|
3
janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (2.02.2006),
Astrit
Lulushi
Ndėrkohė qė nė hotelin Hilton nė Uashington po zhvillohej mėngjesi i
lutjeve, jashtė njė grup shqiptaro-amerikanėsh mbajtėn njė
demonstrate pėr tė tėrhequr vemendjen ndaj shkeljeve tė tė drejtave
tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Demonstrata u organizua nga shoqata
shqiptaro-amerikane Malėsia e Madhe me qėndėr nė Detroit, nė
bashkėpunim me mbarė komunitetin e diasporės nė Shtetet e bashkuara.
Kryetari i shoqatės Malėsia e Madhe, Prenk Ivezaj i tha Zėrit tė
Amerikės se shqiptarėt nė mėrgim janė tepėr tė shqetėsuar rreth
gjendjes sė tė drejtave tė shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe i bėjnė
thirrje komunitetit ndėrkombėtar qė tė ndėrhyjė pranė qeverisė
malazeze dhe ta detyrojė apo bindė atė qė tė njohė tė drejtat
shoqėrore dhe ekonomike tė pakicės shqiptare nė pėrputhje me
identitetin e saj kulturor e tė traditės. Zoti Ivezaj tha se
shqiptarėt e diasporės kėrkojnė qė pakica shqiptare nė Mal tė Zi tė
trajtohet e tė ketė tė njėjta tė drejta siē ka pakica serbe nė
Kosovė si dhe tė gjitha pakicat e kombėsive tė tjera nė Ballkan.
Ndėrsa veprimtari shqiptaro-amerikan nga Detroiti, Marash Nucullaj
thotė se ka ardhur nė Uashington, para hotelit ku po zhvillohet
mėngjesi tradicional i lutjeve, pėr tu transmetuar udhėheqėsve e
politikanėve nga mbarė bota se shqiptarėt nė Mal tė Zi duhet tė
trajtohen si pakicė e denjė dhe duhet tė kenė tė gjitha tė drejtat
qė gėzojnė malazezėt e serbėt qė banojnė nė kėtė republikė. Zoti
Nucullaj thotė se ndėrsa Mali i Zi pėrpiqet pėr shkėputje e pavarėsi
nga Unioni Serbo-Malazez, ēdo hap pėr referendum mbi kėtė ēėshtje
duhet tė ndėrpritet, nėse mė pare nuk trajtohet gjendja e vėshtirė e
shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Veprimtari Lek Lulguri, ish-deputet shqiptar nė Mal tė Zi, tashmė me
banim nė Detroit thotė se me gjithė pėrparimet nė trajtimin e
pakicave nė Ballkan, shqiptarėt nė Mal tė Zi vazhdojnė tė jenė tė
diskriminuar nė arsim, kulture e nė pėrfaqėsim. Ai thotė se
shqiptarėt sot pėrbėjnė mbi 8 pėrqind tė popullates sė pėrgjithshme
nė Mal tė Zi, ndėrsa tė punėsuar e tė pėrfaqėsuar nė organet
shqetėrore nė komunat e banuara kryesisht prej tyre, shqiptarėt
zėnė shifrėn 1 pėrqind. Nė komunėn e Ulqinit, thotė ai, ku
shqiptarėt pėrbėjnė 85 pėrqind tė popullsisė, 90 pėrqind e
prokurorėve e gjyqtarėve janė malazezė tė ardhur prej krahinave tė
tjera.
Ndėrsa veprimtari Luigj Gjokaj thotė se mė 3 shkurt tė vitin 1994,
mbarė shqiptarėt u ndjenė krenarė kur Nėnė Tereza hapi mėngjesin e
lutjeve nė Uashington duke u bėrė tė ftuarve nga mbarė bota qė tė
ndihmojnė njerėzit e popujt nė nevojė. Zoti Gjokaj thotė se ėshtė
sot pikėrisht kjo thirrje qė shqiptarėt e Amerikės u kujtojnė tė
ftuarve nė mėngjesin e lutjeve: Ndihmoni popujt nė nevojė, ndihmoni
shqiptarėt nė Mal tė Zi pėr tė gėzuar tė drejtat qė u takojnė.
|