|
- 5
shkurt 2006 /TN
Dr.
Skėnder GASHI - Vjenė (Austri)
-
-
Java e tretė e janarit tė sivjemė ishte javė aktiviteti tė
ngjeshur tė njė krahu tė popullatės sė Malėsisė sė Prizenit, tė
qajtur Gora. Ky krah i gorasve iu bashkėngjit iniciativės sė
Lidhjes sė Maqedonėve tė Besimit Islam, e cila ia kishte
hyrė organizimit nė Shkup tė njė konference ballkanike pėr
gorasit., pėrkatėsisht goranėt cdhe pėr torbeshėt e regjionit tė
Sreckės.
-
-
E
pėrditshmja maqedone Dnevnik ishte media mė aktive pėr ti
dhėnė sa mė shumė publicitet kėsaj konference - natyrisht nė
mbėshtetje tė kėrkesave politike, pėr tė cilat dihej qė mė parė,
se do tė shtroheshin nė atė konferencė. Kėshtu, nė botimin e dt.
24 janar tė vitit qė shkoi, kjo gazetė e botonte njoftimin me
mbititull : para zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe me
titullin Goranėt Kėrkojnė Autonomi Kulturore.
-
-
Nė
kėtė atrikull njoftohet se tė 29 delegatėt e goranėve nga
Kosova, Shqipėria e Serbia do tė kėrkojnė: autonomi gjuhėsore,
pėrkatėsisht qė tė kemi shkollim nė gjuhėn tonė amėtare maqedone
dhe qė Gora tė shpallet Regjion i Europės i kishte deklaruar
kėsaj gazete Ismail Bojda, kryetar i
Lidhjes
sė maqedonėve tė fesė islame. Pėrfaqėsuesit e gorasve tė
Kosovės i thanė kėsaj gazete se kohėve tė fundit qenkan
shpeshtuar presionet ndaj tyre, sidomos nė Dragash.
-
-
Kėta thanė se serbėt, shqiptarėt dhe boshnjakėt po u ofruakan
kėtyre peshqeshe nga mė tė ndryshimet, tė cilat pėr qėllim
final e kanė asimilimin e tyre. Boshnjakėt po zhvilluakan tani
njė fushatė duke u shkuar goranėve derė mė derė duke u pėrpjekur
ti bindin gorasit tė deklarohen pėr boshnjakė dhe qė pėr gjuhė
tė tyren tė komunikimit ta njohin variantin boshnjak tė
serbishtes, pėrkatėsisht tė kroatishtes;.
-
-
Boshnjakėt po vepruakan kėshtu, nėn pretekstin se nocioni goran
nuk ėshtė kurrfarė determinanti pėr pėrkatėsisnė etnike; Serbėt,
nga ana e tyre, po u ofruakan para nėse kėta deklarohen pėr
serbė, ndėrsa shqiptarėt po ushtruakan presion pėrmes gjuhės, me
qėllim qė ti shqiptarizojnė.
-
-
Sipas kėsaj gazete, burimet diplomatike paskan njoftuar se nė
Prishtinė qenka mbajtur njė takim i Forumit tė Boshnjakėve tė
Kosovės nė tė cilin qenka shkrirė mend se si tė sigurohet
statusi prej populli i boshnjakėve nė kushtetutėn e Kosovės dhe
se kėtu qenka thėnė se nocioni gran nuk ka forcė tė distinktivit
etnik prandaj po u dashka qė banorėt e gjithė Gorės tė
pėrfshihen nėn nocionin, pėrkatėsisht etninė boshnjake.
-
-
Pėrfaqėsuesit e goranėve paskan deklaruar nė kėtė konferencė se,
pėr ndryshim nga shtetet e tjera, Maqedonia qenka shumė pasive
dhe se as nė takime me pėrfaqėsues ndėrkombėtarė e as para
qeverisė sė Kosovės nuk e paska ngritur
Ēėshtjen Gorane
-
-
Nė
botimin e dt. 27 dhjetor gazeta Dnevnik e Shkuptit njoftonte,
pėrmes artikullit tė titulluar Goranėt nuk e ndėrrojnė
identitetin e tyre se burimet diplomatike nė Prishtinė paskan
njoftuar se nė Kosovė qenka regjistruar shoqata
Lidhja e Bullgarėve tė Gorės ,
por qė prapa kėsaj iniciative - sipas shefit tė Zyrės Bullgare
nė Prishtinė Nikolaj Kolev, nuk po qėndruaka shteti i
Bullgarisė. Kėtė njoftim tė UNMIK-ut e paskan demantuar
goranėt e Kosovės.
-
-
Ėshtė pranuar porse se goranėve u qenkan lėshuar (nga zya
bullgare nė Prishtinė ) vėrtetime mbi identitetin bullgar tė
tyre, po qė kjo kurrsesi nuk duhet tė kuptohet se kėto vėrtetime
do tė shėrbejnė pėr marrjen e nėnshtetėsisė bullgare ose tė
ndonjė shtetėsie tjetėr. Ky demant paska tė bėjė me deklaratėn e
Zeqir Zyrapit, koordinator komunal nė Dragash, i cili
televizionit serb RTS i paska deklaruar se goras dhe myslimanė
tė krahinėzės sė Sreckės paskan paraqitur kėrkesa pėr marrjen e
pashaportave bullgare.
-
-
Tri ditė para mbajtjes sė konferencės (tani tė quajtur
ndėrkombėtare) sė paralajmėruar tė pėrfaqėsuesve tė goranėve nga
Maqedonia, Kosova, Serbia e Shqipėria kjo gazetė e botone njė
deklaratė tė kryetarit Ismail Bojda tė Lidhjes sė Maqedonėve tė
Fesė Islame se nė kuadėr tė pėrcaktimit tė statusit final tė
Kosovės do tė flitet madje edhe pėr statusin qė do ta kenė 400
hashkalinj, porse pėr Maqedonėt
nė Gorė e nė Sreckė, ēfare janė rreth 50.000, as qė bėhet
fjalė.
-
-
Nė
kėtė artikull njoftohet se nė konferencėn e Shkupit
do tė propozohet njė rezolutė
pėrmes sė cilės do tė kėrkohet njė status special pėr maqedonėt
e Gorės e tė Sreckės, pėrkatėsisht autonomi kulturore, gjuhėsore
e fetare si dhe mbrojtja ndėrkombėare e tyre. Nė konferencė do
tė trajtohet edhe ēėshtja kyēe, pėrkatėsisht ajo e identitetit
tė goranėve, pėrkatėsisht do tė kėrkohet qė nė regjistrimin e
ekonomive familliare tė Kosovės goranėt tė evidentohen si
maqedonė.
-
-
Por, do tė lehen tė hapura edhe dy mundėsi: qė kėta tė
regjistrohen si maqedonė - myslimanė, ose si goranė. Ēarqet
qeveritare tė Maqedonisė u pskan premtuar pėrkrahje e cila do tė
jetėsohej nėse nė konferencė arrihet konsezusi pėrkitazi me
identitetin sepse shteti i Maqedonisė do ta ketė kėshtu mė tė
lehtė tė bėjė presion mbi qeverinė e Kososvės dhe te
pėrfaqėsuesi special i OKB-ės.
-
-
Nė
botimin e sė nesėrmes, mė 12 janar, po kjo gazetė njofton nė
shkrimin e botuar nėn titullin Badinter -i edhe nė Kosovė se
propozim - platforma e Lidhjes sė Goranėve tė Shkupit do tė
jetė: Rregullimi i Kosovės sipas modelit tė Marrėvesjes sė
Ohrit; aplikimi i marrjes sė vendimeve me shumicė votash dhe
shpallja e autonomisė kulturore tė krahinėzės sė Gorės; do tė
kėrkohet pjesėmarrja e maqedonėve tė Kosovės nė bisedimet pėr
statusin final tė Kosovės. Versioni final i kėsaj rezolute po u
dashka tė aprovohej tė shtunėn, pėrkatėsisht mė 14 janar, nė
Konferencėn Ndėrkombėtare pėr Goranėt (Maqedonė tė tė trevės sė
Gorės).
-
-
Autori i kėtij artikulli (Hristo Ivanovski) ankohet pėr
pasivitetin e shtetit maqedonas pėr ēėshtjen e gorasve, gjė qė
qenka parė mirė e mirė nė njė konferencė shtypi tė mbajtur nga
Marti Ahtisari - pas takimit tė tij me kreun e shtetit V. Bučkovski
nė
Shkup -, kur pyetjes sė gazetarėve nėse kėtij (Ahtisarit) i
ishte thėnė gjė pėrkitazi me Maqedonėt nė Kosovė ky i fundit u
pėrgjegj pėr kėtė askush nuk tha asgjė. Por, zėdhėnėsi i
qeverisė maqedonase paska premtuar qė tė nesėrmen se qeveria do
tė bėjė gjithēka pėr zgjidhjen e statusit tė maqedonėve nė
Kosovė.
-
-
Nė
kėtė artikull paralajmėrohet se Propozim - Platforma qė e ka
propozuar Shoqata e Goranėve tė Shkupit do tė pėrmbajė 13 pika,
nė qendėr tė sė cilave do tė jetė decentralizimi i Kosovės.
Goranėt do tė kėrkojnė zgjidhje tė ēėshtjes sė tyre nė Kosovė,
sipas modelit tė Marrėveshjes sė Ohrit, pėrfshirė kėtu edhe tė
drejtėn e pėdorimit tė simboleve tė shtetit amė (= Maqedonisė).
Kjo sepse, parimi themelor i shoqėrisė kosovare po u dashka tė
jetė multietniciteti, multikulturaliteti dhe
multikonfesionaliteti - thuhet nė kėtė artikull.
-
-
Goranėt propozuan mė tej qė parlamenti i Kosovės ti ketė
njėqind kuvendarė, nga tė cilėt 65 tė jenė tė komunitetit
shqiptar, njėzet nga ai serb, 9 maqedonė (goranė) dhe nga njė
kuvendar tė bashkėsive tė boshnjakėve, turqve, malazezėve,
egjyptasve dhe tė vllehėve. (SG: ?!!!)
-
-
Pėr si element qenėsor komuniteti maqedon e shtroi edhe
kėrkesėn qė vendkalimi kufitar Strezimir - Restelicė, tė mbetet
ndėrshtetoror, pėrkatėsisht tė jetė i hapur 24 orė nė ditė dhe
mundėsinė e marrjes sė nėnshtetėsisė sė dyfishtė (= kosovare -
maqedonase)
-
-
Nė
botimin e dt. 16 janar 2005 pėrsėdyten e zgjerohen kėrkesat qė
do tė formulohen nė Rezolutė. Kėtu thuhet se tė 29 delegatėt e
gorasve nė kėtė takim, nė tė cilin po merrkan pjesė edhe
pėrfaqėsues tė qeverisė sė Maqedonisė dhe misione diplomatike tė
akredituara nė Maqedoni, do tė kėrkojnė autonomi kulturore pėr
maqedonėt (gorasit) e Kosovės, me nstitucione tė veēanta
arsimore, kulturore e fetare, me mbrojte tė plotė tė identitetit
tė tyre etnik, gjuhėsor, kulturor, fetar, historik e shtetėror
maqedonas me tė drejtė kontinuieti, trashėgimie dhe tė
territorit.
-
-
Edhe nė kėtė artikull preket sėrish ēėshtja e identitetit etnik
tė gorasve. Pasi konstaton frikėn se Kosova do ta injorojė
deklarimin e gorasve pėr maqedonė (sepse psh. lideri Hashim
Thaēi i Partisė Demokratike tė Kosovės paska deklaruar nė njė
emision tė Zėrit tė Amerikės se nė Kosovė i njeh kėta pėr
minoritet goran, jo porse edhe maqedonas), kryetari
aktual i Lidhjes sė gorasve deklaroi nė konferencė se Ne jemi
maqedonė etnikė me fe islame dhe jemi pjesė e pandashme e
popullit maqedon, ndėrsa njė bashkėmendimtar i tij deklaroi se
Ahtisarit duhet ti dorėzohet njė dokument i qartė se ne jemi
maqedonė. Njė goras i Shqipėrisė, Mehmet Hoxha, evokoi kujtimet
nga koha kur gorasit e Shqipėrisė i kishin detyruar tė flisnin
shqip.
-
-
Rezoluta do tė aprovohet nė mbledhjen e ardhėshme, e cila do tė
mbahet sė shpejti nė Dragash apo nė Prishtinė, gjithsesi para
fillimit tė regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė.
-
-
Nė
njė njoftim tė shkurtėr tė dt. 18 janar 2005 botohen reagimet e
Kuvendit komunal tė Dragashit pėrkitazi me kėtė konferencė si
pėrzjerje (SG. tė Maqedonisė) nė punė tė brendshme tė komunės sė
Dragashit dhe tė Kosovės.
Njoftimi pėrmbyllet me konstaimin se Konferena nuk e kėrkon
ndarjen e Gorės e tė Sreckės nga Kosova, por vetėm status
special dhe autonomi kulturore pėr kėto dy treva.
|
|