|
-
Prishtinė,
3 shkurt 2006 /TN /QIK
- Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve
tė Bashkuara, Kofi Anan, i ka dėrguar njė mesazh ngushėllimi,
bashkėshortes sė Presidentit Ibrahim Rugova, me kėtė pėrmbajtje:
-
"E nderuara Znj. Rugova,
-
-
Dėshiroj t'ju shpreh ngushėllimet mė
tė thella juve dhe familjes suaj pėr vdekjen e bashkėshortit
tuaj, Presidentit Ibrahim Rugova, mė 21 janar 2006.
-
Gjatė gjithė jetės sė tij, bashkėshorti juaj ka treguar durim
dhe sinqeritet nė realizimin e vizionit tė tij pėr Kosovėn
paqėsore, demokratike dhe multietnike. Aftėsitė e tij politike,
qėndrueshmėria dhe modestia e tij pėr realizimin e kėtij qėllimi
do tė mungojnė shumė nė kėtė kohė kur Kosova ka pėrpara sfidat,
me tė cilat do tė pėrballet.
-
-
Vlerėsimi i lartė i Presidentit
Rugova nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė theksuar nė
kumtesėn e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, tė
dhėnė menjėherė pas deklaratės sime publike mė 21 janar.
-
Jam i sigurt se pėrkundėr humbjes tragjike dhe tė parakohshme,
ėndrra e bashkėshortit tuaj pėr tė bėrė Kosovėn njė vend tė
sigurt dhe paqėsor, nė tė cilin do tė respektohen tė drejtat e
tė gjithėve, do tė pėrmbushet. Ju lutem tė jeni tė sigurt se
Kombet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė mbėshtesin popullin e
Kosovės nė drejtim tė kėtij qėllimi fisnik.
-
Nė kėtė kohė pikėllimi, lutjet e mia janė me ju, me familjen
tuaj dhe popullin e Kosovės", thuhet nė mesazhin e Kofi Ananit.
|
|