|
-
Prishtinė,
1 shkurt 2006 /TN
-
-
Shkruan: Faruk
Tasholli
-
Intelektuali Ibrahim Rugova, mendoj unė, nė botėn shqiptare, do
tė mbahet mend me respekt pėr veprimin e tij nė dy fusha
kryesore tė veprimtarisė sė tij : letrare e kulturore dhe atė
politike.
-
-
Shfaqja e emrit tė tij
nė vitet shtatėdhjetė, ėshtė edhe njė shfaqje e re dhe moderne
nė avancimin e kritikės letrare shqiptare, ėshtė njė mendimtari
sovrane, nė vlerėsimin e letėrsisė qė nga antikiteti e kėndej.
-
-
E them sovrane, pasi
regjimet politike ku jetonin shkrimtarėt shqiptarė, nuk ishin pa
ndikim, qoftė nė formimin e tyre, qoftė nė orientimin tematik e
shprehės tė autorėve.
-
-
Ibrahim Rugova
zhvillon njė kritikė dhe njė studim tė letėrsisė pa e ngarkuar
me anėt formale, pa u mbėshtetur nė skemat stereotipe dhe pa u
stėrzgjatur jashtė esencave tė artit. Pėrqėndrimi i tij nė
qenėsinė e letėrsisė dhe kriteri i fortė vlerėsues, atė e
radhisin ndėr estetėt brilantė, jo vetėm brenda letėrsisė sonė.
-
Duhet shtuar kėtu se deri nė fund tė viteve tetėdhjetė tė
shekullit tė kaluar, Rugova ishte njeri me ndikim tė madh nė
jetėn kulturore e letrare tė Kosovės. Me kėtė rast duhet
pėrmendur tribunat letrare, takimet e ndyshme letrare e
kulturore, po edhe promovimet e veprave ku fjala e tij ishte
vendimtare nė krijimin e njė opinioni tė drejtė.
-
Po kėshtu, nė veprimtarinė e gjithmbarshme botuese, mendimi i
tij ushtroi njė ndikim tė jashtėzakonshėm. Le tė na kujtohen
dhjetėra recensione tė veprave letrare qė botonte Rilindja,
pastaj Instituti Albanologjik etj. Mendimi i tij ishte i
shkurtėr, i qartė, i thellė, kreativ dhe vazhdimisht domethėnės.
-
Nė mesin e viteve tetėdhjetė, zėri i Ibrahim Rugovės do tė
ngritet kundėr pozicionit tė pafavorshėm tė shqiptarėve nė
federatėn jugosllave, kundėr represionit dhe strategjisė
negative qė ndiqte politika jugosllave, e veēanėrisht ajo serbe
ndaj Kosovės.
-
-
Ai duke shfrytėzuar
takimet e ndryshme tė shkrimtarėve nė Novi Sad e Beograd, e tha
tė vėrtetėn pėr represionin nė Kosovė, pra pikėrisht nė qendrat
ku projektohej ai represion.
-
-
Me kėtė nxiti
vėmendjen e shtypit slloven e ndėrkombėtar dhe gradualisht hyri
si intelektual nė politikė. Vizioni i tij pėr Kosovėn si shtet i
pavarur dhe i integruar nė sferėn oksidentale tė botės, bėri qė
kjo pikė e vogėl nė hartėn botėrore, tė tėrheq edhe vėmendjen e
fuqive tė mėdha pėr ndihmėn konkrete dhe me rezultate tė
paimagjinueshme.
-
-
Ai qė nga viti 1968,
jo vetėm qė predikoi, por edhe punoi pėr pavarėsinė dhe
demokracinė e Kosovės. Prandaj, jo rastėsisht, ishte dhe do tė
mbetet figura mė emblematike prej udhėheqėsi tė shqiptarėve tė
Kosovės dhe mė gjerė.
-
31.01.2006
|
|