|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 OPINIONE

   
 

Njė kandidaturė pėr Ministrinė e rendit tė Kosovės vjen nga Zvicra

 
 

 
1 shkurt 2006 /TN
 
- Bajram Mehmeti kandidat i preferuar nga vendorėt dhe ndėrkombėtarėt
 
Shkruan: Kastriot SHEHDADI
 
Pėr dy postet e para tė ministrive tė sapoformuara nė Kosovė ėshtė folur dhe pėrfolur me tė madhe nė mediume, ku nga ndonjė medium ka pasur dhe tendenca  spekulimesh. Pėrkundėrse janė pėrmendur disa emra se kush do tė emėrohet nė postin e ministrit tė Ministrisė sė Rendit, megjithatė, edhe pėrkundėr kontakteve tė shpeshta qė ka pasur disi ka kaluar si nė heshtje dhe njė kandidaturė qė ėshtė e njohur nė qarqet mė tė larta nė Kosovė por edhe pėr pėrfaqėsuesit e zyrave kryesore perėndimore qė janė nė Prishtinė si dhe vet zyra amerikane.
 
Ėshtė ky Bajram Mehmeti, me prejardhje nga komuna e Gjakovės qė jeton dhe punon nė Zvicėr. Ėshtė kandidati qė edhe pse kanė qenė nė dijeni kėto qarqe, qofshin vendore dhe ndėrkombėtare, pėrfshirė dhe vetė presidentin e ndjerė dr. Ibrahim Rugova, megjithatė ai ka qenė i “pazbuluar” dhe i papėrmendur si kandidat nga mediat pikėrisht pėr shkak tė heshtjes sė tij dhe personalisht deri vonė ka parapėlqyer tė jetė ashtu e heshtur kjo kandidaturė e tij.
 
Pėrmes kontakteve tė para pėrmes postės elektronike dhe komunikimit me celular, ai ka pranuar tė tregojė pėr “Bota Sot” se ėshtė ndėr kandidatėt e mundshėm dhe se pėr kėtė kandidaturė edhe ka pasur kontaktet fillestare me personalitete dhe autoritete tė larta nė Kosovė qė janė dhe faktor vendosės. Kėto pohime Bajram Mehmeti na i konfirmoi edhe kėto ditė sa po qėndron nė Kosovė.
 
Ai pėr opinion nė mėnyrė tė kufizuar, pasi momentalisht nuk pėlqen tė pėrmend emra konkret, ka bėrė tė ditur dhe nga i kanė ardhur propozimet, respektivisht sugjerimet, pasi ai pėrkohėsisht nuk jeton nė Kosovė dhe ėshtė me punė avancuese nė segmentet shtetėrore zvicerane dhe njeherit vazhdon aktivitetin e tij partiak si kryetar i nėndegės sė LDK-sė  nė kantonin e Fribourgit tė Zvicrės. “Sugjerimi mė ka ardhur nga njė pjesė e mirė e intelektualėve tė mirėfilltė nga Kosova dhe diaspora. Gjithashtu njė sugjerim i tillė mė ka ardhur edhe nga ēarqet e caktuara ndėrkombėtare qė ia duan tė mirėn Kosovės” ka thėnė pėr gazetėn Bajram Mehmeti.
 
Njeherit, ai ka bėrė tė ditur se kontaktet me Prishtinėn i mban ende tė vazhdueshme porse asgjė deri mė sot  nuk ėshtė vendosur. Kontakte tė tilla ka dhe gjatė kėtyre ditėve sa po qėndron nė Kosovė kur brenda pak ditėve edhe  pritet tė bėhet i ditur emri i ministrit, pėr tė cilin post Bajram Mehmeti shkurtimisht thotė se do e pranonte nėse e shohin tė arsyeshme.”Sikurse nė tė kaluarėn edhe tani jam i gatshėm qė tė vazhdojė tė jap kontributin tim”, ka thėnė shkurtimisht Mehmeti. Meqenėse ka vite qė jeton dhe punon nė Zvicėr, megjithatė emri i Bajram Mehmetit nuk ėshtė i panjohur pasi ka qenė i kyēur nė lėvizjet kombėtare tė kohės, e  sidomos ėshtė i njohur pėr ata qė kanė qenė tė kyēur nė aktivitete ushtarake.
 
Kush ėshtė Bajram Mehmeti?
 
Ėshtė i lindur me 26 janar 1963 nė fshatin Botushė tė komunės sė Gjakovės. Ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Ka tė mbaruar gjimnazin ushtarak si dhe ka studiuar nė akademinė ushtarake nė Beograd, ku nė mars tė vitit 1983 nėn akuzėn pėr veprimtari  armiqėsore arrestohet dhe nga gjyqi ushtarak nė Beograd dėnohet me tre vite e gjysmė burgim ( i njohur si procesi i kadetėve ushtarak nė akademinė ushtarake nė Beograd).Ka tė kryer Fakultetin e Gjuhės nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės nė vitin 1990, si dhe Fakultetin Ekonomik po tė tė njėjtit universitet nė vitin 2001, ndėrsa Gjuhėn Angleze e ka kryer nė “Wall Street Institut” nė Fribourg  tė Zvicrės nė vitin 2004.
 
Pos gjuhės amtare ėshtė njohės  shumė i mirė edhe i gjuhės frėnge, gjermanishtes, anglishtes, serbokroatishtes dhe ka njohuri mesatare pėr gjuhėn italiane. Bajram Mehmeti ka nė biografinė e tij edhe veprimtarinė profesionale   nė lėmin e arsimit ku pėr tre vite (1990-1993) ka qenė profesor nė shkollėn e mesme « Vėllezėrit  Frashri » nė Deēan. Pėr veprimtarinė ushtarake dhe nė lėmin e sigurisė Bajram Mehmeti ka njė pėrvojė tė dukshme dhe tė shquar.
 
Qė nga viti 1997 ėshtė bashkėpunėtor profesional nė Ministrinė e Drejtėsisė dhe Policisė tė Zvicrės ndėrsa prej vitit 2000 ėshtė bashkėpunėtor profesional nė Shėrbimin e Policisė pėr tė Huaj nė Fribourg tė Zvicrės. Veprimtaria e mėhershme e Bajram Mehmetit nė Kosovė ėshtė kjo: i dėnuar pėr kundėrrevolucion nga Gjykata Ushtarake nė Beograd.
 
Prej vitit 1990 deri me 1993 ka qenė komandant Shtabi  pėr territorin e komunės sė Gjakovės e nė kuadėr tė vazhdimėsisė sė formimit dhe krijimit tė sistemit tė Mbrojtje tė Republikės sė Kosovės ndėrsa nga viti 1994 ka qenė i dėnuar nė mungesė me gjashtė vite burg pėr shkak tė aktivitetit tė tij ushtarak nė kuadėr tė formimit dhe krijimit tė sistemit tė mbrojtjes siē u cek mė lartė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.