|
-
Prishtinė, 2 shkurt 2006
/TN /QIK Tė paktė do tė kenė mbetur ata qytetarė qė
s'kanė bėrė homazhe pėr Presidentin Rugova, qoftė derisa trupi i
Tij, ndodhej ende nė shtėpinė e tij, pastaj nė hollin e Kuvendit
tė Kosovės, dhe tash kėto ditė nė vendin ku po prehet
pėrgjithnjė ai. Madhėshtia e personalitetit tė tij, i ka dhėnė
kujtimin mė tė nderuar bashkėkohėsve tė tij, dhe ky kujtim duket
se aspak nuk ėshtė zbehur qė nga 21 janari, kur filluan ta
nderojė si njė shenjtorė.
-
Tė veēantė e ka bėrė peisazhin e dhimbshėm dhe krenarė nė
"Varrezat Pėrkujtimore" nė Velani, prania e sotme e anėtarėve tė
Ansamblit folklorik tė kėngėvė dhe valleve "Rugova", dhe tė
burrave, grave e tė rinjve nga 13 katunde tė Rugovės, nga e cila
krahinė e kishte prejardhjen Presidenti.
-
Vesel Nikēi, drejtues i kėtij ansambli, si i gjithė grupi i
veshur me rroba kombėtare, ashtu si edhe kolėgėt e tij, tha se
dhembja e tij ėshtė e madhe pėr vdekjen e presidentit Dr.Rugova,
por njėkohėsisht duke shfaqur krenarinė qė kishim njė
personalitet kaq madhėshtorė. Rugovasit kishin ardhur nė mėnyrė
tė organizuar, me veturat e tyre, por edhe me autobusė, tė
paktėn 400 veta.
-
-
"Nuk e di as vetė saktėsisht, por e
di qė kėtu janė njerėz tė farefisit tonė dhe tė Presidentit
Rugova nga tė gjitha katundet e Rugovės", tha Agim Nikēi.
-
Kėta njerėz, pos veshjes karakteristike qė kishin, burrat e asaj
krahine kryengritėse, mbajnė edhe shallin e gjatė, ndėrsa njė tė
ngjashėm, por modern, e mbante Presidenti Rugova, tė cilin pos
tjerash kishte thėnė se do ta hiqte ditėn qė do tė njihej
pavarėsia e Kosovės. Disa nga ata, as sot nuk i mbanin lotėt.
Vesel Nikēi, u thoshte burrave me shallė: mos u mėrziti, se loti
nuk ėshtė pėr burra.
-
Tė ardhurit nga krahina e Rugovės ishin kryesisht nga fshatrat
Malaj, Drelaj, Haxhaj, Shtupeē i Madh, Shtupeē i Vogėl,
Koshutan, Kuqishtė, Pepaj, Stankaj, Bogaj, Reka e Allagės,
Shkreli, i bėnė nderimin Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova
dhe vunė kurora lulesh.
-
"Dhembje kanė tė gjithė, por ne e kemi pasur edhe tė gjakut. Si
mund tė dihet, tė parėt e Presidentit Rugova dikur herėt kanė
jetuar nė katundin Malaj. Diku rreth vitit 1910 njė pjesė e
familjes sė tė parėve tė Presidentit janė shpėrngulur dhe
vendosur nė Cercė tė Istogut", tregonte Tahir Lajēi.
-
Ndėrkohė, derisa vazhdonim bisedėn tonė erdhi njė grup nxėnėsish
tė shkollės fillore Faik Konica tė Prishtinės, duke mbajtur
lule tė njoma nė duar pėr nderim tė Presidentit tė ndjerė.
-
Nuk kanė tė ndalur kolonat e vizitorėve qė prej orėve tė
mėngjesit. Po vijnė nga tė gjitha anėt e Kosoėvs. Vijnė mė shumė
tė organizuar qytetarė jashtė Prishtinės, por edhe
individualisht. I shihni edhe vetė kėto kurora lulelesh, thotė
Ukshin Haliti, njėri nga truprojet e Presidentit Rugova.
|
|