|
-
Prishtinė,
2 shkurt 2006
/TN /QIK - Shefi i UNMIK ut Soren Jesen Petersen deklaroi
se ministrat e punėve tė jashtme tė Grupit tė Kontaktit janė
pajtuar qė zgjithja e statusit tė Kosovės duhet tė ketė parasysh
vullnetin e popullit tė Kosovės dhe Beogradi duhet ta pranojė
kėtė fakt. Kėto komente Petersen i bėri nė aeroportin e
Prishtinės me t'u kthyer nga takimi i Grupit tė Kontaktit nė
Londėr.
-
-
Sipas tij, takimi nė Londėr e ktheu pėrsėri Kosovėn nė kreun e
agjendave ndėrkombėtare. Ai ka theksuar se nė Grupin e Kontaktit
ka pasur njė bisedė shumė tė mirė, duke pasur parasysh se viti
2006 pėr Kosovėn ėshtė ky vit vendimtar dhe se pas standardeve
tė praashtruara pėr Kosovėn, ajo duhet tė jetė pjesė e Bashkimit
Evropian.
-
Petersen po ashtu ka thėnė se kishte raportuar nė kėtė takim pėr
zhvillimet e fundit nė Kosovė pas vdekjes sė Presidentit Rugova,
duke thėnė se ėshtė inkurajuar pėr vendimin qė sa mė shpejtė tė
zgjidhet pasardhėsi i Presidentit Rugova.
-
Petersen po ashtu ka nėnvizuar se Prishtina dhe Beogradi duhet
tė bisedojnė nė takimin e radhės, i cili ėshtė paraparė tė
mbahet nė Vjenė mė 20 shkurt.
-
-
Ndėrkaq, duke komentuar kandidaturėn pėr zgjedhje tė Presidentit
tė ri, Petersen nuk ka pėrmendur ndonjė emėr por tha se ka
mirėpritur kėtė lajm ngase presidenti i zgjedhur duhet tė shtyjė
pėrpara proceset tė cilat i kishte filluar Presidenti i ndjerė i
Kosovės dr. Ibrahim Rugova.
-
"Mendoj se do tė ishte mjaft mirė nėse unė do tė mund t'i
tregoja Kėshillit tė Sigurimit se kishim njė periudhė mjaft tė
pikėllueshme kur e humbėm Presidentin Rugova, por gjithashtu t'i
them se tani kemi bėrė lėvizje tė shpejta pėr ta plotėsuar kėtė
post", ka thėnė Petersen.
|
|