|
-
1
shkurt 2006 /TN
-
-
Nga Vasil QESARI
-
-
(
Shkrimtari Ismail Kadare, me te cilin me te drejte ne sot
krenohemi pėr veprėn dhe personalitetin e tij botėror ne fushėn
e letrave, feston njė jubile te madh: 70 vjetorin e lindjes. Le
t'i urojme shkrimtarit tone te shquar, jete te gjate e krijime
te tjera me vlere. Pėr jetėn e njė shkrimtari 70 vjet janė fare
pak, sepse siē ka thėne edhe poeti i njohur portugez Fernando
Pessoa: Letėrsia ėshtė prova qe jeta njerėzore ėshtė e
pamjaftueshme. )
-
-
-
SHIGJETARET E PAFAT
DHE GARDIANI I MEMORIES ...
-
... 15 vjet pas rėnies se sistemit komunist, ankthet dhe
paranojat post-totalitare, po vazhdojnė te torturojnė jo pak
mendjet dhe fantazmat e shqiptareve. Nder te tjera ka vite qe
nė shtyp, nė mediat elektronike e internet po bėhen pėrpjekje tė
shpeshta, te liga e natyrisht jo te paqėllimta, pėr tė hedhur
"baltė" mbi personalitetin, shkrimtarin dhe atdhetarin e njohur,
njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės bashkėkohore shqiptare
- Ismail Kadarenė.
-
-
Natyrisht, kjo fushatė
shpifjesh nuk ėshtė e rastit. Ajo bėhet ne "kohen e duhur" e me
qėllime tė caktuara antikombėtare. Qarqe e njerėz tė ndryshėm i
bashkohen kėshtu, me entuziazėm e emulacion socialist", korit
antishqiptar tė armiqve tė njohur tė popullit tonė, tė cilėt
mundohen tė godasin veprėn dhe angazhimin e tij te vyer e tė
palodhur atdhetar e nėpėrmjet tij edhe vlerat tona te
padiskutueshme - kulturėn dhe identitetin tonė kombėtar. Tė
nxitur nga ligėsia, cinizmi, egoizmi, vogėlsia dhe verbėria,
kėsaj turme tellallėsh fatkeqe e fjalėvrer, i bashkohen edhe
individė tė caktuar, te cilėt sarrijnė apo sduan tė kuptojnė
se, ata qe godasin verbėrisht korifejt e tyre tė artit dhe
kulturės, nuk bėjnė gjė tjetėr veē punojnė pėr tė keqen e vetes
dhe tė kombit.
-
-
Gjykime tė tilla,
shpesh janė aq ekstreme dhe te egra, sa qė disa arrijnė ta
quajnė shkrimtarin ne fjale si rapsod tė Enver Hoxhės e
kėngėtar tė regjimit e, ca tė tjerė, e akuzojnė bile edhe
si bashkėpunėtor tė zellshėm tė diktaturės dhe shtimit te
jetėgjatėsisė sė saj. Ndėrkohė, tė tjerė qė pėrfaqėsojnė pa
dyshim shumicėn dėrmuese tė opinionit e cilėsojnė atė, pėrveēse
kundėrshtar tė realizmit socialist edhe njė shkrimtar
gjenial i cili, me veprėn e tij letrare u bė Simbol i
Shpresės, Gardian i Memories, Denoncues i
Diktaturės, Rival i Totalitarizmit etj.
-
-
Nė pėrgjithėsi,
tymnaja rreth rolit, figurės e pozicionit tė tij, sipas vetė
Kadaresė, ėshtė pėrhapur prej njė kategorie tė caktuar
njerėzish, tė cilėt gjatė epokės totalitare bėnin
sehir e sthoshin as gjysme fjale pėr dėnimin e padrejtėsive
dhe krimeve. Prej atyre qė nxirrnin revolverėt e godisnin
pa mėshirė kundėr disa njerėzve tė guximshėm tė kulturės e sė
fundi, prej njė kategorie pseudoartistėsh qė skanė absolutisht
tė drejtėn morale tė japin leksione, nga qe kanė qenė
pjesėmarrės nė krime apo pse jo, vėzhgues entuziastė e lavdėrues
tė tyre. Lidhur me akuzat ne fjale, unė do te doja te sillja
kėtu, vete pėrgjigjen definitive dhe tronditėse qe shkrimtari u
ka dhenė atyre, ne njė prej veprave te tij:
-
-
Tė qėndrosh ulur nė
lozhė, duke parė se si njerėzit pėrleshen e pėrgjaken nė arenė
duke u ndeshur me bishat e pastaj, t'i gjykosh ata qė nga lart,
pėrse dikush prej tyre su tregua aq trim sa duhej pėrballė
tigrit, e pse njė tjetėr, bile, i bėri bisht atij, duke zbatuar
njė taktikė jo edhe aq korrekte, kjo ėshtė ēnjerėzore (...) Nuk
ka asgjė pėr t'u ekzagjeruar por, fakti ėshtė se, ne ndodheshim
pikėrisht nė kondita tė tilla. Tė izoluar, nė njė arenė plot
njolla gjaku, duke mos ditur se nga cila portė, bisha e egėrsuar
do tė na sulmonte, ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e spektatorėve,
kur vinte ēasti i rrėzimit tė viktimės, kėrkonin sipas gjestit
qė bėnte tirani, me gishtin tė drejtuar drejt nesh, vdekjen
tonė. (
Ismail Kadare "Dialogues avec Alain Bosquet". Editions Fayard.
1995).
-
-
Ja, pra, njė konstatim
makabėr e rrėqethės, i cili mendoj se i jep pėrgjigjen e duhur
definicionit tragjik tė rolit e pozicionit tė tij ( tė vetmuar
), nė arenėn e pėrgjakur tė tmerrit, frikės,
shtypjes dhe vetė jetės totalitare. Por, Ismail Kadare, pėr
fatin e mirė tė tij si edhe tė kulturės e emrit tė Shqipėrisė, e
ngriti gjithmonė e me lart "kėshtjellėn e tij te Letėrsisė,
Lirisė e Mbrojtjes sė Kombit qė ai denjėsisht pėrfaqėson.
Shigjetarė tė tillė me fytyra te vrerosura, tė cilėt skanė as
emėr as nishane, koha do t'i lerė shumė shpejt nė harresė tė
pėrvuajtur. Sepse, shkrimtarėt e atdhetarėt e mėdhenj, svdesin
kurrė. Ata rrojnė pėr jetė tė jetėve, duke lenė pas dritėn e
tyre tė pashuar si Feniksi, ndėrkohė qe turmat e anonimeve i
pėrpijnė Honet e Harresės. Historia do jete dėshmitare ! ...
-
-
-
RRETH ĒESHTJES
KADARE
-
-
Duke vazhduar
diskutimin rreth te ashtuquajturės "ēėshtje Kadare", them se kjo
gjė nuk ėshtė thjesht problem letrar, shqiptar, kombėtar apo
ēmimesh, shijesh e pathosi personal. Mendoj se, ne nje fare
menyre Kadareja si njeri, si krijues, si artist, si shkrimtar,
si vizionar, si thyerės rregullash, si i pabindur - ėshtė ne njė
fare mėnyre edhe personifikim i njė brezi, i gjithė atyre
njerėzve jokonformiste te cilėt e pėrjetuan emocionalisht
periudhėn e krijimtarisė se tij intensive e qe ne terrin e jetės
dhe asfiksisė shtypėse te regjimit absolut te Enver Hoxhės,
ėndėrronin, aspironin e donin te shihnin horizonte te tjera nga
ato qe u ofronte koha.
-
-
Ja pse, ne kėtė
kuptim, ajo qe shpesh quhet "ēėshtja Kadare", ėshtė delikate dhe
e ndjeshme pėr shume njerėz, ne mos pėr njė brez te gjithė, i
cili u godit i teri e ne mėnyre frontale nga regjimi duke
pėrjetuar thelle gjithė pasojat, privacionet dhe traumat e tij.
Mendoj se, ėshtė fyese dhe mjaft dėshpėruese t'u thuash sot,
kėtyre njerėzve, pėr faktin se skanė qene te persekutuar,
skanė bere burg apo pse kane pasur pune te "preferuara" qe ta
mbyllin gojėn pėr ēdo aspirate te tyre te shprehur ne atė kohe
apo sot pėr liri e demokraci. Ne se do te pranojmė qe, te
drejtėn e fjalės e kane me pėrparėsi e bile edhe me hake gjer ne
fyerje e absurditete nga me idiotet, vetėm ata qe dje u
persekutuan nga regjimi, atėherė them se kjo te shpie ne njė
persekutim te ri, i cili nuk ndryshon shume nga ai i djeshmi ...
-
-
Ismail Kadare, pa
dyshim ėshtė sot shkrimtari me i madh shqiptar e njė nga me te
njohurit e te vlerėsuarit kudo ne bote. E, jo vetėm kaq por, pėr
mendimin tim, ėshtė edhe figura me e shquar bashkėkohore e
popullit tone. Ky njeri me talent te padiskutueshėm, ėshtė
kthyer tashme ne "embleme" te kulturės shqiptare e me tej e, kur
them kulture, kam parasysh letėrsinė, historinė, traditat, vete
kujtesėn dhe universin shpirtėror shqiptar e ballkanik. Tashme,
ai, si ēdo shkrimtar i pėrmasave te tilla, duam apo s'duam ne, e
ka pėrfunduar se ndėrtuari "shtėpinė" e tij te pavdekėsisė ...
-
-
Them "duam apo s'duam
ne" sepse, para ca kohesh morra vesh se disa here, ne prag te
dhėnies se ēmimit Nobel pėr letėrsinė, Akademisė Suedeze, i kane
shkuar dosje, letra e peticione me ane tė tė cilave ėshtė
kundėrshtuar mundėsia e dhėnies se kėtij titulli shkrimtarit
tone te shquar. Ata qe kane nisur ne Suedi te tilla "dėrgesa",
nuk kane qene armiqtė klasike te shqiptareve: serbet, greket e
as xheloze e inatēinj te fandaksur" nga vende rreth nesh, por
vete shqiptaret. Po! Po! Shqiptaret ... Armiqtė me te mėdhenj te
shqiptareve, pra me sa duket janė vete shqiptaret ( Konica ).
Megjithatė, siē e kam thėne edhe here te tjera, Kadare ėshtė
tashme njė MAL i larte e, ata qe mundohen me kot te hedhin gurė
mbi te, u bien mbi kryet e tyre ...
-
-
KADARE E KA MARRE PREJ KOHESH "NOBELIN" E LEXUESVE ...
-
-
.. Mendoj se Ismail
Kadare e meritonte me se miri ēmimin Nobel, e ky do te ishte njė
homazh i veēante ne kėtė 70 vjetor te tij. Por, pėr fat te keq,
nuk ndodhi kėshtu. Lidhur me ēmimin Nobel ne letėrsi edhe ne
France ( vendi ku unė jetoj ), si ne shume vende te tjera, sa
here afrohet data e dhėnies se tij, bėhen debate e jepen mendime
te shumta, nga studiues, kritike, analiste e publicistė te
shquar.
Vitet e fundit, i pėrgjithshėm ėshtė mendimi qe Nobel pėr
letėrsinė, ka vite qe si pėrgjigjet me ashtu siē duhet e siē
pritet, vlerės, meritave dhe rendesise se veprės se autoreve
por, me se shumti ēmimi ėshtė bere njė lloj instrumenti i cili i
shkon pėr shtat objektivave gjeostrategjike te shteteve te mėdha
te cilat, direkt apo indirekt, influencojnė jo pak ne Komisionin
e dhėnies se kėtij ēmimi. Bie fjala, ne se shtrohet problemi i
te drejtave te njeriut ne Kine - ēmimi i jepet njė autori kinez,
ne se problemi i terrorizmit islamik mbetet pėrherė ne rend te
ditės, atėherė i jepet njė autori "liberal" mysliman, ne se ka
kohe qe ketė ēmim nuk e ka marre njė femėr, atėherė ne mėnyre te
papritur i jepet njė gruaje ...
-
-
Me konkretisht, bie
fjala, Milan Kundera dhe Ismail Kadare, kane shume vite qe janė
kandidate e, ndofta edhe "fitues" te pashpallur te Nobelit pėr
letėrsi. I pari ėshtė ēek e, ndofta, ky vend ėshtė "ezauruar"
shume, persa i pėrket vlerėsimit te autoreve e personaliteteve
antikomuniste ( le te kujtojmė bie fjala, Vaclav Havelin ),
ndėrsa Kadareja ėshtė shqiptar. Dhe Shqipėria, pėr fat te
keq, nuk ekziston ne asnjė prej "axhendave" te fuqive te mėdha.
Pėr to, Shqipėria mbetet ende njė cope vend pothuajse i
panjohur, me njė popull ne "miniature", njė vend i ēuditshėm e
qe nuk zgjon pothuajse asnjė interes pėr Evropėn, pėrveēse ne
rastet kur "bijtė e shqipes" dehen e bėjnė marrėzira duke
qėlluar me kallashnikovė njeri-tjetrin apo kur faqet e para te
gazetave flasin pėr kriminelet mafioze...
-
-
... Por, ndėrkohė,
ėshtė vėrtet pėr t'u ardhur tepėr keq, bile ėshtė e mjerueshme,
cinike, meskine dhe antikombėtare qe te fėrkosh duart,
te shprehesh gėzim e keqdashje te papėrmbajtur pse shkrimtari
ynė i shquar, Ismail Kadare, nuk arriti te nderohej me ēmimin
Nobel. Por, pėr fat te keq, kjo gjė ndodhi. Ky gėzim i lig, ky
pezm, ky helm nuk erdhi nga "zgafellat" e armiqve tanė
shekullore, as nga serbet e greket, te cilet skane dashur e
sduan kurrė qe emri i Shqipėrisė te veēohet, te lartėsohet e
te nderohet ne bote, por nga vete disa shqiptare
vulgare, mendjeshkurtėr e cinike, te cilėt mbi "bindjet" e tyre
te mjera e te pėrcipta politike, vene egoizmin, injorancėn dhe
mjerimin e tyre duke u ngazėllyer thelle pėr ēdo gjė qe, pa te
drejte, nuk e jepet shqiptareve te shquar.
-
-
Ky gėzim i tyre behet
edhe me i helmet dhe i zi, ndėrkohe qe ne boten mbare po flitet
pėr statusin pėrfundimtar te Kosovės martire e kur Shqipėrisė i
kėrkohet te pėrmirėsoje sa me shpejt imazhin e saj te keq. Me
thoni, a do te kishte ndihmese me te vyer, me mirėnjohėse e
te larte pėr mbare kombin tone, ne se pikėrisht tani Ismail
Kadareja do ta kish marre atė ēmim te larte? Pa dyshim qe jo
!...
-
-
Pėrvoja e kėtyre
viteve te fundit, ka provuar tashme se ky ēmim ka dale jashtė
"binareve" te vlerėsimit objektiv e te paanshėm te letėrsisė si
edhe punės e veprės krijuese te pėrfaqėsuesve te saj me te
vėrtete te shquar. Ai eshte duke luajtur keshtu, rolin e nje
"misionari" per te"qetesuar zonat e nxehta e problemet e medha
strategjike e politike ne rajone e vende te ndryshme te botes.
Bie fjala, ne rritjen e sensibilitetit per mbrojten e te
drejtave te njeriut ne Kine, ato te levizjeve feministe e te
barazise gjinore ne shoqerite perendimore, te partizanve
pacifiste e mbeshtetesve te anti-luftes ne Irak, ndergjegjesimit
te popujve qe jane perfshire nge integralizmi fanatik mysliman
etj.
-
-
Por, per mendimin tim
nje gje eshte teper e qarte! Ismail Kadare, shkrimtari yne i
madh e krenaria jone kombetare ne fushen e letersise boterore, e
ka fituar "de juro" me kohe ēmimin Nobel. Ate, atij ata ja kane
dhene prej vitesh lexuesit e tij ane e mbane globit e, krahas
tyre edhe mjaft organizma e institucione te tjera te rendesishme
kulturore nderkombetare. Per fatin e mire te shqiptareve si edhe
te mbare atyre lexuesve ne te gjithe kontinentet qe lexojne dhe
adhurojne vepren e tij te shquar ( e cila permbledh stolite me
te bukura te shpirtit dhe historise se kombit tone ), Kadare
tashme e ka ndertuar, siē shprehet edhe ai vete "Shtepine e tij"
boterore te letersise dhe honore te tilla siē eshte ēmimi Nobel,
nje dite do t'i jepen me nderet qe i takojne. E ajo do te jete
nje dite e gezueshme per te gjithe ne !...
-
-
Ismail Kadare, pėr
kombin tone te vogėl e fatin e tij te madh e tonin, ėshtė njė
shkrimtar i nivelit botėror e vepra e tij i jep nder jo vetėm
atij por edhe vendit qe pėrfaqėson. Sa me shume vite te kalojnė,
aq me shume shqiptaret do te lėvdohen pėr veprėn e tij. ( E,
atėherė, askush nuk do te kujtohet as pėr poezitė qe ai shkroi
pėr Partine, as pėr "disidencėn e tij te "stisur", as pėr gjitha
ata "luftėtare" inatēinj te cilėt harxhuan aq shume boje, pėr ta
nxirre figurėn e tij prej artisti te shquar )
-
-
-
SHKRIMTARI I ATYRE QE ASPIRONIN "NDRYSHE" ...
-
-
... Krahas
vlerėsimeve, kohet e fundit, nuk qene te pakta edhe reaksionet e
ndryshme te cilat u shkaktuan me rastin e marrjes se ēmimit
prestigjioz ne letėrsi "Booker" prej shkrimtarit tone te shquar,
Ismail Kadare. Pa dyshim, shumica, shprehu entuziazmin qe
shkrimtari ynė doli ne krye tė mė tė "mėdhenjve" tė letrave,
duke i bere kėshtu njė shėrbim te madh gjuhės e kulturės, kombit
tone e vete ne shqiptareve. Por, pėrsėri, njė pakice, gjeten
pėrsėri rastin t'i sulen atij me inat e "pėrkushtim" ( si
atėherė, ne kohen e luftės se klasave ), duke nxjerre nga
"sepetet" ndonjė poezi te tij kushtuar Partisė e shokut Enver.
-
-
Keta "trimosha",
luftetare te vendosur e gjer ne vdekje, per shpartallimin gjer
ne fund e pa meshire te korifejve te "realizmit socialist", ende
se kane kuptuar qe nje shkrimtar i cili shkruante ne nje epoke
tiranesh qe i detyruar te paguante edhe haraēet e nevojeshme.
( Besoj se ne rrethana te tilla, nje Kadare ne Spaē, do te ishte
shume me i pavlefshem se nje Kadare ne "liri"). Nejse, per kete
eshte folur me qindra here dhe s'ja vlen te zgjatemi. Tiranet
dhe tiranitė ikin, shuhen, ndėrsa shkrimtaret, artistet, mbeten
atje, mes popullit e mbeten te pavdekshėm.
-
-
Mendoj se, ne njė fare
mėnyre Kadareja si krijues i madh, si artist, si shkrimtar, si
vizionar, si thyerės rregullash, si i pabindur etj. ne njė fare
mėnyre a ne tjetrėn ėshtė edhe personifikim i njė brezi, i
gjithė atyre njerėzve ( ne burgje apo jashtė burgjeve, s'ka
rendėsi ) me shpirt vėrtet evropian, njerėz antikonformiste te
cilėt e pėrjetuan tepėr emocionalisht periudhėn e krijimtarisė
se tij e qe, ne tmerrin, terrin, terrorin e jetės dhe asfiksisė
shtypėse te regjimit absolut te Enver Hoxhės, ėndėrronin,
aspironin e donin te shihnin HORIZONTE te tjera, te ndryshme nga
ato qe u ofronte koha dhe ideologjia marksiste ...
-
-
Ja pse, ne ketė
kuptim, "ēėshtja Kadare" ėshtė delikate dhe e ndjeshme jo vetėm
personalisht pėr mua, por edhe pėr shume njerėz, ne mos pėr njė
brez te tere, te cilėt edhe pse nuk u goditen direkt nga regjimi
i asaj kohe, pėrjetuan thelle ne shpirt gjithė pasojat,
privacionet dhe traumat e tij.
Ėshtė fyese dhe dėshpėruese t'u thuash sot, kėtyre njerėzve, pėr
faktin se skanė qene te persekutuar, skanė bere burg apo pse
kane pasur pune te "preferuara" se duhet ta mbyllin gojėn pėr
ēdo aspirate te tyre, te shprehur ne atė kohe apo sot, pėr liri
e demokraci. Ne se do te pranojmė qe, te drejtėn e fjalės e kane
me pėrparėsi e bile edhe me hake, gjer ne fyerje e absurditete
nga me idiotet, vetėm ata qe dje u persekutuan nga regjimi,
atėherė them se kjo gjė te shpie ne njė persekutim te ri, i cili
nuk ndryshon shume nga ai i djeshmi ...
-
-
Aktualisht, kushdo
qofshin qėndrimet a konsideratat ndaj pozicionit, krijimtarisė e
personalitetit tė Kadaresė, them se njė gjė ėshtė absolutisht e
pakontestueshme. Fakti qė, ai ėshtė jo vetėm lėvruesi dhe figura
dominuese e letėrsisė moderne shqiptare por, ajo qė ėshtė
edhe mė e rėndėsishme: Shkruesi i Madh i vlerave,
shpirtit e historisė sė popullit tonė. E, s'duhet harruar
se, kjo, ėshtė mjaft e rėndėsishme jo vetėm pėr kulturėn, por
edhe pėr vetė ekzistencėn e njė kombi. Pėr vėrtetėsinė e kėtij
mendimi, mjafton tė citojmė njė gjykim tė Vaclav Havelit, i cili
ndėr tė tjera, thotė:
-
-
Sado kontradiktore
qofshin interesat e njė shkrimtari tė vėrtetė, qoftė kur ai
shkruan pėr dashurinė, xhelozinė, ligėsinė njerėzore, natyrėn,
fėmijėrinė e tij, pėr Zotin apo skizofreninė, qoftė kur ai bėn
punėn e filozofit apo tė psikologut, kur ai u pėrmbahet fakteve
a flet me alegori, kur u pėrkushtohet projekteve estetike mė
ekstravagante - pra, nė ēdo rrethanė nga kėto qė citova mė
lart - ka diēka qė njė shkrimtar i vėrtetė nuk mund ta evitojė
kurrė: Shkrimin e Historisė. Sfondin e saj shoqėror, epokėn e
tij, pėrfshirė dhe politikėn. Rrjedhimisht, shpejt a vonė, ne
zbulojmė faktin qė njė vepėr e madhe letrare, transmeton nė
mėnyrė indirekte, komplekse e bile edhe tė fshehtė, elementė tė
cilėt i pėrkasin historisė, kulturės, qytetėrimit a gjendjes
shoqėrore e shpirtėrore tė bashkėsisė njerėzore ...( Vaclav
Havel - nga parathenja e botimit nė frėngjisht tė librit "
Démon et consentement " tė Dominique Tataraka. 1986 )
-
-
Prej kėtij konstatimi
ideal e brilant, tė krijohet pėrshtypja sikur, Vaclav Haveli, i
ka shkruar kėto fjalė pėr tė pėrcaktuar ndėr tė tjera edhe
vendin, rolin dhe mesazhin e rėndėsishėm tė Veprės sė
Ismail Kadaresė. Fjalė, tė cilat, pėr nderin e krejt shqiptarėve
pa dallim, shkrimtari ynė i madh i meriton plotėsisht ...
|
|