|
-
2
shkurt 2006 /TN
-
-
Idriz MORINA
-
Prishtinė, 2 shkurt 2006 /TN /QIK - Edhe
gazetarėt, njerėzit qė pėrcjellin politikanėt kėmba kėmbės, dhe
ndajnė shpeshherė idhtėsinė e kohėrave bashkarisht, por krijojnė
apo ndėrmjetėsojnė sundimin e tė mirės, e ndonjėherė edhe tė
kundėrtėn e saj, kanė kujtimet e tyre nga mė tė veēantat pėr
Presidentin Ibrahim Rugova.
-
-
Shumė nga ata kanė pasur privilegjin
ta takojnė Presidentin nė kohėt mė tė liga, atėherė kur Kosova
po zbrazej nga dhuna serbe dhe atėherė, kur vendi po shkonte
sigurt drejt pavarėsisė dhe Presidenti Rugova dhe vetė ata po
ndjenin shpėrblimin e botės pėr politikėn e tij.
-
-
Disa nga kėta qė kanė pasur kėtė fat
rrėfejnė pėr QIK-un, disa nga kėto kujtime, qė kishin ēuar deri
nė pėrmbysjen e mendimeve tė tyre pėr Presidentin, duke kaluar
nga bota e fryrė virtuale kah ajo reale.
-
Presidenti Rugova kishte njė kulturė tė
jashtėzakonshme komunikimi
-
Muharrem Nitaj, gazetar i BBC-sė, ėshtė nga gazetarėt qė
mė sė shumti ka pasur rastin ta takojė Presidentin Rugova dhe mė
sė shumti ta intervistojė, pėrfshirė kohėn para luftės dhe gjatė
saj. "Me Presidentin Rugova jam takuar shpesh. Kjo pėr shkak tė
punės qė e lidhte Presidentin me gazetarėt nė pėrgjithėsi, nė
kėtė kuadėr edhe me mua", thotė ai, ndėrsa kujton kohėt e para
tė njohjes, ende pa u bėrė Dr.Rugova udhėheqės i Lėvizjes sė
shqiptarėve pėr pavarėsi.
-
-
"E kam njohur si njeri me njė
temperament tė veēantė dhe shumė tė vendosur nė qėndrimet qė ai
mendonte se ishin tė drejta. Kam pasur nderin dhe privilegjin qė
ta intervistoj dhjetėra herė, nė vende dhe pėr arsye tė
ndryshme", shprehet Nitaj, qė kishte pasur fatin ta takonte edhe
gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO-s. "Ai ndodhej pėr njė
vizitė nė Londėr, ndėrkaq unė punoja atje. Jemi takuar nė
ambientet e Ministrisė sė Jashtme britanike", thotė Nitaj.
-
"Unė i pata thėnė se mė vinte mirė qė po e shihja tė gjallė dhe
me shėndet tė mirė, ndėrkaq Presidenti Rugova ma pat kthyer:
'Falė Zotit dhe miqve tanė - jam gjallė e shėndoshė...dhe do tė
bėhet mirė"! Megjithėse atėherė kishte pak shenja se do tė bėhėj
mirė, ai ishte i bindur se do tė bėhej mirė", e kujton kėshtu
Nitaj, njėrin prej takimeve nė kohėt mė tė trishta, kur pak kush
mbante shpresė se tė kėqijat e pushtimit po merrnin fund.
-
Gjithashtu Nitaj kujton, portretin fizik tė tij, qė duket se i
ka mbetur pėrgjithnjė nė mbamendje. "Nė mendjen time mbeten
gjithmonė tė fiksuara: buzėqeshja e tij shumė karakteristike,
timbri i zėrit dhe kthjelltėsia e mendimit dhe e tė shprehurit.
I mbaj mend poashtu 'makiaton dhe cigaren'", thotė ai.
-
Nitaj e kujton tė jashtėzakonshėm qėndrimin e Presidentit pėr
gazetarėt dhe mediat pėrgjithėsisht dhe veēanėrisht gazetarėt,
qė sipas tij, kanė ndihmuar nė krijimin e figurės sė politikanit
tė shkėlqyeshėm. "Ka pasur respekt tė posaēėm pėr njė numėr
syresh, tė cilėt e kanė pėrcjellė Presidentin Rugova, nė
ndėrtimin e personalitetit tė tij, prej njė politikani par
excellence", thotė Nitaj.
-
Ai pėrmend, si pėrherė nė kėto raste, takimin e fundit tė
veēantė profesional, intervistėn me Presidentin. "Mė kujtohet
kur Presidenti Rugova, mė dha intervistėn e fundit, e cila duhej
tė transmetohej nė programin e parė tė zgjeruar tė BBC-sė.
Intervista ishte e gjatė dhe ajo ishte zhvilluar nė shtėpinė e
Presidentit kah mesi i qershorit tė vitit tė shkuar".
-
"Unė i pata bėrė njė pyetje fare tė zakonshme, ndėrkaq ai, nuk
harroi qė pėrgjigjen ta fillonte me fjalėt: 'Ishte njė lajm i
mirė zgjerimi i programit tė BBC-sė. Na keni ndihmuar edhe kur
ka qenė vėshtirė tė flitet shqip...', duke kujtuar kėshtu
sjelljen fisnike tė Presidentit nė komunikimin publik duke
treguar njėherit se dinte pėrherė se ēfarė ndodhte me to.
-
"Dua tė them se Presidenti kishte njė kulturė tė jashtėzakonshme
komunikimi. Gjithmonė paraqitej modest dhe i kujdesshėm. Nė kėtė
intervistė bėmė edhe fotografi. Ai mė dhuroi njė medaljon me
vulėn e Presidentit dhe mė tha se kėto i mbante pėr miqtė e tij.
Unė isha tepėr i nderuar qė gjendesha nė mesin e tyre", kujton
Nitaj njė detaj tjetėr tė qėndrimit miqėsor tė Presidentit me
mediat. "Nė punėn time prej gazetari, ka patur raste, kur e kam
kritikuar punėn e Presidentit, por ai, nuk ka ditė tė mbajė
inat.
-
-
Vazhdimisht thoshte se gazetarėt
duhet tė kritikojnė, por shqetėsohej me disa shkrime qė nuk
mbėshteteshin nė fakte. E tė tilla fatkeqėsisht, ka pasur plot",
thotė ai duke u shprehur se kujtimet pėr Presidentin Rugova janė
tė shumta dhe domethėnėse. "Unė jam krenar, pse isha njėri prej
miqve tė tij", pėrfundon Nitaj.
-
Takimet e fundvitit tė Presidentit me
gazetarė - mė tė kėndshme e mė tė ngrohta
-
Gani Mehmetaj, drejtor nė tė pėrditshmen "Bota sot" dhe ish-
drejtues i gazetės "Rilindja" nė edicionin e perėndimit,
thotė se Presidenti Rugova kishte dhunti tė shumta, qė e
dallonin nga presonalitetet e Ballkanit.
-
"Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova pos shumė dhuntive dhe
karizmės qė e veēonte nga tė gjitha personalitetet e Gadishullit
Ilirik e burrėshtetasit e rajonit, kishte aftėsi tė
jashtėzakonshme tė komunikimit me gazetarė', thotė Mehmetaj, i
cili e kujton Presidentin qė nga fillimi i deklarimeve tė tija
publike, "nė mediat e huaja dhe pastaj konferencat e shtypit tė
sė premtes nė lokalet e LDK-sė". Njė nga tiparet qė ai i kujton,
ishte qetėsia qė e mbisundonte personalitetin e Presidentit,
qartėsia e tij, fjalėt e shkurta dhe plot pėrmbajtje.
-
-
"Vazhdimisht ishte i qetė, me njė
koncept pėrpara, jepte informacionin e domosdoshėm, ishte i
qartė, i shkurtėr dhe shumė preciz, e pėrmbajtėsor", thotė ai
duke e kujtuar pėrmbajtshėmrinė e tij edhe kur tė tjerėt,
shkisnin nga ajo. "Madje, si rrallė ndonjė personalitet tjetėr i
jetės politike e publike, arriti tė mbajė qetėsinė dhe
baraspeshėn edhe atėherė kur gazetarė shqiptarė apo serbė e
provokonin, tė ndėrsyer nga tė tjerėt, ose pėrpiqeshin ta fyenin
pa asnjė shkas", thotė Mehmetaj.
-
-
Ai e kujton Presidentin Rugova, se
gjatė gjithė kohės sė komunikimit me media dhe kundėrshtarė
ishte dhe mbeti dinjitoz deri nė vdekje. "Presidenti nuk u
pėrgjigjej provokimeve, nuk e uli asnjėherė nivelin e
komunikimit, pėrkundrazi ishte tepėr i dinjitetshėm. Si asnjė
burrė shteti tjetėr nuk iu pėrgjigj kurrė kritikave tė
kundėrshtarėve. Kurrė nuk e fyu asnjė kundėrshtar, megjithėse
ata nuk e kursyen. Ishte nė tė gjitha aspektet superior", e
kujton Mehmetaj. Gjithashtu ai i kujton takimet e pėrvitshėm tė
Presidentit me gazetarė, si tejet tė pėrzemėrta dhe miqėsore.
-
"Takimet e Rugovės nė fund tė dhjetorit me gazetarė tashmė ishin
bėrė tradicionale dhe ishin takimet mė tė kėndshme e mė tė
ngrohta. Ishte gazmor, shumė i drejtpėrdrejtė me gazetarė,
ndėrsa i njihte tė gjithė me emra, pavarėsisht nėse ishin tė
rinj a tė vjetėr, thotė ai, ndėrsa kujton se ėshtė ndėr ata
gazetarė qė kanė pasur nderin tė bėnin disa herė intervista tė
gjata me tė. "Ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje tė vazhueshme ėshtė
fakti se ishte shumė i afėrtė, i drejtėpėrdrejtė dhe i lehtė nė
komunikim. Pėrgjigjej nė tė gjitha pyetjet", thotė nė fund
Mehmetaj.
-
Mė fascinonte me raportin korrekt ndaj
gazetarėve dhe me informimin pėr mediat
-
Rrahman Paēarrizi, gazetar i radios Evropa e Lirė, ėshtė
nga tė paktėt gazetarė, qė ka pasur rastin ta njohė Presidentin
Rugova, si dijetar dhe si politikan.
-
"Brezi im ka pasur fatin ta njohė presidentin Rugova nė dy
manifestimet e tij kryesore, si letrar dhe si politikan. Por,
pėrderisa me Rugovėn si letrar kisha komunikuar vetėm pėrmes
librave, ashtu si shumica e atyre qė janė marrė me letėrėsi, kam
pasur fatin qė nė kohėt me kthesa pėr Kosovėn dhe pėr zotin
Rugova tė kem me tė kontaktin, e gazetarit me politikanin dhe tė
pėrpiqem ta pėrēojė mesazhin e tij politik, natyrisht nė mėnyrėn
mė korrekte tė mundshme", thotė Paēarrizi.
-
-
Ai thotė se ndoshta ishte nga
gazetarėt e paktė, qė pas luftės kan arritur ta bėjnė ndonjė
bisedė pėr media me zotin Rugova, edhe pse kjo duket tė ketė
qenė tejet e lehtė.
-
-
"Nė verėn e vitit 2000, kur
Presidenti nuk jepte intervista, ose sė paku ashtu thuhej, e
shfrytėzova njė rast nė njė pritje dhe iu afrova personalisht me
kėrkesė pėr intervistė dhe pėr ēudinė time (pasi ishte krijuar
atėbotė bindja se Dr.Rugova nuk jepte intervista) ai jo vetėm qė
pranoi tė pėrgjigjej, por, edhe pse ishte njė intervistė e
improvizuar (biseduam, nė kėmbė) ishte njė intervistė plot
informacione", kėshtu e kujton Paēarrizi, thjeshtėsinė me tė
cilėn mund tė arrije komunikimin me Presidentin si gazetar.
-
-
Ndėrsa, qė pas kėtij momenti, ai ia
kishte dalė tė bėnte edhe dy apo tri intervista tė tjera pėr
radion Evropa e Lirė, gjatė sė cilave thotė se ėshtė "fascinuar
me dy gjėra nga Presidenti".
-
"E para ishte raporti i tij tepėr korrekt ndaj meje, edhe pse
ndonjėherė nė analizat qė bėja nė periodikun kosovar nuk e kisha
kursyer nga ndonjė kritikė, pėr mendimin tim konstruktive. E
dyta gjė me tė cilėn mė ka fascinuar, ka qenė kur mė ka pyetur
pėr intervistėn se kur do tė transmetohej dhe duke pyetur la tė
kuptohej se i dinte saktėsisht terminet e lajmeve tė radios
Evropa e Lirė", rrėfen Paēarrizi. Ndėrsa, kujtimet nga bisedat
pas intervistave, tė quajtura tė lira, thotė se i ruan me
pėrkushtim tė veēantė.
-
"I ruaj me xhelozi kujtimet pėr ato pak biseda tė shkurtėra pas
intervistave, kur Presidenti mė fliste pėr tavanin e zyrės
kryesore dhe figurat e gdhendura nė tė, shpjegimi pėr kultin e
diellit tek ilirėt dhe iliro-dardanėt, si dhe impresionimi me
dhomėn e kristaleve", rrėfen Paēarrizi, njėkohėsisht duke
treguar pėrkushtimin e Presidentit pėrgjithėēka kombėtare.
Ndėrsa, mė pas Presidenti i kishte dhuruar "njė kristal tė
atillė, mbėshtjellė me njė salvietė me Vulėn e Presidentit", nė
intervistėn e fundit qė e kishte bėrė dy vjet mė parė.
"Nė pėrgjithėsi formimi intelektual i zotit Rugova nuk ka qenė i
tillė qė tė mund tė krijojė raporte afėrsie me gazetarėt, me
gjithė pėrpjekjet e tij pėr organizmin e koktejeve tė fundvitit,
ku pėrpiqej tė jetė i pėrzemėrt me gazetarėt dhe, tė them ashtu
'pranonte lojėn e imponuar nga gazetarėt'", thotė Paēarrizi.
Ndėrsa, ai kujton njė nga deklaratat mė mbresėlėnėse dhe
dashamirėsie pėr gazetarėt.
-
"Nė pritjen e fundit pėr vitin e ri, jo vetėm mua, por edhe
gazetarėve tė tjerė u pati mbetur nė kujtesė me fjalėt se
gazetarėt, duke bėrė punėn e tyre shpesh u mungojnė edhe
familjeve. Domethėnė, Presidenti Rugova ka qenė po ai njeriu nė
tė parė i 'rėndė' pėr t'iu afruar, por mė pas shumė i pėrzemėrt
dhe i gatshėm pėr tė biseduar, sidomos pėr lashtėsinė, pėr
rrėnjėt ilire, pėr Dardaninė dhe ikonografinė qė 'e gjente' ku
mundej pėr tė dėshmuar me njė pedantėri sėrish prej shkencėtari
vizionin e tij politik", pėrfundon Paēarrizi.
-
Nesėr: Antigona Baxhaku dhe Menduh Hysa
|
|