|
-
2
shkurt 2006 /TN (QIK
Mė 17 dhjetor 1996 nė e Universitetit Paris 8, nė praninė
e njė numri tė madh pjesėmarrėsish, dr.Ibrahim Rugovės iu
dorėzua diploma "Doktor Honoris Causa" Nė solemnitetin dyorėsh,
presidentja e Universitetit Irene Sokolgarsky, duke pėrshėndetur
Dr.Rugovėn, ndėr tė tjera tha: "Dr.Ibrahim Rugova, teoricien dhe
kritik letrar para se shqiptarėt tė goditeshin pėrsėri nga
gjėmat e errėta tė historisė evropiane, ėshtė pėrcaktuar pėr
aksion politik nė mbrojtjen e 'ekzistencės'.
-
-
Po ky nxėnės i vjetėr i Roland Bartit, i cili ka medituar dhe
shkruar shumė mbi relacionet forcė-dije, nuk ėshtė angazhuar nė
njė rrugė tė ēfarėdofshme, por universalizmi i tij ėshtė
vullneti absolut pėr tė luftuar pėr tė drejtat e njeriut dhe pėr
demokracinė. Kjo e ka shtyrė tė praktikojė dhe tė bėjė tė ndiqet
njė politikė e mosdhunės, absolute, e cila dukej e
parealizueshme nė kontekstin e luftės dhe tė vlimeve
nacionaliste.
-
I etshėm pėr tolerancė dhe hapje ndaj Evropės, Universiteti
Parisi 8 ėshtė shumė i nderuar me pranimin nė cilėsinė e
doktorit tė nderit tė Ibrahim Rugovės, shkrimtar pacifist dhe i
guximshėm nė rrugėn e tij. Tė mos pyesim ne sot 'se ē'presim nga
Ibrahim Rugova', por mė mirė tė pyesim "se ē'pret njė njeri i
tillė nga ne".
-
Fjalimi i Dr. Ibrahim Rugovės
mbajtur
nė Universitetin e Parisit
-
Me rastin e marrjes sė titullit Doktor Nderi tė Universitetit tė
Parisit 8, mbajti kėtė fjalim.
-
Jam shumė i lumtur qė gjendem sot nė Universitetin tuaj, nė kėto
momente gėzimi qė mė keni dhuruar, duke mė ndarė diplomėn e
ēmuar Doktor Honoris Causa. Po ashtu ndiej kėnaqėsi tė madhe t'i
drejtohem kėtij auditori tė respektuar tė Parisit e tė Francės
qė ka gjetur kohė tė marrė pjesė nė kėtė solemnitet.
Titulli qė mė ėshtė dhėnė ėshtė njė njohje pėr mua personalisht
dhe pėr popullin e Kosovės, pėr rezistencėn e tij non-violente e
paqėsore qė po bėn tash disa vjet me sakrifica tė mėdha.
Njėherėsh ėshtė njė njohje nga Universiteti juaj, i dalė nga
gjiri i njėrit nga universitetet mė tė vjetra tė Evropės, i
njohur pėr ide e studime moderne, qė sot njihen nė tė gjithė
botėn. Ėshtė njė njohje e intelektualėve francezė pėr Kosovėn.
-
Mė lejoni t'i them disa fjalė pėr lidhjet shqiptaro-frėnge.
Shqiptarėt dhe Shqipėria dalin sė pari nė Kėngėt e Rolandit,
pastaj lidhjet e kontaktet e Derės sė Anzhuinėve me princat nė
Shqipėri e nė Kosovė. Nė kohėn e Renesansės nė Francė shumė
shkrimtarė e filozofė e bėjnė tė njohur figurėn e heroit
kombėtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, i cili pėr 25
vjet udhėhoqi rezistencėn e shqiptarėve kundėr osmanėve dhe nga
Ati i Shenjtė u quajt 'Atleta Cristi'.
-
-
Nė veprėn e shkrimtarit dhe teologut shqiptar tė shek. XVII,
Pjetėr Bogdani, gjejmė gjurmė tė Dekartit, ndėrsa Rilindja
Kombėtare Shqiptare e shek. XIX do tė inspirohet nga lėvizjet
kombėtare qė i inicoi Napoleoni i Madh nė Evropė dhe qė nga kjo
kohė kultura shqiptare do tė ushqehet nga kultura dhe idetė
franceze e evropiane.
-
-
Mirėpo raportet e para pėr njė kulturė tė fuqishme mesjetare
shqiptare i kemi nga prifti frėng Brocard, qė shėrbente nė
Arēeliocezėn e Antivarit (Antibarensi), mė 1332.
-
-
Nga shek. XIX e kėndej, filologjia dhe historiografia frėnge
ėshtė marrė shumė me gjuhėn, kulturėn dhe historinė shqiptare,
si Antoine Meje dhe Mario Roques, mes dy luftėrave botėrore,
kurse Emil Benvenorde, njėri ndėr linguistėt mė tė mėdhenj tė
shek. XX, nė institucionet e vjetra indoevropiane e vendos
institucionin Be-ja -besa e sotme shqiptare, si njėri ndėr
institucionet mė tė vjetra. Georges Castellan thotė se grekėt
dhe iliro-shqiptarėt janė popujt mė tė vjetėr tė Ballkanit,
kurse Georges Salograc e ēmon lart civilizimin e Ilirisė antike
dhe ilirėt i vendos edhe nė tabelėn e gjeneologjisė biblike,
tash vonė mė 1992.
-
Kosova e sotme pėrfshin pjesėn mė tė madhe tė Dardanisė antike,
apo Dardanisė qendrore, qė ishte e njohur pėr minierat e saj.
-
-
Para romakėve ishte njėra ndėr mbretėritė mė tė fuqishme ilire
dhe si popull dardan, nė histori lidhet me Trojėn dhe me
shkrimet e Egjiptit tė vjetėr. Nė kohėn romake, Dardania ishte
njė provincė e lulėzuar dhe me Ilirinė bėhet ndėr qendrat mė tė
rėndėsishme tė antikės. Pra, Kosova-Dardania ėshtė atdheu i
Konstantinit tė madh dhe i Justinianit, njėrit ndėr themeluesit
e sė drejtės romake. Po ashtu, nė Dardani, nė Ulpianėn e bukur,
afėr Prishtinės sė sotme, kemi martirėt e parė tė krishterizmit
nė Evropė, Florin e Laurin (Flavius et Laurius), 117-135, qė
ishin skulptorė e minatorė.
-
-
Dardanėt ishin tė njohur pėr muzikėn e tyre tė instrumentuar me
tela e me frymė. Te Prishtina ėshtė gjetur instrumenti me frymė,
okarina e keramikės e kohės sė neolitit. Po ashtu,
Kosova-Dardania antike ėshtė vendlindja e shenjtėreshės sė
gjallė Nėnė Tereza. Pėr kėrshėrinė e kėtij auditori, mė lejoni
tė theksoj se emrin Dardania filologjia franceze dhe evropiane e
shjegojnė me fjalėn shqipe "dardhė", qė do tė thotė "vend i
dardhėve".
-
Mė lejoni qė nga ky auditor i kėtij universiteti tė njohur t'u
drejtoj njė apel studiuesve tė fushave tė ndryshme qė me
studiumet e tyre tė bėjnė tė ngritet, tė njihet dhe tė hyjė nė
civilizmin universal edhe njėri krah i trekėndėshit tė artė
antik, Greqi-Romė-Iliri sepse, pos tjerash, civilizimi ilir i
dhuroi botės njerėz tė kulturės si Shėn Jeronimi, Justiniani
etj.
-
Kėrkoj falje qė u ndala nė disa ēėshtje historike, po me dėshirė
qė brenda njė semiologjie historike tė hedh pak kripė, siē
thoshte Barthi, nė dijen historike mbi shqiptarėt dhe Kosovėn,
sepse civilizimi shqiptar duhet tė zėrė njė vend nė historinė
universale tė njerėzimit, nė kohėn kur Kosova e Shqipėria dhe
shqiptarėt po shndėrrohen nė shoqėri moderne demokratike, apo
thėnė me njė parafrazė frėnge, se pak histori nuk na bėn keq.
-
Gjendja nė Kosovė qė shtatė vjet ėshtė dhe vazhdon tė jetė e
rėndė, me represion sistematik, persekutim tė aktivistėve
politikė e humanitarė, pra njė gjendje mjaft e rrezikshme. Kėto
ditė ky front i dhunės, qė falė durimit tė popullit tė Kosovės
nuk u shndėrrua nė front tė armėve, mori viktimėn e 14-tė tė
pafajshme gjatė kėtij viti. Kėshtu Serbia e mban Kosovėn nėn
dominim, nė kundėrshtim me tė gjitha normat e tė drejtės
ndėrkombėtare. Pra, nė Kosovė qe shtatė vjet shqiptarėt
persekutohen deri nė vrasje (...).
-
Nė fjalėn e vet, Dr.Rugova, duke iu drejtuar presidentes,
theksoi: "Mė lejoni qė kėtė diskurs ta dedikoj tė tėrin nė
kujtim tė Roland Barthes-it, njėri ndėr intelektualėt mė tė
njohur tė Parist dhe tė botės tė kėsaj pjese tė shekullit.
Ndihem krenar tė them se jam njė nxėnės i vogėl i Barthes-it tė
madh.
-
Mė lejoni qė nga ky auditor i kėtij universiteti tė njohur t'u
drejtoj njė apel studiuesve tė fushave tė ndryshme qė me
studiumet e tyre tė bėjnė tė ngritet, tė njihet dhe tė hyjė nė
civilizmin universal edhe njėri krah i trekėndėshit tė artė
antik, Greqi-Romė-Iliri sepse, pos tjerash, civilizimi ilir i
dhuroi botės njerėz tė kulturės si Shėn Jeronimi, Justiniani
etj."
-
Mė 17 dhjetor 1996
M.F. Allen:
Rugova ėshtė njė lloj shkrimtari qė ka
pranuar tė mbajė mbi supe fatin e popullit tė vet
Nė ceremoninė e shpalljes Doktor
Nderi nė Universitetin e Parisit pėr Ibrahim Rugovėn flet edhe
biografja e tij franceze Mari Fransoa Allen, profesoresha e atij
Universiteti, intelektuale e njohur dhe koautore e librit
"Ibrahim Rugova: Ēėshtja e Kosovės", e flet gjerėsisht pėr dr.
Rugovėn si intelektual e politikan nė rrethanat aktuale nė
Kosovė. Ajo, ndėr tė tjera, ajo thekson:
- Rugova erdhi nė politikė nė
rrethana tė veēanta dhe pasi qė kėtė e kėrkonte nevoja e qė mund
ta krahasojmė me V. Havelin, i cili nė vitin '86 thoshte: 'Pėr
shkaqe tė ndryshme tė interesit tė shkrimtarit, i cili mund tė
shkruajė pėr dashurinė, xhelozinė, pėr dėshtimin... pėr Zotin,
ka njė gjė tė vėrtetė qė shkrimtari nuk mund ta evitojė kurrė,
qė ėshtė historia-situata sociale, epoka e tij qė njėkohėsisht
do tė thotė vetė politika'.
Rugova ėshtė ky lloj shkrimtari qė
ka pranuar tė mbajė mbi supe fatin e popullit tė vet; ėshtė
figurė e jashtėzakonshme, figurė e rrallė pacifisti jo vetėm nė
fjalė, por edhe nė veprime. Kėtė e ka vėrtetuar tash shtatė vjet
me gjithė pengesat dhe grackat e provokimet qė ka. Rugova mban
ekuilibrin mu nga ajo se si shkrimtar ka shkruar pėr
pėrgjegjėsinė dhe raportet e tė mundshmes dhe pushtetit."
- Duke prezentuar filozofinė
politike tė dr. Rugovės, biografinė e tij dhe situatėn nė tė
cilėn mori rolin e politikanit, Mari Francoaz Allen thekson se
"nė vitin 1981 Kosova u bė pikė e kuqe e Evropės me manifestimet
pėr liri e pavarėsi qė u shtypėn me gjak. Procese politike,
dėnime tė rėnda. Nė atė kohė Rugova ishte duke shkruar
monografinė e Pjetėr Bogdanit, shkrimtar i shekullit XVII, nė
Prizren, humanist dhe liberator i njė pjese tė Kosovės.
Esetė e tij (1980) nė 'Strategjinė e
kuptimit', ishin shenja qė nėnkuptonin mė vonė edhe nė 'Refuzimi
estetik', ku dėshmoi se letėrsia ėshtė sipėrore ndaj pushtetit,
dhe se vetėm literatura ishte nė formė tė sė mundshmes nė
veprimet e pushtetit. Rugova ishte i njohur me miqtė e tij Eqrem
Basha e Rexhep Ismaili, tė formuar nė Francė, edhe pse nė vitin
1985 mori qėndrim tė guximshėm nė mesin e shkrimtarėve, por edhe
kur ishte nė aksion tė tė shprehurit. Kėtė e shpjegon nė librin
'Ēėshtja e Kosovės'.
Denoncimi i terrorit sė pari kaloi
nga tė shprehurit e letėrsisė. Prej aty erdhi edhe miqėsia pėr
Francėn, pėr studimet e tij nėn disertacionin e dr. Roland
Barthes (1976-1977). Semiologjia dhe strukturalizmi ishin arma e
tij mė e fortė. Ai ka deklaruar nė libėr se ka dy rrugė pėr
intelektualin: tė qėndrohet me librin dhe tė merret me veprimin.
Nė vitin 1988 ishte kryetar i
Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, kur nė 'Refuzimi estetik'
thekson: 'Refuzim do tė thotė tė mos pranohet ajo qė imponohet'.
Mė 1989 ai diferencohet, i larguar nga e drejta, i zhgėnjyer;
ēdo i dyti shqiptar i ndaluar nga policia - do tė thotė mbi
700.000 veta."
- Duke folur gjerėsisht pėr gjendjen
nė Kosovė, Mari Francoaz theksoi "e gjithė biografia e dr.
Rugovės del nga angazhimi i literaturės qė prodhoi tipin e
veprimit qė ai udhėheq sot: lirinė dhe demokracinė. Dr.Rugova
ėshtė njė ēelės qė hap njė rrugė nga literatura nė aksion
politik.
Rugova ėshtė pėrcaktuar tė shkojė
deri nė fund tė lojalitetit tė tij. Politika pėr tė ėshtė njė
shėrbim (service), por u mbetet besnik angazhimeve tė tij si
shkrimtar. Kėshtu, sistemi i tij politik ėshtė fryt i elaborimit
me situatėn. Pėrveē kėsaj, referencat e tij tė mendimit mbi
botėn perėndimore janė permanente.
Citon BECKETT-in, Dostojevskin,
Levi-Strausin, Sartre-in, etj. Gjithashtu, sot ende e lexon
Aristophanin, Platonin, Biblėn. E shohim atė nė pozicion
intermediar midis intelektualėve tė Perėndimit dhe tė Lindjes,
duke u inspiruar, po e citoj, nga tė parėt pėr atė ēka i takon
teorisė, por duke e pasur tė njėjtin fat me tė dytėt" Ai do tė
preferonte pa dyshim tė mbetej pranė librave: nė mėnyrė modeste
thotė: 'Nėse mbetet diēka prej meje nė historinė shqiptare, ky
do tė jetė emri im intelektual', thekson Mari Fransoa Allen.
Mė 17 dhjetor 1996
|
|