|
-
2
shkurt 2006 /TN /QIK
-
-
hkruan: Muhamedin
Kullashi
-
Si u perceptua Ibrahim Rugova nė Francė? Pėrgjigja nė kėtė
pyetje nėnkupton tė saktėsohet Subjekti i perceptimit. Kjo do tė
thotė se subjekti mund tė individualizohet, tė merren parasysh
pikėpamjet e individėve (gazetarė, intelektualė, politikanė tė
ndryshėm), apo tė shkoqiten disa tipare tė pėrbashkėta brenda
pikėpamjeve tė grupeve tė ndryshme tė shoqėrisė franceze:
shoqatat e shoqėrisė civile, mediat dhe klasa politike, pa
harruar se kėto grupe janė tė sajuara nga individė, ndonjėherė
tejet tė individualizuar.
-
-
Pėrgjigja tjetėr nė kėtė pyetje
kėrkon tė saktėsohet periudha kohore: do ta kem parasysh
periudhėn prej fillimit tė viteve 90-tė, kur emri i Ibrahim
Rugovės nė Francė zuri tė pėrmendet mė shpesh. Mė duket se
personaliteti i Rugovės nisi kėtu tė hetohet mė qartė pikėrisht
nė periudhėn e krimeve mė tė mėdha qė shpėrthyen pėrpara syve tė
botės perėndimore: zbulimi i kampeve, nė verėn e vitit 1993, dhe
i masakrave masive tė popullsisė civile nė Bosnje.
-
-
Disa elemente tė shpėrndara tė
njohurisė pėr Rugovėn dhe angazhimin e tij politik nė Kosovė, qė
dolėn nga disa intervista nė mediat franceze, pėrnjėherė
formėsuan njė figurė kontrasti tė thellė. Ėshtė fjala pėr
kontrastin midis imazhit tė mėparmė nė Francė pėr Beogradin si
metropol intelektual e kulturor i Ballkanit dhe krimet e egra qė
regjimi serb i bėnte nė Bosnje, pas krimeve nė Vukovar.
-
-
Kontrasti midis imazhit pėr
intelektualėt e Beogradit, tė pranishėm gjatė decenieve nė jetėn
kulturore tė Francės dhe befasisė e zhgėnjimit tė krijuar me
angazhimin e tyre nė mbėshtetjen dhe arsyetimin e krimeve tė
regjimit beogradas. Nė kėtė kontekst, shpėrthimi i figurės sė
Rugovės nė skenėn publike franceze, i sforcoi kėto kontraste.
Tani njė politikan dhe intelektual shqiptar i Kosovės
manifestohej nė sytė e opinionit francez me njė diskurs politik
tė matur, e sidomos tė zhveshur nga urrejtja dhe resantimani.
-
-
Kontrasti sforcohej ngase imazhi i
shqiptarėve tė Ballkanit ishte i ngarkuar me shumė paragjykime,
tė sajuara shpesh nga fqinjėt e tyre apo nga vrojtuesit
kalimtarė e tė sipėrfaqshėm. Njėri nga kėto paragjykime ishte ai
mbi natyrėn violente tė shqiptarėve, mbi brutalitetin e tyre nė
jetėn e pėrditshme.
-
Diskursi i Rugovės pėr njė strategji paqėsore e politike,
pėrballė njė dhune tė ashpėr e sistematike tė regjimit serb,
shkaktoi habi dhe nxiti pyetje qė synonin tė shpėrbėjnė
stereotipet e trashėguara pėr shqiptarėt. Mirėpo, duhet theksuar
se njohuritė pėr realitetin e terrorit tė pushtetit serb, nė
vitet '80 dhe nė fillim tė viteve '90, ishin fort tė pakta nė
opinionin francez. Nė njėrėn anė, artikujt e rrallė e tė
kohė-pas-kohshėm nė disa gazeta ende nuk kishin arritur tė
ndriēojnė as pjesėrisht realitetin kosovar. Nė anėn tjetėr,
opinioni francez dhe europian e kishte shikimin e drejtuar kah
Bosnia, prej nga kamerat televizive pėrditė sillnin imazhe
tmerruese. Kosova ishte nėn njė hije tė dyfishtė.
-
Themelimi i Komitetit tė ' Kosovės, nė maj tė vitit 1992, nga
intelektualėt e shquar rreth revistės "Esprit" si Olivier
Mongin, Antoine Garapon dhe Pierre Hassner, kryetar i parė i
kėtij komiteti, do tė ndikojė nė reduktimin e kėsaj hije tė
Kosovės.
-
-
Nė fakt, ky rreth i intelektualėve
do tė zgjerohet shumė shpejt me emra tjerė tė ēmuar nga opinioni
Francez: u bėnė anėtarė, veē tjerėve, edhe filozofėt e mėdhenj
Paul Ricoeur, Edgar Morin, Claude Lefort, Andrė-Glucksmann,
Alain Finkielcraute, etj. Kėta arritėn, me paraqitje tė shpeshta
nė media, ta bėjnė tė pranishme tezėn se terrori serb nuk kishte
filluar nė Bosnje, por nė Kosovė, dhe se ai mund tė kthehet
sėrish nė Kosovė, me pėrmasa mė tė mėdha.
-
-
Kėta anėtarė tė Komitetit, nė saje
tė Lidhjeve qė kishin, arritėn tė organizojnė takimet e Rugovės
me pėrfaqėsues tė shtetit dhe tė diplomacisė franceze: nė fillim
nė nivele mė modeste, e mė vonė nė nivele mė tė larta, pėr tė
arritur deri te personalitetet e pallatit tė Matignonit
(qeveria) dhepallatit tė Eliseut Cprezidenca).
-
-
Njėri nga botimet e rėndėsishme qė
Komiteti arriti qė t'i realizojė ėshtė edhe libri i bisedave me
Rugovėn, biseda qė u zhvilluan nga Marie-Franēoise Allain dhe
Xavier Galmiche, profesorė tė universitetit. Ky libėr, me
titullin La question du Kosovo (Ēėshtja e Kosovės), i botuar nga
shtėpia botuese "Fayard", qė nga vitii994 kur u botua pati disa
ribotime, ushtroi ndikim tė rėndėsishėm nė opinionin francez, nė
ndriēimin e realitetit tė Kosovės. Zhdukja e paragjykimeve pėr
shqiptarėt nuk ishte punė e lehtė nė vendin i cili kultivon, ka
njė shekull, lidhje tė shumėfishta miqėsore, politike e
kulturore me Serbinė.
-
-
Duhet theksuar se receptimin e tė
dhėnave pėr realitetin kosovar e ndihmoi edhe imazhi i
drejtpėrdrejtė i terrorit nė Bosnje qė ushtronte regjimi serb.
-
Ėshtė Mari-Francoise Allain ajo qė sajoi formulėn « kolosi i
brishtė »,pėr ta cilėsuar Ibrahini Rugovėn. Kjo shprehje nė
njėrėn anė thekson madhėshtinė e figurės sė Rugovės brenda njė
konteksti tė gjerė (ish-Jugosllavia), tė karakterizuar me
hallakatjen dhe tėrbimin e elitave politike e intelektuale, me
vėrshimin e diskursit tė urrejtjes dhe luftėnxitjes.
-
-
Ndėrkaq, fjala tjetėr do qė tė
emėrtojė brishtėsinė fizike tė Rugovės pėrballė njė makinerie tė
shfrenuar, pastaj qetėsinė e tij shpirtėrore dhe maturinė, si
dhe fragjilitetin e diskursit tė paqės karshi dhunės sė tėrbuar.
Fragjilitetin e njė intelektuali fė mbrujtur me kulturė letrare,
tė ndryshėm nga politikani profesionist, rigoroz e efikas.
Kėshtu, kontrasti i figurės dhe angazhimit tė Rugovės brenda
kontekstit tė luftėrave qė zhvilloheshin nė hapėsirat e
ish-Jugosllavisė, lente mbresė tė thellė.
-
-
Mirėpo, ky perceptim nuk. ishte njė
shikim naiv i intelektualėve "pacifistė" francezė mbi Rugovėn.
Veē tjerash edhe pse tė gjithė kėta intelektualė do ta kėrkojnė,
me vite, ndėrhyrjen ushtarake tė fuqive tė mėdha pėr t'i dhėnė
fund terrorit serb. Nė fakt, ata kuptuan se ky terror kishte pėr
qėllim tė zhbėjė tė gjitha format e lidhjeve qė i lidhin
shqiptarėt nė rezistencėn e tyre, e veēanėrisht lidhjet
politike, tė kushtėzojė te shqiptarėt shkapėrderdhjen e tyre nė
grupe tė vogla apo nė individė tė atomizuar, tė shkaktojė
reagime tė pamenduara e shterpe, t'i reduktojė ata nė njė turmė
tė copėzuar e pa .vetėdije politike.
-
-
Ata kuptuan se Rugova, me
mbėshtetjen e elitave intelektuale, arriti tė japė njė pėrgjigje
tė artikuluar ndaj kėtyre qėllimeve tė regjimit serb: duke
sajuar gradualisht lidhje politike brenda shoqėrisė shqiptare
dhe duke artikuluar kėrkesat politike tė tyre pėrmes projektit
tė krijimit tė shtetit tė pavaur; se arriti tė ndihmojė procesin
e sublimimit tė kėrkesave politike tė shqiptarėve brenda njė
dhune qė synonte jo thjesht sundimin mbi ta, por dehumanizimin e
tyre tė plotė.
-
Mirėpo, simpatia ndaj Rugovės nuk shfaqej vetėm brenda qarqeve
intelektuale dhe mediave franceze. Krahas vėrejtjeve pėr
kufizimin e qėndrimeve tė tij politike, njė pjesė e klasės
politike franceze shprehte haptazi respekt pėr angazhimin e tij.
-
-
Arsyeja kryesore e simpatisė dhe
respektit, si tė intelektualėve ashtu edhe politikanėve francezė
ndaj politikės sė Rugovės, ndoshta mund tė shpjegohet me faktin
se lufta, veēmas pas Luftės sė dytė Botėrore, shikohet nga
demokracitė perėndimore si shkatėrrimtare e kushteve qė bėjnė tė
mundur jo vetėm liritė dhe tė drejtat e qytetarėve, por edhe vet
kulturėn politike.
-
-
Njė pjesė e konsiderueshme e
intelektualėve dhe politikanėve francezė qė mbėshtetnin Rugovėn,
njėherit e shikuan si legjitime kryengritjen e armatosur tė
UĒK-sė, aq mė tepėr qė kjo u paraqitė pas mė se dhjetė yjet
rezistence politike.
-
-
Mirėpo, nė demokracitė perėndimore,
rezervat ndaj lėvizjeve ēlirimtare, nė pėrgjithėsi, u shfaqėn nė
vitet 'jo. Nė fakt, disa rryma intelektuale e politike nė
Europėn perėndimore, qė kishin pėrkrahur luftėrat e armatosura
tė popujve tė kolonizuar nė "botėn e tretė", nė vitet '50 dhe
'60, dolėn tė zhgėnjyera me rezultatet politike tė kėsaj lufte,
pas pavarėsisė shtetėrore tė kėtyre vendeve.
-
-
Vėrejtjet kryesore kishin tė bėjnė
me transformimin e lėvizjeve ēlirimtare nė regjime njėpartiake,
qė do tė sundojnė me vrazhdėsi, duke shkelur liritė dhe tė
drejtat e qytetarėve tė vet dhe duke u korruptuar gjithnjė e mė
shumė. Nė analizat e kėtyre regjimeve ata hetuan lidhjen midis
rrethanave nė tė cilat njė lėvizja e armatosur sajoi pratikėn e
vet politike dhe metodat qė ajo do t'i zbatojė nė qeverisjen e
shtetit, metoda kėto qė shkelin procedurat elementare
demokratike.
-
-
Ky aspekt i senzibilitetit tė
kulturės politike europiane, pas Luftės sė Dytė Botėrore,
ndihmon qė tė kuptohet pėrse edhe klasa politike, jo vetėm e
Francės, shfaqi mirėnjohje dhe respekt pėr angazhimin politik tė
Ibrahim Rugovės.
-
Homazh Presidentit Rugova nė Paris
-
Me 26 Janar, nė mbrėmje, nė sheshin Place de la Sorbone, u
organizua njė homazh me tė cilibn nderohej kujtimi dhe vepra e
zotit Rugova. Kėtė homazh e kishte organizuar Komiteti i Kosovės
nė Paris. Morėn pjesė intelektualė francezė qė e kanė mbėshtetur
Rugovėn dhe Kosovėn, pėr mė se 10 vite, si dhe kosovarė qė
jetojnė nė Paris.
-
-
" Folėn me kėtė rast pėr jetėn dhe
veprėn e zotit Rugova: Antoine Garapon, Georges-Marie Chenu,
Frėdėrique Duversin dhe Muhamedin Kullashi. Duhet tė mos
harrohet edhe pjesėmarrja e shkrimtarit Kadare nė aktivitetet e
Komitetit tė Kosovės dhe nė tė gjitha tubimet nė tė cilat
intelektualėt francez debatuan e reaguan pėr Kosoyėn. Ishte
Kadare qė edhe shkroi parathėnien e librit "Ēėshtja e Kosovės".
-
Marrė nga gazeta Java
|
|