|
-
Prishtinė,
1 shkurt
2006 /TN /QIK - Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi priti
sot nė njė takim shefin e Zyrės hungareze nė Prishtinė, z.
Zoltan Imecs.
-
Shefi i Zyrės hungareze, e cila ėshtė hapur ditė mė parė nė
Prishtinė, fillimisht ka njoftuar kryeministrin me politikat e
jashtme tė Hungarisė dhe ka theksuar se diplomacia e vendit tė
tij jep rėndėsi edhe zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės duke u
nisur nga principet e ruajtjes sė stabilitetit nė rajon.
-
-
Ai gjithashtu tha se
regjioni i Ballkanit ėshtė ndėr prioritetet e qeverisė
hungareze. Siē theksohet nė njė komunikatė, diplomati hungarez
shprehu gatishmėrinė e Hungarisė pėr tė ndihmuar nė proceset e
integrimeve tė vendeve tė Ballkanit nė strukturat e EU sė. Nė
kėtė kontekst ai ceku se Budapesti zyrtar pėrkrah angazhimet e
Grupit tė Kontaktit lidhur me ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me
definimin e statusit final tė Kosovės.
-
Diplomati i porsaemėruar, Zoltan Imecs foli edhe pėr mundėsitė e
zgjerimit tė bashkėpunimit nė mes tė Hungarisė dhe Kosovės nė tė
gjitha fushat ku ekziston interesi i pėrbashkėt. Ai pėrsėriti
nevojėn e pėrkrahjes sė Kosovės nė shumė fusha, dhe potencoi se
Unioni Evropian edhe deri mė tani ka dhėnė njė kontribut tė madh
nė kėtė drejtim dhe se do tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen.
-
Kryeministri Kosumi pasi i uroi detyrėn e re shefit tė Zyrės
hungareze nė Prishtinė, ka theksuar kontributin e deritashėm tė
Hungarisė dhe konkretisht pėrmendi prezencėn e njėsisė ushtarake
tė Hungarisė nė kuadėr tė KFOR it si dhe pjesėtarėve tė
shėrbimit policor hungarez pranė forcave policore tė UNMIK ut qė
kanė dhėnė kontribut tė rėndėsishėm nė fushėn e sigurisė.
-
Kosumi ka thėnė se pėr Kosovėn ėshtė e rėndėsishme pėrvoja e
Hungarisė nė procesin e transformimit dhe rruga e anėtarėsimit
nė BE.
-
Kryeministri Kosumi tha se viti 2006 ėshtė shumė i rėndėsishėm
sepse pritet qė gjatė kėtij viti tė pėrcaktohet statusi
definitiv i Kosovės. "Ėshtė interesi jetėsor i Kosovės qė gjatė
vitit 2006 ta rrumbullakojmė procesin e bisedimeve pėr statusin
final, pėr tė bėrė Kosovėn shtet demokratik, tė pavarur dhe
sovrane. Definimi i statusit final tė Kosovės do tė stabilizonte
tėrė rajonin", u shpreh kryeministri Kosumi.
|
|