|
-
Prishtinė, 3 shkurt
2006 /TN /QIK - Shefi i Zyrės ruse nė Prishtinė, Sergej
Bazdnikin, ka thėnė se Qeveria e tij qėndron pas deklaratės sė
fundit tė Grupit tė Kontaktit tė aprovuar nė Londėr me tė cilėn
kėrkohet qė statusi i Kosovės tė definohet gjatė kėtij viti.
-
-
Bazdnikin tha se i ka inkurajuar serbėt qė tė pėrfshihen nė
institucionet e Kosovės, ngase kėshtu mund tė ndikojnė nė
pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės pėr komunitetin e tyre vetėm
nėrpėrmjet pjesėmarrjes nė institucionet e zgjedhura.
"Natyrisht i kemi qėndrimet tona rreth disa ēėshtjeve, por kur
Grupi i Kontaktit miraton ndonjė dokument, ne veprojmė
bashkarisht dhe qėndrojmė dhe do tė qėndrojmė pas deklaratės sė
fundit tė Grupit tė Kontakit", ka thėnė Sergej Bazdnikin pas
takimit me Oliver Ivanoviqin, i cili kryeson Listėn serbe,
subjekti mė i madh politik i kėtij komuniteti nė Kosovė, qė
refuzon pjesėmarrjen nė institucionet qendrore, siē janė Qeveria
dhe Kuvendi i Kosovės.
-
-
-
Uizner ka udhėtuar mbrėmė nė Beograd ku do
tė ketė takime me zyrtarė mė tė lartė tė Serbisė
-
-
Prishtinė, 3 shkurt 2006 /TN /QIK
- I dėrguari i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr statusin e
Kosovės Frenk Uizner ka udhėtuar mbrėmė nė Beograd ku do tė ketė
takime me zyrtarė mė tė lartė tė Serbisė.
-
- Ai
do tė kthehet tė shtunėn nė Kosovė pėr tė folur lidhur me
rezultatet e kėtyre takineve si dhe pėr tu takuar edhe njėherė
me Ekipin Negociator tė Kosovės. Pas Prishtinės, Uizner do tė
udhėtojė nė Vjenė, ku ėshtė i vendosur ekipi i ndėrmjetėsve
ndėrkombėtarė pėr statusin e Kosovės nė krye me Marti Ahtisarin.
|
|