|
3 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (3.02.2006),
Intervistoi: Ilir Ikonomi
Pėr tė
marrė pjesė nė ceremoninė tradicionale tė Mėngjesit tė Lutjeve, nė
Washington kishte ardhur edhe Ministri i Tregtisė dhe Industrisė sė
Kosovės, Bujar Dugolli, i cili dha njė intervistė pėr programin
televiziv Ditari.
Zėri i
Amerikės:
Meqenėse jemi nė prag tė fillimit tė bisedimeve pėr
statusin pėrfundimtar, ēfarė argumente keni ju pėr tė treguar se
zgjidhja e statusit do tė ndihmonte nė tejkalimin e problemeve
ekonomike tė Kosovės, tė cilat janė mjaft serioze. Pra, nė kushtet
kur institucionet janė tė pa konsoliduara, si mund tė vijnė
investimet e huaja qoftė edhe nėse zgjidhet statusi?
Bujar
Dugolli:
Padyshim qė zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės ėshtė njė
ēėshtje jetike jo vetėm nė aspektin e stabilitetit politik nė Kosovė
dhe nė rajon, por edhe nė aspektin e zhvillimit ekonomik.
Siē
dihet, Kosova ka bėrė hapa tė mira pas luftės, falė ndihmės dhe
pėrkrahjes sė bashkėsisė ndėrkombėtare por megjithatė, ēėshtja e
mospėrcaktimit tė statusit ėshtė bėrė pengesė edhe pėr investimet
kapitale, investimet e rėndėsishme qė ne presim tė vijnė nė Kosovė.
Kosova
ka pasuri nėntokėsore dhe sektori i energjetikės ėshtė sektori mė
tėrheqės, por duhen zhvillime pozitive politike qė tė ēojnė nė
pėrcaktimin e statusit, nė mėnyrė qė ne tė mund tė sjellim nė Kosovė
kompani prestigjioze qė tė investojnė.
Edhe
pse janė bėrė disa hapa, mendoj se viti 2006, pėrcaktimi i statusit
dhe hapat e tjera qė do tė ndėrmerren do tė na krijojnė kushtet qė
ne tė kemi edhe investime. Ne jemi duke inkurajuar edhe nė Shtetet e
Bashkuara shqiptarė, apo nė bashkėpunim me kompani prestigjioze
amerikane qė tė vijnė tė investojnė nė Kosovė.
Zėri i
Amerikės:
Serbia ka kėrkuar qė Kosova tė marrė pėrsipėr njė pjesė tė
borxhit tė jashtėm tė ish Jugosllavisė, ndėrsa pala kosovare kėrkon
reparacione tė luftės. A do tė jenė kėto ndėr problemet ekonomike qė
pritet tė shtrohen nga pala kosovare nė bisedimet pėr statusin?
Bujar
Dugolli:
Pas heqjes sė autonomisė sė Kosovės nė vitin 1989, Serbia ka bėrė
shkatėrrimin, mund tė them, jo vetėm tė ekonomisė sė Kosovės, por
edhe tė pasurive private tė qytetarėve. Dhe humbjet janė tė
jashtėzakonshme, jo vetėm nė sektorėt e rėndėsishėm shoqėrorė dhe
shtetėrorė, por edhe nė sektorin privat.
Nė
grupet qė janė themeluar edhe pėr ēėshtjet ekonomike, ekspertėt tanė
janė duke hartuar dokumente tė rėndėsishme, qė nė rast bisedimesh tė
mundėshme pėr kėto ēėshtje, ne do tė kemi atė qė do tė kėrkojmė nga
Serbia, pra qė ajo tė paguajė dėmet e luftės.
Dėmet
janė tė mėdha, por ne duhet tė shikojmė mundėsinė se si ti
argumentojmė. Padyshim qė Serbia duhet tė bėjė pagesėn e dėmeve tė
luftės qoftė nė ekonomi, por edhe nė njerėz. Sido qė tė jetė, ne
presim zhvillimet e vitit nė tė cilin kemi hyrė.
Zėri i
Amerikės:
A bėn Kosova tregti me Serbinė dhe si ėshtė ky vėllim nė
krahasim me tregtinė qė bėn Kosova me Shqipėrinė?
Bujar
Dugolli:
Ne jemi pjesė e marrėveshjes sė paktit tė asocim-stabilizimit pėr
Evropėn Juglindore dhe kemi filluar nėnshkrimin e marrėveshjeve tė
tregtisė sė lirė. Deri tani kemi marrėveshje tė tilla me dy vende tė
Ballkanit, me Shqipėrinė dhe me Maqedoninė, tė cilat janė duke
funksionuar nė praktikė. Kemi edhe negociatat e pėrfunduara pėr
marrėveshje tė tregtisė sė lirė me Bosnjen.
Kemi
shkėmbime idesh qė tė fillojmė diskutimin pėr rregullimin e
mmarrėdhėnieve tregtare dhe ekonomike me Malin e Zi, por ende mbeten
si ide dhe nuk janė zbatuar nė praktikė. Ndėrsa me Serbinė, kėto
marrėdhėnie ekonomiko-tregtare janė krejtėsisht tė paorganizuara.
Do tė
ishte me interes qė ndoshta grupet teknike nė tė ardhmen ti
diskutojnė kėto ēėshtje, sepse qarkullimi i mallrave ilegalisht nga
Serbia pėrmes pjesės sė veriut, ėshtė njė problem jashtėzakonisht i
madh. Doganat tona nuk arrijnė as ti kontrollojnė por as ti
taksojnė kėto mallra sipas vlerave tė caktuara.
Ky
ėshtė njė problem jo vetėm i doganave, por mund tė them edhe njė
problem politik. Pra mosgatishmėria e Serbisė dhe sidomos e pjesės
veriore qė tė bashkėpunojė me institucionet, bėn qė qarkullimi i
mallrave tregtare tė bėhet edhe nė tė zezė.
Pjesa
mė e madhe e tregtisė mund tė them se bėhet me Maqedoninė. Ka tregti
edhe me Shqipėrinė por ekzistojnė pengesa nė strukturat rrugore dhe
dihet qė biznesmenėt pėrpiqen tė gjejnė rrugė sa mė tė lehta pėr tė
bėrė tregti.
Zėri i
Amerikės:
Njoftimet thonė se njė pjesė e mirė e serbėve tė Kosovės
jetojnė nė enklava dhe lėvizin me vėshtirėsi. Me kė bėjnė ata tregti
pėr tė mbėshtetur jetesėn e familjeve tė tyre?
Bujar
Dugolli:
Faktikisht edhe enklavat furnizohen nga tregtia e brendshme qė
zhvillohet nė Kosovė. Nuk ėshtė e vėrtetė qė ata furnizohen vetėm
prej Serbisė. Ka mallra qė i marrin pėrmes Serbisė, por ka edhe
mallra me tė cilat ata furnizohen pa problem nga tregu i Kosovės.
Zėri i
Amerikės:
Shumė njerėz nė Kosovė presin tė dėgjojnė prej jush se si mund tė
zgjidhen probleme tė tilla tė mėdha, si varfėria shpesh ekstreme
dhe papunėsia e lartė. Dhe ka shumė njerėz qė besojnė ndoshta
gabimisht se me pėrcaktimin e statusit kėto probleme do tė zgjidhen
vetiu. Cila ėshtė pėrgjigja juaj?
Bujar
Dugolli:
Mos definimi i statusit ka krijuar probleme sepse klasa politike dhe
institucionet tėrė energjinė e vet e kanė orientuar rreth ēėshtjes
sė pėrcaktimit tė statusit. Shumė herė edhe ēėshtje tė tjera mbesin
nėn hije tė zhvillimeve politike.
Po ti
radhitim standardet, siē i ka parashkuar bashkėsia ndėrkombėtare,
ekonomia do tė ishte e pesta. Megjithė ndihmėn qė kemi nga
mekanizmat ndėrkombėtare nė Kosovė, do tė duhet tė bėhet shumė mė
tepėr nė kėtė drejtim.
Klasa
politike e Kosovės e ka pėrqendruar tė gjithė vemendjen nė
zhvillimet e tjera, por mendoj se menjėherė duke filluar nga viti
2007 duhet qė tėrė energjitė institucionale dhe politike, por edhe
donatorėt ndėrkombėtarė, tė orientohen nė zhvillimin ekonomik tė
Kosovės sepse njė Kosovė e varfėr do tė ishte e vėshtirė tė
mbijetonte si shtet.
Zėri i
Amerikės:
Nė Kosovė ka probleme tė korrupsionit nga ana e zyrtarėve, ėshtė
pėrmendur pėr shembull privatizimi i Ferronikelit. Madje edhe emri
juaj ėshtė pėrmendur. Cili ėshtė reagimi juaj?
Bujar
Dugolli:
Ne e kuptojmė se kudo nė shoqėritė e paskonflikteve apo nė vendet qė
kanė kaluar periudha tranzicioni ku fillon privatizimi bėhen
vlerėsime tė ndryshme. Sido qė tė jetė, mendoj se suksesi ynė nė
vitin 2004 nė zhvillimin e procesit tė privatizizmit ka qenė njė
element shumė i rėndėsishėm nė nxitjen e zhvillimit ekonomik.
Ne
kemi nė Kosovė edhe opozitė dhe opozita mundohet ēdokund, diku me
vend dhe diku pa vend, tė sulmojė klasėn politike qė ėshtė nė
pushtet, por kėto janė pjesė e demokracisė.
Sidoqoftė, ne jemi duke bėrė punėn tonė me nder bashkė me faktorin
ndėrkombėtar dhe mendoj se edhe opozita duhet tė ketė parasysh se
zhvillimi i procesit tė privatizimit nė Kosovė krijon perspektivė,
krijon vende tė reja pune dhe zbutjen e varfėrisė.
|