|
-
-

-
Prishtinė, 3 shkurt 2006 /TN
/QIK -
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci sot bėri homazhe
te varrit tė Presidentit Rugova, ndėrsa pas tij bėnė edhe
kryetarėt e komunave tė Kosovės, njė delegacion i ardhur nga
Lugina e Preshevės, nė krye me Riza Halimin etj. pavarėsisht
nga kėto vizita tė organizuara kanė vazhduar edhe homazhet
individuale.
-
"Unė e pashė tė arsyeshme qė
pėrafėrsisht nė pėrfundim tė pėrgjegjėsive nė Parlament tė
pėrkulem para varrit tė Presidentit dhe tė vazhdojmė punėn.
Mendoj qė ėshtė njė rast i mirė qė qytetarėt e Kosovės kanė
mė nė fund vendin e tyre ku tė vijnė dhe t'i japin nderimin",
tha prof.Daci.
-
Edhe kryetarėt e komunave tė Kosovės, tė mbledhur nė
Asociacionin e Komunave tė Kosovės, shprehėn nderime pėr
dhimbjen e tyre pėr vdekjen e paparitur tė Presidentit
Rugova.
-
-

-
-
-
"Ka qenė njeri, i cili e ka ditė qė pushteti lokal ėshtė
dera e parė e shqetėsimeve dhe problemeve qė i paraqesin
qytetarėt.
-
-
- Prandaj,
ne sot ishim me kolegėt tanė qė edhe njė herė ti bėjmė
nderime Presidentit Rugova dhe sigurisht nė shenjė
falėnderimi pėr gjithė ato qė i ka bėrė pėr komunat, Kosovės
nė pėrgjithėsi, shqiptarėt kudo qė janė, dhe sigurisht ne
zotohemi dhe bėjmė pėrpjekje qė rrugėn e trasuar tė
Presidentit sė bashku me tė gjitha institucionet ta ēojmė
deri nė fund", tha Ismet Beqiri, Kryetari i Kuvendit Komunal
tė Prishtinės, njėkohėsisht edhe kryetar i Asociacionit tė
Komunave tė Kosovės.
-
-
-
-

-
-
Pėr t'i bėrė nderime personalitetit tė Presidentit Rugova,
madhėshtia e tė cilit i takon gjithė botės shqiptare, kishin
ardhur edhe qytetarė nga Kosova Lindore, tė prirė nga
delegacioni i Partisė pėr Veprim Demokratik tė Preshevės,
Bujanovcit, Medvegjės. Riza Halimi, kryetar i kėsaj partie u
shpreh se ky ėshtė njė nderim qė i bėhet udhėheqėsit tė
pėrgjithshėm tė shqiptarėve.
-
"Presidenti Rugova dha njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr
Kosovėn, por ndihma qė dha konkretisht pėr Luginėn e
Preshevės, lėvizja politike, kreator i tė cilės ishte dhe
udhėheqės, bėri kthesa tė jashtėzakonshme nė kėto treva
etnike shqiptare dhe ata kurrė nuk do ta harrojnė
kontributin e madh tė Presidentit Rugova", tha Halimi.
-
Pėr
homazhe ishin edhe njė delegacion i gjerė i Forumit tė Gruas
tė LDK-sė, bashkė me pėrfaqėsueset e degėve nga terreni, tė
prira nga kryetarja Melihate Tėrmkolli, pastaj delegacione
tė mėdha nga Dega e LDK-sė nė Istog e nė Rahovec.
-
Edhe Kryesia e Forumit tė Rinisė sė LDK sė, dega nė Podujevė
bėri nderime dhe vuri kurora me lule pranė varrit tė
Presidentit. FR i LDK sė nė Podujevė ndjen njė dhimbje tė
veēantė pėr Presidentin, sepse ai vazhdimisht inkurajonte
dhe pėrkrahte tė rinjtė. Prandaj
-
FR i LDK sė nė Podujevė gjithmonė do tė pėrkulet pranė
veprės dhe krijimtarisė qė la pas Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova, thanė ata.
-
Nė "Varrezat Pėrkujtimore", ku tashmė njė javė po mbushet
nga dita kur qytetarėt e Kosovės i dhanė lamtumirėn e fundit,
Presidentit Rugova, homazhe i kanė bėrė qindra e qindra
delegacione tė ndryshme nga Kosova, si dhe dhjetėra mijėra
qytetarė.
|
|