|
-
Prishtinė/Pragė,
2 shkurt 2006
/TN /QIK - Shtetet e Bashkuara kanė thėnė qartė se janė
tė interesuar qė procesi pėr statusin e Kosovės tė ecė sa mė
shpejt nė pėrpjekje pėr tė arritur deri tek pėrfundimi i
bisedimeve mbi statusin pėrfundimtar. Njė gjė e kėtillė kėrkon
shumė punė nga tė gjitha palėt, veēanėrisht nė Prishtinė, tha
shefi i Zyrės amerikane nė Prishtinė Filip Goldberg pėr radion
"Evropa e lirė".
-
Vdekja e Presidentit Rugova, tha Goldberg, ka shkaktuar njė
periudhė tė shkurtėr vonese, kuptohet nė shenjė nderimi pėr
kujtimin e tij. Por ai beson se puna nė Grupin negociator do tė
fillojė sėrish, ndėrkohė qė sipas tij, "do tė duhet shumė punė,
vendime tė rėnda dhe kompromis nga Prishtina, Beogradi dhe
pėrfshirja aktive e komunitetit ndėrkombėtar".
-
I pyetur nėse vdekja e Presidentit tė Kosovės mund tė ndikojė nė
skenėn politike dhe nė procesin negociator, Goldberg shprehu
mendimin se "Presidenti Rugova do tė donte qė ky process tė ecė
pėrpara":
-
"Projekti i tij jetėsor ka qenė tė arrihet vendimi pėr statusin
e Kosovės dhe ne tė gjithė e dimė nė ēfarė statusi ka menduar
ai. Por kjo kėrkon punė tė madhe dhe kompromis, kėrkon nga
njerėzit kėtu qė ta respektojnė njėri tjetrin nė marrjen e
vendimeve. Unė mendoj se kjo mund tė bėhet dhe duhet tė bėhet
tani, duke marrė parasysh trashėgiminė e zotit Rugova, por tash
pa vetė zotin Rugova", u shpreh Goldberg.
-
Diplomati amerikan nuk beson se pas vdekjes sė Presidentit
Rugova Kosova mund tė pėrballet me njė krizė politike, duke
thėnė se dhjetėditėshin e fundit, e karakterizon "njė respekt i
jashtėzakonshėm, njė dhembje e jashtėzakonshme pėr humbjen e
Presidentit".
-
Ai mendon se bota politike ka mbetur stabile dhe tani LDK-ja
ėshtė nė proces tė zgjedhjes sė kandidatit pėr president. "Pra,
ėshtė njė trend normal i zhvillimeve, edhe pse natyrisht nuk
ėshtė njė situatė e lehtė, as pėr Lidhjen Demokratike, partinė
politike tė Presidentit, as pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi", u
shpreh Goldberg nė njė intervistė pėr radion Evropa e lirė".
|
|