|
-
Prishtinė, 2 shkurt
2006 /TN /QIK - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės,
Nexhat Daci, dhe Kryeministri Bajram Kosumi pritėn nė takime tė
veēanta njė delegacion tė fraksionit CDU/CSU nga Gjermania, tė
prirė nga Volker Kauder, kryetar i fraksionit.
-
Volker Kauder i shprehu kryeparlamentarit Daci ngushėllimet mė
tė thella pėr vdekjen e Presidentit Rugova. Nė takim u theksua
se Kosova ka njė vizion tė qartė tė sė ardhmes, ajo aspiron
lirinė dhe pavarėsinė, duke siguruar edhe tė gjitha tė drejtat
pėr pakicat, si dhe mbrojtjen e trashėgimisė kulturore.
-
-
Sa i pėrket pėrcaktimit tė statusit, kryeparlamentari Daci
theksoi se asnjė politikan nė Kosovė nuk mund tė nėnshkruajė
tjetėr pos pavarėsisė sė Kosovės. Kryeparlamentari Daci e sheh
perspektivėn e Kosovės dhe tė Serbisė nė Bashkėsinė Evropiane.
-
Pas takimit Kauder shprehu pėrshtypjen e tij se Kosova po ec nė
njė shteg tė mbarė, ndėrsa Gjermania do tė pėrkrahė kėtė rrugė
shpresėdhėnėse.
-
Nė takimin e Kryeministrit Kosumi dhe tė deputetit gjerman,
Volker Kauder, ėshtė biseduar pėr zhvillimet e fundit nė Kosovė
dhe pėr proceset zhvillimore nė kuadėr tė dialogut pėr zgjidhjen
e statusit final tė Kosovės.
Kryeministri ka vlerėsuar lart ndihmėn qė populli dhe shteti
gjerman ka ofruar pėr Kosovėn pėr periudhėn e para, gjatė dhe
pas luftės nė Kosovė.
-
"Duke besuar se brenda vitit 2006 do tė pėrfundojnė bisedat pėr
statusin final tė Kosovės, dhe ne do tė arrijmė tė krijojmė
shtetin e Kosovės, shpresojmė qė tė vazhdojmė tė kemi ndihmėn e
Gjermanisė, qė popullit tė Kosovės t'i jepet shansi, si ēdo
populli tjetėr nė rajon, pėr tė krijuar lirin e vet", ka
deklaruar Kryeministri i Kosovės.
-
Deputeti gjerman, Volker Kauder ka vlerėsuar rezultatet e
arritura deri tash nė Kosovė dhe ka kėrkuar qė institucionet e
Kosovės tė vazhdojnė me progresin drejt arritjes sė zgjidhjes mė
tė mirė pėr statusin e Kosovės. Ai ka konstatuar gjithashtu se
pala kosovare nė bisedat pėr status ėshtė nė njė pozitė tė mirė,
duke theksuar se me qėndrime tė mira do tė vijmė deri te
zgjidhjet e mira.
-
"Do tė pėrkrahim dhe do tė pėrcjellim procesin negociues pėr
Kosovėn, sepse ėshtė dėshirė jona qė ky rajon tė ketė paqe dhe
stabilitet", ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar tė
CDU/CSU, nė parlamentin gjerman, Volker Kauder.
-
Ai ka vlerėsuar edhe angazhimin dhe punėn e kontingjentit
gjerman tė KFOR it, si dhe bashkėpunimin e tyre me popullatėn
lokale.
|
|