|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

  

   
 

Gazetarėt rrėfejnė mbresat pėr takimet me Presidentin Rugova (2)

 
 

 
Prishtinė, 3 shkurt 2006 /TN
 
Idriz MORINA

Edhe gazetarėt, njerėzit qė pėrcjellin politikanėt kėmba kėmbės, dhe ndajnė shpeshherė idhtėsinė e kohėrave bashkarisht, por krijojnė apo ndėrmjetėsojnė sundimin e tė mirės, e ndonjėherė edhe tė kundėrtėn e saj, kanė kujtimet e tyre nga mė tė veēantat pėr Presidentin Ibrahim Rugova.
 
Shumė nga ata kanė pasur privilegjin ta takojnė Presidentin nė kohėt mė tė liga, atėherė kur Kosova po zbrazej nga dhuna serbe dhe atėherė, kur vendi po shkonte sigurt drejt pavarėsisė dhe Presidenti Rugova dhe vetė ata po ndjenin shpėrblimin e botės pėr politikėn e tij.
 
Disa nga kėta qė kanė pasur kėtė fat rrėfejnė pėr QIK-un, disa nga kėto kujtime, qė kishin ēuar deri nė pėrmbysjen e mendimeve tė tyre pėr Presidentin, duke kaluar nga bota e fryrė virtuale kah ajo reale.


Tė befasonte kėndshėm me afėrsinė dhe kujdesin pėr gazetarėt

Antigona Baxhaku-Idrizi, gazetare dhe redaktore nė TV 21, kujton dy nga takimet mė prekėse qė ka pasur me Presidentin Rugova: i pari gjatė udhėtimit disa ditėsh nė SHBA dhe tjetri nė Shqipėri. Ajo kujtimet e saj nuk dėshiron t'i ndėrlidhė me rastin e vdekjes, por ashtu siē i ruan ajo, nė kujtimet mė tė rėndėsishme tė jetės sė saj. "Pas vdekjes sė njerėzve kryesisht fliten fjalė tė mira.
 
Unė kėtė nuk dua ta bėj pėr shkak tė kurtuazisė, apo mirėsjelljes, por pėr faktin se personalisht jam bindur se sa i kujdesshėm ishte Presidenti Rugova ndaj tė gjithėve e veēanėrisht ndaj gazetarėve", nis rrėfimin zonja Baxhaku, e cila pėr mė shumė se dhjetė ditė ishte nė shoqėrim tė delegacionit tė Presidentit nė SHBA si reportere e TV21, ndėrsa qė pėrcjelljen e aktiviteteve tė Presidentit Rugova, e ka filluar qė nga viti 1998, dhe gjatė kėtyre vjetėve ka pasur rastin tė bėjė edhe intervista.

"I ftohtė dhe i largėt pėr gazetarė, siē e karakterizonin disa kolegė tė mi mė tė vjetėr, ashtu mendoja edhe unė. Mirėpo nė kontaktet e drejtpėrdrejta dhe veēanėrisht kur ishe mė gjatė me tė, kishe mundėsinė ta njohėsh Ibrahim Rugovėn e vėrtetė", thotė ajo. "Pata rastin qė nė prill tė vitit 2004, tė pėrcjellė vizitėn e Tij nė SHBA.
 
Pėr mua ishte befasi shumė e kėndshme afėrsia dhe kujdesi qė tregonte gjatė tėrė kohės Presidenti Rugova pėr ne gazetarėt. Pėrveē kujdesit, gjatė pushimeve qė bėnim derisa udhėtonim nga njė shtet nė tjetrin, Presidenti nuk ngurronte tė ulej nė tavolinė me ne gazetarėt apo me kameramanėt, dhe tė pinim kafenė bashkė.
 
Biseda jonė nuk kishte tė bėnte fare me politikė, por mė shumė me punėn tonė", rrėfen ajo ballafaqimin me njeriun qė jo rrallė kundėrshtarėt i shndėrronte nė miq. "Ka ndodhur qė kolona e Presidentit tė mos niset nė rrugė pa u bindur se tė gjithė gazetarėt ishin gati tė nisen", thotė ajo duke mbetetur e habitur pėr kujdesin e Presidentit Rugova.
 
Ajo kujton edhe njė nderim tė veēantė qė i ishte bėrė, si e vetmja grua, pasi nuk kishte as nė delegacionin e Kosovės, edhe pse ishte nė ekipin e mediave, e jo pjesė e Zyrės sė Presidentit, gjatė njė darke solemne tė shtruar nga pėrfaqėsuesit e Komunuelltit tė Pensilvanisė. "Unė isha e ulur nė tryezė me mysafirėt e nderit.
 
Nuk ndihesha rehat prej momentit qė mėsova se do tė ulem nė tė njėjtėn tryezė me Presidentin. Sapo zura vend, me lutjen para darkės tė bėrė nga mikpritėsja qė tė ndihmoja nė pėrkthim, ēdo gjė ndryshoi. Tė tregohem e sinqertė se nuk jam edhe aq e shkathėt pėr lutje, prandaj me shikim tė ndrojtur iu drejtova Presidentit.
 
Ai e kuptoi se nuk ndihesha rehat me kėtė detyrė qė sapo ma kishin dhėnė dhe filloi tė fliste nė shqip, kėshtu qė unė nuk e pata edhe aq vėshtirė tė pėrktheja nė anglishtė (mė ndihmonte edhe Skender Hyseni, kėshilltar i lartė politik i Presidentit tė ndjerė).

Njė kujtim tjetėr, qė ajo ka pėrzgjedhur ėshtė qėndrimi qė kishte mbajtur Presidenti ndaj mediave nė vizitėn e bėrė nga ai nė Shqipėri nė shtator tė vitit 2004, ku qe shpallur Doktor nderi nga Universiteti i Tiranės dhe vizitės zyrtare qė po ia bėnte Shqipėrisė, qė nga pas lufta. "Edhe pse shtator, temperaturat nė Tiranė ishin shumė tė larta dhe ne kishim udhėtuar gati njė orė prej Tiranės, deri te rezidenca e Lartmadhėrisė sė tij Leka Zogut.
 
Kur arritėm, nė momentet e para qė Presidenti po shkėmbente pėrshėndetjet me Lartmadhėrinė e Tij, sipas zakonit sollėn edhe pije freskuese pėr mysafirėt. Presidenti pa ngurruar fare ju lut zonjės qė shėrbente, nėse mund tė na ofronte pije freskuese edhe neve gazetarėve qė po largoheshim nga dhoma e qė do tė prisnim gjatė", rrėfen ajo njė kujtim tjetėr.

"Ky gjestė i Presidentit i befasoi tė gjithė, e sidomos kolegėt nga Shqipėria". Ndėrsa, nė fund kujton intervistėn me Presidentin Rogova tė bėrė diē mė shumė se para njė viti.

"Nė javėn e fundit tė dhjetorit 2004, kam zhvilluar intervisten e fundit me Presidentin Rugova, pėr emisionin 'Sy mė sy'. Nė fund tė intervistės po bisedonim rreth temave qė kishim prekur, kur Presidentit iu kujtua se nuk e kishte pėrmendur fare kontributin e bashkatdhetarėve tanė nė SHBA dhe Evropė.
 
Unė sinqerisht e pranova se kisha harruar ta pyes pėr kėtė, por Presidenti Rugova, mė tha se 'ty tė falet nėse harron, por jo edhe mua'. Ndėrkohė ju lut zėdhėnėsit tė tij qė t'ia kujtojė kėtė fakt nė urimin tradicional qė bėnte pėr vitin e ri", pėrfundon rrėfimi ajo.


"Ju nuk paskeni President, por njė engjėll"

Menduh Hysa, redaktor i lajmeve nė Radio Kosovė, rrėfen pėr kujtimet e tij tė paharrueshme kur si kryeredaktorė nė TV Kohavision, kishte shoqėruar Presidentin Rugova nė vizitėn e fundit nė SHBA mė 2004, ku Presidenti mori mirėnjohjen "Mik i SHBA-ve".

Ai fillon tė rrėfejė nga momentet mė tė paharrueshme tė tij, kur sipas Hysės, Presidenti Rugova kishte shfaqur fytyrėn madhėshtore njerėzore dhe prej politikani. "Shikoni ishin njerėz tė frustruar, tė varfėr, dhe kur tė tillė bėhen 2 mijė veta, ata dalin jashtė kontrollit". Kjo ishte mbrojtja qė Presidenti po e bėnte nė Kongresin amerikan, pėr trazirat e marsit tė vitit 2004.
 
"Nuk e fajėsonte askėnd"!, thotė Hysaj, qė kishte pritur njė arsyetim tjetėr nga Presidenti, i njohur pėr pacifizmin e tij, mund tė drejtonte fajin drejt dikujt tjetėr, por ai nuk po e bėnte njė gjė tė tillė, por shfajėsonte tė gjithė, pra edhe ata mbi tė cilėt mund tė binte faji.
 
"Ai gjatė 12 ditėve tė qėndrimit nė SHBA, nuk e akuzoi askėnd asnjėherė, duke treguar dinjitet tė lartė", thotė Hysa, duke mbajtur nė mendje imazhet e politikanėve tanė tė tjerė, se si ata do tė ishin sjellė, krejt ndryshe para mundėsive tė tilla.

"Ishim nė njė darkė tė komunitetit shqiptaro-amerikan, nė restorantin e Sabti Bytyēit nė Nju Xhersi, njė biznismeni qė ishte integruar plotėsisht nė jetėn amerikane. Derisa darkonim, Presidentit i ra nė vesh se unė nuk isha njė njeri i LDK-sė, pra se as nuk kisha votuar pro fitoreve tė tij.
 
Unė vetė ia konfirmova kėtė, duke i thėnė se kisha respekt si personalitet dhe si President i vendit, qė ka fituar shumicėn. Presidenti Rugova, qė unė s'e prisja njė reagim tė tillė, mbushi gotėn thuaja tė zbrazėt me verė tė kuqe, dhe e ngriti lart, 'gėzuar pėr shėndetin e agės sė Kaēanikut'"!, kujton njė nga momentet mė prekėse Hysaj, familja e tė cilit rrjedh nga njė derė intelektuale dhe patriotike, e atij qyteti tė lashtė.

Hysaj, i befasuar me sjelljen njerėzore tė jashtėzakonshme tė Presidentit Rugova, thotė se Presidenti kishte treguar aq kujdes tė pazakonshėm ndaj tij, sa qė ishte treguar i gatshėm tė ndėrpriste kolonėn dhe eskortėn e tij nė udhėtim e sipėr pėr pak kohė, qė ky ta ndizte njė cigare, ndėrkohė qė edhe Presidenti i bashkohej nė tymosje dhe vazhdonim bashkėbisedimin.

"Fliste pėr gjeostrategjinė, gjeopolitikėn botėrore", thotė Hysaj duke treguar njė njohje tjetėr qė nuk e kishte pasur mė parė ndaj Presidentit Rugova.
 
Ai kujton njė vlerėsim tė rrallė dhe tė papritur tė truprojės, me pamje hispanike, tė angazhuar nga nikoqirėt pėr Presidentin Rugova. "Ndėrsa, pritnim nė restorant Presidenti kishte lutur kėshilltarin, Hyseni, qė t'i ofronte pushim truprojės, t'i ofronte cigare, e ndonjėherė edhe tė bisedonte me tė.
 
Truproja mė pas mė tha: 'Ju nuk paskeni President, por ju paskeni njė engjėll'!, ndėrsa nė ndarje tek po ktheheshim nga SHBA-tė e pashė tė pėrlotur pėr Presidentin Rugova", pėrfundon rrėfimin e tij, Hysa, i cili tashmė ishte bindur se vėshtrimi i tij pėr personalitetin e Presidentit Rugova kishte qenė i gabuar, i shkaktuar nga gabimet e qėllimshme tė disa mediave.

  
---------------------------
Presidenti Rugova gjatė komunikimit me media dhe kundėrshtarė politikė mbeti dinjitoz deri nė vdekje (1)

 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.