|
-
Prishtinė, 3 shkurt 2006 /TN /QIK
- Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, ka pritur sot
shefin e Zyrės Hungareze nė Kosovė, z. Zoltan Imecs, me tė cilin
ka biseduar pėr bashkėpunimin e ndėrsjellėt tė Kosovės dhe
Hungarisė.
-
- Nė
takim ėshtė vlerėsuar se ka hapėsirė tė mirė pėr bashkėpunim
ndėrmjet institucioneve tė tė dy vendeve, sidomos tė
parlamenteve dhe tė mekanizmave parlamentarė, thuhet nė
njoftimin e zyrės pėr informim tė Kuvendit tė Kosovės.
Kryekuvendari Daci nė takim me diplomatin hungarez ka theksuar
se Hungaria mund ta ndihmojė Kosovėn nė rrugėn e saj drejt
Unionit Evropian.
Kyekuvendari Daci ėshtė takuar edhe me kryetarin e Kėshillit
drejtues tė Universitetit tė Prishtinės, dr.Jahi Hoxhėn, i cili
e ka njoftuar kryekuvendarin me rrjedhat nė Universitet. UP-ja
ėshtė duke u pėrgatitur pėr zgjedhjet e Parlamentit tė
Studentėve, tė cilat u shtynė pėr shkak tė rrethanave tė
krijuara nė Kosovė, tė cilat zgjedhje po e vonojnė edhe
zgjedhjen e rektorit tė Universitetit.
-
-
Kryekuvendari, Nexhat Daci, duke folur pėr rėndėsinė qė ka UP-ja
pėr pėrgatitjen e kuadrit tė lartė profesional dhe pėrparimin e
tėrėsishėm tė vendit, kėrkoi qė tė respektohen procedurat
ligjore, ndėrkohė qė ėshtė angazhuar pėr universitet bashkėkohor
dhe efikasitet tė studimeve.
-
-
Pas zisė kombėtare nuk do tė vonohet
procedura pėr zgjedhjen e Presidentit tė ri, thotė Daci
-
-
Prishtinė, 3 shkurt 2006 /TN /QIK
- Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci, ėshtė shprehur se
pasi tė kalojnė ditėt e zisė kombėtare nuk do tė vonohet
procedura pėr zgjedhjen e Presidentit tė ri tė Kosovės, ndėrsa
Parlamenti do ta kryejė detyrėn e vet kushtetuese.
-
- Pasi
kjo nuk ėshtė njė zgjedhje krejt e re, ku partitė politike do tė
duhej t'i matnin forcat politike, i mbetet LDK-sė tė propozojė
kandidatin e saj. Kėto komente Daci i bėri gjatė takimit me
ambasadorin Frenk Uizner dhe zėvendėsndihmėsen e Sekretares sė
Shtetit Rozmaari Di Karlo.
Sipas njė njoftimi pėr shtyp tė zyrės sė tij, Nexhat Daci ka
thėnė se e pėrkrah kandidaturėn e Fatmir Sejdiut pėr President,
Ndėrkaq duke marrė parasysh deklarimet e subjekteve politike,
duke pėrfshirė edhe disa nga opozita, atėherė ai ėshtė i bindur
se Presidenti i ri i Kosovės, qė do tė ishte njėherėsh edhe
udhėheqės i Ekipit Negociator tė Kosovės, do tė zgjidhet me mė
shumė se dy tė tretat e votave, qė do tė siguronte njė deklarim
plebishitar.
Kosova do tė jetė njė shtet normal evropian, pa eksterritore
brenda saj dhe pa kushtėzime tė sovranitetit dhe tė pavarėsisė
sė saj. Tė gjitha normat dhe standardet ndėrkombėtare do tė
respektohen, ndėrsa Kosova dhe Serbia do tė mund t'i ndihmonin
njėra tjetrės nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian
dhe nė integrimet evroatlantike.
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės ka siguruar delegacionin amerikan
se Kosova do tė ndjekė rrugėn e Presidentit Rugova pėr miqėsi tė
pėrhershme me SHBA tė, duke kėrkuar njėherėsh ndihmėn amerikane
nė ekspertė tė lėmenjve tė ndryshėm dhe nė krijimin e
kapaciteteve qeverisėse tė Kosovės, sidomos nė lėmin e sigurisė
dhe tė mbrojtjes.
|
|