|
-
Prishtinė, 2 shkurt 2006
/TN /QIK - Kryeministri Bajram Kosumi sot ėshtė takuar me
ambasadorin amerikan Frenk Uizner, pėrfaqėsues special i SHBA ve
pėr statusin e Kosovės, i cili shoqėrohej nga znj. Rozmeri Di
Karlo, zėvendės ndihmėse e Sekretares sė Shtetit Amerikan, si
dhe Filip Goldberg, shef i Zyrės amerikanė nė Prishtinė.
-
Gjatė kėtij takimi, qė u zhvillua me dyer tė mbyllura, Kosumi
dhe Uizner kanė vlerėsuar pozitivisht deklaratėn e Grupit tė
Kontaktit pėr Kosovėn, duke shtuar se kjo deklaratė ėshtė njė
mbėshtetje pėr procesin e definimit tė statusit tė Kosovės dhe
misionin e Marti Ahtisarit, thuhet nė njė komunikatė nga ky
takim.
-
Kryeministri Kosumi edhe njė herė falėnderoi ambasadorin Uizner
dhe Qeverinė amerikane pėr ndihmėn qė ėshtė duke dhėnė nė
qartėsimin e procesit tė pėrcaktimit tė statusit final tė
Kosovės. Gjatė takimit z. Kosumi ka njoftuar delegacionin e
lartė tė SHBA ve edhe pėr disa ēėshtje qė kanė tė bėjnė me
implementimin e standardeve pėr Kosovėn, dhe krijimin e besimit
tė gjithė qytetarėve, duke shtuar se procesi qė ėshtė duke
ndodhur ėshtė nė tė mirėn e tyre.
-
"Kjo qė po bėjmė nuk ėshtė vetėm nė tė mirėn e shqiptarėve por
pėr tė gjitha komunitet e Kosovės, pra edhe tė qytetarėve
serbė", pohoi z. Kosumi.
-
Kryeministri siguroi z. Uizner se Qeveria e Kosovės ėshtė duke
punuar me pėrkushtim dhe do tė punojė edhe mė shumė nė kėto muaj
tė ardhshėm, qė tė krijohen kėto realitete tė reja politike, qė
qytetarėt e Kosovės me tė vėrtet jo vetėm tė shikojnė, por edhe
tė ndiejnė se ky proces ėshtė nė tė mirėn e tyre.
-
Z. Uizner falėnderoi Kryeministrin pėr takimin dhe njoftimet pėr
zhvillimet aktuale nė Kosovė qė siē tha ai janė shume tė
rėndėsishme.
-
Uizner tha se gjatė qėndrimit nė Prishtine ishte takuar edhe me
anėtarė tjerė tė grupit pėr bisedime dhe se ky takim ėshtė
vazhdim i bisedės sė filluar mbrėmjen e kaluar.
-
Mė tutje z. Uizner ka informuar Kryeministrin se pas Prishtinės
ai do tė udhėtojė pėr nė Beograd dhe tė shtunėn sėrish do tė
jetė nė Prishtinė pėr tė vlerėsuar rezultatet dhe pėrfundimet
para se tė kthehet nė SHBA.
-
Frenk Uizner ka siguruar Kryeministrin dhe qeverinė pėr
pėrkrahjen e proceseve nė Kosovė. "Amerika ėshtė e pėrkushtuar,
ne jemi tė pėrcaktuar drejt paqes, tė mbrojmė atė dhe tė
pėrfundojmė procesin e negociatave pėr aq sa ėshtė e mundur
brenda viti 2006", ka thėnė z Uizner.
|
|