|
-
Prishtinė, 3 shkurt 2006 /TN /QIK
- Presidenti i ri i Kosovės do tė zgjidhet javėn e ardhshme, tha
kryeadministratori Soren Jesen Petersen pas takimit me
kryeministrin Bajram Kosumi, nė selinė e qeverisė.
-
-
Qė tė dy bashkėbiseduesit kanė
shprehur besimin se nuk do tė ketė reduktime tė forcave tė
NATO-s nė Kosovė, ndėrsa Kryeministri bėri tė ditur gatishmėrinė
e tij pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit
pas dy javėsh.
-
Kryeministri Kosumi tha se nė takim me z.Petersen ka diskutuar
procesin e zgjidhjes sė statusit, pas avancimit tė procesit me
qėndrimet e reja tė Grupit tė Kontaktit qė shkojnė nė dobi tė
pavarėsisė sė vendit.
Kosumi tha se me kėto qėndrime tė reja Grupi i Kontaktit ka
qartėsuar rrugėn nga do tė ecė procesi i statusit tė Kosovės.
-
-
Njėkoshėsisht ai tha se kjo eliminon
iluzionet e paqėndrueshme pėr procesin, ndėrsa pėr deklaratėn e
GK falėnderoi vetė grupin dhe z.Petersen qė ishte pjesėmarrės
aktiv nė takim si hde z.Ahtisari, kryenegociatorin pėr bisedime.
-
Petersen tha se gjatė javės sė ardhshme do tė zgjedhet
Presidenti i Kosovės, pas vdekjes sė Presidentit Rugova. "Ky do
tė jetė zhvillim shumė pozitiv, pėr t'u raportuar nė sesionin e
hapur tė Kėshillit tė Sigurimit, tė paraparė pėr 14 shkurt", tha
Petersen. Ai shtoi se anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit ishin
pajtuar qė nė mbledhjen e radhės tė saj tė marrė pjesė edhe
kryeministri Kosumi.
-
-
Ndėrsa, qė gjatė takimit i kishte bėrė ftesėn zyrtare, qė ta
shoqėrojė nė atė sesion, qė ishte paraparė pėr 7 shkurt, por qė
ėshtė shtyrė pėr datėn 14 shkurt, me kėrkesė tė z.Petersen.
Kryeadministratori dėshiron qė tė jetė nė Kosovė gjatė javės sė
ardhshme, kur pritet zgjidhet Presidenti i Kosovės, i propozuar
nga LDK-ja.
"Ėshtė e rėndėsishme qė unė tė jem kėtu gjatė javės sė ardhshme.
Gjithashtu ėshtė e rėndėsishme qė tė mund tė shkoj nė Nju Jork
dhe tė informojė Kėshillin e Sigurimit qė pas humbjes tragjike
tė Presidentit Rugova, institucionet demokratike kanė punuar
shumė mirė dhe nė njė periudhė tė shkurtėr kanė zgjedhur
kryetarin e ri", tha Petersen.
Kryeministri Kosumi pohoi se do tė marrė pjesė nė kėtė sesion tė
KS-sė, nė rolin e mysafirit, por qė do tė mund tė takohet me
anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit. "Konsideroj qė tani ėshtė
shumė e rėndėsishme qė tė jem prezent nė KS tė OKB-sė qė edhe
formalisht tė jem aty", tha Kosumi.
Kjo ėshtė hera e parė qė njė kryeministėr i Kosovės tė marrė
pjesė nė mbledhjet e KS tė OKB-sė pėr Kosovėn.
-
-
-
Petersen e Kosumi:
Tė mos ketė reduktim tė forcave tė NATO-s
nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 3 shkurt 2006 /TN
/QIK -
Petersen dhe Kosumi vlerėsuan lart edhe deklaratėn e fundit tė
Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn, derisa bėnė thirrje qė gjatė
muajve tė ardhshėm, tė mos ketė reduktim tė forcave tė NATO-s nė
Kosovė.
-
"Nė kėto muaj vendimtar nuk do tė ishte mirė qė tė ndodh njė
zvogėlim i asnjė kontingjenti tė KFOR-it nė Kosovė, nė veēanti
nuk do tė ishte mirė qė tė ndodhte reduktim eventual i
kontingjentit amerikan tė KFOR-it.
-
-
Apeloj qė kjo tė shtyhet deri pas
statusit final tė Kosovės, pasi KFOR-i amerikan gėzon njė besim
shumė tė madh tek qytetarėt e Kosovės", tha ai duke komentuar
paralajmėrimet e bėra nga Sekretari i Mbrojtjes sė SHBA-ve pėr
mundėsinė e reduktimit tė trupave nė rajon. Njė mundėsi tė
kėtillė e ka pėrjashtuar shefi i UNMIK-ut.
-
"Nė takimin e Londrės unė kam pasur rastin tė flas me Sekretarin
e Pėrgjithshėm tė NATO-s i cili mė ka thėnė mua, privatisht dhe
Grupit tė Kontaktit se NATO ėshtė plotėsisht e pėrkushtuar qė tė
mbajė kapacitetet aktuale kėtu, ashtu si edhe pėr praninė nė tė
ardhmen edhe pas statusit, nėse njė gjė e tillė kėrkohet.
-
-
Mund tė ketė rikompozime tė trupave,
por ata janė tė vendosur qė tė ruajnė praninė e tyre kėtu", tha
Petersen.
-
-
-
Petersen e Kosumi
do tė marrin pjesė nė mbledhjen e KS tė
Kombeve Bashkuara
-
-
Nju Jork, 3 shkurt
2006 /TN /QIK - Mbledhja e Kėshillit tė Sigurimit tė
Kombeve tė Bashkuara kushtuar Kosovės nė vend tė 7 shkurtit do
tė mbahet mė 14 shkurt. Nė kėtė mbledhje pėr gjendjen nė Kosovė
pritet tė raportojė shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen.
-
Po ashtu nė kėtė mbledhje do tė marrė pjesė edhe kryeministri
Bajram Kosumi, por nė cilsinė e mysafirit. Kosumi bėri tė ditur
se pas mbledhjes do tė ketė takime me pėrfaqėsuesit e ndryshėm
tė vendeve anėtare tė KS.
|
|