status, shumė stacione radioje dhe televizioni si lokale, ashtu edhe ato qė transmetojnė nė gjithė Kosovėn, po paraqiten shumė mirė si profesionalisht, ashtu edhe financiarisht. Kėshtu mund tė them qė media atje po shėnon pėrparim dhe njė nga pengesat kryesore ėshtė qė statusi i Kosovės nuk ėshtė pėrcaktuar. Nėse kjo realizohet, mund tė hapet rruga pėr integrim evropian, pėr investime dhe tė gjitha kėto do tė ndihmonin nė zhvillimin e mėtejshėm tė medias. //ad//


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.