|
-
2
shkurt 2006 /TN
Informoi:
Marjan PERA,
-
pėr
Misionin Katolik Shqiptar
nė
Austri, filiala nė Graz
-
-
Tė dielėn e kaluar mė 29.01.2006 nė orėn 15.00 nė
kishėn St. Leonhard nė Graz tė Austrisė, u mbajt "Mesha e
Dritės" nė gjuhėn shqipe pėr shpirtin e tė ndjerit kryetarit
tonė tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugovės. Nė kishėn e pėrmbushur plot
e pėrplotė me besimtar katolik e musliman, tė gjithė i kishin tė
drejtuara sytė ka qielli duke e lutur Zotin pėr shpirtin e
kryetarit dhe duke e lutur Zotin pėr tė ardhmėn e Kosovės me
qytetarėt e saj.
-
-
Meshėn e celebroi Mag. Don Kolė Gjergji, prift nė
famullinė Bruck an der Mur dhe njėkohsisht pėrgjegjės pėr
shqiptarėt qė jetojnė nė Steirmark me seli nė Graz.
-
-
Nė aspektin muzikor nė zmadhimin e kėsaj meshe ia vlenė tė
pėrmenden motrat tona tė nderit shqiptare qė jetojnė nė Graz:
m. Rita Marjakaj me gitare, m. Lumnie Frrokaj, m. Angjelina, si
edhe Agneza Marjakaj dhe shumė besimtar qė iu bashkangjitėn
kėngėve kishtare.
-
-
Besimtarėt katolik dhe qytetarėt e pranishėm ishin prezent nga
gjithė Kosova, Shqipėria dhe nga Maqedonia. Fotografia e tė
ndjerit kryetar ishte vėnė para alterit nė kishė me plotė lule e
stolisur dhe mė njė qiri tė ndezur duke u shkrirė sikur qe e
shkriu jeten e vet me pune vet kryetari.
-
-
Meshtari ynė, Don Kolė Gjergji, nė rastin e pretkut ndėr tė
tjera theksoi:
-
-
Tė dashur besimtar, tė dashur bashkatėdhetar, tė dashur tė rinjė
tė dashur fėmijė!
-
-
Ky muaj janar i kobshėm, vit i pikėllimit mu nė fillim: humbja
me pėrshpejtėsi e Ipeshkvit tė Kosovės Imzot Mark Sopit dhe
presidentit tė Kosovės dr. Ibrahim Rugovės, na bėri qė tė jemi
tė dėshpėruar dhe tė pikėlluar nė jetėn tonė. Jeta e secilit
prej nėsh ėshtė "kryq".
-
-
Jeta me kryq dhe pėr kryq tė lirisė dhe ngadhėnjimit! Kosova,
apo mė mirė tė thoja populli ynė shqipėtar, gjatė shekujve tė
tėra tė historisė sė vet u shėndrrua nė Golgotėn e mundimeve
duke pėrjetuar luftėra, mundimė, tortura, vdekje. Tokat
shqiptare u mbuluan me gjakė pėr liri, drejtėsi e kulturė, paqe.
-
-
Rugova, kryetari i Kosovės ishte njeri
i durimit, qė pati durim me shekuj, njeri i paqes, qė i tregoi
botės definicionin se ēka ėshtė paqa dhe si ajo duhet tė duet
dhe tė jetohet, njeri i qėndresės, i trimėrisė, i tolerancės,i
guximit, i urtisė, i butėsisė, i menēurisė, i maturisė dhe i
konstruktivitetit njerėzor, kulturor, letrar e politik, pra ai
ishte njė njeri universal pėr tė gjithė, me tė gjithė dhe i tė
gjithėve.
Miku mė i madh i miqėsisė dhe dashurisė gjithėnjerėzore.
-
-
Njeriu qė me kohė e mėsoi mirė atė fjalėn e urtė popullore se
miqėt janė krahėt e njeriut! dhe tė cilėn e bėri bazament
dhe filozofi e jetės dhe veprimtarisė sė tij.
Njeriu qė fliste pak, por jehona
e tij njerėzore e kulturore pėr paqė, shpresė e dashuri arriti
tė tė gjithė njerėzit e rruzullit tokėsor!
-
-
Kosova e humbi Rugoven, por fitoi miq, tash e pamė se kush ishte
ai, sepse e gjithė bota ishte me ne pėr tė.
"Pa miq bota ėshtė
e shkretė",
bota ndaj neve nuk ėshtė mė indiferente, ėshtė me ne dhe pėr ne,
kėtė e pėrjetuam kėtyre ditėve! Gjithė bota ishte me ne dhe tek
ne.
-
-
Kur vdiq Nėnė Tereza, njė kardinal hungarez thoshte pėr tė:
"Populli shqiptar nuk mund tė jetė njė popull i vogėl qė i dha
botės njė nanė kaq tė madhe"!, edhe sot "Populli shqiptar
nuk mund tė jetė njė popull i vogėl qė i dha botės njė njėri,
njė babė kaq tė madh tė ditėve tona".
-
Tė
dashur besimtar, tė mundohemi qė kėto momente tė historisė sonė,
t'ia paraqesim vet Zotit qė ai neve tė na ndihmon dhe qė tė
qėndrojmė me tė dhe nė rrugėn e tij, sepse vet Jezu Krishti tha:
: Unė jamė Udha, e Vėrteta dhe Jeta. Tė qėndrojmė nė tė,
ta kėmi tė vėrtetėn e tij dhe tė jetė nė jetėn e tij! Njė
shprehje amerikane ėshtė: "Njeriu vdes vetėm atėhėrė kur ne i
harrojmė ata"!
-
-
A
do ta harrojmė ne presidentin apo jo mvarret prej nesh! Jam i
bindur se ky njeri nuk ėshtė pėr tu harruar por pėr tu
pėrkujtuar gjithmonė sepse bėri dhe veproi shumė pėr ne dhe pėr
tė ardhmėn e popullit shqiptar! Pushoftė nė paqe! Amen
-
|
|