|
3 janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (2.02.2006),
Arben
Xhixho
Zėri i
Amerikės:
Zoti Mediu, para fillimit tė ceremonisė ju patėt njė takim me
Sekretaren e Shtetit Condoliza Rajs. Pėr ēfarė u bisedua?
Fatmir Mediu: Pėrgjithėsisht
kur vjen nė Uashington, nuk besoj qė duhet tė mbetesh vetėm me njė
aktivitet tė caktuar. Politika shqiptare, qeveria, duhet ta
shfrytėzojė ēdo moment pėr tė rritur kontaktet, pėr tė forcuar
marrėdhėniet dhe ka qėnė njė agjendė e ngjeshur. Si ministėr
mbrojtjeje kam pasur takime nė Pentagon pėr marrėdhėniet tona,
sidomos pėr takimin e ardhshėm bilateral nė muajin mars.
Njėkohėsisht kėnaqėsi e veēantė ishte pjesėmarrja nė Kongres, nė
fjalimin e vitit tė Presidentit Bush drejtuar qytetarėve amerikanė
pėr gjendjen e vendit, por qė mendoj se edhe Shqipėria ėshtė pjesė e
saj, sidomos pėr pjesėn e politikės sė jashtme. Sot me Sekretaren e
Shtetit pėrgjithėsisht morrėm falenderimet pėr mbėshtetjen qė kemi
dhėnė dhe pėr inkurajimin qė i bėhet Shqipėrisė pėr tė ecur nė
rrugėn e reformave, sidomos nė luftėn kundėr krimit tė organizuar
dhe korrupsionit dhe njėkohėsisht mbėshtetjen pėr integrimin nė
strukturat e Natos, qė ėshtė njė nga prioritetet strategjike tė
gjithė shoqėrisė shqiptare.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Mediu, mėngjesi i lutjeve, njė
ceremoni e pėrvitshme grumbullon sė bashku, politikanė tė ndryshėm,
shpesh rivalė tė ashpėr, nė njė moment reflektimi. Nė kontekstin e
politikės shqiptare, ēfarė domethėnie kanė kėto ceremoni pėr ju?
Fatmir Mediu:
Unė mendoj qė reflektimi ėshtė disi i hershėm, jo vetėm me
ceremoninė e sotme, por pėr faktin sepse tashmė kemi njė marrėdhėnie
tė lidhur me Kongresin amerikan nė mėnyrėn e organizimit tė kėtyre
mėngjeseve, kemi patur dy tė tilla ballkanike nė Shqipėri qė kanė
prurė edhe pėrfaqėsues tė Ballkanit. Reflektimi ėshtė i sensit qė
njerėzit pėrveē diferencave politike, pėrpiqen tė gjejnė atė qė
ėshtė elementi njerėzor nė veprimtarinė e tyre politike, pra ti
shėrbejnė mė mirė interesave tė qytetarėve dhe tė jenė mė mirė tė
lidhur me ta, duke patur disa parime qė besoj janė tė qėnėsishme pėr
ēdo njeri: vullnetin e mirė, mirėsjelljen dhe mirėkuptimin. Besoj se
komunikimi nė politikė ėshtė elementi mė i domosdoshėm, pra njė lloj
dakortėsie pėr tė qėnė tė ndryshėm nė qėndrimet tona politike, por
njė lloj dakortėsie pėr tė gjetur elementėt e pėrbashkėt, pėr ti
shėrbyer shoqėrisė, pėr ti shėrbyer tė ardhmes sė vendit tonė.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Mediu, zyrtarėt e ODIHR-it ndodhen kėto ditė nė Shqipėri pėr
tė rishikuar gjendjen pėr reformėn e sistemit zgjedhor. Ndėrkohė
problemet nė Shqipėri kanė filluar qė nė hapin e parė, me komisionin
parlamentar, pėr tė cilin ka patur kundėrshti nga partitė e vogla,
me disa pėrjashtime tė ralla, siē ėshtė partia juaj. A do tė ēojnė
kėto kundėrshtime nė pengimin e punės sė komisionit?
A
do tė jetė ky komision i efektshėm nė punėn e tij?
Fatmir
Mediu: Sė
pari dua tė sqaroj pozicionin e Partisė Republikane.
Partia
Republikane e bėri tė qartė qėndrimin e saj me votimin nė parlament.
Por unė mendoj se Partia Republikane duke qėnė nė koalicionin
qeverisės, duhet ti diskutojė problemet brenda kėtij koalicioni,
pavarėsisht se nuk u shtruan si tė tilla nga Partia Demokratike, qė
ėshtė partia kryesore pėr tė arritur nė njė pėrgjigje, apo zgjidhje
tė pėrbashkėt, pra menduam qė tė angazhoheshim, qė tė kemi njė
diskutim tė tillė dhe i kam kėrkuar Kryeministrit dhe kemi arritur
qė tė gjithė sė bashku tė kemi njė diskutim tė udhėheqjes politike
nė njė nivel teknik, pėr tė arritur nė njė zgjidhje tė rregullimit
tė problemeve qė u ngritėn nė parlament pėr kėtė komision. Ky ėshtė
njė komision i cili duhet tu japė hapėsirė nė vendim-marrje tė
gjithė subjekteve politike, por natyrisht qė duhet tė garantojė nė
njė mėnyrė funksionim normal tė tij. Unė e kuptoj pozicionin e zotit
Berisha dhe besoj se ėshtė njė pozicion i mirėpritur fakti qė ai do
ti lerė tė drejtėn e vetos Partisė Socialiste, pasi kur Partia
Socialiste ishte nė pushtet, Partia Demokratike e ka pasur kėtė tė
drejtė vetoje, nė mėnyrė qė mazhoranca tė mos veprojė nė mėnyrė tė
njėanshme, por mendoj qė kjo natyrisht duhet patjetėr tė shmangė
defektet e pėrjashtimit tė subjekteve tė tjera politike. E
rėndėsishme pėr mua ėshtė qė tė arrijmė nė njė kuptim tė pėrbashkėt
tė vlerėsimit tė votės sė qytetarėve pėr tė mundėsuar qė tė mos kemi
shmangie nga vullneti politik, por njėkohėsisht pėr tė gjetur njė
marrėdhėnie, e cila do ti jepte parlamentit shqiptar njė
autoritetet pėr tė zhvilluar politikat e tij si institucion
legjislativ dhe nė bazė tė dispozitave ligjore tė ushtronte
autoritetin maksismal nė kontrollin e ekzekutivit.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Mediu, partia republikane ka qėnė nė
krye tė pėrpjekjeve pėr ligjin e pronės gjatė kohės qė ishte nė
opozitė. Sot qė jeni nė qeveri, a mendoni se do tė arrini tė kaloni
njė ligj tė pranueshėm dhe a do tė ndikojė kjo nė marrėdhėniet me
PD?
Fatmir
Mediu: Partia
Republikane nuk ėshtė Parti Demokratike dhe Partia Demokratike nuk
ėshtė Parti Republikane. Besoj qė kemi arritur nė koalicion tė
pėrbashkėt duke pranuar edhe diferencat me njeri tjetrin. Nga ana
tjetėr, Partia Republikane ēėshtjen e pronės private nuk e ka parė
si njė ēėshtje thjesht politike, por si njė ēėshtje tė sė drejtės
dhe kėtu besoj qė edhe ndėrgjegja e politikės shqiptare, sidomos e
qeverisė duhet tė jetė shumė herė mė e lartė. Ne nuk mund tė lozim
me ēėshtjen e pronės sikur ajo na pėrket ne. Prona private ėshtė njė
element i tregut, por ėshtė edhe njė element i sė drejtės dhe duhet
tė gjejmė zgjidhje tė pėrshtatshme, konform konventave evropiane.
Zėri i
Amerikės:
Por, nė kėtė kontekst a shikoni ju zgjidhje
reale?
Fatmir
Mediu: Partia
Demokratike ka propozuar ndryshime. Disa nga ato ndryshime janė
pozitive. Disa, sipas gjykimit tė Partisė Republikane, nuk janė tė
drejta dhe ne kemi paraqitur njė paketė me 35 amendamente pėr
ndryshimet qė i duhen ligjit. Ne do tė votojmė nė favor tė ēdo neni
i cili vjen nė pėrputhje me tė drejtėn e pronės private dhe kundėr
ēdo neni i cili bie ndesh me kėtė tė drejtė.
Zėri i
Amerikės: A
do tė thotė kjo se ju mund tė bėheni shkaktarė pėr dėshtimin e kėtij
ligji nė parlament?
Fatmir
Mediu:
Ne do tė bėhemi shkaktarė pėr rregullimin e kėti ligji nė parlament
dhe jo shkaktarė pėr dėshtimin e ligjit. Ligji tenton rregullime dhe
ēdo rregullim ėshtė i mirėpritur, por kjo nuk do tė thotė qė
kufizimet, tė cilat bien ndesh me interesin e pronės, ne do ti
miratojmė. Pozicioni ynė do tė jetė i qartė, votė pro, pėr ēdo gjė
qė ka tė bėjė me tė drejtėn e pronės private, qė e rregullon kėtė
ēėshtje dhe votė kundėr me atė qė e cėnon tė drejtėn e pronės
private.
Zėri i
Amerikės: Zoti
Mediu, me raste tė ralla, temperatura politike nė Shqipėri, ka qėnė
pėrherė e lartė dhe kėshtu po vazhdon edhe tani qė u ndėruan
pushtetet. Ajo qė tė bie nė sy ėshtė qė edhe probleme nė dukje
teknike, si ai i mbikalimit tė Zogut tė Zi, shndėrrohen nė acarime
tė skajshme. Nė kėtė kontekst ēfarė roli mund tė luajė koalicioni
qeveritar pėr ta zbutur klimėn politike?
Fatmir Mediu:
Unė mendoj qė gjithmonė ka vend pėr tė bėrė. Sa herė del njė
problem dhe ka njė konflikt, natyrisht ka edhe mundėsi pėr tė gjetur
zgjidhje. Natyrisht zgjidhje qė bazohen nė respektimin rigoroz tė
ligjit. As Kryeminsitri, as ministrat, as Kryetari i Bashkisė, nuk
mund tė kenė autoritetet pėr tė qėndruar mbi ligjin dhe kjo ėshtė e
domosdoshme pėr tu kuptuar nga gjithsecili nga ne. Besoj qė
ēėshtjet qė janė ngritur, janė ngritur pikėrisht nė kėnvėshtrimin e
respektimit rigoroz tė ligjit. Nga ana tjetėr, ēdo politikė duhet
zhvilluar natyrisht nė prirjen e zhvillimit tė vendit dhe intersave
tė qytetarėve. Besoj se kėtu ka edhe hapėsira tė marrėdhėnieve dhe
kuptimeve tė pėrbashkėta. Por mendoj qė natyrisht kur flitet pė
rmirėkuptim duhet tė ketė dy palė, njera palė qė ėshtė qeveria dhe
pala tjetėr qė ėshtė opozita. Nė qoftė se opozita, ēdo gjė qė ka tė
bėjė me respektimin e ligjit, e konsideron si njė ēėshtje tė
pėrplasjes politike, mendoj nuk e ka kuptuar rrugėn e pėrbashkėt qė
duhet tė kemi.
|
|